
Gjykatësi, hero i kombit italian, u vra me gjithë ‘degë e rrënjë’, me gruan, fëmijë dhe tre truproja. I ishte përkushtuar misionit të tij. Bosi i bosëve, Toto Riina, përdori gjysmë ton eksploziv; në rrugën e aeroportit u krijua një gropë e hatashme sa mahniti botën.
Nuk dua të tremb prokurorët tanë; as prokurorin e Përgjithshëm, as prokurorin e SPAK. Por edhe sot prokurorët mund të vriteshin në këtë luftë të egër. Falcone nuk e kishte Amerikën pas vetes, këta e kanë. Pa Amerikën as që do t’ia kishim dalë kurrë; mafiozët tanë do të na kishin ‘hëngër me dhëmbë si lepuj’.
‘Inshallah’ as Olsi as Arbeni nuk kanë dëgjuar gjë në jetë për Giovanni Falcone, ‘hero i jashtëzakonshëm i ndërgjegjes’.
Kur i shikoj, si njërin edhe tjetrin, besoj se nuk kanë pikë trishtimi, as pikë burrërie profesionale, as pikë frike. Të dy më duken si dy burra ‘aqua e sapone’, të sapodalë nga pika e vesës. Flokët të krehur e të lëpirë me kujdes, vetë të larë e të ndërruar si bebe, të veshur ‘spic’, me një lëkurë të bardhë e të kuruar sapo kanë dalë nga ‘spa and wellness center’. Nuk e dua këtë lloj burri, megjithatë e pranoj se janë në modë; jo si prokurorë sigurisht, por ndoshta si kamerierë a diçka tjetër.
Kur vdiq Falcone, maj 1992, nuk kishe ku t’i gjeje para të depozituara apo nëpër xhepa, as shtëpi luksi, as vilë, as ndonjë shënim për parfumet. Ai nuk jetonte në bllokun e zyrtarëve mafiozë.
Nuk është kjo çështja e tërë. Çështja është se si prokurori, si inxhinieri apo si gazetari…, me atë çfarë i shikon në bojë, atë do t’i kërkosh edhe në soj.
Puna është akoma më e thellë:
Sot ne ndodhemi në luftë kundër mafies; fatmirësisht me Amerikën në krah. Por lufta është e egër; gjeneralët janë prokurorët. Sa janë të dhënë prokurorët tanë në misionin e tyre kundër krimit? A janë me ne apo janë me mafien?
Pak më shkoqur: Sa thellë i fusin duart prokurorët tanë në gropat e zeza ku gëlon mafia, korrupsioni, vrasja, prostitucioni, trafiku, paratë e pista, vjedhja, mashtrimi…?. Sikur edhe vetëm një minutë kohë t’i kishin futur duart, si Olsioni ashtu edhe Arbeni, të jeni të sigurt se do të kishin ndodhur dy fenomene që nuk kanë ndodhur: E para, në këta tre vjet do të kishim të dënuar të paktën tre njerëz të ‘mëdhenj’ të korrupsionit dhe krimit. E dyta, me siguri do të kishim para nesh dy burra- por burra, me kostume të përdorura dhe të gjëra sa një thes ( dhe me mendere të gjëra), me flokë të shprishur, me sy të trimëruar. Ama, jo kështu; prokuroria më duket si pasarelë burrash.
A ka rëndësi vetëm ‘kostumi i gjerë dhe e folura si burrë’ e prokurorit?
Përtej kësaj ka një botë të tërë: Kush i përkëdhel prokurorët?
Kjo është çështja.
A mund ta pyesnim Falconen se ‘kush të përkëdhel?’. Jo! A mund ta pyesnim se ‘si ia bën nëse sapo të kthehesh në familje të kërkojnë vila dhe para nga korrupsioni?’. Jo, sigurisht. Sepse Falcone i ishte përkushtuar luftës kundër mafies, përkushtuar me gjithë shpirt e me gjithë familje. Falcone dhe gruaja e tij, gjyqtarja Francesca Morvillo, u vranë së bashku. Ai dhe familja e tij ishin më të pasigurtët në botë.
