PD mbetet jashtë “Zgjedhores” - Minxhozi: Basha e pati mundësinë të negocionte për rregullat e lojës, por…

5 Prill 2024, 19:40Politika TEMA
PD mbetet jashtë “Zgjedhores” -  Minxhozi: Basha e pati

Analisti Skënder Minxhozi thotë se Partia Demokratike zyrtare e Lulzim Bashës, e pati mundësinë për të negociuar për rregullat e lojës, në lidhje me zgjedhjet e ardhshme, por u tregua refraktare dhe jo këmbëngulëse.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Minxhozi u shpreh se PD zyrtare kishte sjellje apatike dhe pasive, ndaj dhe mazhoranca vendosi të mos flasë me Bashën për rregullat e zgjedhjeve, por me Rithemelimin.

“Partia Demokratike zyrtare, ajo e Lulzim Bashës, e pati mundësinë e saj të negocimit të rregullave të lojës për zgjedhjet e ardhshme, por u tregua refraktare, nuk u tregua këmbëngulëse që edhe në atë klimë të ndezur kur Rithemelimi prishte seancat dhe punimet e parlamentit, të kërkonte, të ofronte bashkëpunim dhe prezencë në komisionin ekzistent të atij momenti të reformës zgjedhore.

Socialistët, duke parë këtë sjellje apatike dhe krejt pasive, por dhe kërkesat që i bashkoheshin nga pas këtij qëndrimi, kur e pati mundësinë për të ofruar kontribut dhe nuk e ofroi, mendoj se mazhoranca ka vendosur që me zotin Basha të mos flasë për rregullat e zgjedhjeve, por me Rithemelimin. Pres se çfarë do të prodhojë kjo tryezë për rregullat e lojës. Ka shumë elementë që duhen parë për të arritur në një konkluzion. Kjo mbetet të shihet”, theksoi ai.

2 Komente

  1. T
    Tironci

    Kaq ne hall eshte rilindja sa Skender Dade i eshte vene me gur ne traste Bashes.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkembi

      Lylka eshte nga ata politiqene qe bar hane, por parimet nuk i shkelin. Na ngrenc mune or Lyl!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje