Kush po e pengon reformimin e PD-së?

28 Maj 2023, 22:50Blog Ergys Mërtiri

Kush po e pengon reformimin e PD-së?

Në vend që të fillojnë urgjentisht hapjen e garës për të zgjedhur liderin e ri dhe për ti hapur rrugë reformimit dhe ringritjes së PD-së, disa deputetë, po kërkojnë shtyrjen e procesit. Ata pohojnë se PD-së i duhet kohë të reflektojë për të bërë zgjedhjet e duhura.

Interesante është se në këtë krah janë rreshtuar pikërisht ata deputetë që, prej kohësh tashmë, kacavirren me një dorë në PD dhe një dorë në BF, duke pritur të shohin nga do anojë kandari, për tu hedhur në varkën që shpëton pa u mbytur. Por në fakt, kështu ata vetëm po i mbysin të dyja.

Ishin ata që në zgjedhjet e 14 majit penguan PD-në të dalë me kandidatë, nuk dolën të bëjnë fushatë për partinë e tyre në ato pak zona ku arritën të kenë kandidatë, madje, një pjesë prej tyre, dolën hapur në fushatë për kandidatët e BF-së, me justifikimin se duhen bashkuar forcat kundër Ramës. Në fakt, ata u sakatuan “të bashkuar” përballë Ramës, pikërisht sepse, siç e kam thënë gjithmonë, Rama nuk mundet me unitet kalbësirash, por me moral, kredibilitet dhe vizion politik.

Sot, ata vonojnë procesin e hapjes së partisë duke rikërkuar bashkimin shterp midis dy grupeve politike të ndara tashmë për vdekje, ndërsa nuk vërejnë se 250 mijë votues të djathtë u kanë kthyer shpinën duke mos dalë të votojnë. Në vend që të punojnë për të prodhuar një ofertë për këta votues, ata artikulojnë qendrime politike që e mbajnë opozitën në statusquo-në e batakut ku ka rënë e ku e zhytën ata vetë dhe Saliu në anën tjetër.

Të pengosh dhe vonosh hapjen e procesit të garës për kryetar dhe të reformimit të partisë është një krim ndaj opozitës. Nuk iu mjaftoi një vit e kusur në pasivitet të plotë, pa organizim, pa aktivitet, pa lidership, pa asnjë përpjepkje për ta mbajtur gjallë atë parti, por, edhe tani kur është momenti deciziv për ta risjellë atë në jetë, ata prapë kërkojnë kohë!

Deri tani, duke kërkuar kohë, ata vetëm kanë humbur kohë dhe, për pasojë, ai që e ka fituar këtë kohë ka qenë vetëm Berisha, i cili ka arritur t’ua marrë strukturat pak e nga pak, t’i sulmojë egërsisht me akuza e shpifje nga më banalet, ti paralizojë e neutralizojë politikisht duke i shndërruar në një grupim të traumatizuar e pa peshë politike.

E megjithatë, edhe kështu e sakatuar, pa organizim, pa lidership definitiv, pa para, pa media, pa fushatë, pa ofertë politike e madje pa dalë fare nga shtëpia, të sulmuar, linçuar, tallur e përqeshur, nga media oligarkike dhe e gjithë armata e portaleve, analistëve, memexhinjve të rekrutuar kundër tyre, sigla e PD-së zyrtare arriti të marrë 100 mijë vota, përballë 246 mijë votave të Berishës dhe Metës bashkë. Pra diferenca me Berishën, duket fare e vogël duke llogaritur që LSI-ja mori 100 mijë vota në zgjedhjet paraardhëse në momentin e saj më të dobët historikisht.

Këto 100 mijë vota, si dhe mbi 250 mijë të tjerat që munguan në votime (pa llogaritur këtu elektoratin gri), janë qartazi antiberishiste dhe çdo përpjekje për t’ua kthyer atyre shpinën, në këmbim të përfitimeve dylekëshe në lojën e vogël me dy porta me foltoren, është thjesht maskarallëk politik. Opozita sot ka shansin të ringrihet duke hapur garën për një të ardhme të re politike, të distancuar nga Berisha dhe berishizmi, i cili është i destinuar të shuhet. Kjo është e vetmja mundësi për të pasur një ofertë politike serioze dhe e vetmja mënyrë për të pasur një identitet politik për këtë grupim. Në të kundërt, opozita rrezikon të shkatërrohet e thërmohet duke i dhënë pushtet të përjetshëm një qeverie kaq të korruptuar sa kjo. Ky është treni i fundit humbja e të cilit do të shkatërronte përfundimisht ringritjen e saj.

