Nga Namir Lapardhaja
Përgjatë dekadës së fundit, që ka korresponduar me pushtetin e Edi Ramës, dy janë reformat më të mëdha të politikës: ligji i dekriminalizimit dhe Reforma në Drejtësi.
Gjithçka tjetër, është derivat i tyre.
E para, në masë të madhe, ka reflektuar projektimin, insistimin, mbështetjen dhe inkurajimin e paasnjëkusht të PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha; e dyta, e mbështetur, mbrojtur, inspiruar, financuar dhe vëzhguar nga optika e rreptë e partnerëve euro-atlantik, veçanërisht SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Ligji i dekriminalizimit goditi në masë të madhe të zgjedhurit vendor të Partisë Socialiste, duke bërë që disa prej më të rëndësishmëve të humbasin mandatin, të tjerë të përballen me drejtësinë për shkak të deklarimeve të rreme, ose të fshehjes së të shkuarës së dyshimtë kriminale.
Madje, u duk se sa herë që Rama fuste dorën në thesin e të përzgjedhurve të vet, nxirrte prej tij nga një të kriminalizuar.
Reforma në Drejtësi, nëpërmjet SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme, ka filluar një përballje epike, të përditshme, të vështirë dhe aspak të barabartë përsa i përket sulmeve dhe baltës së gjithanshme, ku deri më sot ka çuar në bankën e të akuzuarëve kryetar bashkish socialist, ish-deputetë të PS-së, ministra të qeverisë Rama, të tjerë ish-ministra janë nën hetim, dhe sigurisht Numrin Dy të "arritjeve" dhe "sukseve" më të mëdha të kësaj mazhorance, A. Ahmetaj, në arrati prej disa muajsh.
Të dyja këto reforma të rëndësishme, Edi Rama ka zgjedhur t’i godasë duke i legjitimuar në sytë e publikut.
Ligjin e dekriminalizimit e ka sulmuar vazhdimisht, duke bërë gjithçka që subjektet e tij t’i mbrojë deri në momentet e fundit, siç bëri me E. Roshin e Kavajës, V. Dakon e Durrësit, S. Tahirin etj., ashtu sikurse ka thumbuar vazhdimisht ambasadorët e SHBA-ve në Tiranë, duke u kujtuar se Shqipëria nuk mund të jetë Republikë Ambasadorësh.
Ndërsa Reformën e Drejtësi, e cila, praktikisht, është duke i rrënuar përditë themelet e pushtetit të tij korruptiv, e delegjitimon duke “e mbrojtur” në dukje, duke marrë ekskluzivitetin e realizimit të saj në takime dhe kongrese, duke vënë lolo të tij të flasin për sukseset e saj, ndërkohë, nga ana tjetër, nëpërmjet kësaj taktike, u jep mundësi “kundërshtarëve” të tij ta sulmojnë, duke treguar me gisht Edi Ramën si inspirues dhe mbështetës të saj.
Kjo është dukja e gënjeshtërt, sepse e vërteta është krejtësisht ndryshe.
Askush më shumë se Edi Rama nuk është goditur nga këto dy ligje, askush më shumë se ai nuk është sikletosur politikisht nga arritjet dhe sukseset e tyre.
Nuk shpjegohet ndryshe vlimi i durimit dhe “tërheqja” e vëmendjes ndaj prokurorëve apo gjykatësve, duke u kujtuar atyre se “Shqipëria nuk mund të jetë Republikë Prokurorësh” apo nëpërmjet gojës së B. Çuçit kur “këshillon” Dumanin e SPAK-ut të shoh punën e tij dhe të mos merret me komente personale.
Është e qarta se goditja sot e piramidës korruptive, i hap rrugë hetimit të tij dhe të familjarëve të tij nesër.
Marrja nën hetim sot e ish-kryeministrave apo ish-presidentëve të vendit, është një kambanë alarmi edhe për atë, se, nëse SPAK-u dhe Gjykata e kanë sot disi të “vështirë” për shkak të presionit të gjithanshëm publik, nesër, kur rruga të jetë hapur, ata sigurisht do ta kenë shumë më të lehtë për ta çuar Edi Ramën përballë drejtësisë.
