Rasti Beleri dhe kori i patriotëve të paguar nga Rama, që janë vërsulur si me sustë kundër shovinizmit grek

24 Maj 2023, 19:05Blog TEMA

Rasti Beleri dhe kori i patriotëve të paguar nga Rama, që

Nga Andi Bushati

Arrestimi i kandidatit të bashkisë të Himarës me akuzën e dyshimtë se po blente vota është një rast tipik që tregon cektësinë dhe malinjitetin e propagandistëve të rilindjes. Boll të marrësh në dorë telekomandën e tv-së dhe të shfaqen gjithandej, gazetarë, analistë, historianë e politikanë që përsërisin një refren të panevojshëm. Ata e përshkruajnë Fredi Belerin si një antishqiptar, shovinist grek, terrorrist të masakrës së Peshkëpisë, njeri që i ka shpëtuar burgut më kot etj.

Pastaj debati zhvendoset në një hulli edhe më të panevojshme, në atë se deri ku shtrihet minoriteti grek në Shqipëri dhe se sa të lashta janë rrënjet arbërore në Himarë.

Kur dikush tenton të pyesë se a e kanë lexuar dosjen në bazë të së cilës iu vunë prangat Belerit, kjo përpjekje bie në vesh të shurdhër.

Enkas, bëhet sikur harrohet, se fituesi i burgosur i zgjedhjeve nuk po gjykohet as për cënim të kushtetutës, as për ndryshim kufijsh, as për përdhosje simbolesh. Përplasja zhvendoset nga ekzistenca ose jo e një krimi elektoral, tek tema etnike apo nacionaliste. Qëllimi është që procesi publik për të akuzuarin mos bëhet në bazë të fakteve, por sipas mendësisë tribale nëse ai është burrë i mirë apo burrë i keq.

Kjo teknologji nuk vihet në punë vëtëm për të justifikuar goditjen e një “nacionalisti të poshtër grek”. Fabula e “burrit të keq” është bërë e zakonshme për të përligjur çdo shkelje të ligjit nga Rama dhe çdo veprim fashistoid të shtetit që ai kontrollon me dorë të hekurt.

Kur kryeministri i çoi ruspat pronarit të News 24, si ndëshkim ndaj vijës editoriale të mediave të tij dhe si shantazh për ta detyruar të shesë televizionin, akuzatorët e sotëm të Belerit përsërisnin të njëjtin refren. Ata anashkalonin pyetjen se përse Rama po shembte një objekt që e kishte lejuar me firmën e tij, por këmbëngulnin tek fakti se pse duhet të ndërtonte buze detit, Irfan Hysenbelliu. Ata nuk merreshin me ligjshmërinë e aktit, por me karakterin e viktimës.

E njëjta demagogji përsëritet si dy pika uji me rastin Becchetti. Fajit të qeverisë, që i kushtoi taksapaguesve shqiptarë dënimin me mbi 110 milionë euro dëmshpërblim, mëtohet ti mbivendoset portreti i një biznesmeni aventurier, që nën fustanet e Simona Venturës dhe Sabrina Ferillit, fshihte talentin e grabitësit ndërkombëtar të enteve publike.

Raste të ngjashme ka me dhjetra. Ato fillojnë që nga damkosja e aktivistëve për mbrojtjen e teatrit, që në vend ti gjykonin për drejtësinë e kauzës u hapën letrat e proceseve të para dhjetë viteve e deri tek i ndjeri Klodian Rasha, që pasi e vranë, i shpikën më kot fabulën se ishte me armë në dorë.

Ky fajësim i viktimës, si alibi për çdo krim, është në fakt metoda që po përdor Edi Rama, për të vjedhur, masakruar nxjerrë jashtë loje, kundërshtarët e tij politikë. Ilustrimi më flagrant i saj u pa në zgjedhjet e fundit. Kështu Berisha e meritonte ti rëmbej në mënyrë arbitrare vula, komisionerët, numëruesit, financimi publik, pasi qe një ‘burrë i keq”, që aleati ynë i madh e kishte shpallur non grata. Votuesit e tij duheshin blerë apo intimiduar, ngaqë ai përfaqësonte të shkuarën. Ai dhe Meta nuk duhej të kishin të drejta të barabarta dhe privilegjin e nje gare të lirë dhe të ndershme, pasi ata nuk ngërthenin standartet e duhura morale.