Prorkurorët tanë janë dy djemtë më të garantuar në botë: Iu mbrohet familja dhe banesa, fëmijët kur shkojnë në shkollë, këta vetë me disa trup- roja; iu mbrohet zyra njësoj si e Papës. I mbron edhe Amerika. Shumë mirë. Kjo është njëra anë.
Ana tjetër është se këta mbrojnë veten: Kurrë nuk marrin rrugën si Falcone në gjueti të mafiozëve dhe kriminalëve; gjithmonë presin si ‘waiters’ që t’u vijë krimineli si klienti në restaurant. Rrallë herë dalin për një spektakël të vogël deri te shkallët e zyrës; publiku as i njeh, as i do, as i di. Kurrë nuk shfaqen në publik, nuk luajnë me fëmijët, nuk ecin më këmbë rrugës sonë. Ç’roje mund të jenë këta për ne; ne i ruajmë, ata jo?
Falcone, brenda një viti, nga 1986 deri 1987, çoi prapa hekurave 342 mafiozë. Këta këtu kanë tre vjet në rolin e komedianit: me lojën e heshtjes i bëjnë njerëzit të shqyejnë sytë, dhe këta zgërdallën: ‘Kur do të jetë në gjyq një i korruptuar i madh?’. Arbeni guxoi e bëri sfidën: ‘Harrojeni- tha-, as Meta, as Berisha nuk vihen në hetim!’. Ranë përtokë gjethet në bulevard.
Prokurorët tanë, si askund në botë, i mbron shteti në njërën anë, i mbron krimi në anën tjetër.
Nga shteti dhe individi nuk durojnë asnjë fjalë, sepse janë ‘të lirë’.
Falcone, i pa krehur dhe i pa përkëdhelur, me aktin e tij ndryshoi perceptimin e njerëzve për Mafien; këta çfarë mund të ndryshojnë nëse korridoreve të pastra të zyrave mërmërisin motivin ‘ruaj çfarë ruajte, se ‘korrupsioni është legjenda’.
Nuk e di pse mu dha t’i krahasoj me Giovanni Falcone; apo ndoshta pse Shqipëria tani ndodhet në luftë kundër Mafies, njësoj si atëherë Sicilia.
BRAVO! TE LUMTE! Faleminderit! Edhe pse ketyre "bukuranëve", prokuroreve tane te pa-goje, te pa-profesionalizem dhe te pa-burrë, nuk besoj se do i beje shume pershtypje ky shkrim. Por, gjithsesi, shkrime te tilla duhen. Si piketa te historise dhe jeteshkrimit te tyre profesional. Te Arbenit dhe Olsionit. Sepse ne kete vend te cudirave, ashtu si edhe Berisha, ketu te japin "gomarin per burre". Dhe ndoshta, vone e vone, Arbeni dhe Olsioni do i tregojne botes, njerzve, edhe mbesave e niperve, se ata "..kane qene ata qe kane luftuar mafien dhemb per dhemb" Prandaj duhet ky shkrim. Dhe shkrime te tjera si keto. Per te gozhduar fort te verteten! Per historine!
Falcone kryente me ndergjegje,ndershmëri dhe pasion profesional detyrën e vështirë. Ku gjendet në shqipëri një njeri me ndërgjegje,ndershmëri dhe pasion ? Artikulli i goditur dhe vërtetë.
Mos kerko Falkone ne Shqiperi sot,se prokuroret dhe gjyqtaret e sotem,qe drejtojne drejtesine u zgjodhen nga mafia ne pushtet! A nuk u be gjithe ai sherr per te zgjedhur dhe votuar sipas radhes 3 vete nga mazhoranca,3 vete nga opozita dhe 3 vete nga presidenti? Pse kjo quhet pavaresi e drejtesise? Pastaj SPAK-ut i kerkon Rama qe "Pse nuk lufton krimin dhe korrupsionin","Pse nuk hetoni Berishen dhe Meten"! Po pse nuk futi edhe veten e tij Rama ne hetimet e SPAK-ut? Por Rama kete mufken e hodhi per konsum mediatik,se ai Berishen dhe Meten e ka mbrojtur jo vetem konkretisht,duke mos u cuar dosjet ne prokurori,por hapur fare kur leshoi deklaraten ogurzeze ne te ashtuquajturen "Konferencen Antikorrupsion",se "Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk jane dhe nuk kane qene politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret"! Pra a nuk ishte kjo nje AMNISTI politike qe Rama u beri te korruptuareve qe nga Berisha e deri tek ai vete?
