
Në zgjedhjet e vitit 2021, kandidatët për deputetë të PD+LSI morën rreth 730 mijë vota të vlefshme, por kandidatët për deputetë të PS+PSD morën rreth 804 mijë vota të vlefshme. Dhe pas atyre zgjedhjeve, figurat kryesore politike të opozitës e mediat pranë tyre akuzuan Edi Ramën se, për ta tjetërsuar vullnetin elektoral të shqiptarëve, kishte përdorur administratën, policinë, paratë e buxhetit, patronazhistët, oligarkët e media të fuqishme pranë tyre, bandat e trafikantëve e paratë e tyre të pista, etj.
Në zgjedhjet e tanishme, kandidatët për kryebashkiakë të BF+PD morën rreth 540 mijë vota të vlefshme, por kandidatët për bashkiakë të përkrahur nga PS+PSD morën rreth 790 mijë vota të vlefshme. Dhe përsëri, figurat kryesore politike të opozitës dhe mediat pranë tyre akuzuan Edi Ramën se, për ta tjetërsuar vullnetin elektoral të shqiptarëve, kishte përdorur administratën, policinë, paratë e buxhetit, patronazhistët, oligarkët e media të fuqishme pranë tyre, bandat e trafikantëve e paratë e tyre të pista, etj. Po kësaj rradhe, votat e kandidatëve të opozitës u rrudhën me çerk milion, ndërsa votat për kandidatët e përkrahur nga PS+PSD mbetën pothuaj në nivelin e 2021-shit…
Dhe një dobësim i tillë elektoral i opozitës nuk jep shpresë përballë një Edi Rame që ka ndërtuar rrotull tij një mur elektoral, i cili vërtitet rreth lartësisë së 800 mijë votave qysh para se të vinte në pushtet.
Po si mund të ketë opozita shpresë të vijë ndonjëherë në pushtet? Le ti kthehemi përvojës së rrotacionit të fundit politik në vend – atij të vitit 2013.
Para zgjedhjeve të 2013-ës, opozita e atëhershme akuzonte qeverinë Berisha se, për ta tjetërsuar vullnetin elektoral të shqiptarëve, po përdorte administratën, policinë, paratë e buxhetit, aktivistët, oligarkët e media të fuqishme pranë tyre, bandat e trafikantëve e paratë e tyre të pista, etj. Sidoqoftë, 1 milionë shqiptarë shkuan në zgjedhje të vendosur që ta zbrisnin Berishën nga froni kryeministror, dhe një dallgë e tillë gjigande e fshiu murin elektoral prej 750 mijë votash, që Berisha e kishte ndërtuar me trenin 36-vagonësh të partive të vogla aleate.
Po më 2025, a ka gjasa që Berisha të frymëzojë një dallgë të tillë 1-milionëshe, e cila do ta zbriste Ramën nga froni kryeministror, pavarsisht se opozita pretendon se ai përdor administratën, policinë, paratë e buxhetit, patronazhistët, oligarkët e media të fuqishme pranë tyre, bandat e trafikantëve e paratë e tyre të pista, etj.?
Në vitin 2025, Berisha do të jetë 81 vjeç dhe do të synojë të vijë në pushtet për të tretën herë, pasi ka dështuar dy herë kur e ka patur atë – një herë në rininë e tij e herën tjetër në pleqërinë e tij. Për më tepër, rikthimi i vonë i Berishës së plakur në krye të opozitës u shoqërua edhe me një tkurrje çerek-milionëshe të elektoratit opozitar. Dhe kur të duhen të dalin 1 milionë opozitarë në zgjedhje, të të firojnë paradhënie çerek milion vota, nuk është një ogur i mirë…
Me 2025 Ps
Ky bën mirë mbledhjet dhe zbritjet, por harron diçka: Berisha është thjesht një deputet. Pa parti. Në se do hyjë nën ombrellën e një partie tjetër, edhe në se mundin Ramën, kryeministër do jetë kryetari i partisë ombrellë. Berisha, pra, nuk ka asnjë shans më, që të fitojë (vjedhë) zgjedhje.
cer degjenrartash kan degraduar ate vend . ky plehra qe vetem leh pa asnji lloj vlere e i sherben vetem AntiShqiptareve ku fition edhe kocken e dites eshte teper i neveritshem
Po punon intensivisht bukuroshja pa tru Floriana Garo per te rritur numrin e perkrahesve bashke me sharebajgat e leshelise ne Jale dhe deri ne 2025 numri i perkrahesve te foltores se vucidolit dhe leshelise se spiunit te pazarit te ri do te shkoje ne 70 mije perkrahes pra mund te marre nja 5 deputete ne parlament duke dale force e 5 te pas PSd se Tom. Doshit.
BALLISTI QELBUR BERISHA NE 2025 KA SHKUAR O NE SHARR O NE BURG O ROBQIR
Drejtimi i treguesit është poshtë,jo lartë. Berisha po vret mendjen si të justifikojë humbjen e 2025.