“Pështynin njëri-tjetrin”- Erion Veliaj: Gazment Bardhi dhe Flamur Noka dikur tregonin vilat që kishin marrë, sot flasin për transparence

5 Prill 2024, 20:20Politika TEMA
“Pështynin njëri-tjetrin”- Erion Veliaj: Gazment Bardhi

Gazmend Bardhi dhe Flamur Noka u shfaqën sot bashkë në një protestë para Bashkisë së Tiranës, ku e pranishme ishte edhe Argita Berisha.

Gjatë një takimi me administratorët e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj risolli në vëmendje akuzat e pak javëve më parë, kur Gazmend Bardhi akuzonte Flamur Nokën për lidhje me oligarkët dhe fshehje të vilës 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit.

“Ka punë që kanë nevojë edhe të shpjegohen, siç është rasti për t’i shpjeguar edhe përpara drejtësisë. Por, ta dëgjosh këtë nga Gaz Bardhi dhe Flamur Noka… Flamur Noka me një fjalor me 13 fjalë e gjysmë, vetëm hungërin në Parlament, hungërin në rrugë. Është një njeri që nuk di të artikulojë dot një fjali korrekte nga fillimi deri në fund. Dhe ti thua, t’i lësh Flamur Nokës Bashkinë e Tiranës!? Gaz Bardhi i thoshte publikisht: “Ti bleve vilë 700 mijë euro” dhe pastaj këtë e zgjodhën kryetar.

Pra, sa më shumë shpif, këta të zgjedhin kryetarin e tyre. Gaz Bardhi, pasi i poshtëroi të gjithë, Saliut i tha je “babi i Zenit”, por pastaj thanë: “Ky që na poshtëroi të gjithëve, ky që na shau, ky që na paditi, këtë do bëjmë kryetar, se ky është më i miri ndër nesh”. I shikoja të dy bashkë sot dhe m’u kujtua hera e fundit që i pashë përballë, pështynin njëri-tjetrin, duke treguar vilat që kishin marrë nga bizneset. Sot flasin këta për transparence!?”, deklaroi Veliaj.

3 Komente

  1. d
    drin

    Na je neverrit dhe neve qe te votuam.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fari

      Ka dicka qe nuk shkon. Nuk eshte arrestuar akoma veliaj?! As te pakten doreheqjen nuk ka dhene?! Edhe pas kesaj afere te tmerrshme ky do te vazhdoje te drejtoje bashkine e kryeqytetit?! E pabesueshme cfare po ndodh ne kete vend

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drejtësia e re

        Lali e dimë që Muli është hajdut me çizme po ti e ke parakaluar me ato drejtorët e juaj nga 5 me duket i ke mrena ne birucë

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje