Nga Blendi Kajsiu
Idea se opozita humbi sepse pushteti socialist zhvilloi një tjetër masakër elektorale është justifikim por jo shpjegim i humbjes së saj. Është një justifikim i keq sepse bazohet tek llogjika hegeliane sipas së cilës “nëse faktet nuk bien dakod me mua, aq më keq për faktet”.
Në rastin konkret, faktet e hedhin poshtë të gjithë fabulën e maskarës elektorale thjesht me evidencën e bojkotit: opozita humbi sepse elektorati i saj e bojkoti. Rreth 730 mijë votues nuk dolën të votojnë në zgjedhjet e fundit lokale (shiko analizën e Zaloshnjes). Sikur opozita të kish mobilizuar më pak se gjysmën e tyre, pra rreth 300 mijë, ajo do e kish shpërthyer “regjimin Rama”. Ky fakt i thjeshtë pranohet edhe nga vetë Berisha që bëri thirrje për votimin e detyruar.
Nëse pranojmë këtë fakt, atëherë bien të gjitha pretendimet e “masakrës elektorale”, që nga vjedhja e votës, vjedhja e logos së PD-së, heqja e Berishës nga fleta e votimit, përdorimi i administratës apo manipulimi dhe kontrolli i KQZ-së apo KAS-it. Asnjë nga këta faktorë, edhe sikur të gjithë të ishin të vërtetë, nuk është aq përcaktues i rezultatit elektoral sa bojkoti.
Të kuptohemi, nuk po them se Partia Socialiste nuk abuzon me makinerinë e saj elektorale. Ka përdorim të administratës publike, presione, përdorim të fondove publike, përdorim të patronazhistëve si dhe klientelizëm të pastër. Ama e gjithë “masakra elektorale” socialiste përqëndrohet tek nxjerrja me hir e me pahir e elektoratit të saj gjithnjë e më të pakënaqur. Ndaj ajo shpjegon se përse socialistët marrin të njëjtat vota, por nuk shpjegon se përse vota e opozitës bie, çka është thelbi i katastrofës elektorale opozitare sot.
I vetmi argument që mbetet është se Rama pagoi rreth 200 – 300 mijë votues opozitarë që të mos dilnin në votime. E thënë ndryshe Rama nuk bleu vetëm elektoratin socialist por edhe atë demokrat! Le të lëmë mënjanë për momentin dimensionin ofendues të këtij argumenti që akuzon votuesit opozitar në Tiranë, Durrës, Elbasan apo Shkodër se nuk dolën në votime sepse janë shitur, dmth janë korruptuar politikisht. Aq më tepër kur del nga goja e dyshes Berisha-Meta që e kanë pagëzuar korrupsionin politik në Shqipëri.
Problemi llogjik me argumentin e mësipërm është se Edi Rama dhe partia Socialiste nuk kishin aspak nevojë ta paguanin votuesin e djathtë që të mos dilte në votime. Këtë punë e bëri me efikasitet vetë opozita politike, qoftë PD-ja zyrtare që ende nuk di se çfarë përfaqëson, qoftë dyshja Berisha-Meta që refuzohet nga shumica dërrmuese e elektoratit gri.
PD-ja zyrtare si pasojë e mediokritetit dhe meskinitetit politik të një pjese të lidershipit të saj nuk arriti të nxirrte kandidat në shumicën e bashkive. Ndërkohë që fushata dinjitoze e Roland Bejkos në Tiranë u sabotua jo vetëm nga pushteti dhe berishizmi por edhe nga vetë kryesia e partisë së tij. Një parti që nuk nxjerr në zgjedhje as antarët e kryesisë nuk mund të mobilizojë elektoratin.
Nga ana tjetër, dyshja Berisha – Meta ka një pëlqyeshmëri neto (ata që i pëlqejnë minus ata që nuk i pëlqejnë) thellësisht negative që në mungesë të alternativave politike përkthehet në bojkot elektoral. Sipas të gjitha sondazheve serioze Berisha ka një pëlqyeshmëri negative që vërtitet midis -40% dhe -50%, ndërsa Meta e ka pëlqyeshëmrinë negative gati -80%.