Mos kerko Falkone ne Shqiperi sot,se prokuroret dhe gjyqtaret e sotem,qe drejtojne drejtesine u zgjodhen nga mafia ne pushtet! A nuk u be gjithe ai sherr per te zgjedhur dhe votuar sipas radhes 3 vete nga mazhoranca,3 vete nga opozita dhe 3 vete nga presidenti? Pse kjo quhet pavaresi e drejtesise? Pastaj SPAK-ut i kerkon Rama qe "Pse nuk lufton krimin dhe korrupsionin","Pse nuk hetoni Berishen dhe Meten"! Po pse nuk futi edhe veten e tij Rama ne hetimet e SPAK-ut? Por Rama kete mufken e hodhi per konsum mediatik,se ai Berishen dhe Meten e ka mbrojtur jo vetem konkretisht,duke mos u cuar dosjet ne prokurori,por hapur fare kur leshoi deklaraten ogurzeze ne te ashtuquajturen "Konferencen Antikorrupsion",se "Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk jane dhe nuk kane qene politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret"! Pra a nuk ishte kjo nje AMNISTI politike qe Rama u beri te korruptuareve qe nga Berisha e deri tek ai vete?
per mua shkruaj sa me shume nga ato historite qe ke qene prezent prane shokut enver dhe ramiz alia kur veri i thoshte njerezve si je shoku mehmet ?? sepse aty jane rrenjet e ketij mjerimi ku jemi te gjithe bashke.... sa per falconen me mire krahasohu me ndonje pak me te vogel, mos permend falconen me krajen ne shqiperi sepse eshet njesoj si te krahasosh partizanin me real madridin apo monika kryemadhin me lisa ann
Thjesht, nje fare e keqe, .... Arbeni dhe Olsi, fatkeqsi per kete vend, me keta drejtesia ka vdekur, .... shqipetar mos rri po duku, .... Analiza me brilante e shkruar deri me sot.
Bravo
Ndersa ti frrok morrani,vazhdon edhe sot ne 2022 qe te jesh i felliqet,i pa’qethur,i pa’krehur,i pa’lare,i pa’rruar fiks si nje muzhik mirdite,nje felliqesire qe i vjen era 10 min larg.A e shef veten nfonjehere ne pasqyre o muzhiku-frrok?!!
Mirditori i talentuar dhe trim Frrok Cupi eshte per ne "hero i jashtëzakonshëm i gazetarise shqiptare", sic ishte edhe Giovanni Falcone "Hero" i Drejtesise Demokratike Italiane.
''Fale zot se s,dine c,ka thotë''- këtë që deklarohet, ''frroku spihuni i lagjes''.
Frok, ky është një nga shkrimet më të bukur. Të lumtë. Sa më shumë të tille.
Prandaj del pa lare e pa u krehur ti ?
Per here te pare me pelqen Frroku...por e ke ekzagjeruar me USA....te majt e jotja thote populli....usa eshte mjes interes....si ishte me Noriegen Sadamin, Mubarakun, Gaddafi etj....se keshtu ishim me Ruset deri 61 e Kinezet deri 78...
Ky komentuesi i mesiperm kerkon qe vendi te mbese keshtu siç eshte, do te jete ndonje prej mafiozeve. Frrok, te lumte...
Te perqafoj zoti Cupi!Nuk te njoh nga afer,sepse une jam emigrant prej 30 vjetesh,qe kur erdhi flama ne shqiperi nga vicidoli,por me keto qe shkruan na ke perfraqesuar denjesisht dhe e nderon veten,familjen dhe kombin tone.Ne kundershtim me te dy emrat qe permend me te drejte me siper,Olsian Celen qe kishte humbur prej kohesh nga radari dhe u be dje a pardje i gjalle(larg qofte te mos jete mire miku i Brilantines) dhe Shpresen e ketij kombi,Maradonen e SPAKUT inekzistent!Figura e Giovanni Falcones eshte bere simbol i luftes pa kompromis kunder mafies dhe mbeti e do jete perjetesisht ne piadestalin e lavdise se drejtesise italiane e boterore.Fakti qe permendni ju se gjate periudhes 1986-1987 dergoi ne gjyq 342 mafioze eshte nje nga rastet e paperseriteshme qe ka ndodhur dhe ai nuk perkedhelej nga askush,biles edhe i vinin sterkembesha kur ishte fjala per te ngritur ne detyre ne postin e prokurorit te pergjithshem kunder krimit ne Itali. Por le te kthehemi ne realitetin e zymte shqiptar ne luften kunder mafies sone.Edhe ketu mafia jone eshte deklaruar hapur e fshehtas kunder shtetit te se drejtes,kunder demokracise sone hibride dhe dihet boterisht nga te gjithe (me fal zoti Frrok,pervec Arben Krajes dhe Olsian Celes)se kush i leviz fijet e krimit e te korrupsionit,kush e ka kutine e zeze me sekretet e mbledhura me kujdes nga dosjet e ish sigurimit te shtetit nga ana e Gazidedes dhe e pasuron ate vazhdimisht me te tjera xhevahire keto 30 vjete... dhe kush eshte zevendesi i tij biologjikisht e politikisht,nxenesi i tij me besnik.Por fakti eshte ai qe dhe ju e permendni.Ketu tek ne Maradona i SPAKUT e ka zgjedhur rrugen e tij.Ai ka zgjedhur te behet pale jo me kriminelet e bandave te ndryshme,por me boset e medhenj,me padrinot ,te shijoje benefitet e postit dhe aleancen me te dy bosat e krimit e te mafies sone.Kete me nuk e luan as topi.kush nuk e ka kuptuar le te dale e te akuzoje Edi Ramen se perse deklaroi se ky organ eshte kthyer ne inkuizitor i te korruptuarve socialist e tea quaje kete si idiot me patente se po nderhyn ne punen e drejtesise se "pavarur" nga Ilir 700000 euroja e nga Berise Vampiri.Dhe mire ben,nese ata jane te korruptuar.Por ne kushtet kur faktet,provat,indiciet ,fashikujt,deponimet e te tjera si keto prokuroria jone nuk ka me vend ku ti fuse dhe dot'i duhet t'i asgjesoje ndonje dite .Eshte e tepert te thuash e te mendosh shefin e Spakut=Maradona e ta krhasosh me Falconen eshte te tallesh sepse eshte thjesht te besh ironi,se Arben Kraja as tek qimet e ... nuk i arrin atij,pa le me te krahasohet! Dhe jo me Falconen e Borsellinon,por as me shefat e ketij organi ne Rumani,Kroaci apo Slloveni eshte skandal ta krahasosh.Ne raport me ta Kraja meriton te krhasohet me ndonje portjer te deres se jashtme te presidences apo te selise se jashteligjeshme te Folkloristeve,se roje ne deren e Alibeajt nuk e ben dot,se do ngaterroje dhe celesat e portes.katandia!Por per te mos i ngrene haken edhe Maradona i KAPS-it tone ka disa rekorde kunder "mafies sone.Psh.Sajmir Tahirin,i cili sulmoi shtetin brenda shtetit te quajtur Lazaratistan,i cili mbrohej si biznes fitimprures me urdher te kryemafiozit Berisha me ushtri,polici e me ligj, Kraja e zbuloi me ne fund se Ai ishte e keqja e ketij vendi dhe se kishte bashkepunuar me benden e Habilajve,pavaresisht se gjykata italiane nuk arriti ne kete konkluzion.;po kush eshte gjykata italiane qe do i jape mendje sainit shqiptar te Spakut,Kraje Metes?Dhe pasi u denua per shperdorim detyre perseri,si i "papajtueshem " me krimin e korrupsionin Kraja ankimoi vendimin e gjykates,qe amaneti i te gjallit Baba i Mafies Shqiptare,Berishovic,qe Sajmirit te mos i lihet kusur te veje ne vend.Dhe do e realizoje.Doni me per Belul Maradonen Kraja? Ja nje shembull tjeter.Rovena Voda,ka kryer korrupsion pasiv se ka marre nje arke presh a peshk! Burg ,atje te kalbet.Kurse Saliu,qe ne se nuk gabohem,dikur mori thesin me para qe gjeti polici nga veriu dhe ja coi atij ne zyre,se besonte tek Baca Sali...Heshtje varri.Heshtje varri dhe per malin me krime e per korrupsionin galopant te ketij palo burri! Pra ka dhe Maradona Kraja rekorde ne luften si i thone ...ah ,per mbrojtjen e krimit e korrupsionit madhor te Likes e Berishes!Pa permendrur ketu miqesine e garancine qe i ka dhene e i jep mikut te tij ,ish shefit kryeminister Meta,per te gjitha sa akuzohet.Dhe me e fresketa,shkrimi i gazetes Vjeneze "shpifja" e radhes ndaj ketij xhevahiri ne krye te shtetit qe nga shume shtete te BE konsiderohet sikaktarit te bllokimit te hapjes se bisedimeve nme BE,sepse thuhet "si mund te hapen bisedimet me kete shtet qe ka per president ikonen e korrupsionit" ,"xhevahirin" qe shkelqen nga larg,sidomos kur qesh?!Pra,per te mos e zgjatur,Maradona Kraja eshte e kunderta e heroit te luftes kunder mafies.Ndersa Falcone bente lufte pa kompromis e pa u perkedhelur,ne kemi vene personin e gabuar ne kete post,i kemi varur melcite ujkut dhe ne vend te luftoje e te hape dosjet per ta deklaron si eunuk se per ta nuk ka dosje,duke na thene indirekt se "bjerini ju bjerini!" dhe dekonspiron operacionet e Spakut e mbron ne heshtje apo... hapur keta te dy bajloze te zinj e te bere sterre.C'te bejme.Do dale ndonje Ina Rama tua prese deri ne rreze qe te dyve?Te shohim!
O Frrok,idene nuk e ke keq po historia behet me fakte. Falkone nuk kishte femije dhe kishte zgjedhur te mos kishte pikerisht prej punes qe bente. I coniugi Falcone avevano deciso di non avere figli, come dichiarato dallo stesso giudice Giovanni Falcone che le disse: “Francesca, non si mettono al mondo orfani”. Entrambi erano consapevoli che l’esposizione del giudice che lottava contro la mafia era un grande rischio, in particolare per futuri figli che non avrebbero vissuto abbastanza tempo vicini ai propri genitori. Para se te shkruash tituj frikesues lexo pak se nuk te ben dem.
Bravo z. Çupi! Përgëzime për mençurinë, diturinë dhe guximin tuaj.
I hengshi m..... Frrokut
Trima janë o Frok , po ç’ti bëjnë ÇORBËS që mund t’ë kenë ngrënë ?!!!
Ky u kerkon llogari prokuroreve pse jeni gjalle. Falcone ka thene qe lufta kunder mafies nuk mund te jete vetem represion shteteror por ka nevoje per mbeshtetjen e nje levizjeje te gjere popullore per te qene e suksesshme. Kete gje bejne sikur nuk e kuptojne keta qe presin qe te beje namin Anerika.
Ata te dy nuk kane kurre reagim sepse jane te zgjedhur nga "perendia" qe ne poshte e quajme "mafje"!Ndaj edhe pispillosen ç'do dite e kembejne ndonje shikim me komshinjte tek vilat ne gjirin e kurvave!Frok ata kane imunitet si dhe vete krimineli Sali ,ndaj nuk tutuen apo reagojne ndaj kujdo qe eshte i pakenaqur me punen e tyre !E ke krahasuar me Xhovani Falkonen,por jane larg tij si ne profesion dhe perkushtim!Ata jane te pakenaqur sepse qeveria nuk u ka shtuar "buxhetin" per blerje makinash !Shkrim qe meriton te rilexohet pavaresisht se s'ka efekt sepse ata nuk mund te behen dot Falkone sepse Falkonia nuk kishte mbrapa Ameriken i dashur Frok ,por perkushtrimin ndaj profesionit dhe atdhedashurine per Italine! Ata nuk kane frike nga mosveprimi sepse i mbron "perandoria" se ndryshe do te skuqeshin apo dridheshin para ketij populli me deklarata bajate per dosje te pahapura e te paqena. Fatkeqesi Frok ,dialektika na meson se :C'do sitem lind ,zhvillohet dhe vdes!Ky sistem ne te cilin jetojme sot eshte drejt vdekjes,pra fajin se ka as Olsi as Arbeni por sistemi!
‘Inshallah’ as Olsi as Arbeni nuk kanë dëgjuar gjë në jetë për Giovanni Falcone, ‘hero i jashtëzakonshëm i ndërgjegjes’. Ky eshte Frrok Cupi, me dy fjale: interesi i olsarbenit, s,jane historite e suksesit por historite me ' lacy man", ndaj paten fatin e Hirushes. Mashalla, marshalla olsarben.
frrok me vjen keq po je ba si budalla i thojm na nga shkodra po turp a nuk ke mor burr si ka mundsi mu ba burri kaq legen per partin po ftyra ash gja e madhe mor bur se smund te tham burr se nuk je burr
Ky Olsian Çela më ngjan si mësues 8/vjeçarje. Ky vetëm Prokuroria nuk e bën dot...
Nje shkrim i felliqur e pa asnje logjiike e humanizem. Per me teper i botuat sot, ne pervjetorin e lindjes se te madhit Xhovani Falkone. Çfare don me thene Falkone kur u vra nuk ishte as i lare, as i krehur? Ç'eshte kg titull i turpshem, ky mesazh i ndyre per kete figure te madhe? Ç'jane keto sajime qe te krijojne imazhin e nje njeriu endacak e pa dinjitet e jo te nje profesionisti model? Si nuk ju vjen turp qe i nxirrni keto fraza? Frrok Cupi qe i shkruan dhe kjo palo gazetd qe i boton: Mero Baze e redaksia. Nga e pe ti more qe Falkone ishte i palare e i pakrehur? Apo e ngaterron me fisin tend zorraxhi. (Po yt ate si ishte kur vdiq? Si i kishte brekushet kur dha shpirt?) Ç'jane keto makabritete qe shktuan Frtok Çupi e na bien per pjese t'i lexojme? I ka hyrd vetja nd qejf nuk ka frena fare po i nxjerr llafet qesim. Po pse more shpellar ishte i palare apo pakrehur Falkone? Ku ke lexuar ti qe nuk vishej me sqime e rrinte zhul dhe nuk respektonte kodin e veshjes qe imponojne gjykatat italiane? Ku ta dish ti mo Frrok Fodulli qe ne Itali po te paraqitesh para gjykatesit me shapka te nxjerr jashte per mosrespektim te trupit gjykues dhe institucionit e te detyron te shkosh e te nderrosh veshje. Per me teper Falkone vinte nga familje e kamur dhe me traditd qytetare, jo fis zorraxhiu si ti qe per nevojtore perdornin baçen. Po pse more llafazan i keq, llomotites i roitur nuk merresh md gruan tende a eshte lare e krehur apo vazhdon akoma me traditen e kusise mbi zjarr te shtunes, siç ju mesoi partia. Se pa ate, nje here nd Pashke laheshit. Pse nuk informohesh te pakten para se te shkruash gomarlleqe mbi atentatin s Falkones ku nuk vdiq asnje femije, pasi nuk kishte femije. Viktimat ishin Falkone dhe bashjeshortja, edhe ajo gjykatese (po per kete pse s shkrove a ishte lare e krehur) dhe 3 agjentet e skortes. Apo ti Frtok Çupi ke pare ndonje film tjeter e je ngaterruar. Une uroj qe ky shkrim t i arrije trashegintareve te familjes Falkone dhe t'i hedhin ne gjyq per fyerje kete gomarin Frtok ÇUPI po dhe redaksite qe ia botojne myfkat qe nxjerr nga goja