
Serbia ka nisur një ofensivë diplomatike për të ndaluar një rezolutë në Kombet e Bashkuara, që do ta shpallte atë një komb gjenocidal. Për këtë, presidenti Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar se synon që në pak ditë të bisedojë me liderët e 50 vendeve, por që në fakt shumica prej tyre janë shtete të varfra të Afrikës.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të fitosh Egjiptin si një vend që ka një ndikim të madh”, deklaron Vuçiç.
Presidenti serb bëri me dije gjithashtu se bashkë me ekipin shtetëror do të udhëtojnë për në Nju Jork për të ndaluar rezolutën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Dokumenti, i cili kërkon që 11 korriku të jetë dita ndërkombëtare e përkujtimit të gjenocidit në Srebenicë, dënimin e të gjithë atyre që mohojnë gjenocidin dhe përfshirjen e kësaj teme në tekstet shkollore, është përpiluar nga Gjermania dhe Ruanda.
Raportohet se për miratimin e rezolutës janë angazhuar Britania, Shtetet e Bashkuara, Turqia, Shqipëria, Franca dhe shumë shtete të tjera me shumicë myslimane. Rezoluta mund të hidhet për votim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në fund të këtij muaji.
Për miratimin e saj nevojitet një shumicë e thjeshtë. Rezoluta në fjalë nuk është e natyrës detyruese, por ka një peshë të madhe politike, dhe me gjasë do t’i vendosë emërtimin Serbisë, një komb gjenocidal.
Shtet genocidal, mund të shpallet, por mos bëni gafa të tipit komb genocidal!
O Vucic pse kerkon ta fshehesh nje fakt te tille?? Ti duhet ti largohesh Milloshievicit nese do te jesh " i mire" dhe jo te kundershtosh fakte te pakundershtushme. Keni bere gjenocid o loqe. Beju burre dhe pranoje ose do kesh fatin e Sllobodanit.
NUK KAM ASNJE VEREJTJE PER REZOLUTEN.........................DESHA VETEM TE KUJTOJ. SE SERBET DHE JO VETEM POR TERE BALLKANI BANOHET NGA SHQIPETARE ORTODOKSE NE PERQINDJE TEPER TE LARTE...........POR ESHTE KISHA ORTODOKSE QE LUFTON PER TE KUNDERTEN E ASAJ QE BERI TURQIA PESEQIND VJET ME PARE DUKE I BERE MUSLIMANE...........KJO DON TE THOTE SE EDHE GREQIA ME GENOCIDIN NDAJ CAMEVE DUHET TE SHPALLET SHTET GENOCIDIAL.........SEPSE KUSH U KETHYE NE ORTODOKS NUK U EKZEMUTUA OSE NUK U SHPERNGUL NE TURQI APO SHQIPERI................EDHE LUFTA NE UKRAHINE ESHTE LUFTE NE MES KISHES RUSE DHE ASAJ UKRAHINASE QE ESHTE SHKEPUTUR,..........PO QE SE GREQIA NUK HEQ LIGJIN E LUFTES DHE NUK I HAP RRUGEN SHQIPERISE DUHET PUNUAR PER NJE REZOLUTE TE KETILLE.......
Se u shpall ose jo, e dimë që ashtu janë gjithsesi.
Nuk e kanë pranu gjenocidin, nuk kanë kërku falje, përkundrazi, gjuha propagandistike nuk ka ndryshuar për as 1 gërmë! Gjëja e vetme që i mbron është miqësia e kryeministrit shqiptar, presidentit turk, atij hungarez dhe ca bythqirëve tjerë që i kanë rënë Ukrainës në çafë!
Vuçiq kriminel - gjenocidit dhe Serbia fashiste e hegjemoniste me politika asgjësimi ndaj shqiptareve , boshnjakëve dhe kroatëve dhe të gjitha vendeve demokratike. Mund të anashkalohet votimin por jo vepra gjenocide ndaj njerëzimit e cila kurrë nuk do të harrohet dhe do të ndëshkohet Serbia gjenocide do të përgjigjet e paguaj dëmet e luftës. KM; Rama duhet të ngrijë politikën e fqinjësisë me GJENOCIDITET serb.