Ky fakt i kombinuar me nivelin e lartë të njohjes që këta dy politikanë kanë në elektorat (name recognition në anglisht) do të thotë se elektorati shqiptar e ka ndarë mendjen për ta. Pra pëlqyeshmëria negative në këtë rast është një opinion i konsoliduar dhe jo produkt i mos-njohjes apo i njohjes së pakët të politikanëve (siç është rasti i Alibeaj, Roland Bejkos apo Arlind Qorrit).
E thënë thjesht, elektorati shqiptar e njeh mirë si Berishën edhe Metën dhe në shumicën dërrmuese ka një opinion negativ të konsoliduar për ta që vështirë se ndryshon. Në rastin e Berishës pëlqyeshmëria e tij neto negative është evidentuar që në fushatën elektorale të vitit 2005 në sondazhet brendëshme të PD-së që zhvilloheshin nga kompania amerikane BG&R (në atë kohë kam qenë pranë ekipit elektoral të PD-së).
Pikërisht për këtë arësye strategjia elektorale e PD-së në vitin 2005 ishte ta mbështillte Berishën me KOP-in. Në mungesë të KOP-it, Bashës, apo ndonjë tjetër ambalazhi politik që e zbut imazhin e tyre negativ në elektorat, Berisha dhe Meta dekurajojnë shumicën e elektoratit opozitar dhe atij gri.
Në këtë pikë berishistët do më akuzojnë se sondazhet që po citoj janë blerë nga Edi Rama, bashkë me autorin e këtyre rradhëve. Se teoritë që po përdor mbi pëlqyeshmërinë neto në kuadrin e njohjes së konsoliduar elektorale (name recognition) janë broçkulla ramiste që i shërbejnë “regjimit”.
E megjithatë ka një fakt të pamohueshëm të refuzimit elektoral të koalicionit Berisha/Meta: atë nuk e votojnë as mbrojtësit e tij publik më të zjarrtë. Nuk flas për gazetarët apo intelektualët e punësuar nga familjet Berisha dhe Meta, sepse ata janë blerë për të thënë që vota është shitur.
E kam fjalën për gazetarë serioz si kolegu Andi Bushati apo intelektuali Fatos Lubonja, integritetin e të cilëve askush nuk e vë në dyshim, madje as kundërshtarët e tyre më të thekur. Të dy kanë deklaruar publikisht dhe në mënyrë transparente se nuk do të votojnë për koalicionin Berisha-Meta por për Lëvizjen Bashkë dhe kandidatin e saj Arlind Qorri.
Nëse edhe mbrojtësit më të mëdhenj të “opozitës së vërtetë” Berisha/Meta nuk i votojnë ata sepse nuk i lënë skrupujt moral dhe politik, atëherë përse është çudi kur elektorati opozitar ndjek shembullin e tyre? A ka sens ta quajmë këtë elektorat të korruptuar, të shitur, apo të blerë, sepse refuzon të votojë Ilir Metën? A është çudi që humb një opozitë e cila jo vetëm e injoron por edhe e denoncon elektoratin e saj si të korruptuar?
Urime per kete analize te sakte dhe te shpjeguar thjesht.
Eh po shkruan ça shkruan ama ja rriti 10% pëlqyeshmërinë saliut. Nuk e ka 40 as 50 por plot 60-70 përqind papëlqyeshmërinë baraz urrejtje.
Blendi e qelbe shkrimin me Bushatin dhe Lubonjen............
" gazetarë serioz si kolegu Andi Bushati apo intelektuali Fatos Lubonja, integritetin e të cilëve askush nuk e vë në dyshim, .." me kete pohim si qoke na detyron te veme ne dyshim seriozitetin e integritetin tend. Sa per dijeni te dy keta miqte e tu jane sa paranojake aq dhe qesharake(lexo komentet qe ben populli per ta, po gjete qofte dhe nja tre -kater pozitive na bej me dije)
Kajsiu po shkon drejt pjeshkes.
Arsyeja nr 1 dhe kryesore e humbjes eshte Berisha -Meta dhe vetem idiotet nuk e kuptojne. Fat per Ramen !