Politikisht Edi Rama i ngjan atij muzikantit te “Titaniku” që, duke mos pasur asnjë mundësi shpëtimi nga mbytja e anijes, ka zgjedhur t’i bjerë instrumenteve muzikore për të “lehtësuar” përballjen me vdekjen.
Sepse subjektet e dekriminalizimit dhe hajdutët e rënë në rrjetën e SPAK-ut e kanë Edi Ramën e tyre dhe, herët a vonë, do ta "thërrasin" t'i udhëheqë në përballjen me drejtësinë.
Ore Lapardha, ligji i goditi keqberesit, ok. Por ti beson se keqberesit e majte jane aq shume, sa drejtesia s'ka nge te merret me sojsorollopin tuaj? Jane akoma Gjin gjonrat, qe as ju nuk i japin te drejten e vules dhe kerkojne gjelperen nen kashte nga ana tjeter. Prandaj nuk beheni dot ju, se jua ka marre erzin qe be fillim Saliu, dhe tani vuan populli pd-ist dhe akoma i thoni Saliut se he si era e bukes se ngrohte. Dhe jeni aq te pacipe, sa dilni e brockollisni neper tv e gazeta. Mjere ata qe u degjojne e besojne, se ju per vete jeni kaluar.
Apsulitish një analizë, shumë E sakët... Se pse për sa i perket qeverisjë së Shqiprisë, Edi Rama, ngjanë me Sali Berishën dhe ilir Metën, si dy pika ujit. Unë besoj se Amerika, i ka kapur të gjith në befasië, me rreformën në drejtesisë. Se pse Rama ka premtuë gjatë fushatës për të bër një rreforëm në drejtesisë për të ja hequr Saliut nga dora, dhe për ta pasur vetë dhe goditur, njerzit si për shembull Xhikën në Vlorë para ca vitëve kure u prishën mes veti... Dhe jo për goditur Saliun, Meten,Arbeni a po njerzit e ti të after.. Ramês, Saliut dhe Metës nukë javë ka pre mendja se Amerika do harxhojë aqë shumë Lek, kohë dhe energjë, për të bër një rreforëm që mund të godasë ata vët. Por ja që edhe këta hajdutë me mentalitet primitiv islamo-komunista lindor, i paskanë bër llogaritë gabimë kët her me sa dukët...
Ed Rama si kryeminster dhe si kryetar i partise socialiiste,partiia me e madhe ne shqiperi,ka punuar dhe ka drejtuar me miire shqperine se qeverit dhe partit e meparsheme. Ai nuk eshte i korruptuar. Te korruptuar e bejne partite e opozites me shpifjet e tyre. Opozita,me ne krye Sali Berishen,Ilir Meten, Bashken,Monken si mjeshtra per te krijuar akuza te pabaza,kerkojn qe t'a bejne Edi Ramen si veteten e tyre,te korruptuar. Eshte i vetemi Edi Rama ai qe mund t'a çoi shqiperine perpara duke luftuar krimin e organizuar,korrupsionin,mbrojtejen e demokracise dhe te reformes se drejtesise. Kujt nuk i pelqen,kurre mos i pelqeft,Edi Rama do marshoi perpara me hapa gjigande.
E ke gjet plako, qeke ne malok me inteligjenc
Vetvrasja e pjerdhur e laperdhase vazhdon,ne krahet e lerosura te lulkes,ketij deshtaku dhe llafazani teneqe zhurmus te zgerlaqur,kesaj krijese nga fije e flokut deri tek kembet e saliut. Prandaj dhe rama,ky narcist i semure dhe i paskrupullt,vazhdon i qete te mbreteroje perballe batakut me ere te qelbet qe ka para.
