
Ka një frustrim të shumicës së shqiptarëve nga serbët. Për shkak të disfatave që kemi pasur në historinë tonë; mungesës se miqve gjenetikë siç serbët kanë Rusinë; apo të atyre gjeopolitikë si Franca, ne nuk kemi pasur shumë data për të festuar. Pastaj pa llogaritur terrorin e ushtruar mbi ne, kemi pasur një lloj frike e shoqëruar kjo edhe me zilinë që kemi pasur për hapjen e serbëve dhe mbylljen tonë në 45 vite komunizëm duke na çuar deri në simpatizimin e muzikës së tyre.
Serbët nuk kanë vonuar ta përkthejnë këtë në një lloj kategorie subhumane sidomos për shqiptarët e Kosovës. Kjo ka sjellë edhe ndruajtjen tonë përpara tyre.
Pavarësisht se në 30 vitet e fundit serbët kanë qenë vetëm në tërheqje, nuk ka mjaftuar për ne që të ndihemi të barabartë. Natyrisht që përtej simpatizantëve instiktivë të serbëve janë edhe ata të paguar si intelektualë që shpesh i shesin si gazetari mbrojtjen e interesave okulte të agjenturës serbe dhe bizneseve të lidhura me Serbinë.
Ky sulm psikologjik është ndier edhe në popullatë, e cila do pavarësinë, por konsumon produktet serbe; do dinjitetin dhe targat kosovare, por kalon nga territori serb për të vajtur në vendet e emigrimit pasi vizitojnë Atdheun duke u poshtëruar nga policia serbe, a thua se një serbator benzinë kushton më shumë se dinjiteti. Dhe kjo rrjedhimisht të bën që një dorë banditësh në fshatrat e banuara nga serbët të duket dragua.
Kështu që nuk i ka të gjitha fajet Albin Kurti, sidomos kur përkthehet kjo nga lentet politike të Tiranës.
Për shkak të rrëmujës sonë me dokumentimin e krimeve serbe në Kosovë; të pakujdesisë që pas shpalljes së pavarësisë Kosova të avanconte agjendën diplomatike; të luftës së paprincipe politike mes palëve në Kosovë dhe së fundmi edhe mes Tiranës dhe Prishtinës; të këmbënguljes së organizuar serbe për të fituar në paqe atë që humbën në luftë; të lodhjes së faktorit ndërkombëtar nga sherret ballkanike, jemi në fazën që Kosova nuk është shtet por thjesht territor, një geto në zemër të Evropës. Ky pozicion i ka ardhur në majë të hundës shumicës së popullsisë, ndaj edhe veprimi i Kurtit nuk është se nuk ka gjetur miratim.
Humbja e Mitrovicës do bënte që Kosova të humbiste Trepçen dhe rezervuarin e Ujmanit. Pra të mbetej vetëm me një fushë që të mbillte patate.
Diplomacia serbe ka avancuar avash, por qëndrueshëm në gërryerjen e Kosovës. Fred Belerët e saj janë gjithmonë të gatshëm të sulmojnë e pastaj të paraqiten si viktima. Ky është edhe rasti i fundit. Paraqitja e pesëdhjetë mijë serbëve si etalon që Evropa duhet të ketë ndaj të drejtave të njeriut është e ekzagjeruar pasi ata janë vetëm kapsolla që shpërthejnë kur i duhet agjendës së Beogradit. Agjendë, e cila ka kthyer në çështje ndërkombëtar përdorimin e targave në Kosovë, dhe diplomacia e BE-së ka tre vjet që merret me një çështje qesharake.
Ku do çojë veprimi i Kurtit?
Vështirë të thuhet në këtë moment kur e kanë braktisur të gjithë, madje edhe shqiptarët e frustruar nuk rrinë pa e kritikuar. Por e vërteta është që kjo gjendje e Kosovës nuk mund të vazhdojë më. Nuk është hera e parë që krijohen iluzione se bisedimet me Serbinë mund të çojnë në zgjidhje e ndërkohë janë vetëm shqiptarët që lëshojnë. A do çojë kjo në një ndarje të Kosovës apo në unifikim të saj, kjo mbetet për t’u parë sesi do pozicionohet SHBA-ja.
Sa për atë që duhet të kemi frikë se mos Serbia na vjen me shoqatën e gjuetarëve në Tiranë, kjo tashmë është qesharake. Së pari sepse Serbia nuk është më ish-Jugosllavia; sepse gjendja e ushtrisë serbe është e nivelit sovjetik; se të rinjtë serbë nuk kanë oreks të shkojnë në luftë; se një luftë me Kosovën implikon edhe Shqipërinë dhe në këtë rast raportet numerike të popullsisë nuk ndryshojnë shumë; dhe së fundmi do gjenden ca shqiptarë që do t’i dalin zot vendit dhe një luftë afatgjatë nuk është për këllqet e një shteti të vogël e të varfër si Serbia.
E kemi apo jo qejf Albinin, e vërteta është që Albini nuk mund të sillet si qen i rrahur sa herë do Beogradi dhe shqiptarët ta shikojnë këtë si poshtërim të Albinit. Bëni kujdes se në sytë e serbëve shikohet si poshtërim i shqiptarëve.
Ndaj tashmë detyra e shtetit amë është që të lërë mënjanë inatet e vogla dhe të hidhet në veprim dhe të sqarojë Perëndimin se çfarë janë dhe çfarë duan shqiptarët e Kosovës. Fundja duan as më pak e as më shumë një shtet normal dhe jo një shportë kombesh, racash dhe banditësh të modelit Fred Beleri.(Dritare.net)
Erdogan (birazerit artikullshkrues): qafiri mou yavash yavash ,kto gjona i rregulloj une me qitap sulltoni .....po i japim serbeve nja dy komuna e po i kenoq birazeret tourkalvanoi me ndertimin e nja200xhamive e teqeve,ku te mund te qesin sumen ....
Një shkrime kote komplet mish-mash pa kuptim. Por një gjë dua ta them se asnjë lider nuke duhet që të bie në nivelin e turrmave ose të njerzeve të kqine që kane agjenda të ndryshme.. Amerika ështe lidri i botes demokratike pa Ameriken as Evropa nuke jetone dote në demokracie.. Se pse Ruset, Kinezet, islamiket dhe komunistat, jane për her prapa deres duke pritur që të ju zëne vendin disa budalleve që ju merr koka ere shume let. Ky z Hila, Ështe një islamo-komunist dhe kaqe dhe shkrimet e tija shumicen e kohes duhet të injorohen.
Greket dhe KARI i Trojes jane legjendare. E thena eshte qe kur i jep doren nje greku numero gishtat. Po ti nuk hyn as ne kete kategori te ulet, o vemje e perçmuar. Ti je nga ato gjallesa nje qelizore qe per 80 euro ( evro ne gjuhen shkerdhate) shet moter, nene dhe çte permban fisi. Besoj qe per tu dukur i barabarte ne fshat e le motren ta shkerdej gjithe fshati. Vegel e pamprehur ne sherbim te bythqireve te Evropes.
Dukesh qe nga komenti , qe je nje fshatar injorant . Nuk gjeje dot fjale te tjera per te replikuar po vetem banalitete ?
Po mire more "shtremberisht" se shume "drejtesisht" nuk me dukesh , nuk te ben peshtypje komenti mesjetar i bastardit me lart , por te "rrevolton" komenti ketij qe I pergjigjet ashtu sic e meriton nje plere ? ??? Bravo , por nje i shitur qe lengon nga urrejtja antishqiptare nuk meriton tjeter.....ti dhe ndonje tjeter pa shtylle kurrizore i mbani ne jete keta .....personalisht nuk ju pergjigjem kurre ketyre lloj urrejtesish anakronike shtremberues te historise , por kur e ben dikush tjeter nuk behem aq "tolerant " i "kulturuar" sa ty ta kundeshtoj ..."toleranti" xhungles ballkanike (ne kurriz te shqiptareve historikisht)
Eshte i njejti Skenare Konflikti qe ka te Njejtet Regjizore ne gjithe sulmet qe Hienat i bejne Shqiptareve . _Deklaratat e para disa diteve ne adrese te Albin Kurtit ben qe Hienat serbe te ngren veshet perpjet dhe kur e gjitha kjo Zhurme e qellimeshte e Sektit Dipllomatike Satanike i cili po shkaterron Njerzimin . E pershendesim Sektin me kengen qe i kenduam para se te shtinin Ukrainen ne Ferrin Ruse nen Titullin : Satan Kufoma ane e mban ! - _____________- Me ne fund shqiptaret duhet te kuptojne se Sot s'ka me Miq ,se sot vlen vetem interesi dhe se Ndihma e dhene dikur e nxjerrja nga Ferri Serb , nuk nenkuptonte Lirin e Sovranitet por nji Roberim ndryshe nga Miku qe po ta ben gropen Sot . Kjo eshte Bota sot . Shqiptareve s'i ngelet gje tjeter vecse t'i besojne vetem Armatimit ,qe duhet ta sigurojne me te gjitha menyrat per t'u mbrojtur nga kto Politika Satanike .
Bravo Dritan
Ky Hileja,krijuar nga sperma e kryhetuesit hoxhist me gen bastard turk,kerkon qe Ballkani te vazhdoje te vertitet ne rrethin vicioz,qe here mbas here shperdhen ne nje perplasje asgjesuese midis popujve te tij dhe lloji i bastarde i hilajve,te ferkojne duart te kenaqur matane ledhit.
Hila,objektiv!
Ndersa kam objeksione ndaj Albin Kurtit ne kete pike duhet perkrahur .Ai eshte zot shtepie ne Kosovo e serbet po refuzojne autoritetin shqiptar .Ata bojkotuan zgjedhjet .Cfare zgjidhje ka Kurti ne kete mes ?E kuptoj qe amerikanet nuk ia kane ngene nje konflikti po serbet po kruhen vete e pse tolerimi duhet te jete ne kurriz te shqiptareve?
He te q..fte.Beleri dhe himariotet surratmushken tende or Hile
Shkrimet e tua , i dashur Dritan , i lexoj me shume kenaqesi ; me pelqen analiza , arsyetimi e logjika jote . Edhe kete shkrim , e lexova me vemendje . Ti thua , qe , edhe politika shqiptare (nenkupto kryesisht Ramen) , duhet te jete me aktive dhe pak a shume ne krah te Albin Kurtit ne keto momente te veshtira per te e per Kosoven . Ne pamje te pare , keshtu duhet te jete , kosovaret jane shqiptare si dhe neve (jo pikerisht si neve , me plot ndryshime) dhe Shqiperia duhet te jete nje mbrojtese e vendosur e Kosoves , dakord , por more Dritan , po te pyes , mos ka qene e pakte mbrojtja e Rames neper samite , takime nderkombetare , OKB , etj. per ceshtjen kosovare ? Po pergjigja e Albinit , Osmanit e te tjereve ne qeverine kosovare , si edhe gazetareve pro Vetvendosje , cila kane lene te nenkuptohet ? "Nuk kemi nevoje per tutore dhe per nderhyrje ne punet e brendeshme , ne jemi shtet me vehte , Rama vellai i Vucicit , Rama antikosovar , Rama kerkon te ndaje Kosoven etj." A te kujtohet , zoti Dritan fjalimi i Rames ne samitin e fundit te OKB-se , i teri ne mbrojtje te Kosoves dhe luftes te saj clirimtare , qe shumkush e quajti te famshem , sepse i tille ishte ? Po ate dite , kur te gjitha lajmet e Shqiperise dhe Kosoves komentonin ate fjalim dhe rrjetet sociale ishin plot e perplot me komente e elozhe per kryeministrin shqiptar , gazetaret e pyeten Albin Kurtin se ç'mendim kishte ai per ate fjalim , Albini u pergjegj , se nuk e kishte degjuar e as lexuar , pasi ishte shume i zene me pune . "Po a do t'a lexosh ?- kembenguli gazetarja . "Kur te kem kohe" , u pergjegj trimi Albin Kurti , qe keto dite , po sfidon edhe SHBA-te . Prandaj , i dashur Dritan , ky eshte diosponibiliteti i Kurtit ndaj Rames . Tani , te dalesh ne mbrojtje te Kosoves , qeveria e Kurtit e quan nderhyrje ne punet e brendeshme , te mbash qendrim neutral , te akuzojne si indiferent ndaj popullit vella te Kosoves . Ne keto rrethana , Rama mbajti qendrim te njejte me SHBA-te dhe BE-ne .....dhe beri shume mire . Pershendetje .
Ylli Hila- t e Labërisë!
Perkedhelja qe Europa dhe SHBA-ja i bejne Serbise here pas here jane te demshme per Kosoven e per rajonin.Ne disa ceshtje si,Komunat (ku serbet nuk morren pjese ne zgjedhje),problemi targave,dhenia pa konkurim ne zgjedhje vende ne parlament e te tjera e ve ne pozite te veshtire Kosoven.Te mos harrojme Gjykaten e Hages ku luftetaret kosovare akuzohen pa drejtesisht per krime lufte.Albini,sipas meje, ka mos plotesimet e veta por,i jepni mudesi te veproj si Zot Shtepie ne Kosove.