Ate te dy gazetareve bushati dhe lubonja që nuk paguhen ja ke futur kot , po kot fare .. kanë mëse 10-vjet non stop , çdo ditë të vetme që vetëm shajnë , mallkojnë edi ramën dhe kanë qenl , mbështetesit, promovuesit të pd , lsi , stimuluesit të daljes nga sistemi demokratik , me mbështetjen e fuqishme të bojkotit, qe vuri në diskutim ekzistencën e demokracise në shqipëri , po falë këmbënguljes të pashëmbullt të edi ramës dhe aleatëve usa uk ne jemi këtu ku jemi ,, dhe të dy këta të ashtuquajtur gazetare janë dukshëm të paguar në interesa serbe dhe ruse , thjeshte për lekë .. ata qe te dy e kanë të provuar qe kanë shitur babatë e tyre , me dokument .. e çngeli për atdheun ..!!
Analize e sinqerte. Berisha dhe Meta jane karte e djegur ne politike.
Bravo Blendi ,nje analize e sakte dhe e plote ,populli nuk i do saliken
Berisha dhe Metaj kane 10 dite qe çirren e bertasin per vjedhje masive te votes ndaj dhe humben ne menyren me te turpshme . Rezultatet e ketyre zgjedhjeve pak a shume , me diferenca te vogla , ishin nje me sondazhet e vazhdueshme e ne bashkite me te medha te bera nga E . Zaloshnja . Pyeteni Birishen : po Zaloshnja i kishte llogaritur edhe “vjedhjet” ?
Urime per kete gojore qe po i beni pushtetit te hajnave te ripjelljes. Shume i neveritur si gazetar .
Ti para zgjedhjeve cfare nuk shkruajte ,jo qeveria jo Rama jo PS ,je i pa fytyre mor zagari i Non Grates ,te ishe tamam kete shkrim e kishe bere te nesermen e votimeve ,e jos mbas dy javesh ku shume te tjere e kane thene para teje .
NË KUJTESË TË “VOTËS SË LIRË DHE TË NDERSHME” TË 26 MAJIT 1996 Shënime të gazetarit Ajo kohë mos ardhtë më. Për ato zgjedhje për Kuvendin e Shqipërisë, zgjedhjet e 26 majit 1996, duhet të flitet e bërtitet. Kjo, sepse gjuha e futur në ezofag të mbyt… Zgjedhjet e 26 majit i pashë në vorbullën e tyre vrastare më të egër se kurrë. Sali Berisha, ai që i organizoi dhe i frymëzoi, ngujuar në “Foltore”, thërret gojëshqyer për “zgjedhje të lira”. Nuk ka Zot, se po të ketë, bubullon e veton e me rrufe shigjeton… Po përcjell “fletë nga ditari”, shkurt si “tituj shkrimesh” asokohe botuar në faqe gazetash, një dhunë vrastare në Ostren të Bulqizës dhe një zoomasakër në Lunik të Librazhdit. SHËNIME NË DITAR… E premte, 10 maj 1996 Kadri Rapi kandidat për deputet i Partisë Socialiste pengohet për të biseduar me zgjedhësit e fshatit Burim në Maqellarë. Partia Socialiste e rrethit bën denoncim në prokurori. E shtunë, 11 maj 1996 Dy djem të rinj eurosocialistë, Arben Ismaili dhe Mirush Deda burgosen pse po vinin parulla të fushatës së PS në qytet. E diele 12 maj 1996 Arben Ismailin e kanë nxjerrë nga burgu kurse Mirush Dedën ia kanë kaluar policisë ushtarake. E martë 14 maj 1996 “Zëri i popullit” në faqen 10 nën titullin “Human Right Watch raporton” përkthen e boton: “Abdurahim Ashiku, Zëri i popullit”. Një korrespondent i Zërit të popullit në zonën e Dibrës, zoti Ashiku u rrah keq me shkopinj në zyrën e tij më 22 prill 1993 nga tre vetë. Ashiku kishte shkruar një artikull më 16 prill për një anëtar të ekipit të kontrollit të shtetit që sipas raportimeve shtinë pushkë në një urban, duke plagosur një njeri. Që nga ajo kohë ai thotë se është