Lulzim Basha, mos u kthe!

29 Maj 2023, 09:34Blog TEMA

Lulzim Basha, mos u kthe!

Nga Roland Qafoku

Me një bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë të zezë, të kombinuar me të zezën e flokëve të lyer dhe të mbjellë pjesërisht. Me një palë pantallona xhinse lisho dhe me të vetmin aksesor në duar, unazën e martesës. Me një fjalor që të krijonte instiktin për të thënë “se ku e kam dëgjuar këtë zë”. Me një sfond rrethor mes një gjelbërimi me rreth 30 të rinj që më shumë e kishin mendjen te apartet e celularëve por ai i quajti Forumi Rinor i PD, Lulzim Basha pothuajse na lajmëroi të mërkurën që shkoi, se erdhi ….vera. Në fakt, na lajmëroi se ai po kthehet në krye të PD-së zyrtare. Edhe pse dukej se gjithçka ishte e shoqëruar me një përpjekje për të kuruar çdo detaj, në faqen e tij në facebook interesi la për të dëshiruar. Postimi i kësaj daljeje me zë, figurë dhe titra, në faqen e tij zyrtare në facebook, mori vetëm 670 likes, 200 komente, shumica kundër, dhe 37 shares. Dhe e gjithë kjo u shoqërua edhe me një gabim të trashë ortografik teksa shkruhej me gërma të mëdha BRAGTISUR, në vend të BRAKTISUR. Dhe askush nuk ka aftësinë në stafin e tij për ta korigjuar këtë. Ndërsa me gjuhën e trupit, në atë dalje të beftë, si gjithnjë, ai dukej i pasigurtë dhe gjithë frikë se si do pritej. 

Të njëjtën skenë e përsëriti edhe të shtunën në Shkodër, po me të rinj, po me atë kujdesje, po me atë retotrikë fjalësh që nuk të mbeten fare nw mendje, por me të vetmin ndryshim, marka e bluzës qw mbante nw trup, këtë herë ishte ngjyrë kaki alla Volodymyr Zelenskyy. Nuk duhet të kesh trurin e Leonardo Da Vincit për të kuptuar se ai do kthehet si kryetar i Partisë Demokratike zyrtare dhe me këtë duhet tu japim të drejtë disa faqeve humoristike në rrjetet sociale kur shkruajtën se “u kthye ai që na jep bukë”. Politikani që qendroi në krye të PD 8 vjet, 7 muaj e 7 ditë, nga 23 korriku 2013 kur mori detyrën e deri në 21 mars 2022 kur dha dorëheqjen, po tregon se jo vetëm nuk ka ndryshuar, por po imponohet tek ajo parti që ka mbetur të kapë sërish vendin që e la bosh, por jo në gjykatë. Pas 1 viti e dy muaj pushim nga dorëheqja, edhe kjo me stilin e tij, befas, Lulzim Basha i ka mbushur mendjen vetes se po realizon një kthim triumfator dhe shqiptarët duhet të emocionohen nga kjo “sakrificë” që ta bën mishin kokrra-kokrra. Se ky kthim është gati-gati si kthimi i Skënderbeut në Krujë më 28 nëntor 1443, apo kthimin e Ismail Qemal Vlorës në Vlorë më 28 nëntor 1912.

Po cilat janë arsyet që Lulzim Basha nuk duhet të kthehet në krye të PD? Gjithçka lidhet me ato që ai bëri dhe nuk bëri gjatë kohës që e drejtoi këtë parti.

1. Lulzim Basha është ai që e shkatërroi dhe e ndau Partinë Demokratike. Ai është autori i asaj që po ndodh në këtë parti dhe në asnjë moment nuk pati aftësinë, kurajon dhe guximin për të bërë të mundur ta ruajë këtë parti nga përçarja dhe ndarja e madhe ku ajo ndodhet aktualisht. Përbetimet e tij se ai e mori këtë apo atë vendim për të shmangur përçarjen e partisë, janë të denja për ta besuar vetëm ndonjë me IQ të ulët nga ata që e rrethojnë.

2. Lulzim Basha si kryetar i PD krijoi perceptinm se kjo parti ishte jo vetëm dualiste me Sali Berishën, por nuk kishte asnjë vendim të marrë pa direktivën dhe impenjimin e tij. Në realitet kjo nuk ka qenë kështu. Ishte Sali Berisha që e mbështeti Bashën te zgjidhej kryetar. Ishte Berisha ai që e mbështeste gjatë kohës që Basha ishte kryetar dhe ishte po Berisha që bëri gabimin e madh që mbeti pjesë aktive e politikës edhe pasi dha dorëheqjen nga drejtimi i PD-së. Në këtë mënyrë, Lulzim Basha edhe kur Berisha nuk ndërhynte, krijonte perceptimin se ishte ai që nuk e linte rehat, se ai i ndërhynte dhe se ai e impononte në marrjen e vendimeve. Përgjatë kohës që Basha ishte kryetar i PD, të gjithë mendonin se Sali Berisha ishte në fakt kryetar real i PD-së. Justifikimet se nuk e linte Berisha për të punuar mirë, janë të kota dhe askush nuk e hamendëson dot sot si do kishte qenë karriera e Bashës pa ndihmën e Berishës.

3. Lulzim Basha mbetet një humbës serial. Gjatë kohës që ai ishte kryetar, PD humbi të gjitha betejat e saj politike. Humbi zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015, humbi zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017 dhe zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Në masën e njerëzve i krijua përceptimi se me Lulzim Bashën kryetar, PD nuk vjen kurrë në pushtet.

4. Lulzim Basha tradhëtoi protestën më të madhe dhe më me ndikim të opozitës të viteve të fundit, atë të çadrës në muajtë e parë të vitit 2017 dhe në fund bëri një koalicion të turpshëm qeverisës me PS në zgjedhet e 25 qershorit të vitit 2017. As sot pas gjashtë vitesh, nuk e di kush se çfarë bisedoi për 4 orë me Edi Ramën në takimin e famshëm mes tyre tetë a tetë, duke u gdhirë 18 maji i vitit 2017. Kjo mbetet një nga enigmat më të mëdha të karrierës së tij.

5. Lulzim Basha mori vendimin më absurd dhe kontravers në historinë politike të këtyre 33 vIteve duke hequr dorë nga mandatet e deputetëve më 17 shkurt 2019 dhe duke sjellë që PD të dilte jashtë sistemit politik dhe krijoi një precedent të rrezikshëm dhe antidemokratik.

6. Lulzim Basha mori vendimin e dytë absurd dhe kontravers në historinë e politikës shqiptare duke mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Jo vetëm dëmi i daljes nga sistemi për herë të dytë, por kjo tërheqje krijoi një bazë që Edi Rama dhe Partia Socialiste ta zgjeronte pushtetin duke lënë hapësirë të konsiderueshme që do sillte pasoja për PD-në në çdo garë elektorale të mëpasshme.

7. Lulzim Basha nuk e drejtoi kurrë PD-në me parime demokratike. Gjatë kohës që ai e drejtoi këtë parti nuk u shqua kurrë për demokraci të brendshme dhe funksionale. PD mbeti një parti e kryetarit për kryetarin dhe vota nuk ishte institucion.

8. Lulzim Basha nuk krijoi marrëdhënie normale me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me ata amerikanë. Nëse sot ai e cilëson këtë raport si pikën e tij më të fortë, kjo nuk ka ardhur për shkak të aftësisë së tij por prej vendimit të Departamentit të Shtetit për shpalljen non grata të Berishës. Basha ka hyrë në histori si kryetari i PD-së që posaçërisht për vendimet e tij të gabuara dhe protestat e dhunshme kanë ardhur në Tiranë për ta takuar dhe këshilluar zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit. Kulmi i qendrimeve të SHBA ka qenë ai i zëvendëshefit të misionit amerikan në Tiranë Daniel Koski në 2019, i cili iu drejtua Bashës me fjalët: “Çdo akt dhune nga dita e sotme deri në 1 korrik, do ta detyrojë Departamentin Amerikan të Shtetit t’ju klasifikojë si organizatë të dhunshme”. Ndërkohë nuk kanë qenë të pakta rastet kur këta zyrtarë janë shprehur për mungesën e qendrueshmërisë së tij në ato që thotë dhe ato që bën duke krijuar konkluzionin se ai është një politikan i pabesueshëm për ta. Loja sot si proamerikan i madh është pothuajse e pabesueshme vetëm kur kujtojmë deklarat e diplomatëve amerikanë kundër tij kur ai hoqi dorë nga mandatet e deputetëve dhe nuk mori pjesë në zgejdhjet lokale.

9. Lulzim Basha krijoi në PD frymën familjare dhe klienteliste. Në historinë politike të Shqipërisë në këto 33 vjet kurrë nuk ka patur një rast si i Lulzim Bashës që partia e drejtuar prej tij ka patur si qendër graviteti familjen e tij. Çdo vendim, udhëzim, dhe organizim kalonte më parë në laboratorët e diskutimit të kunatit të tij, një rast i paprecedentë dhe që krijoi një pakënaqësi të madhe në këtë parti.

10. Lulzim Basha grumbulloi rreth vetes një numër të konsiderushëm personash të paaftë, sipërfaqësorë, të pavotuar dhe të pabesueshëm. Stafet e tij të menaxhimit dhe drejtimit të partisë nuk arritën kurrë të krijonin besimin se bënin një punë profesionale dhe me rendiment. Servilizmi, arroganca dhe vetësiguria ishin cilësitë kryesore të disa personave pranë Lulzim Bashës duke sjellë distanca të mëdha me njerëzit. Një prej tyre ishte raporti me median. Në shumicën e raporteve të Lulzim Bashës me median ai kishte marrëdhënie klienteliste, preferenciale dhe ndarëse. Aq e theksuar ishte kjo se ai ka shënuar emrin në histori si i pari dhe i vetmi politikan në Shqipëri deri tani që ka dhënë një intervistë me dubla falë “dashamirësisë” dhe pasionit ndaj tij të autorit të kësaj interviste.

37 Komente

  1. K
    Keti

    Sa katunar qe je mo Roland

    1. A
      Asdfg

      He mi Keti, edhe fshatarsine e Rolandit e paske kap te ky artikull. Ndonje gje per thelbin ke, apo je nga ata me IQ poshte nivelit 0, qe besojne se Lulja e Bashes eshte shpetimi?!

      1. I
        I Madhi Morricone

        Ore po detin kush ja dha grekqireve?

      2. E
        Erjoni

        Pika nr 9 eshte sinteza e shkrimit. Luli, ky dibran me ADN kurveleshsi, erdhi ne krye te PD-se vetem me nje qellim: Si te beje sa me shume plaçke.

        1. V
          Vranakonti

          Bravo Roland. Ke bere nje shkrim brilant. Te lumt mendja. Je gazetar i mire.

          1. R
            Roorofte Lexhenda dhe Zagaret dhe Luli bashke me t

            Keti ! Rekomandoj Lulkes Nr. Bojes se Flokeve !!!!!!!!!!!!!!!!!!

          2. H
            Hamdi Jupe

            Jo kaq ashper Landi, jo kaq ashper.

            1. L
              Ladi

              E ke goditur pa meshire, por i ke thene te verteta te pamohueshme, dhe per kete meriton nje duartrokitje - por nuk kuptoj se perse ju gazetaret "zemer luane", nuk ja numeroni ne sy Sali tradhetarit, te gjitha "bemat" e tij anti shqiptare e anti kombetare..??!!

              1. L
                LABI

                RIKTHIMI I LULIT FAT I RAMES

                1. k
                  kritiku

                  Roland je ne borderot e Bashkise

                  1. Q
                    Qwert

                    Cfare ka thene qe nuk qendron?! Te gjitha jane te verteta dhe te faktuara. Si nuk u gjend nje njeri me dinjitet ne ate parti 30 vjet.

                    1. Q
                      Qwert

                      Cfare ka thene qe nuk qendron?! Te gjitha jane te verteta dhe te faktuara. Si nuk u gjend nje njeri me dinjitet ne ate parti 30 vjet.

                    2. B
                      Bilushi

                      Ja fut komplet pordhës Qafoku! Luli është një qull,një qylaxhi,një molë që tentoi të krijonte Lobin e tij në PD,një butak përpara ndërkombëtarëve ,një gafaxhi serial... Po Luli është lule që nuk çeli,ishte buratin i Saliut në PD,nuk humbi ai,çdo njeri në PD se zot sot e mot në atë parti ishte e është Saliu . Duhet të jesh idiot të mendosh se ka ngjarë ndonjë gjë në PD me vullnetin e Lulit! Po ti Qafoku nuk e vë gishtin në plagë : Mbaroi emri dhe historia e PD! Nuk ka më asnjë shans që pushtetin t'a marrë ndonjë PD në historinë tonë,dhe kjo për faj të Sali Berishës.Pikë Asnjë Lul nuk përdoret dot për alibi . Nëse lind një levizje e re nga brenda PS ,atëhere po ... Çdo gjë në politikën e Opozitës u njollos me vulën e mutit Sali. Nëse kërkon t'i bësh favor Ramës,me idenë e një PD me Saliun deri në vdekje( që do të thotë PS në pushtet derisa të lodhet) e ke kot,nuk t'a ka nevojën më...

                      1. V
                        Vlora

                        Shumë i sakt Roland.

                        1. T
                          Tr.

                          Eshte nder per shqiperine qe ne krye te opozites te jete nje qytetar çun tirone si Lul Basha i kulturuar, i sjellshem, i qeshur, njeri i toneve te ulta, nje njeri qe di te ulet ne tryeze dhe te bisedoje me kundershtarin per te miren e vendit por keta Rolandrat duan te kene Saliun ne krye te opozites qe tja u bej fytyren me te zeze se kepuca se vetem keshtu sulltani Edvin e ka pushtetin te siguruar edhe 20 vitet e arrdhshme.

                          1. D
                            Dakord

                            Hahahahahahahaha nëse ke bërë shaka ja ke arritur qëllimit, por nëse e ke seriozisht atëhere ke probleme serioze në logjikë. Njoh unë një kamarier me shkollë, çun tirone i kulturuar, nuk e ngre zërin kurrë, flet me qetësi me militantët e majtë. Nëse kaq mjafton po i them të kandidojë për kryetar PD. O zot sa kam qesh hahahahaha

                            1. T
                              Tr, ta vë

                              Pika nr 9 eshte sinteza e shkrimit. Luli, ky dibran me ADN kurveleshsi, erdhi ne krye te PD-se vetem me nje qellim: Si te beje sa me shume plaçke.

                            2. "
                              "BOHOTINA"

                              Landi ne kete shkrim nuk eshte treguar as katundar e as i ashper. Atij i ka folur zemra dhe jo buzet duke u hapur e mbyllur mekanikisht e ftohtesisht. Te 10 pikat e tij jane nje analize e vertete. "Burri i shtetit- thote Bonoparti-duhet ta kete zemren ne koke". Tani me thoni: e ka ne koke zemren Luli? Per mua jo. Ai mendon e vepron me mendjen e te tjereve. Ai edhe ne votimet brenda partise i vidhte. Dreqi e mori, burri qe kerkon te behet i pari per te udhehequr, duhet te kete disa karakteristika te vecanta si: Zgjuarsine natyrale, arsimimin e plote e te vertete, dashurine per njerezit, per vendin, kombin, vendosmerine, largpamesine, drejtesine, meritokracine ne zgjedhjen e njerezve, vendimarrjen ne kohe e te sakte, drejtimin ne cdo kohe dhe te shpejte ne cdo situate, organizimin e puneve, individualitetin etj... I ka keto Luli. Nuk besoj. Ja keto sqaron edhe Rolandi me lart. Me kujtohet kur, para shpalljes Nongrata te SB, amerikanet i mbeten ne zyre. U thoshte po dhe ua dridhte. Vetem nje ultimatum qe une nuk e di e beri te marre vendimin e imponuar per perjashtimin e SB. Kam pershtypjen se eshte shume dembel. Strukturat e PD u prishen ne cdo rreth e qark kur ky ishte i pari i PD. Ziheshin drejtuesit dhe delegatet qe dergonte nga qendra nuk ishin ne gjendje e te besuarit per te bere mire ne takimet ne baze. Vet levizte shume pak ose aspak... Mua me dhimbset PD, se eshte nje pasuri kombetare, qe Luli ka pjesen e Luanit bashke me Nongraten, qe e shkaterruan dhe e bene sic e dime. Jo. Per mua nuk eshte i duhuri. Perkundrazi. Nuk ka tjeter PD brenda e jashte vendit? Mendojeni mire. U provua si kryebashkiak dhe deshtoi. Vetem ne kete detyre nuk e ndihmoi dot SB se duhet ta plotesonte te 4 vjetet. Po kur ne 2005 e futi ne qeveri, te gjithe e mbajme mend se mentori i tij SB e levizi cdo 2 vjet per ta ruajtur, se kudo qe e vendosi ai beri namin. Ne grabitjen e Rruges Kombit si minister transporti, ne shitjen e detit ne ministrine e jashtme dhe vrasjen e 4 veteve me 21 janar si minister i bredshem...

                              1. G
                                Gurabardhi

                                Lulzim Basha nuk duhet kthyer ndoshte për 100 aryse por, kryesorja është: Ai është infantil. Kaq mjafton.

                                1. B
                                  Bardha

                                  Kete meriton Borati i qelbur

                                  1. I
                                    Ish votuesi demokrat.

                                    Komenti im gjithashtu eshte,duke e pare kete tipin edhe ne panele, qe nuk e ka mprehtesine e gazetarit analist. BaSha ka ka shume ta meta po ne staying qe ka mbetur tashti ne PD eshte me i miri,vite drite po ta krahasosh me autorin e shkrimit. Jam I mendimit qe kthimi I tij ne PD eshte i nevojshem per momentin dhe me vone ndoshta populli demokrat I cveshur nga berishizmi do te dije te votoje nje exelent ku me duket Kadilli nje figure ose ndonje te ri qe I ka shpetuar radarit tim.

                                    1. K
                                      Keti

                                      Ktij Landit ja shkruan Fuga kto, se vet dy llafe sdi ti lidhi

                                    2. E
                                      Emiljano

                                      Ketij qafsallami nuk i pelqen basha se eshte si qofte thot,nuk eshte i forte qe te udheheqi opoziten,dhe se ky shkaterroj pd kur perzuri saliun nga partia.Ja faturon lulit te gjitha gabimet e pd,pra saliu qe rrinte mbrapa perdeve nuk ka pas dore per asgje.Ky qafsallami preferon saliun ne krye me mire se ai te vriste ne mes te sheshit,hidhte ne ere malin,ai po sepse ai qe te rref ai te do sipas ketij mbeturine te gazekarise shqiptare.Kur vjen puna ke saliu te gjithe rrine si mut para tij

                                      1. S
                                        Shkodra

                                        Eshte analiza me serioze qe i eshte bere ndonje here figures se Lulzim Bashes, e ketij njeriu te paafte e enigmatik. Duhet pergezuar Z. Qafoku per seriozitetin e puneve qe ben por ne veçanti per zberthimit para shqiptareve ne menyre te drejtperdrejte te rrezikshmerise qe paraqet perseri ky njeri po ti afrohet politikes. Jam distancuar perfundimisht nga Foltorja, por distancohem edhe nga PD zyrtare po qe se Lulzim Basha mund te pretendoje te marre kete pjese te ndershme te PD.

                                        1. F
                                          Fatmir Lohja

                                          Titulli i shkrimit eshte gabim.Nje titul shkrimi real do te ishte;” Lulbrava per ku je nisur!?”

                                          1. N
                                            Nemesis

                                            Zoti gazetar keni argumentuar ne menyre te persosur mendimin tuaj duke shprehur dhe ate qe mendojne shumica e demokrateve shqiptare per lulen ne fjale. Te tjeret qe shkruajne ndryshe nga ju, jane te paguar per te thene gjepura ose nje pjese e vogel jane ne hava e fluturojne me barishte nga mbrapa per te cituar liderin e madh.

                                            1. F
                                              FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                                              sKiptaret pa shtet/E pa pereni/Qafoku pellet/Per Lul bythe QI !..Qafoku ne vend te kokes/ ka veç nje SUMË /Ish Shqipnia bordello/Me 'vrima' dhe DUMË...Qafoku FEV ZI /Pa tru ne kaptine/ nje bythe lepires,/Per EDvin Saline.....Pse nuk e vret vehten/ o Qafok i mjere/Me mire i vdekur /Se 'gjalle' i DHJERE....

                                              1. U
                                                Une kush tjeter

                                                Rrote kari

                                              2. L
                                                Lira

                                                Komunisti i vogel qafoku i mirepaguar nga xeni di vetem te thote per Lulin por per salen sja mban ai bucaleci.......pse sepse paraja eshte bere zoti i tij

                                                1. N
                                                  Noci

                                                  Qafoku çdo analize qe ben e ka me 10 pika ,si nuk e beri nje here 9 ose 11 .Nuk mund te fajesosh per çdo gja qe ka ndodhur ne PD Lulin i cili ka qene i detyruar te veproje si thote pronari i partisë ose te kape doreheqjen.Te gjitha qe ka bere publikisht kane qene kerkesa te Berishes.Ne zgjedhet e vitit 2017 dhe 2021 thuhet se ka zona te tjera qe me urdher te Berishes kane votuar per LSI duke demtuar PD.Berisha nuk e bashkon me partine se do vazhdojnë t'i ikin .Asnje nga njerëzit aktual ne PD nuk ka me forcen se Luli

                                                  1. x
                                                    xhemal

                                                    Qafoku eshte nje tifoz i saliut ..mundohet te fshihet me ane te lulit..del zbuluar. Luli eshte nje klon i salizmit..te vije apo te struket nuk nderron gje..salizmi me salinjt u shkerrmoq asnje mundesi ngjitje copash

                                                    1. D
                                                      Dhëmbeli

                                                      O Qafok ! Këtë shkrim e ke qëlluar . Gdhënja si epitaf në gurin e varrit… “politik” Ta mbështes plotësisht.

                                                      1. E
                                                        Evisa

                                                        Berisha vdiq si politikan. Atij i intereson që Basha si i vetmi i besuar që i ka mbetur në PD të rivijë në krye të saj. Pa u zgjatur, nëse Basha nxiton për t'u vendosur në krye të PD, këtë e bënë me të vetmin qëllim që PD të mos bjerë në duart e Alibeaj ose Bejkos. Autori ka të drejtë në të gjitha sa thotë, ndaj nëse Basha zgjedh kohën e duhur për t'u rikthyer, duhet t'a dijë mirë se sot nuk është koha. Pra, ti japi kohë vehtes, për një kthim të natyrshëm dhe jo të diskutueshëm si në këtë rast. Sot do konsiderohej me të drejtë si vazhdues besnik i lojës politike berishiane.

                                                        1. veshleshi

                                                          Sikur e kam degjuar kete kenge nga nje tjeter skraparlli!

                                                          1. D
                                                            DikManJaku

                                                            Lando na ke ca trapin me kto 1. 2. 3. Si sbone i her i shkrim pa pika nga fillimi ne fund

                                                            1. m
                                                              mirel

                                                              Lulushka, Guimpleni i koheve moderne...

                                                              1. X
                                                                XXXL

                                                                Qafok vazhdon me qafe te thyer.

                                                                Lini një Përgjigje