6 Komente

  1. D
    Dardan

    Pa u arrestuar kryekrimineli dhe kryehajduti , biri dhe dhenderri i Serbise, poliagjenti Sali Sheqere Vukmanovich Karraxhich as mos e mendoni reformimin e PD-se, nje aprti e lindur nga agjentura serbe ne Shqiperi.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Ha ha ha . Lajthitja Marrshon !

      Por cfar do i reformohet nji Haleje o ju dhjefshin qent e tirones ne kaptin ! Haleja po hale ngelet sido ta rinovoni o tru me mut ,mesjetaresh . PD s'ka qen kurr nji Parti Poliitike e s'ka per te qen kurre ,sepse qysh ne krijimn e saj ,ka qen nji Stan Kriminelesh e Sharlatanesh ,pjesa me injorante me e ndyre, me antishqitare ,me ordinere , pra Jashteshqitja e Shqiperise qe Dikushi Miku JOn na e imponoj ta pranojme ne Demokraci si Parti Politike , per t'u zbavitur me Shqiptaret si kan bere kto 33-vjet marrezi ,ku vec Krimve e,Tradhetise KOmbetare e Shteterore vjedhjes e shkaterrimit te Shqtetit ,s'kan ditur te bejne gje tjeter . /////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////Tani ,kush i ka trut ne vend kupton se per cfar behet fjale ktu ,por vetem per Parti dekaetike JO ! Sigurshte qe per te pellitur medieve s'ju ndalon kush . Kriminelet ,Sharlatanet ,AntiShqiptaret kane perparesi ne Mediet Shqiptare .

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

        I nderuar, Desha të shkruaja, por kur lexova shkrimin tënd, nuk kishte me nevojë per koment. Nuk kishe lene gje per te thënë më. Berisha e vrau PD-ne qe ne vitin 1991, dhe deri tani e ka mbajtur kufomën poshtë krevatit, të fshehur nga idiotët qe i vinin pas. Respekte.

        Përgjigjjuni
      2. N
        Nemesis

        Ore ju bashistet ne matematike jeni zero fare te gjithe. Po a jeni te sigurt qe meta ka 100000 vota kur ne rang kombetar ka nje pelqyeshmeri prej 1% ne te gjitha sondazhet e mundshme? po a jeni te sigurt qe ne ata 100000 nuk ka demokrate te vertete qe jane me PD dhe jo pro apo kunder kundrejt cilitdo kryetari? a nuk ka ne ata 100000 njerez, te moshuar moshatare te SB qe jane ngateruar? SB ka shumicen dhe kjo u vertetua ne 2022 dhe tani. Ndaj xhano mos i beni petullat me uje e mbi te gjitha mos i fryni ndarjes se metejshme sepse duhet te keni te qarte dicka: nese SB sot krijon partine e tij, PD eshte e vdekur e pakallur sic eshte lul basha dhe sic jane deputetet qe e paguan per t'u bere te tille. Ndaj kujdes....

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lex

          qr e paska blere ergys mertiri gazeten tema. dy here i njejti shkrim per pak ore

          Përgjigjjuni
          1. A
            Alfred

            Problemin e PD-se nuk e zgjidhin dy grupet e "deputeteve" te ndare per vdekje! E zgjidhin demokratet! Deputetet ne shumice jane mekataret e kesaj gjendjeje! Sepse nje pjese e tyre thjesht kane ardhur me pazar me kryetarin. Nje pjese e kane deshmuar se jane te paafte dhe pa integritet. Pastrimi I kesaj trupe ben goxha pune, eshte nje pikenisje e mire!....Do na vije keq per Albanen,per Paloken, apo per Mulin po u larguan?!...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje