Nga Blendi Kajsiu
Vendimi i fundit i Ministrisë së Arësimit për të mbyllur Akademinë e Studimeve Albanologjike (ASA) është skandaloz në të paktën tre nivele. Së pari, mbyll një nga të paktat institucione që ka prodhim akademik cilësor si brenda edhe jashtë Shqipërisë. Së dyti, kalon buxhetin dhe asetet e Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA) tek Akademia e Shkencave ku prodhimi akademik ose del në pension ose vdes. Së treti, mbyllja e Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA) nuk bazohet në ndonjë llogjikë akademike apo studimore por është thjesht një qokë politike për të kënaqur orekset financiare të njërit prej dinosaurve më të lashtë të skenës sonë politike, kryetarin më politik që ka pasur ndonjëherë Akademia e Shkencave, Skënder Gjinushin.
Mbyllja e Akademisë së Studimeve Albanologjike nënkupton mbylljen e katër institucioneve kërkimore që e përbëjnë atë, Institutin e Antropologjisë, Institutin e Historisë, Institutin e Arkeologjisë, Institutin e Gjuhës dhe Letërsisë si dhe Qendrën e Enciklopedisë Shqiptare. Nënkupton ndërprerjen e karrierës së rreth 100 studiuesve, mbylljen e shtatë revistave akademike si dhe mbylljen e rreth 49 projekteve kërkimore me partnerë akademik ndërkombëtar në Evropën Perëndimore.
Është një aktivitet intesiv akademik që nuk mund të kryhet në kuadrin e Akademisë së Shkencave, jo thjesht sepse kjo e fundit është kthyer në një klub qokash pór sepse ligji i arësimit të lartë nuk e lejon të ngrejë institute kërkimore.
Por nuk kemi të bëjmë thjesht me një humbje sasiore të prodhimit akademik shqiptar, por mbi të gjitha me një humbje cilësore. Është e vështirë të gjesh në institucionet e arësimit të lartë shqiptar profesorë që botojnë në anglisht në revista prestigjoze ndërkombëtare. Është akoma më e rrallë të gjesh akademik që marrin pjesë në projekte kërkimore në partneritet me universitetet evropiane, apo që japin mësim në universitete prestigjoze perëndimore. Të gjitha këto i gjen tek Akademia e Studimeve Albanologjike (ASA). Ndaj ajo është një nga rrezet e pakta të shpresës në panoramën e zymtë të akademisë shqiptare.
Nuk është rastësi që në vendimin e Minstrisë së Arësimit për mbylljen e ASA nuk përmendet fare prodhimi i saj akademik. I vetmi justifikim që jepet është se ASA nuk është strukturuar mjaftueshëm. Është një justifikim i trashë sepse zgjidhja që ofrohet nga Ministria e Arësimit nuk ka fare lidhje me problemin që po kjo ministri identifikon. Nëse Akademia e Studimeve Albanologjike (ASA) ka nevojë për ristrukturim atëherë përse duhet shkrirë tërësisht dhe cuar tek Akademia e Shkencave që nuk ka as kapacitetet dhe as strukturën e nevojëshme për të zhvilluar kërkim shkencor intensiv?
Është një vendim tejet regresiv, sidomos për një qeveri që pretendon se ecën vetëm përpara, sepse i kthen studimet albanologjike tek Akademia e Shkencave sipas llogjikës centralizuese sovietike dhe komuniste. Akademia e Studimeve Albanologjike (ASA) u krijua në vitin 2008 pikërisht për të cliruar studimin e shoqërisë shqiptare, të kulturës dhe historisë së saj nga zgjedha e mykur e Akademisë së Shkencave. Studimet Albanologjike u nxorrën nga Akademia e Shkencave për tu ajërosur dhe modernizuar.
Është nga të paktat reforma të shkencës sonë që ka pasur sukses. Këtë e tregon jo vetëm prodhimi i bollëshëm akademik i Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA), por edhe dhjetëra projekte kërkimore me partner serioz ndërkombëtar. Dhjetëra studiues të rinj që po e nxjerrin etnografinë shqiptare nga errësira e shekullit të 19-të në dritën e antropologjisë së shekullit 21. Në aspektin akademik ASA është shumë më produktive, moderne dhe e integruar në akademinë ndërkombëtare se Akademia e Shkencave që e drejton politikani Gjinushi.
Prandaj shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe e institutive të saj brenda strukturës komunisto-sovietike të Akademisë së Shkencave që kontrollohet nga një politikan nënkupton vdekjen e vetë fushës së studimeve Albanologjike. Akademia e Shkenacve nuk ka as tagrin e nevojëshëm ligjor, as strukturën e nevojëshme për të prodhuar kërkim shkencor cilësor dhe as vokacionin apo interesin akademik për të zhvilluar kërkim shkencor. I vetmi interes që motivon mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA) është xhvatja e buxhetit, godinave dhe aseteve të saj për orekse financiare dhe politike personale.
Ndaj mbyllja brutale e Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA) është një këmbanë alarmi për të gjitha institucionet e arësimit të lartë. Është momenti kur të gjthë duhet të solidarizohemi me ASA-an përballë një pushteti që po sakrifikon kërkimin shkencor në altarin e qokave meskine politike.
Qoftë mallkuar dhe mos paftë kurrë dritë ai që ngrit dorë në ketë institucion bazik të identitetit të kombit shqiptar.Zotri KM i Shqipërisë E. Rama mos lejo një maskarallëk të tillë.
Nuk besoj qe ti nuk je ne dijeni qe Asa ishte pjese e Akade. Shk. dhe Saliu per inat te Ylli Popes e nxorri vecmas dhe Edvini per tu tallur e quajti Akademi ato duhen Bashkuar, Institutet duhet te kene pavaresine kerkimore.... ndersa Kryetari i saj te zgjidhet vetem nje here e po ashtu dhe drejtoret e Institutev e... Qeveria duhet te shtoje fondet per kerkime.
Hajde hajde vrer. Dhe ky e quan veten gazetar serioz. Po te kishte bere nja dy kerkime te pakten nga doli ASA. Te na kishte sjelle disa fakte çfare ka bere kjo Akademi ne keto 13 vjet ekzistence. Dhe me e rendesishmja, ku e mbeshtet ky me nder gazetari, shume shume i anuar kunder qeverise (jo se eshte keq, por gazetari duhet te jete objektiv) perfundimin qe akademia e shkencave nuk paska tager ligjor e struktura per te prodhuar kerkim shkencor. Çpo na degjojne veshet. Edhe pas 30 vjetesh u ka ngel ne mendje komunizmi. Shkoni tek Saliu se atje gjeni shpetim.
ASA është kthyer kokë e këmbë në skllave të Serbisë. Studimet në albanalogji një shtrembërim kolosal I gjuhës shqipe dhe historisë së saj. Lexoni se cfarë thotë z. Agron Dalipaj për të.
NUK JAM NJOHES I KESAJ AKADEMIE QE DUKET SE ESHTE PER TU DHENE VENDE PUNE E PARA MIQVE......... AKADEMIA E SHKENCAVE DUHET TE JETE UDHEHEQESE E INSTITUCIONEVE SIPAS NEVOJAVE PER STUDIME SHKENCORE.....SIPAS NJE BOSHTI TE STUDIUAR E TE MIRATUAR KOMBETAR DHE PADYSHIM EDHE E MBESHTETUR ME FONDE FINANCOARE ........CDO GJE DUHET BERE PER NJE RIORGANIZIM. TE AKADEMISE SHKENCORE.......NUK ME DUKET AQ E MADHE SHQIPERIA PER TE BERE DISA AKADEMI AQ ME PAK EDJE PER NUMURIN E SHKENCETAREVE QE KEMI.. . KONCEPTI QE DUHET TE JETE SI BUSULL PER SHKENCETARET DUHET TE JETE IDEA SE BALLKANI E ME GJERE BANOHET NGA SHQIPETARET QE NDRYSHOJNE VETEM NGA FEJA DHE SHTETET KU BEJNE PJESE..........PER KETE DUHEN FAKTET GJUHESORE QE TE BEJNE LIDHJEN ...... ..GJUHA ESHTE E NJEJTE PERPARA SE TE ASHTUQUAJTURA GJUHE U UNIFIKUAN ME LIGJ. NE VENDE TE NDRYSHME SIC EDHE NE SHQIPERI ME KONGRESIN E DREJTESHKRIMIT............POR KY DUBET TE JETE BOSHTI QE DUHET TE UDHEHEQE PUNEN STUDIMORE TE INSTITUTIT TE ALBANOLOGJISE......
NGRITJA E AKADEMISE PER ALBANOLOGJI ESHTE PER QOKE DHE JO PER PUNE.......PSE PYETJA NUK BEHET KESHTU????
Çfar kane bere keta 100 studiues deri tani???? Sa shume paskan qenë dhe sa te urte sepse nuk iu paska ndigjuar zeri. Çfar artikujsh shkencore kane botuar keta 100 trima ne revistat shkencore te mirenjohura botnore??????
E vetequajtura "Akademi e Studimeve Albanologjike" me kryetar Beqir Ahmet Zogun ka perjetesuar kryekriminelin dhe kryehajdutin Ahmet bej Zogolli ne kater vellime te titulluar "Historia e Shqiptareve gjate shekullit XX", sipas porosive te kryeagjentit, djalit dhe dhenderrit te Serbise, kryekriminelit dhe kryehajdutit, bajraktarit te Vicidolit, Sali Sheqere Vuk Berishes.
Cfare kane bere". Kane dredhur zinxhirin dhe kane shetitur boten me dieta dhe rroga te majme pa bere asnje pune. Le te shkoje Kontrolli i Larte i Shtetit dhe do te hyje me mend e do te dale pa mend.
Dhe nuk thua asgje, se arritje konkrete ka asa. Vec llafe.
bashkimi për drejtësi " e tërheq komentin nëse janë të vërteta këto shkruajnë zotëritë . Më vije keq që një institucion shkencor nuk kryen punët për çka është formuar por i shërben dikujt tjetër.
Bledi Kajsiu mos shkruaj budallalleqe kur nuk e njeh proceduren se si u shkrine institutet e Akademise se Shkencave te Shqiperise nga Artan Fuga dhe Sali Berisha per t'i sherbyer agjentures antishqiptare serbo-franceze per shkaterrimin e studimeve albanologjike. Vendimi i fundit i Ministrisë së Arësimit për të mbyllur Akademinë e Studimeve Albanologjike (ASA) është nje drejtesi e vonuar. Faleminderit Zoti Kryeminsiter patriot Edi Rama, sepse po mbyll institucionin që ka promovuar kryekriminelin dhe kryehajdutin, tradhtarin e popullit shiptar, Ahmet bej Zogollin e veteshpallur "Mbret i Shqiptareve" ne nje veper me 4 vellime, duke shpifur kunder udheheqesve demokrate te kohes, sipas porosive te kryeagjentit, djalit dhe dhenderrit te Serbise, kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Sheqere Vuk Berishes.
Blendi Kajsiu, qenke shume mendjelehte perderisa shkruan mbi nje teme qe nuk e ke njohur kurre. Po te flet nje prej qindra viktimave te shkaterrimit te instituteve te Akademsie se Shkencave, nga kryeagjenti serbo-rus Sali Berisha ne vitin e mbrapshte 2008. Perpara se te marresh penen te shkruash per kthimin e nje institucioni ne folene e vet, lexo dokumentet se pse u shkrine ato institute?! Nese je vertet demokrat dhe patriot te kujtoj se fjala ashtu si plumbi kur del nga goja vret e nuk kthehet me mbrapsh per te kerkuar falje...
Zoti shkrimshkrues Kaushi, Z. Gjinushi ka dritë-hijet e veta si cdo individ.. Por po të kujtoj: në fillimvitet 80 ka implementuar si vazhdim i punës të matematicienit Kujtim Dedej, matematiken e bashkesive ne fillore, një risi e vertete, që s'te mesonte vetem numrat dhe veprimet me to, por vetë filozofine e ndertimit të marredhenieve ne kuptimin me te gjerë të fjales: kjo para ketu 40 vjetesh... Tani, Z. Kaush, na tregoni ju neve një kontribut taujin konkret, në mos denglat tuaja neper TV mbi inisiativen liberale që rezulton të jetë plackitja e Shqiperise 1992-1996 e me tej, aq sa sot Shqiperia, nuk e dime, prodhon apo jo dhe biskota... Z. Kaush, keni fat të papame: e keni mendjen kaush... Bejini të fala historianit brilant
Çfarë studime albanologjike bëni kur për fjalët "frikëson", "tmerron" përdorni fjalën "intimidon"?
O zot kur merret dhe ky bishti me shkence vaje medet,ne Shqiperi ka nje gja te mire se gjithe fare idiotash u botohen mendimet,po more karabush Shqiperia me ligj ka nje Akademi Shkencash dhe jo 100 sic mendon ti i pjerdhur,nga kajsi dote kthejne ne mantherre
Kajsiu qe sipas meje eshte nje analist korrekt, ne kete rast gabon; disa here ne shkrimin e tij shprehet " mbyllja e ASA" ; nuk behet fjale per mbyllje por transferim prane Akademise Shkencave ....nderkohe qe shume komentues, mbase me te drejte akuzojne Berishen dhe profesoret, ithtare te tij, edhe Kajsiu me stigmatizmin qe i ben prof. Gjinushit, e ka pegere edhe ate fare respekti per veten e tij, si intelektual post -diktature, duke perdorur argumenta bajate te antikomunizmit.