Pse e lanë në burg Belerin!

23 Maj 2023, 09:32Blog TEMA

Pse e lanë në burg Belerin!

Nga Dritan Hila

GJKKO la në burg Fredi Belerin, ish-kandidatin për kryebashkiak të Himarës, i zgjedhur me një diferencë për 17 votash. Kjo ka shkaktuar një valë protestash te Athina zyrtare. Ministri i Jashtëm i Greqisë Dendias takoi ministren Xhaçka dhe i kërkoi sqarime për këtë rast. Ministrja ia bëri të qartë se bëhet fjalë për një vendim të gjykatës, e cila është e pavarur si pushtet. Por Dendias ka thënë se do ta ndjekë më tej këtë problem. Ajo që nuk kuptoj unë nervozizmi i Dendias, sepse bëhet fjalë për një krim që në Greqi dënohet me masa represive.

Ditën e zgjedhjeve në Greqi, 6 romë janë vënë në arrest me dyshimin për blerje vote. Është një krim që Greqia e njeh edhe e dënon. E kuptoj që i duket çudi si mund të dënohet në Shqipëri një njeri që e deklaron vetën grek, aq më tepër për vjedhje. Kjo në fakt duhet kuptuar nga fqinjët tanë, sepse për 30 vjet bënë rrush e kumbulla gjithë paratë e Evropës, kështu që vjedhja nuk u duket ndonjë krim kushedi se çfarë. Po kemi të bëjmë me një krim, i cili në Kodin Penal Shqiptar, edhe për vetë faktin e problematikës që ne kemi pasur me zgjedhjet, që Shqipëria dhe palët politike kanë qenë të ndjeshme ndaj këtij fenomeni, ka dënime shumë të mëdha. Edhe Beleri hyn në ato raste kur Kodi Penal është shumë i ndjeshëm.

Po pse është lënë në burg Fredi Belerin? Ai nuk mund të ndiqej në gjendje të lirë për dy arsye. Kryesorja është që ishim në një proces votimi, pra është arrestuar dy ditë përpara votimit. Beleri mund të ndryshonte rezultatin. Neve nuk jemi ende të bindur se ato 17 vota nuk vijnë si rezultat i një manipulimi akoma më të madh që ka bërë Beleri gjatë atyre ditëve sepse nuk është një proces që ndodh për një ditë, por kërkon shumë ditë, javë e muaj. Nëse do ishte kapur më përpara, mbase nuk do kishim këtë rezultat.

Arrestimi i tij ishte një nga arsyet që krimi mos thellohej. Arsyeja tjetër që e shtyu gjykatën ta mbajë në gjendje arresti; Fredi Beleri u dënua në vitin 2003 për nxitje të urrejtjes etnike. U dënua me tre vjet burg, të cilat nuk i ka shlyer. Përkundrazi u arratis, ndenji 10 vjet jashtë shtetit, derisa krimi u parashkrua dhe u rikthye në Shqipëri sepse nuk mund të dënohej më. Në këtë rast kemi të bëjmë me një person përsëritës. Kush jepte garanci që Fredi Beleri në një moment të caktuar nuk përgjigjej për këtë krim dhe ia mbathte, ikte sërish ne Greqi? Askush! Gjykata vendosi ta lërë në burg Belerin sepse duke qenë jashtë mund t’i bëjë presion dëshmitarëve që të ndërrojnë dëshminë.

Dhe kjo do bjerë një fiasko të jashtëzakonshme të gjithë kësaj sipërmarrjeje, e cila nëse Greqia do të ishte një shtet evropian, një shtet që nuk i cilëson shqiptarët si një racë inferiore, si vasalë, nuk do kishte bërë fjalë fare, nuk do ishte ndjerë. Mirëpo sado që ta mohojnë, Greqia e ka një agjendë të vetën. Në agjendën e saj është kthimi i bregut në një territor minoritar dhe më vonë në një territor grek, i marrë me dhunë Greqisë në kohën kur u bë ndarja territoriale e Shqipërisë dhe njohja e pavarësisë.

Përndryshe nuk shpjegohet kjo lloj egërsie e Greqisë, në reagim. Shpresoj që mos manipulohen provat për Belerin, mos bëhet presion ndaj dëshmitarëve. Do i këshilloja prokurorinë dhe policinë që të krijojnë një rrjetë mbrojtëse ndaj tyre, për të parë që nëse shkon dikush t’u bëjë presion që të ndërrojnë dëshmitë, ta fusin edhe atë në burg, sepse quhet pengim i drejtësisë. Shpresoj që ky proces të shkojë deri në fund, në mënyrë që shtetasit shqiptarë ta kuptojnë që vota nuk shitet dhe blihet. Ndërsa Fred Beleri dhe shokët e tij ta kuptojnë, që hallet zgjidhen brenda shtetit të tyre dhe nuk kanë pse qahen te Greqia. Sepse pastaj nuk zgjidhin gjë dhe mbeten në burg.(Dritare.net)