Namir Lapardhaja, nje Pedagoge Universiteti jam (absolutisht JO e Fak. Juridik, qe te mos me keqkuptosh ne lidhje me Argita Berishen, qe na tregoi se, eshte "shtrese e mesme", kur ska shqiptare ne Bote qe nuk e di, qe jane Multi-Miliarder me vjedhje, fallsifikim, mashtrim, pushtim, dhune, vrasje si familja Berisha dhe familja Meta_j) dhe me duhet te te them se si shume filo/Lulzim Basha je, sa tashme po humbet cdo dite emrin e mire te shume shkrimeve-analize qe ke bere ne Media, dhe vertete shumicen e ke shume te sakte e ndertuar perfekt. Por, po te jap nje INFO sa per tu orientuar se, Lulzim Basha do perfundoj ne burg jo shume larg ne kohe, sepse ka radhen pas Berishes e Metes, pastaj te shohim ku Edi Rama eshte ne shkelje te Ligjit ne karieren e Tij (sa per te Tijet ne PS dhe Qeveri qe jane perlyer me vjedhje etjera..., le te paguajne me veten e Tyre, dhe do te paguajne patjeter). Mos harro se Lulzim Basha pervec pjesmarrjes e perfitimeve me jo pak perqindje ne super-vjedhjet e Qeverisjes Berisha 2005-2013, ka dhe pjesmarrje ne vrasje me 21-Janar-2011, gje per te cilen nuk shpeton dot as nga Ty dhe as nga do amerikan qe takoi ne SHBA. Por, ka dhe nje proces qe nis seshpejti per pagesat me ndermjetesim Rus per Lobim ne SHBA, qe edhe pse eshte ne dijeni dhe Sali Berisha padiskutim Lulushi Saliut eshte ne tave dhe nuk shpeton dot. Destinacioni eshte ky: si Saliu dhe Lulushi do vjellin shume per njeri-tjetrin ne dhomat speciale te SPAK-BKH dhe PD do kaloje pothuaj ne emergjence prag shkrirje, per tu ringritur pas 2 dekadash, por veshtire me ne Pushtet, sepse metastazat Sali Berisha kane hyre thelle tek te gjithe qe kane qene dhe jane ne PD. Keshilla: nese pranon pa me paragjykuar si Ramiste apo si Socialiste, se sma ndjen per asken ne kete vend eksperimental nder shekuj, qe largoju nga barka ne mbytje pashpetim si e Foltores dhe Vules dhe shiko talentin per shkrime/analiza dinjitoze qe ke pasur jo pak.
E drejte askush nuk eshte goditur nga ate qe thua ti ,por po u pranua hapja e dosjeve te pas vetit 97,sidomos 2005-2013 jo vetem do balancohej puna por do kishim nje pastrim te opozites ne rrenje sepse te gjitha dosjet i mbyllte Llalla,ose nuk lejonte Berisha te betoheshin.Ka pas lene nje shkrim te shkelqyer Shpejti Nazarko ne vitin 2013,ku ndersa ne firmat piramidale u humben disa miliarda dollarë ne vitet 2005-2013 shteti shqiptar ka humbur 5 miliarde euro nga kredite e keqija te dhena me urdher te Berishes qe i mori nga Nano ne 2005 me 2 perqind dhe kur humbi pushtetin i dorezoi me 22 perqind,ku shteti ishte gati i falimentuar
Ky Llapardhaja eshte krejt trap.
Namo kjo eshte fara me e keqe qe mbolli Sali Berisha duke mos lene lloj lloj katunari apo fshatari pa i dhene diplomen e gazetarit per ti perdorur per ditet e sotme!Ke nje te drejte or Lapardha si kooperativa me e perparuar bujqesore se pasi Saliu na la shendene iu versule Lul kungullit dhe e quan se jo vetem qe ti lexojne fleterrufete por qe edhe ti analizojne!Shqiperia do te behet kur te mbizoteroje qyteterimi ne çdo fushe dhe jo fshataret e kooperativistet e Lapardhase ku vetem bagetin ne ate kohe dhe qente tani mund te bindin!Imagjinoni çfare fshatari qe eshte sa as Luli qe duhet tia lexoje nuk ia prek me dore keto paçavure! Shqiperine e kane drejtuar gjithnje qytetaret dhe intelektualet dhe jo kllasa punetore dhe fshatarsia kooperativiste!Ditet e sotme se ku ndodhet ky vend tregon qarte se ku e katandisen ,kafsha e Viçidolit dhe Namiket e Lapardhase!
Shume sakte. PS ka shume gjera per te rregulluar, sidomos nenshtrimin ndaj njeshit. Po vazhdoi kete rruge do mesoje si PD e Sali Berishes.