Mbi pagat e deputeteve!

26 Maj 2023, 12:38Blog TEMA

Mbi pagat e deputeteve!

Nga Azmi Stringa

Diskutimi duhet pare ne pese aspekte, por me i rendesishmi eshte fuqizimi i rolit te deputetit duke i pajisur me kapacitetet e nevojshme per te kryer me dinjitet funksionet e tyre. 1. Ne aspektin financiar impakti eshte i perballueshem, por jo i ulet. 2. Ne aspektin teknik, kjo teme ka ardhur nga rritja e Pages se references qe eshte ajo e Presidentit. 3. Ne aspektin formal, hierarkia e pagave ne nje forme apo tjeter duhet te ruhet, por perqindja kundrejt Pagese se references mund te rishikohej ne ulje. 4. Ne aspektin e konfliktit te interesit dhe pergjegjshmerise, ashtu sic kane propozuar disa zera profesionistesh ne media, per Deputetet hyrja ne fuqi e ndryshimit te pages duhet te behej pas zgjedhjeve te 2025. Sic e ka dhe ShBA. 5. Ne aspektin e kapaciteteve, qe eshte me i rendesishmi. Deputetit i duhet vene fondi ne dispozicion jo per vete por per te sherbyer me mire. Me rritjen e fondit ne dispozicion, shtesa duhet te shkonte per ti mundesuar cdo deputeti te kete nje keshilltar qe e ndihmon ne detyrat e tije. Kjo mund te behej duke e cuar shtesen me detyrim tek punesimi i nje keshilltari apo duke ja lene zgjedhjen e lire. Por duke i bere publike kush deputet ka zgjedhur te rise pagen e tij e kush ka zgjedhur te rise kapacitetet. Edhe listen e keshilltareve.

3 Komente

  1. Çimi

    Edhe po te ken kapacitet financiar per keshilltare ata do marrin njerezit e familjes ose te fisit te tyre.

    1. B
      Buda

      Shqiperia me 2 milion banore nuk ka pse te kete me teper se 100 deputete, te cilet te jene mbi 50% juriste dhe ekonomiste me dunjitet profesional dhe moral dhe jo militante te Partise. Se dyti, rrogat mund te rriten maksimumi me 25% dhe per legjislaturen tjeter, qe te mos kete konflikt interesi. Nuk mund te krahasohen deputetet me trajtimin e Presidentit, Kryeministrit apo te ministrave qe kane pergjegjesi te drejtperdrejte per mbarevajtjen e puneve te nje shteti.

      1. Q
        Qytetar i zakonshem

        Presupozohet se deputetet i zgjedhim qe te diskutojne dhe te vendosin per te miren dhe mirqeninen tone. Me kete çështjen e rrogave ndodhi njelloj si ne ate barcaleten me shkuesin. Me kerkesen e njerit nga bashkefshataret shkoje shkuesi per te kerkuar doren e vajze tek nje familje e madhe ne fshatin fqinj. Mirpo ky tipi ne vend qe ta kerkonte vajzen per djalin e atije qe e dergoje, e kerkoje per djalin e tije dhe e mori miratimin e te ati te vajzes per fejese. Kur u kthye ne fshat po e priste bashkefshatari qe e dergoje . - He, si shkoje ç'tha i ati i vajzes a pranoje . Eee si te them ..u perpoqa shume per ty po mezi e rregullova per vete . E njejta edhe me deputetet tane .

        Lini një Përgjigje

        Blog Tema