Mirëpo, teknologjia që Rama përdor kundër rivalëve politikë, ajo për të vendosur biografinë përpara fakteve, perceptimin përpara ligjit, gjykimin e njishit përpara shtetit të së drejtës, po kopjohet në mënyrë bajate nga ushtarët e tij. E njëjta mënyrë se si përligjen krimet në majë të piramidës po vizatohet si mbi fletë kalk edhe për të justifikuar ato që ndodhin në bazë të shoqërisë.

Pra nëse shefi i jep të drejtën vetes për për të goditur nën brez opozitën, për faktin se ajo drejtohet nga Likja apo Sala, vasalët e tij, pa e vrarë mendjen, aplikojnë të njëjtën mendësi për të përligjur bugosjen, shkatërrimin, sekuestrimin apo denigrimin e kujtdo qoftë.
Kjo përtaci intelektuale, ky varfërim idesh dhe argumentash është një sjellje tipike mercenarësh. Ky është shembulli më i mirë që tregon se ata cicërojnë pro asaj për të cilën paguhen dhe jo në funksion të asaj që mendojnë. Kjo është prova e të bërit të një pune angari, tek e cila as merr mundimin të besosh.

Prandaj, sot, kur dëgjojmë korin e patriotëve me mëditje që janë vërsulur si me sustë kundër shovinizmit, helenizimit dhe antishqiptarizmit të Fredi Belerit, nuk duhet të shqetësohemi aspak. Këto nuk nuk janë shenjat se vendi po rëshqet drejt ekstremizmit, ksenofobisë dhe nacionalizmit. Ato janë thjesht një fortunë në gotë. Një zakon i vjetër i ushtarëve të Ramës për të damkosur viktimën, në mënyrë që të justifikohet krimi i urdhëruar prej shefit.

21 Komente

  1. a
    arvanitasi

    Pas Arjan canit, vjen ky mostra komuniste si vemjet e sherbimit te fsheht te shovinistve

    1. V
      Vëzhguesi

      Arian mashkulloriti është pak si koqe se thonë që ka të ëmën minoritare , prandaj ëdhtë bërë filogrek , po ky palaço shkodrano tërbaçioti ça dreqin ka që i shkon pas avazit të monarkofashistëve grekë . Mundet që për ti bërë qejfin non grstës së Viçidolit , po nuk mbrohet ai duke mbështetur një anarkist që mohon identitetin si puna e atij labit Beleri ? Turp për bibilushin Bushati për qëndrimet që mban , njëlloj si Micotaqi dhe Berisha .

      1. K
        Ky nuk është gazetar. Është thjesht idiot pa shtyl

        Vezhguesi, Respekte.

    2. B
      Bushati Saliut nipi Hysniut

      Nuk e lexova çfare ka shkruar nipi Hysniut dhe djali spiunit por veten titullin. Andush mos u lodhe kot nuk ka me blloke e bllokmen nuk ka me ....komunisti i fundit qe ka ngelur eshte doktori gjyshi tend shoku Sali qe po tallen njerzit . Kalo malin eshte nje krahine i thone kosovo koqevari atje eshte nje si ty bolshevik ka nje organizate shko atje te pakten do jesh mire menderisht se ketu ta nxori mendjen Rama te ka bere budalla fare...

      1. K
        K9

        Une mendoj qe ky zoteria qe shkruan dhe flet kudo, vuan nga "koprofagia". Impuls patologjik kompulsiv per te ngrene cdo lloj jashteqitje.

        1. S
          Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

          Plehraaa tourkalvanoi,vari kkkkkkk..... njerez me bisht Corapekuqi mund te tall kart edhe per shume vjet.... gezuar ramazonin

          1. .
            .........