kërcënuar nga Medat Kaca, shef i ekipit të kontrollit në Dibër. E mërkurë 15 maj 1996 Flitet se Arben Ismaili është rrahur nga një “polic” i prefektit, nga stafi kriminal i tij. 6 makina IFA ushtarake u dislokuan në mbrëmje para zyrave të PD në bulevard ngarkuar me ndihma elektorale. Citohet se ata janë pjesë e autokolonës… E shtunë 18 maj 1996 Sa vjen e nervozizmi rritet, nervozizëm i pakufi. Nesër njoftohet se vjen Sali Berisha. Do të ligjërojë mbi “grumbullin e plehrave” të sheshit “Nazmi Rushiti… Arben Imami takim në kinema. Dyndje salijugenësh në sallë. Fjalor i pistë rrugësh Në mesnatë, rreth orës 01.00 dyndje “salijugenësh” nëpër rrugët e qytetit, thirrje histerike për revansh, bori makinash, zhurmë. Peshkopia nën një trusni të paparë ndonjëherë. “Eja mblidhuni këtu…” Bulevardi i “vdekur” nën pushtimin e targave të huaja dhe pa targa. Zhurmë, fishkëllima, bori, pluhur. Policia me pranga gati!!! E diele 19 maj 1996 Ka ardhë Sali Berisha, ka ardhë natën, në mesnatë. Pse natën? Miting i Sali Berishës. Fjalim çapraz i tij përballë salijugenësh të ekzaltuar në kulm. Koncert i Sali Berishës. E prezantojnë këngëtarët. Në Sopanikë (!) paska përuruar ujësjellësin, fillimin e punimeve (!) kur 40-50 për qind e punimeve janë kryer në vitet 1988-1989. Në Maqellarë: “Ata që kanë tokë ta mbjellin grurë e misër. Ata që s’kanë tokë ta mbjellin çfarë të duan. Kur unë isha mjek më vinin nga Maqellara me sëmundjen e misrit (!) Në Bulqizë: Ju prezantoj Azem Zhulalin… Spektakli humoresk “Berisha humor” . E hënë 20 janar 1996 Ekziston frika e manipulimeve por edhe gatishmëria për t’iu kundërvënë atyre. E mërkurë 22 maj 1986 Skalioni me mjetet motorike ushtarake në mbështetje të kandidatit të PD, zëvendësministër i mbrojtjes ndahet në dy familje të fisit Fida. Kandidati Lazimi me shoqëruesit e lartë darkon tek kryetari i PD të fshatit Grevë Ajet Fida. Shoferët dhe shoqëruesit e tjerë ia çuan Eshref Fidës i ardhur nga Italia për mort pas lajmit për zhdukjen më 9 mars të 30 dibranëve të rinj në valët e Otrantos, mes të cilëve ishte edhe djali i tij. Ndërsa udhëheqja e lartë ngrinte dolli për Sali Berishën dhe sukseset e PD, shoferët dhe shoqëruesit pasi u bënë tapë i zoti i shtëpisë (komunist i vitit 1992) i ngre në këmbë dhe i detyron të ngrenë dolli për Enver Hoxhën dhe të këndojnë këngën “Enver Hoxha tungjatjeta”. E enjte 23 maj 1996 Bllokadë totale ndaj materialeve propagandistike të PS. Përpara degës së brendshme pankarta të grisura nga policët. Eurosocialistët të frikësuar nga dhuna. E diele 26 maj 1996 Votova i dyti pas Abas Kacës. Votova për PS, kundër diktaturës berishiane, për demokracinë, për popullin, për të ardhmen e fëmijëve, për gjithçka të mirë e të bukur që hap demokracia e vërtetë, demokracia e njohur e grekëve të lashtë, ëndrra e tyre. Qendra e votimit nr.3 pa çati, e shkatërruar. Terror masiv. Në Bllice votim i hapur. Bajram Krrashi arrestohet. Medat Kodra me trimat ka bllokuar hyrjen e qendrës së votimit nr.3. Një trim i tij më kërcënon (shih foton) e më shan, më ndjek me gurë. Në Brezhdan terror. PD-ja në sulm për vota terrori. Terrorit PS dhe partitë e tjera i përgjigjen me bojkotim zgjedhjesh 4 orë para hapjes së kutive të votimit. Opozita nuk e pranon diktaturën e PD-së. ………………… NJË I “VDEKUR” NË PËRROIN E OSTRENIT E premte, 24 maj 1996 Një grup njerëzish me Azem Hajdarin në krye kanë goditur për vdekje Muharrem Kolën (kryetar i Partisë Socialiste të rrethit të Bulqizës) dhe e kanë hedhur në një përrua në Ostren. E kanë gjetur fshatarët dhe e kanë dërguar në shtëpi nga ora 12.30 e natës. Në orën 2 ka ardhur policia të hyjë në shtëpi. Në orën 7 e kanë marrë me forcë dhe e kanë futur në burg. Ferit Dukën, kryetar i Konfederatës së Minatorëve, e kanë rrahur barbarisht në mes të Bulqizës. Detashmentet kriminale të Partisë Demokratike nuk njohën kufi dhune dhe reprezaljesh. E hodhën si të vdekur Muharrem Kolën. Nuk u mjaftuan me linçimin mesjetar. I shkuan në shtëpi në mesnatë duke tronditur familjen dhe fqinjët. E morën zvarrë si të mos ishte njeri. I vunë prangat në duart e gjakosura. E hodhën në çimenton e ftohtë të burgut pa i dhënë as ndihmën elementare mjekësore. Si i përgjigjet kërkesës time në adresën e tij Izet Haxhia, dëshmitari i drejtpërdrejtë i asaj kohe, tashmë në kampin e të vërtetave si e shikon ai atë kohe? Unë: Ju me siguri atëherë do ta keni dëgjuar rastin e masakrimit të kryetarit të PS të Bulqizës, gjetjen pa ndjenja nga fshatarët e Ostrenit në përrua, arrestimit dhe burgosjes në Bulqizë. Ka qenë rasti më makabër i atyre zgjedhjeve. Izeti: Po kam dëgjuar. Vepër e Azemit dhe atyre të SHIK-ut. Partia Demokratike i dha Azemit zonën më të vështirë ngaqë donte që të humbiste dhe Azemi përdori gjitha mënyrat mafioze për të fituar që nga rrahjet e kamionët me grurë. NJË MUSHKË “FLUTURON” MBI HUMNERËN E LUNIKUT Ai ishte komisionar i Partisë Demokratike në një nga fshatrat e thella të Librazhdit, vendlindja e tij. E donte dhe betohej për partinë e vet, siç e quante. Në mesditën e 26 janarit i lajmëruan që të ngarkojnë kutitë e votimit mbi mushkë dhe të udhëtojnë për në Librazhd. Votimi kishte mbaruar dhe Partia Demokratike në lajmet radiofonike dhe televizive të pasdites kishte shpallur fitoren. U nisën. Në gjysmë të rrugës lajmëruan se nuk ka nevojë ti sillnin kutitë e votimit. Fitorja ishte siguruar një qind për qind. Ndaj kthehuni në shtëpi. “Po me mushkën çfarë të bëjmë?” pyetën. “Hidheni në përrua së bashku me kutitë se e paguaj unë”. Komisionarët e tërhoqën mushkën në cep të rrugës, aty ku humnera ishte më e thellë. I vunë duart ndër vithe dhe një të shtyrë dhe mushka fluturoi thellësive të Lunikut… Atë ditë ai iku për të mos e kthyer kokën kurrë nga “partia e vet”. Për të tash e tutje ajo ishte bërë parti e huaj, parti e krimit në tërë përmasat e veta, mbi njerëz të pafajshëm e mbi qenie të gjalla. Atë ditë ai vendosi të ikte. Kishte mbaruar studimet e larta për kimi. Druhej të futej në klasë e tu fliste nxënësve duke i parë në sy. Kokulur mori rrugën pa kthim të kurbetit. Ka 21 vjet në Greqi. Është martuar, ka një djalë dhe një vajzë, ka marrë nënshtetësi greke. Ndonjëherë kur pimë kafe bashkë ia kujtoj “fluturimin e mushkës në humnerë”. “Mos ma kujto”-më thotë. “Më dhemb. Më vjen turp”… Ngryset dhe për ndonjë minutë, deri sa ndërroj temë, nuk flet. Abdurahim Ashiku Dëshmitar i kohës, emigrant