
Erion Veliaj ka reaguar me anë të një videomesazh, pas arrestimeve të fundit në Bashkinë e Tiranës dhe protestë së opozitës para zyrës së tij, ditën e premte.
Reagimi i plotë i Veliajt
Jam këtu para jush, pasi kam parë, njësoj si ju, e dëgjuar, njësoj si ju, çfarë ka ndodhur me disa drejtorë e ish-drejtorë të Bashkisë së Tiranës, dhe pasi kam kaluar edhe një peripeci të vogël shëndetësore personale, për të cilët ju falenderoj për kujdesin.
Jam përpjekur të kuptoj, sa e kam pasur unë të mundur, se si janë zhvilluar ngjarjet që çuan në ngritjen e akuzave për këta zyrtarë të institucionit që unë drejtoj.
Po e nis nga vija e kuqe e Partisë Socialiste dhe e kryeministrit Rama: Çështjet që hap drejtësia e re, me këdoqoftë dhe kudoqoftë, në cilindo nivel të përgjegjësive ekzekutive dhe administrative, nuk janë për t’u komentuar në aspektin e tyre ligjor, por janë thjesht për t’ua besuar organeve të drejtësisë. Cilido individ që është përfshirë në këto çështje, duhet të përballet vetë me drejtësinë, i zhveshur nga çdo lloj mbrojtjeje tjetër, përveç mbrojtjes ligjore nga avokatët e vet.
Pra, unë s’kam asnjë koment për vërtetësinë e akuzave, për shkallën e përfshirjes ose jo të secilit në aktivitetin e paligjshëm për të cilin akuzohen, për fajësinë apo pafajësinë e tyre, që është ekskluzivisht tagër i gjykatës, nivelin e respektimit të së drejtës njerëzore e kushtetuese të prezumimit të pafajësisë në para-burgimin e tyre, e kështu me radhë.
Kjo vijë e kuqe ma bën të pamundur futjen në debat për faktet, me ata të cilët e shfrytëzojnë lirinë e fjalës në media për të bërë prokurorin, sigurimsin modern apo inkuizitorin mesjetar, duke më përfshirë edhe mua në të dënuarit pa gjyq, për sa ka ndodhur ose nuk ka ndodhur.
Por, nëse për faktet e kam të pamundur të hyj në debat sepse do të cenoja parimin e mosndërhyrjes në një çështje të drejtësisë, për pjesën time të përgjegjësisë dhe për rolin që kam me bekimin e qytetarëve të Tiranës, e kam të pamundur të mos shprehem.
Po! Nuk ka asnjë diskutim, që unë kam punuar dhe bashkëpunuar me këta njerëz dhe për sa më takon, e kam vlerësuar punën e tyre në bazë të rezultateve, që flasin vetë në çdo cep të qytetit, për këdo që do t’iu referohet arritjeve reale në sektorët që ata kanë drejtuar, në kohën që kanë punuar në Bashkinë e Tiranës.
Mariglen Qato ka drejtuar IMT-në nga shtatori 2018 gjer në shtator 2023. Falë punës së tij dhe asaj skuadre është bërë i mundur Bulevardi i Ri, çlirimi i Unazës tek Astiri, lirimi i Liqenit nga zaptimet në gjysmën e tij, hapja e terreneve në Kombinat dhe 5 Maji për lagjet e reja pas tërmetit. Teksa sot ecim në ato bulevarde, buzë Liqenit, apo përgjatë Unazës së Madhe, ne kuptojmë sa punë të dobishme ishin për qytetin, por edhe sa kundërshtarë politikë u ndërzyen ndaj IMT-së sepse kishin lidhur karrierën e tyre me bllokimin e këtyre kantiereve e sabotimin e Tiranës.
Redi Molla ka drejtuar UKT-në në vitet 2016-2020, ku e ktheu një ndërmarrje të falimentuar në të vetmin ujësjellës me bilanc pozitiv në vend, që sot financohet direkt nga bankat ndërkombëtare të zhvillimit dhe që e ktheu Tiranën e vogël nga 7 orë ujë në ditë, ku vaditej misri e thaheshin lagjet, në një qytet 25 herë më të madh në sipërfaqe, me 20 orë ujë mesatarisht, e në shumicën e zonave urbane me 24 orë ujë.
Taulant Tusha ka drejtuar punët publike në Bashkinë e Tiranës gjer vitin e kaluar. Me një përkushtim të jashtëzakonshëm ka ndjekur 24/7 projekte që Tirana i priste prej një shekulli - nga Sheshi Skënderbej, tek Pazari i Ri, nga Bulevardi Zogu I, tek Unaza e Vogël, nga Kalaja e Tiranës në qendër, tek ajo e Petrelës në periferi, nga zgjatimi i Lanës, e gjer tek Lumi i Tiranës, që përmbyste gjithë njësitë 4, 8, 9 e 11, e gjer tek 101 kopshte e çerdhe të rinovuara, e 40 shkolla të reja, nga ‘Kosova’ e ‘Samiu’, gjer tek ‘Partizani’ e ‘Çajupi’, ku çdo ditë ulen e rriten 200 mijë fëmijë të kryeqytetit në kushte optimale.
Kjo ishte një pasqyrë e përmbledhur e punës së tyre në bashki dhe e punës sime me ta, përpara se hienat që s’kanë prekur punë me dorë, të skërmisin dhëmbët me jargë për gjahun e rradhës.
Tani ka një pyetje, sa brutale aq edhe banale, që ngrihet rëndom nga inkuizitorët mesjetarë, sigurimsat modernë dhe prokurorët mediatikë nëpër banaqe televizionesh, kurdo që SPAKU vepron ndaj një zyrtari të caktuar: Si ka mundësi të mos i dinte këto Edi Rama dhe si mund të ndodhi që, deri edhe zëvendësi i tij, një person që sot është në kërkim nga drejtësia, t’i bëjë këto pisllëqet e mëdha për të cilat akuzohet, pa bekimin e kryeministrit?
Më falni! Po pse, në cilën pjesë të funksionit të tij të përcaktuar me Kushtetutë dhe dispozita ligjore, kryeministri duhet të përgjojë zëvendësin e tij apo cilindo zyrtar tjetër, me të cilin e lidh puna, kur këta të fundit e ushtrojnë influencën e postit dhe i përdorin lidhjet e tyre me X-in ose Y-in, për të përfituar në mënyrë të paligjshme?!
Si mund të jetë kaq e padiskutueshme, që një kryeministër, apo në rastin tim, një kryetar bashkie, të jetë në dijeni të çdo gjëje që s’ka të bëjë fare me funksionin e tij të përcaktuar me ligj apo me objektivat e me një mijë e një problemet e përditshme të punës së tij?!
Ku jemi këtu? Në komunizëm? Kur shoku Enver i vinte mbrapa një parti të tërë e një armatë të tërë me spiunë, të gjithë zyrtarëve të shtetit, deri tek vrima e çelësit e shtëpisë së tyre, që sot u dashka të arrestohet e të burgoset nga gjykata politiko-mediatike, titullari i institucionit, sapo SPAK-u nxjerr fletët e arrestit për një apo disa zyrtarë të institucionit disa mijëra vetash që ai drejton?!
I ngre këto pyetje retorike sepse në asnjë vend normal demokratik, nuk ndodh kjo gjueti shtrigash. Në parlamente, ekrane, portale, madje as në rrjetet sociale të Francës, Italisë, Greqisë e me radhë, nuk i shikon këto turra drush për të djegur të gjallë Presidentë, kryeministra, kryetarë bashkish, kur drejtësia thjesht po bën punën e saj në luftën kundër korrupsionit dhe ku gjykatat, në fund, e ndajnë shapin nga shqeri, të fajshmit nga të pafajshmit!
Këta gjahtarët profesionistë të shtrigave, që kanë një mandat deputeti të partive me vulë të humbur apo një kravatë moderatori dhe analisti në kolltuqet e spektakleve politike televizive të çdo mbrëmjeje, po që s’kanë asnjë respekt për dinjitetin njerëzor, për punën, për faktet, duan që populli ta harrojë këtë të vërtetë të madhe.
Veliaj: Le t’ia lëmë drejtësisë fjalën e fundit për ish-zyrtarët; Asnjë përfitim i paligjshëm personal, nuk më ka lidhur kurrë me askënd si shërbëtori numër një i Tiranës
Shqiptarët e kanë dëgjuar dhjetra, në mos qindra herë, nga goja e kryetarit tonë, Edi Ramës, se ne duam një drejtësi të drejtë, që të godasë djathtas e majtas dhe të shikojë e të ecë vetëm drejt, me shpatën e ligjit në dorë! Unë e di që për shumë njerëz politikanët janë njerëz që tjetër thonë, tjetër mendojnë dhe tjetër bëjnë, po pikërisht pse Edi Rama, kryeministër dhe kryetari ynë i Partisë Socialiste, dhe kjo parti e udhëhequr prej tij, janë ndryshe nga ky stereotip dhe Shqipëria sot është shumë më ndryshe se 10 vite më parë, edhe Tirana sot është më ndryshe se 10 vite më parë, edhe drejtësia sot është më ndryshe se 10 vite më parë!
Nga ana tjetër, kulmi fare këtu tek ne është se çfarë po ndodh sot në Shqipëri, ka nisur pikërisht nga vizioni, projekti dhe vullneti shtetndërtues i Edi Ramës, kryeministrit tonë, dhe Partisë Socialiste, pa të cilët SPAK-u as që do ekzistonte dhe kjo luftë kundër korrupsionit as që do imagjinohej. Eshtë një luftë që ne e kemi kërkuar, e bëjmë sa mundemi, prej ditës së parë në këto detyra, me reforma, shërbime digjitale, me masa për përmirësime të vazhdueshme procesesh administrative, por edhe auditime e largime nga puna për punonjës që shkelin rregullat apo denoncohen nga qytetarët.
Por, nivelet ekzekutive të qeverisjes nuk janë as prokurori as gjykata, prandaj ne e shohim drejtësinë si aleate strategjike në këtë luftë dhe e mbështesim pa rezervë punën e saj, si një punë e domosdoshme për pastrimin e administratave tona nga elementët e korruptuar. Prandaj, edhe ekziston ndarja e pushteteve dhe e punëve në këtë sistem dhe prandaj, ligji ngarkon prokurorët e gjykatësit të bëjnë një punë që, as kryeministri, as ministrat, as kryetarët e bashkive, as mund ta bëjnë, as janë të lejuar me ligj që ta bëjnë.
Disa i bien shkurt: Po pse, nuk dëgjoni ju fjalë për njërin e për tjetrin? Patjetër që dëgjojmë edhe ne fjalë. Madje, më shumë se sa për të gjithë, për veten tonë! Po çfarë duhet të bëjmë, përveçse të pyesim veten apo të tjerët sa të vërteta janë këto fjalë! Dhe me veten e dimë çfarë është e vërtetë ose jo, ndërsa me të tjerët si ta verifikojmë deri në fund të vërtetën e fjalëve? T’u vëmë njerëz mbrapa? T’u fusim përgjues në makina dhe në shtëpi? T’i paraburgosim në një zyrë në bashki apo nëpër ministri, në bazë të dyshimeve dhe t’i mbajmë aty derisa të thonë të vërtetën?! T’i torturojmë? Këto janë të gjitha të pamendueshme, jo thjesht kriminale, në aspektin e ligjeve demokratike, të cilat fuqinë represive të shtetit ia njohin si ekskluzivitet organeve policore e gjyqësore, jo titullarëve të pushtetit ekzekutiv dhe politik!
Disa të tjerë thonë: Kur dëgjoni fjalë largojini menjëherë nga puna! Po nëse do të ndiqnim këtë kriter duhet të largonim veten nga puna çdo ditë nga gjithë thashethemet dhe fjalët, dhe nga ana tjetër, largimet nga puna të drejtuesve të administratës janë si në çdo vend europian edhe në Shqipëri, një përgjegjësi që me ligj nuk e ka asnjë titullar politik! E pra, punët janë të ndara, siç janë edhe përgjegjësitë e qëllimet tona publike nga përgjegjësia individuale e secilit para ligjit dhe nga qëllimet e erreta personale të kujtdo që përfiton në rrugë të paligjshme, duke abuzuar me detyrën, pas shpinës së institucionit e të atyre me të cilët e lidh puna e përbashkët.
Tani, padiskutim që mua nuk ka sesi të më vijë mirë, nëse akuzat e ngritura ndaj disa ish-drejtorëve e drejtorëve të Bashkisë Tiranës provohen të vërteta në gjykatë.
