Nga Andi Bushati
Ndoshta Erion Veliaj ka qenë i fundit që e ka kuptuar se nga po i vinte realisht goditja, por në këtë rast, për interesin publik dhe transparencën vlen shprehja “më mirë vonë se kurrë”. Kryebashkiaku i shkarkuar nga partia e tij ka marrë këtë fillim jave një vendim, për ti’u kundërvënë firmës dhe Edi Ramës dhe vendimit të PS. Nëse ata vendosën ta heqin qafe duke e braktisur, të vetëm, në burg, për ti hapur rrugë zgjedhjeve të reja në Tiranë dhe zëvendësimit të tij me Ogerta Manastirliun, ky i fundit ka klithur: “NDAL”. Ai në rastin më të mirë e ka vonuar dhe në më ekstremin po përpiqet ta pengojë që kjo të ndodhë.
Duke shfrytëzuar mundësinë që i jep ligji për ta ankimuar në Gjykatën Kushtetuese atë që vendosi partia dhe Rama, ai ka nënshkruar edhe aktin e parë të ndarjes prej tyre. Nëse më parë edhe nga burgu ai bëri thirrje për mbështetje ndaj shefit, për votimin e PS në 11 maj, madje edhe tani së fundi, nuk i fajësoi ata që s’pranonin të dëgjonin argumentat e tij në këshillim bashkiak, me aktin e ankimimit në kushteturese divorci është konsumuar plotësisht.
Por më e rëndësishmja nuk është kjo. Po të lexohet me vëmendje teksi i ankimimit të Erion Veliajt, aty vërehet një element që nuk mund të neglizhohet. Ai i referohet nenit 115 të kushtetutës i cili thekson se një kryetar bashkie mund të shkarkohet vetëm për shkelje të rënda të ligjeve. Ekipi i mbrojtjes së tij pretendon se ky nen kushtetues prevalon mbi ligjin për pushtetin vendor (62/C), në bazë të të cilit mungesa në detyrë për tre muaj justifikoi votimin e socialistëve kundër tij dhe noterizimin e këtij akti të këshillit bashkiak nga Rama.
Pa u zgjatur në labirinthe të ngatërruara arsyetimesh ligjore Veliaj pretendon se partia e tij e ka shkarkuar në mënyrë të paligjshme dhe se Edi Rama nuk ka pasur të drejtë kur e ka formalizuar këtë akt.
Por, po të shohim në retrospektivë të gjithë qëndrimet që Lali mban që prej 10 muajsh që gjendet në birucë, refreni i tij i deritanishëm ka qenë: SPAK po më mban pa të drejtë në burg. Ai ka vënë theksin në ndërprerjen e mandatit të një të zgjedhuri pa vendim të formës së prerë, mungesën e vërtetimit nga akuza qoftë edhe të një akti të vetëm korruptiv me firmën e tij, izolimin e egër dhe hetuesinë alla sigurimse. Pra qëndrimi i tij konstant ka qenë ai i një linçimi për arsye politike.
Deri më tani kësaj hipoteze ai nuk i vinte autorësi. Mbështetësit e tij aludonin se pas denoncuesit anonim, Nesti Angoni, fshihej rivalja e dikurshme Belinda Balluku, po pa shkuar dot më lart. Ata pëshpërisnin se lufta brenda llojit po e godiste “kryebashkiakun e suksesshëm të dezinjuar si pasardhës”. Ama kurrë deri më sot, as ata, as Erioni vetë, nuk e patën lidhur vijësjelljesn e Prokurorisë së Posaçme me atë të kryeministrit. Sot kur publikisht Veliaj ka pranuar se edhe SPAK edhe Rama e kanë goditur në mënyrë të paligjshme, fabula ndryshon. Ai për herë të parë ka lënë të kuptohet se midis tyre ka një koordinim.
Shenjat e këtij plani të pa shpallur mes çetës së Dumanit dhe organizatës së Ramës janë vënë re me kohë në koridoret e vendimarrjes. Fakti se rrokullisja juridike e Veliajt ecte parallelisht me zhveshjen nga pushteti politik, me heqjen e fuqive brenda bashkisë, me ndalimin e deklaratave për ta mbrojtur dhe së fundi, me eleminimin e gjithë mbështetësve nga grupi i ri parlamentar, nuk kishte kaluar pa u vënë re. Por tani me ankimin në kushtetuese kemi mbërritur në një fazë të re: vetë viktima po pranon se si prokurorët e gjykatësit, po ashtu edhe Rama e miqtë e dikurshëm, kanë vepruar njësoj në mënyrë të paligjshme kundër tij. Pra se ata kanë qenë bashkë, jo në kërkim të drejtësisë, por në planin për linçim.
Prandaj, sado i vonuar që të jetë ky përfundim ku ka arritur kryebashkiaku i shkarkuar sërish ia vlen të thuhet: “më mirë vonë se kurrë”. Sepse kjo pistë na ndihmon të kuptojmë më mirë kulisat që prodhuan rënien e tij.
O nipi i Stalinit, Veliaj ka 7 muaj ne paraburgim dhe jo 10-te sic thua zotrote. Keto muaj do ti zbriten nga vitet e denimit qe do te marre kur te mbaroje gjykimi ne te gjitha shkallet. Drejtesia nuk gabon por edhe vonon sipas rastit. Uroj qe gjykata kushtetuese te marre sa me shpejt nje vendim ne perputhje me ligjin themeltar dhe me praktikat e deritanishme. Pra, eshte me mire te mos kemi zgjedhje, keshtu qe edhe PD-ja shpeton nga nje poshterim tjeter, apo nga nje vjedhje tjeter zgjedhore sic keni qejf ju ti quani rjepacak!
Qellimi i Edi Rames eshte te vendoste ne krye te puneve te Tiranes njeriun e punes Manastirliu, sepse Tirana filloi te calonte nga mungesa e Erjon Veliaj. Ketu e mbylli misionin Edi Rama, e arriti qellimin. Tirana sot ka drejtues. Kjo ishte e vetmja menyre per ta vendosur Manastirliun ligjerisht ne krye te Tiranes, duke e komanduar nepermjet Keshillit Bashkiak. PD tregoi cfare lepuri ka ne bark nga frika e zgjedhjeve. Te gjithe "tigrat" e PD filluan te fshihen nje nga nje mbrapa gaxhoit, te justifikohen pse nuk ua mban te kandidojne. Me qesharakja eshte ajo e Alimehmetit, frikacak tipik, ku mbasi uterhoq para dy vjetesh dhe lejoi Kellicin te kandidonte, sot tha qe ai nuk ka kohe te pregatis programinper Tiranen, nderkohe qe programin e ka pasur gati qe para dy vjetesh, tani vetem i duhej nje freskim i programit.
Si thua ti Pirdho Lala, tani filloi te "calonte" Tirana? Ogerta do e rregulloj Tironen njelloj si pavionin e Onkologjise ne Spitalin shteteror. Morra te ndyre
E lexova artikullin dhe nuk po ju besoj syve, artikull fare realist me plot te verteta, kam dyshim te forte qe e ka shkruajtur Mero ...
Bishti i qenit nuk drejtohet! Thënë këtë as në këtë rast ai i këtij zagari që sigurisht është në sinkron me hallin e Sa-lehut, doktorit të gjysh Hisniut, në prehrin e të cilit është rritur. Sigurisht që Veliaj është në të drejtën e tij të mbrohet nga çdo e keqe ngado që ajo i vjen. Boll të kuptosh ngazëllimin e monstrës "non grata" për të kuptuar pse veprimi i Veliajt është në sinkron me mosdashjen e zgjedhjeve prej tyre. E para monstra është i bindur se do t'i humbë ato më keq se në 11 maj, dhe e dyta se nuk ka një kandidat konkurent me Manastirliun. Kjo nevojë ulëritëse e mender atyre që u shërben Andi, nuk ka të bëjë fare me alibinë se Veliaj e ndërmori atë akt nga dëshpërimi dhe për rrjedhojë si divorc me Ramën. Për më tej që si para arrestimit dhe pas tij, Sa-lehu dhe andushë e tij i kanë fryrë idesë se Veliaj është aty ku është prej Ramës dhe se më në fund Veliaj kuptoi braktisjen prej tij. Ky nuk është veçse një diversion i të dëshpëruarve, por që s'ka të bëjë fare me realitetin. Bushati, si çdo herë kur shkrimet e tij në themel kanë urrejtjen patoligjike ndaj Ramës, është i lirë të lehë.
Turinjtë e tu ka dhe ai mostër, me këtë që bëri goditi veten me vezë
Ndoshta,por edhe populli gjykon ne kendveshtrimin e vet,si dihet mbase pas ketyre puneve me drejtesine nqse e mbajne padrejtesisht,e bejne kryeminister!Model Fatos Nani p.sh!
Sa i zgjuar eshte pederasti i kapos.kirve mediatike qe se honeps asnjeri.
te pakten ne kete rast eshte treguar me i zgjuar se ty o militant!
O rakun hysniut,boll me shashka komunistesh alla sali maloku ..pis kalemxhi
Tani po ju vjen keq qe po e heqin Erionin o berishist te mallkuar ? Ju ja bete gropen dhe tani kerkoni tja faturoni Rames.Ju jeni me antishqiptaret e vendit o te mjere .Ne 2029 nuk keni per te mare asnje vote .
Sa ishte Lali jashte, te bente zbor ty e Ols Dados bashke. Tani qe e futet brenda me Belindin e Belinden, beni cmos t’i binu nga Kina se ka gisht Edi Rama. Nje vrine ne uje, se nuk e beson kush kete. Vev te dale, se ju vjen hakut te gjithe kulisave tuaj!
Andi a I kuptove kulisat me në fund sikur mbyll edhe shkrimin? Apo je akoma duke shtrydhur trurin qe ti kuptosh? E mor Andi vetëm ti merr vesh nga kulisat.....
Veli mamaja qe shiste fiq dhe qe u martua ne kalane e gjirokastres(dy dite dasme) me pensionin e mamase. Dhe Dita te erdhi O veli . Ruaju nga miqte O Cjap pa mjeker se keta derrat e PD vetem te hane duan. Bej ca pushim qe te kujtosh edhe punet e fiqve. Veli ke rrejte kaq shume sa edhe punet e dobishme qe ke bere nuk duken fare. NJe uriah-hip me pak.
shikoni inteligjencen e shqiptarit te mesem, Daniela je komplet rrot kari!
Po more kelysh i bllokut ashtu eshte si thua ti. Po pse nuk e shikon ndryshe, bie fjala ato e priten qe te jepte doreheqjen vete e te perballej me drejtesine pa u kapur pas karriges se kryetarit. Nese ai beson se nuk ka bere asnje nga ato qe akuzohet, nuk ka pse te kete frike as nga Nesti Balluku apo Sali Dallaverja
Ky mender Bushati po hiqet si i mençur, po i jep Veliajt një lexim alla mender Bushat për zhvilimet e çështjes ndaj tij. Ia ka qejfi ndonjë sukses përçarësi, nga ata që Sali Kërma i paguan mirë.
Kalemxhiu më djallëzor që ka Shqipëria
Ketij nipit te Vitos i duhet qire gruaja se c'do dite qe kalon vec lajthit e brockulla leshon nga goja . Ky goje hale nuk di se c'fare te shpiki , nje here thote qe e mbron Rama pastaj e dredh thote qe Rama e ka nen kontroll drejtesine e e urdheroj qe ta arrestojne edhe pa akuze e pa fakte . Me thoni nuk i duhet qire gruaja para e mbrapa ketij maskaraje qe vec te haje mut di .
Ketij nipit te Vitos i duhet qire gruaja se c'do dite qe kalon vec lajthit e brockulla leshon nga goja . Ky goje hale nuk di se c'fare te shpiki , nje here thote qe e mbron Rama pastaj e dredh thote qe Rama e ka nen kontroll drejtesine e e urdheroj qe ta arrestojne edhe pa akuze e pa fakte . Me thoni nuk i duhet qire gruaja para e mbrapa ketij maskaraje qe vec te haje mut di .
Velo po iben gropen vehtes,deri sa arriti te kete mbeshtetjen e berishit dhe andushit...