8 Komente

  1. o
    o mire se na u rikthyet

    Ky pjelle e nje kryehetusi,ka qene tere kohen ne mnyre konstante dhe te verber,kunder fqinjit tone grek dhe aq ne menyre te hapur dhe diskreditues ne kete qendrim sa i dhane dhe duart ,nga ministria e jashtme.ketij fare ´diplomatí. Bejleri nqse ka shkelur ligjet e shteti,duhet te paguaj,por ky vend duhet te mbaj pozicion,ndaj llojit te hilave,qe te udhehequr nga formimi i tyre difektoz,nuk duan miqesi me popujt fqinj,por te udhehequr nga nje urrejtje e verber,duan vec konfrontim,nga e cila demtohen popujt,ne menyre te pariparueshme.

    1. s
      shqiptaret s'jane si fara e pederrit bejleri

      o mire se na u rikthyet ! Nuk e di ,se kujt rikthimi i refereohet antiShqipari .ne kte Nofke idiote qe mban. Asgje nuk eshte Ktyer e s'do kthehet kurre me ,koheve te Erresires e coroditjes Himarjote . _ Sot njeriu i drejtohet tjetrit si Njeri , duke perdorur nji fjalore te Kulturuar e njerezore jo me "pjella " te Erresires si ty , qe ne te Kaluren Shqiptare , Zoti te pa eshtu si te gjeti , si nji fshatare ,dallkauk dembel ne katundin e Himares , ndryshe nga shume shqiptare te tjere qe jetonin ne Qytetet e Shqiperise , qe shkolloheshin e Diplomoheshin ne Universitete ,apo merrnin Profesione e punonin ne Profesionet per te cilet ishin shkolluar . _ Sigurishte qe un e kuptoj kte _hakmarrje te injorantit fshatarit Himarjote apo kujtedoqofte , sot nen flaken e qirinjve te Kishes Mesjetare te Gjaprit Grek janullatos . Nuk eshte e thjeshte mte dalesh nga ajo jete e veshtire qe bejen dikur ,si zorraxhi Himare ,por nen driten elektrike Komuniste dhe gezohesh sot flakes se qirinjve te Kishesh Greke ! _ Pra , un s'mendoj se Llogjika Njerzore funskjonon ne kte menyre ,qe e intepreton ti, se ti si Himarjot e Mik i Greqise -------( duke injoruar Krimet Monstruoze e Politikes AntiShqiptare te Kishesh Greke ne shekuj ,Krimet ,Helmimet , Mallkimi i Gjuhes Shqipe nga Gjaprinjte Mesjetare te Kishesh Greeke ,Krimet e Gjenocidi vs popullsise Came ) ---------qe ta fyesh Autorin perse Prindit e tij kane punuar ne Administraten e ishShteti Shqiptare (Komunist) - sepse nuk ka qen nji fshatare si ty ,nga HImara apo X fshat . _Tjetra ,Greqia _ne rrespekt te Realiteti tone ,nuk ka qen ne anji moment te Historise nji fqinj i mire e aspak nji Mik i Shqiperise por nji Shtet Kriminal qe ka ushtruar Terrror e Gjencide saher ka gjetuar Shqiptaret te pambrojtur e paShtet ! _ E fundit ,sepse ne kto Maredehnje nder Shteterore Historia ka shume per te thene ,por edhe ne planin njerzore e Tradhetise Kombetare qe jopka nga ju GjakKurvash ju bashkuat Grekut ne Politikat e tija , po e mbyll ,sepse e kuptoj se cfar jashteshqitje Shqiptare ju jeni , duke then se Greqia _ dhe gjitha gjaprinjte qe ajo ka ne Koke , kan qen dhe jane Armiku Kryesore i Shqiperise dhe se un si Shqiptare Ortosoks nuk do ta shikoja as ne endren me Pervesrse si nji Fqinj te Mire o te te dhjefsha atj surrati bastradi njerez paIdentitet .

      1. ”Shqiptar”,nga sperma e BABES

        Allah akbar,je i dhjere qe kur ke lere!