Përkundrazi, më vjen tmerrsisht keq, që krahas angazhimit në plot punë të mira të përbashkëta, disa zyrtarë të rëndësishëm të kësaj bashkie të jenë angazhuar në punë të pista për përfitime personale. Por, në pritje të fjalës së fundit të drejtësisë për ta, unë vetë nuk kam çfarë pres për t’ju parë të gjithëve në sy dhe për t’ju thënë se asnjë përfitim i paligjshëm personal, nuk më ka lidhur kurrë as me ta dhe as me askënd tjetër në detyrën time si shërbëtori numër një i Tiranës sonë.
Gabime mund të kem bërë edhe unë plot! S’kam asnjë dyshim! Po s’e kam bërë kurrë fajin që ta përdor firmën time, fjalën time, ndikimin tim, për çfarëdo lloj përfitimi personal të paligjshëm. Uroj që këtë ta vërtetojnë deri në fund edhe hetimet për inceneratorin e Tiranës, me të cilin e vetmja gjë që më ka lidhur ka qenë pastrimi i këtij qyteti, tanimë shembullor në pastërti, edhe hetimet për këtë çështjen e hapur së fundmi nga drejtësia.
Unë i trembem shkeljes së normave me të cilat jam edukuar që fëmijë në këtë qytet dhe e kam frikë ligjin përpara se sa të bëhem një subjekt i ndëshkimit të tij, kështu që nuk e kam shkelur kurrë as ligjin, as besimin e atyre që më kanë dhënë tre herë mandatin për të drejtuar Tiranën. Prandaj, drejtësia të vazhdojë punën e saj, s’ka nevojë t’ia them unë se çfarë duhet të bëjë, ndërsa unë do të vazhdoj punën time me skuadrën e transformimit të Tiranës, edhe me më shumë këmbëngulje për Tiranën e për bashkëqytetarët e mi, pas kësaj ngjarjeje që nuk më bën aspak krenar.
Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, kurajon dhe forcën që më jepni çdo ditë!
Po ik ore hajdut. Politikisht je i djegur! Ska njeri qe beson qe ti qenke kaq idiot sa zgjedh bashkepuntore hajdute
Dmth kryetari i bashkise thjesht ka pare dhe thjesht ka degjuar njesoj si qytetaret e zankonshem ate qe ka ndodhur ne bashkine qe drejton dhe abuzon prej 10 vitesh?! Me pak fjale i bie qe ky ka aq pergjegjesi per keto sa nje qytetar i zakonshem qe thjesht permes mediave eshte vene ne dijeni te aferave te paimagjinueshme ne kryeqytet. Kjo eshte te tallesh rendshem me njerzit, qe pasi inke zhvatur mire, i ben edhe per budallenj
Sa sitesh fiqsh ka Tirana . Pse pikerisht ti duhej te beheshe kryetar Bashkie?
Zakonisht o erjon bashkpuntoret e ngushte i zgjedh si veten. Besoj te ka mesuar mami qe zgjidhi shoket si vetja ose me te mire. Tani beje vete llogarine. Nqs keta jane hajdute ti si je?
Puna qe duhet te beje menjehere drejtesia, eshte te hetoje dhe arrestoje veliajn, qe eshte drejtuesi dhe kreu i organizates bashkiake kriminale te krijuar dhe mbajtur gjalle kaq vite nga vete kryetari i bashkise.
Drejtesine e kane shtremberuar studiot e avokatise (bejne pazare) qe mbrojne krimenelet e korrupsionit, ku cdo dite po i heton Spaku edhe noteret duhet hetohen se kane fallsifikuar dokumentat per te gjitha aferat korruptive dhe veting per notere. Eshte koha te publikohet hetimi I IPARD se do dalin emra qe kane lidhje me Ramen dhe njerez te krimit te organizuar. AMNISTI PENALE ne asnje menyre te mos miratohet per te akuzuarit ne SPAK.
Hajdut por qenke edhe i pacip. Mos kujto se po u flet IDIOTËVE? Kush eshte ai Kryetar Bashkie Idiot qe i vjedhin Drejtorët dhe ky Idioti qe dmth je TI, nuk e ditka??? Që je kokrra e Hajdutit je që sta kam dhënë voton këtë radhë e kam bërë mjaft mire pasi nuk dua te jeme bashkfajtore duke ushqyer nje HAJDUT te kalibrit tuaj. Ti je nje mascara qe do plumbin ne balle jo burgun.
Po ik o hajdut shko rrefehu sa me shpejt dhe na cliro te gjitheve!
Ne Tirane nuk qarkullon dot, eshte mbushur qendra dhe me tej me shkembinj dhe blloqe betoni te panumerta. Te lutem z. Veliaj vetem mos lavdero vehten. Je zgjedhur e here vetem se nuk do me njeri Berishen.
Po flet gabim mor kryetar. Vërtet ata kanë arritje, por gjithçka ka qenë me hile..... Nëse të tjerët që edhe ata vërtet punonin mirë, mernin vetëm rrogën, këta tipa nuk kënaqeshin me rrogën.... . Bile ishin të gatshëm të punonin pa rrogë fare, vetëm të ruanin privilegjet dhe përfitimet e dyshimta...................... . Pastaj, një pyetje kam unë, për nënat tiranase....... . Pse nuk keni lindur më shumë djem të zgjuar, por keni lindur budallenj, dhe kryetari Erjon, midis atyre qindra djemve e vajzave që ka Tirana, nuk ka kë të zgjedhë dhe është i detyruar të bëjë drejtorë disa biznesmenë, të cilët mendojnë si e si tu shërbejnë bizneseve të tyre?................ . Po shih o Erjon, se po nuk pati djem e vajza Tirana, ka Kamza, ka Petrela, ka Nroqi, ka Zall Bastari, ka Shëngjergji e kudo e kudo.
As Zaho nuk e beson kete laper hajdut.I vetmi argument qe kane se jane me te mire se Argita e Shkelzeni.Po me I mire se Olsi a je apo sta mban bytha ta permenesh.
Asgje nuk ka per t'i ndodhur, sepse ne kete vend nuk ka drejtesi.
MOS U MERZIT ALBAN ???????? SE KA ZOTE LART U A SHPIF ATJE KU I MER ME SHPEJ CFAR KAN NXJER NGA BARKU ??? CFAR KAN VJEDHUR GJAKUN TONE DHE CFAR KAN FITUAR TE GJITHA BASHKE SA LEMERI TE SHOHIN NE KTE BOTE DO THONE : LUM O I VDEKUR AMIN .
O zoti krietar dhe ju politiqenet shqiptar na tregoni dhe neve qe te pasurohemi dhe ne keshtu shpejt si ju Kam nji jete mo ne emigracion Por nje shpi kam dhe ate qe ne koh te enverit e kam Kam marr me shum lek se nje drejtor tatin Por drejtori jot ne me pak se 10 vjet pune ka bere vila dhe apartamente te shumta Un po me pune te ndershme nuk e blej dot nje shpi ne Tiran
Kshu thonin dhe sajmiri,lefteri,bllako etj
Per te qare dhe per te qeshur. Veliaj thote qe gjasme kishte pak dijeni per keta drejtoret por nuk mund ti shkarkonte. Po mire, ka femije ne klase te pare qe mund ta besoje nje mashtrim kaq flagrant?! Veliaj eshte vete koka i te gjitha aferave me bashkine e vet dhe me gjere. Qytetaret duhet te ndergjegjesohen dhe te protestojne ndaj ketyre zhvatjeve ekstreme dhe te reagojne me vote kur ka zgjedhje,
Hajdut. Vjedh taksat tona per te blere vota, media dhe pushtet. Vemje
Firma 5D ka paaur 5 Drejtues 3 janë në burg Duhen edhe 2
He he e forte kjo
ska gje me te felliqur se nje frymor, gjinia mashkullore qe thith e lepin *ar. ne e kemi edhe kryetar o u mbytshim te gjithe me nje pike shurre u mbytshim
HAJDUT zhduku , HAJDUT i PËSHTIRË , që të paskan ngrënë edhe ty FËLLIQSIRË DARDHAT mbrapa shpine , dhe ti nuk i ke parë !¿!!!! VAFSHI në FER , DJALL dhe në ESFEL që të gjithë , PA PËRJASHTIM
Qytetaret e Tiranes kane votuar Partine Socialiste dhe jo Erion Veliaj. Kete e mesove mire kur kandidove si perfaqesues i G99. Vota qe morre me G99, tregojne se sa vlen dhe sa vota me ne elektorat.
Hapni komentet, uahahahahahahahahahahahahaahahah
Ik mashtures ne mes te tiranes nuk ka ke shume se 5 ore uje ne dite
Ti je kokrra e b..q... mor Lal Fiku. Po thuaj mase ka ndonje bu(r)-grua nga ata te drejtesise qe te pakten te te coj ne gjykate per nje nga mijerat e psilleqeve qe ke ber.
Po mashtrues i qelbur edhe pse je i ri ne moshe je model i vjeter, fotokopje e Rames; Berishes, Metes edhe hajdut edhe krenar.
Keshtu thoshte edhe Sajmir Tahiri!
Erion, mos kandido me per Kryetar te Bashkise se Tiranes, pergatit pasardhesin. Nje keshille nga plaku i Porcelanit.
Genjeshtra e Rames per te shtyre thirrjen e hetimit nga Spak, beri sikur u semure, me pretendimin e problemit te temthit. Per dy dite doli i lumtur doli edhe me foto kishte kohe, duke fut edhe mashtruesin Arben Gjata (doktori), qe jep titull (honore) italianeve qe nuk ka shkelur ndonjehere ne Shqiperi. Kjo semundje do te pakten nje jave te rrish ne gjendje qetesie, ky per dy dite shkoi ne mbledhje me nxenesit ne bashki duke I treguar perralla me 40 hajdute qe ka rreth vetes si Ali Baba. Deborah Keci nje nga hajdutet e ceshtjes 5D pezullohet vjen n vend te saj Gjergj Muzaka, kolegu i saj i punes, hajdutet e Veliaj qe ka dhe te tjere si Landi i kenges "Zhurme shume zhurme..." , kacurrelsja kuqe te ish Rally Albania etj. Veliaj detyron qytetar e biznes te paguajne taksat vendore, me keto taksa i con ne tendera me parafitues, ku vjedhin drejtoret te fshehur si pronar pra si 5D, EkoTirana, mos harroni kompanite e Taxive Elektrike ne mbikqyrje te Velias dhe gruas se tij Ajola Xoxa. Ka shume te tjere Veliaj i perdor si patronazhist per zgjedhje, duke i dhene pune dhe kredi sociale, ku me pas kane vjedhur nga afera dhe korrupsioni dhe kane blere prona dhe makina luksi ne emra te ndryshem me rrogen dhe kredite sociale qe firmos Veliaj. Veliaj duhet patjeter te arrestohet nga Spaku.
Une e kam votuar te tre mandatet dhe sot them me plot gojen : o Erjon ti qenke hajdut me i madh se meta e berisha! Qenke i paturpshem, i pacipe dhe partine socialiste e ke bere ti vije turp nga ty dhe prurjet e tua drejtoret hajdute! UNE NUK TE VOTOJ ME.
N.Q.S. 5 ministra do shkelnin ligjin ne masen e perballjes me arest,kryeministri do jepte doreheqjen ?
Ministreshat e drejtoret hajdute jane te rinilindjes,.Per koken e mamase Rama E Velija nuk dine se kush i emeron hajdutet!?
Asnje gje e re nga ngrehina e ripjelljes. Vetem se lali na tregoi se e njejta gje si tek qeveria e kryehajnit eshte edhe ne qeverine e lalit. Kryehajni eshte nen presion nga te vetet sepse eshte shembulli se si vidhet pasuria publike. Lali hajduti ka dale te flase,,ka dale te laje duart,por nuk po flet per vehten por per analogjine me kryehajnin.
Ka punuar shume i shkreti, por ama ka vjedhur me shume se puna qe ka bere. Ky akoma mendon se qeveriset bashkia me batuda dhe nuk e kupton se populli nuk i ha me as perrallat e as barcaletat.
Erio Veliaj nuk merr 20% sic merrte Ed Rama. Ai merr vetem 50% me shume. Nderkohe SPAK TE SHOHE NE RRENJET E PEMEVE SE MOS MBIJNE ME SHUME PARE. lol
Shko qen bir qeni vetedorezohu, behu beshkepunetor i drejtesise do te perfitosh ulje denimi ne 1/3 si i penduar, je CEO i Vjedhjeve me temdera, leje ndertimi e cdo lloj krimi qe lidhet vetem me parane publike.