            Po mer palle kkkkk po....hahahahahaha....o kokrra e caracit......

          2. L
            Loni

            Ti je me keq se nje ekstremist shovinist grek. Je nje shqiptar inatci qe je gati te sjellesh edhe otomanet lere grekun vetem per inatet e tua.

            1. A
              Aron

              Doli ky buthqiri i Kapojve i paguar nga ruset. Sjellin greket te na drejtojne per inat te Rames, kaq te inatosur jane keta fundurina per te marre pushtet e per te shakterruar, se per te ndertuar asgje nuk bene sa ishin ne pushtet, vec vodhen dhe i bene gjysma-gjysma edhe ato qe nisen.

              1. p
                pesimisti

                O idiot mos shkruj mo! Nuk te lexon njeri,thjesht na nxit qe te peshtyjme ekranin.

                1. E
                  Erdogan

                  Me gjithe respektin zoti Bushati. Helenizmi eshte pjese e Identitetit dhe Krenarise per ata qe nuk u turqizuan dhe e kane per Nder (Honor) qe e considerojne veten Epirote te Kastriotit term ky i mohuar nga Osmanllinjte e vetequajture Albanians,Alvanosa,Arnaute,Arber. E kane per Nder Kaurret e Derrit si te Persekutuar (persecution) nga Veziret,Pqshallaret,Bejleret qe luftuan per osmanet dhe kunder Heronjve Arvanitas qe dhane cdo gje per Kombin e tyre Greke te Epirit,Ilyrise,Maqedhonise (jo asaj Sllave te njohur nga hajdutet e Parthenonit dhe mijera vepra te popullit Greko-Ilyre),Ionise ku eshte sot Turqia,Greqia e Madhe (Magna Grecia) etj. Si mund te mohoet Vorio Epiri i Historise se Evropit nga Arnaute te degjeneruar dhe vegla te Babes Sultanit Erdogan? Kur per Iroa (hero "shqip") keta bashibozuke Osmane kane nje Epirote? Si mund te mashtrohet ky popull nga shtete Imperialiste duke mbajture ne fuqi Qarqe me synime Antikombetare? Si mund te jesh edhe me Pirron edhe me Fashistet e Romes qe edhe ne Marreveshjen e detyruar te Detit me Greqine shfrytezuan Fuqine e tyre duke u detyruar te pranoje kushtet e tyre? Heronjte Arvanitas nga Himara ishin Ata qe vrane nje fashist si Telini qe donte ta shpinte kufirin e ketij Pashalleku turk deri ne Preveze. Dhe per kete Ducja pushtoi Qerqiren (Korfun) dhe detyruan Greqine te paguante Miliona. Kjo eshte Evropa e Krimeve dhe Mosmirenjohese ndaj Kombit Greke te Ilyreve dhe Epiroteve me mbeshtetjen e Turqise. Zoti Bushati je Nje Ze Inteligjent dhe i Paanshem.Respekte.

                  1. H
                    Hahahahaha

                    Mbarove "pune" me Priftin....o arapi mou........?????

                    1. O
                      Ortodoks nga Jugu por jo vorio-epirot

                      Ky qe e quan veten Erdogan, qenka nje trap zalli ky or byrazer, qe nuk e paska shokun. Unë jam Ortodoks nga Jugu, natyrisht Jo vorio-epirot, se është turp të nderrosh kombesi per 300 euro. Gjyshi im dinte greqisht shumë mire, sepse kishte mbaruar shkolle ne Selanik. Mua nuk ma mesoi greqishten. "Nuk ka ç'te duhet" - thoshte. "Meso anglisht, se ajo është gjuha e Perendimit modern." Kishte nje dashuri të veçante per kulturen e vjeter helene, Mikenase dhe Doriane, e kush nuk e ka ne fakt. Por per grekët e sotëm thoshte qe jane bastardë, dhe as gjuhen nuk e kane si gjuha e vjeter. Njesoj si Pakistanin dhe Izraelin, edhe Greqinë e krijoi si shtet Britania e Madhe, sepse ishte ne kufi me perandorine osmane. Shteti i sotëm grek është koniukture politike, dhe jo merite e grekerve të sotëm. Edhe në BE është mbajtur me lemoshat e vendeve Perendimore, sepse ekonomikisht dhe politikisht ishte shteti më i dobet i BE. Por keta koqet mbahen me disa "megali idhea" qe u kane mbetur ne kokë Zoti e di se si. Por qe Bushati të bëhet filogrek, kjo nuk hahet fare. Edhe Arjan Curri qe ka mbaruar shkollen ne Greqi nuk është filogrek, por është nje njohes i mire i kultures dhe filozofine se grekerve të lashte. Prandaj lere fare se këta Jane njerez të mbaruar. Edhe minoritarët e vërtetë të Dropullit dhe Pogonit nuk pjerdhin per Belerin, por na u bë patriot grek Bushati. Kulmi.

                    2. k
                      koli

                      ore torre 300 evro, shifi i her surratin atyre qe te bejn servic marmite dhe mos u shqeteso se anadollian jane. ne shqiperi po shkele ligjin do has sapunin nese e ke emrin fredi beleri apo fredis beleris.

                    3. k
                      kiu

                      Mbeturine qe lpin bolet e shovinisteve qe kane masakruar mijera shqiptare te pafajshem ,pleq,femije ,gra.

                      1. M
                        MOKRARI

                        PO TI KUJT I SHERBEN ME KETE SHKRIM O NIPI I HYSNI KAPOS.MJAFT E TURPEROVE DAJON O KELYSH I SALI BERISHES.

                        1. L
                          Luani

                          Mi halesh, njeri i shtirshem

                          1. T
                            Tani

                            Pake lart lezova sunitin qe shkruante,nuk behemi njerz vetem e vetem shkruan me kaq misos mjer mami jot cka heq nga sunite bagladesh nxori nje vlima si puna jote

                            1. G
                              Gimi

                              O Bushat mut mjeshtri , sa nje mi dukesh kur ulesh ne karrige . Mbylle ate hale , ate goje te qelbur . Si nuk u lodhe po ben 10 vjet dhe te njejtat gjera llamatit. Tu te degjuam ata , ty ndyresire dhe dogjen mandatet, nuk shkuan ne zgjedhjet lokale , doje dhe lufte ti xhuch ma xhuxh felliqesire. Shko ti lufto Ramen merre familjen tende dhe pastaj te vijne te tjeter me vete . Ju keni ngelur nje grusht pisanjosesh Qimi psikopati , shkullak debili dhe ti xhuxhi …, ha ha haaa . Asnje nuk iu ndjek ju te mbaruar . He filloni … na i vodhen , na i vodhen … Ha ha haa po vidhen te gjitha bashkite o debilaaaa . Bennllam llam se keni gjetur Edi Rama ne koten e Saliut gek gek …… dhis… ne brek , naaaaaa sju mbante . Edhe tani kur jeni ne studio me Saliken rrini si muti ne shi . Njerez te mbaruar pa bin and iman … te peshtire . Kurre populli nuk do ju degjoj do ju peshtyj gjithmone ne fytyre .

                              1. E
                                Emigranti i oreve te para

                                Se ke provuar "demakracin" greke ti djale ndaj ja fut si kau peles. Te kishe ardhur nga kufiri mbas viteve 90 ne Greqi do ishe me i qarte ne mendime. "po te kishe kaluar gjalle "

                                1. U
                                  Ushtari.

                                  Bravo Andi keshtu ka lezet sa here qe flet e tregon vehten se kush je e sa vlen .Po ke te drejte qe flet ashtu se ti akoma nuk e di se kush je Turp per fisin si nga nena e nga baba per nipin qe kane.Nuk eshte faji u tyre eshte i joti qe nuk ke ditur te maresh nga vlerat e ketyre dy fiseve te nderuara.

                                  Lini një Përgjigje