    2. A
      Abuzuesit me Ligjin mbahen kudo ne Burg !

      Prandaj ekziston Termi _Shtet Ligjore . Prandaj ka Shteti Ligje . Shqiperia po permbush keshtu Kerkesat e BE-se dhe Aleateve tane NATO , si nji vend Demokratike i vertete , ku Ligjin e ben Shteti jo Krimi . _ Kimineli ne fjale , F.Bejleri eshte tashme i njohur nga Dejtesia Shqiptare si nji Kriminel dhe AntiShqiptare i cili mbasi u konvertua ne Grek - filloj i mbeshtetur nga Shteti Grek te ushtroje nji Veprimtari te hapur Kriminale por edhe Armiqesore si ne Greqi me Bandat Ekstremiste Greke ,me thirrjet e tija kunder Shqiperise edhe me Arme kunder Postes Kufitare ku ne bashkpunim me Ushtare te Ushtrise Greke ,kryenKrime ne token Shqiptare . _ Nqs nuk do mbahet i arrestuar nji Krimine i tille , atehere do kishim te benim me nji qendrim AntiShtet e Anti Ligj , ku Ligjin e ben Krimineli Grek ! _ Pra kjo eshte e para e pamundur dhe e Ndalushme eshte AntiDemokratike sepse Demokracia konsiston ne Ligje e Paqe Sociale jo Krime e skenare Konfliktesh te nxitura nga Shteti Grek ,qe mjerishte arriten ne kte Pike per faj te Drejtueseve te KQZ por edhe vet Qeverrise Shqiptare . Nji dobesi ,e naivitet ,qe kushton shume me pas .siedhe po e shikojme ! ________ Pa u zgjatur e bere shume Fillozofi aty ku s'eshte e nevojeshme sepse Shembuj se si Funksionon nji Shtet Demoratike kemi Europen ,do theksoja se ,personalishte kte Rast Banal , Bejleri ______ do ta shikoja si nji Shanc qe jovetem na dha Leksionin e duhur se si KQZ e Shteti duhet te tregohen me Serioze e i sherbejne Shqiperise e tregojne Dinjitet , ______te tregoje Karakter Shteti _________i cili do te thote ndyshe S o u v r a n i t e t _______________ duke i dhene edhe Grekut Leksionin e munguar tashme per 33 -vjet . Ky eshte Shanci i Madhe qe Shteti Shqiptare duhet ta veri ne Marrsh,duke bere qe ne te Ardhmen -t'i kursej Shtetit Grek kto Gerr - Verret - prej Histeriku gojemadh .

      1. B
        Buda

        Mos u nxitoni kur shkruani kunder vetvetes, Në agjendën e qeverive shoviniste greke ka qene eshte dhe do te jete vertet kthimi i Rivieres Shqiptare "në një territor minoritar dhe më vonë në një territor grek," por jo i marrë me dhunë Greqisë në kohën kur u bë ndarja territoriale e Shqipërisë dhe njohja e pavarësisë," sic thini ju. Perkundrazi, gjate Lufterave Ballkanike te viteve 1912-1913, shteti shovinist grek dergoi ushti dhe pushtoi territoret shqiptare te Camersie, Follorines e Janines, te cilat ishin, jane e do te jene shqiptare. Popujt tuq dhe shqipatre kane nxjerre mesime historike nga humbjet e territoreve ne Lufterat Ballkanike pera nje shekulli dhe e ardhmja do te jete krejtesisht ne favor te tyre.

        1. A
          Amaro

          Po e lëmë të badhë si edhe sot e do kundrojmë shtirjet . Kjo n'a e çel çerhen , atyre , u'a ngrys . Kundërshtina të mbetura në kullesë .

          1. M
            Mtrqrsi Hiles

            Hila turko-mongoli ropqir. Njerzit ikin nga ky vend se nuk i zgjidhin dot hallet e tyre. Motqira si ty kane zaptuar kete shtet dhe ti si ropqir ben propagande.

            1. S
              Sokrati

              Aresyetimet jane reale dhe bindese. Beleri ka bere shkelje te ligjit per zgjedhjet dhe kjo eshte e faktuar, por problemi eshte edhe me i madh. Ky palo shqiptar, qe eshte denuar nga ligjet e shtetit per nxitje te urrejtjes etnike dhe nuk ka bere asnje dite burg, por eshte arratisur per 10 vjet nga Shqiperia dhe eshte strehuar ne Greqi, nuk ka asnje dyshim se ai eshte nen tutelen e qarqeve greke antishqiptare, ku perfshihen edhe qeveritare te larte, ambasadorja e Athines shkon dhe e takon ne burg! Pra, per Greqine beu turk eshte bere grek dhe eshte i nje rendesie te madhe per shkak te investimeve greke. Shkurt: permes tij Greqia kerkon te hape probleme etnike, minoriteti ne Himare dhe me tej! Po qeveria jone çfare ben? Nuk kemi ne fakte sulmet ushtarake me arme te gushtit 1949 nga shovinistet greke? Me 1944-45 shteti grek shfarosi me dhune popullsine e Camerise, te cilet banonin prej shekujsh ne trojet e tyre. Verjuani ne dukje keto fakte dhe tregojuani kufirin tek thana! Nese duan fqinjesi te mire mbi bazen e reciprocitetit dhe te mosnderhyrjes ne punet e brendshme, te jene korrekte, ndryshe perzereni edhe ate Janullatosin dhe spiunet e tij sebashku me te ashtuquajturat vorreza greke me eshtra shqiptere... Beleri eshte i kompromentuar me veprimtari antishteterore dhe duhet te hetohet thelle. Postin e kryetarit nuk e gezon, por te jape llogari edhe per keto krime, qe vijne erë te nje spiuni te qelbur.

              Lini një Përgjigje