Ky i ka duart edhe më akullore se Dakua i Durrsit.
Te dy reagimet edhe i veliajt edhe i rames per veliajn mu duken mjerim i njerezve te kapur me presh ne.... Hajdutet gjithnje bashkojne forcat per te mbajtur njeri-tjetrin pasi renia e njerit sjell renien e te gjitheve.
Ky shkel vetem kara, me bythen e tij prej baxhelle
Me marifet lali eri po na thotë se ai ka përgjegjësi për drejtorët hajdut të bashkisë po aq sa ka kryeministri dhe kryetari rama për bashkpuntorët e vetë si ahmetaj, balluku, beqja, koka etj.etj.!.
Rama duhet te lexoj kto komentet qe ta kuptoj sa vota do mari zgjedhjet e reja. Cuna mprihni karat se bythet e socialisteve do hapen rendshem kte sezon
STOP CORRUPTION , STOP CORRUPTION STOP CORRUPTION , STOP CORRUPTION O KURVAT e Politikés 34 Vjeçare !!! VAFSHI në FERR , DJALL dhe ESFEL , bashkë me SOJIN tuaj të PËSHTIRË , dhe KURRË MOS e GËZOFSHI PLAÇKËN e VJEDHUR , që ju Takon SHQIPTARËVE !!! Lali Eri HAJDUT , GRABITQAR , GJAK PIRËS FĒMIJËSH SHQIPTARË , GJAK PRISHUR , SHUSHUNJË e LIGË , HIENË e PËSHTIRË !! ptu ptu ptu ptu ptu ptu ptu ptu ptu ptu !!
Ky me ngjason me portretin e Dorian Gray, i cili per te ngelur gjithmone ri e i sukseshem i shet shpirtin piktures se tij. E, ndersa ai ngelej i ri, portreti i piktures se tij deformohej pas cdo mekati qe kryente! Sa me shume kohe kalon dhe Lal Fiku nxin, deformohet e shemtohet edhe me shume pasi ligesia, paturpesia, grykesia, mashtrimi dhe cdo ves i keq qe njeh njerezimi reflektohen ne fytyren e tij.
Nese PS po vuante ne mbeshtetje pas goditjeve qe ka marre per arrestime e shperdorime, ky e beri te bjere ne toke. Eshte Futur ne Parti si anti-parti duke vepruar si OJF dhe e ka katandisur bashine ne fole korrupsioni dhe kurverie. E forta eshte qe edhe neser po te votohet prap ky fiton ndaj del me koken lart. Dhe pastaj thoni pse largohet rinia. Po na vjedhin, po na tallin dhe po u thone faleminderit. Totalisht I neveritur nga profili i ketij individi dhe fryma qe ka sjelle!
Që vidhej e dinim. Por kaq shumë e nga kaq shumë njerëz?!
Votojeni prape o popull! Ai e di secfare delesh jeni, prandaj guxon te tallet me ju. Ai prape do te kandidoje e ju prape do ta votoni, se Saliu para 16 vjetesh ka vjedhur. Tirana nuk meriton me mire, keq e me keq iu pafsha, se ajrin dihet si e ka ndotur e kanceri po ben kerdine.
Po ik more Palok apo buke Figu i mbushur me krimba ,se dihet qe ti ke pasur dhe ke per masha apo lopate per prushin e zjarit ata drejtoret dhe sekseret e tu e sektit tuaj Sorosian ju vemje te ndyra ( nje grupe me Gjela qe kakarisin si pula dhe Pula qe mundohen te kendojne si gjela) ,kete dhe nje budalla ordiner e di qe ti nuk do marsh prushin me duar, ashtu sic e dine qe asnjeri prej tyre nuk bene as shuren pa dijenin dhe lejen tende ,jo me keqe akoma te vjedhin fondet publike te bashkise dhe te bejne korupsion o hipokrit i qelbur e ordiner 99ce i Soros
Po ik o hajdut te qr, Turp dhe mos e befshi piken e hajrit ju ripjerdhsat yyyyyyyyyyyyyyyytttttt rrac e qelbur
Lali fiku ne burg, aty e ka vendin.