Fitorja e vërtetë e Ramës

19 Maj 2023, 10:21Blog TEMA

Fitorja e vërtetë e Ramës

Nga Dritan Hila

Dorëheqja e Alibeaj e kthen në pikën e nisjes gjithë betejën brenda PD, aty ku nisi, me përjashtimin e Berishës.

Ikja e Bashës dhe tani e Alibeaj, e ka lënë fraksionin antiberisha pa një përfaqësues zyrtar, por tani edhe pa një strukturë, çka praktikisht e kthen në një grumbull deputetësh pa kokë e pa kollonë, të cilët ose do bashkohen me Berishën ose duhet të fillojnë një projekt të ri politik diku tjetër. 

Alibeaj ishte i fundit që si kryetar i grupit parlamentar kishte tagër zyrtar. Tani në krye të fraksionit është Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi dhe tashmë bashkimi i PD me Foltoren është vetëm çështje modalitetesh, pasi të diskutohet pozicioni i Tabakut dhe Bardhit në PD-në e re.

Ajo që ka dalë nga zgjedhjet në fakt është një krijese antiamerikane, e cila e ka të sigurtë që do të jetë akoma më e vogël në zgjedhjet e ardhshme politike në vitin 2025.

Investimi amerikan në politikanët antiberishë praktikisht u shumëzua me zero dhe opsionet qe ata kanë përpara janë disa ku pranimi i Berishës është i pallogaritshëm.

Kështuqë ju mbetet që të fusin Shqipërinë në një izolim të artë si në kohën e Enver Hoxhës ku vendi u hibernua për 45 vjet dhe doli nga komunizmi me tollona ashtu sikurse hyri në komunizëm. Por kjo nuk ka asnjë arsye pasi prania e rrymave antiamerikane është në shumicën e vendeve të NATO-s dhe amerikanët kanë eksperiencë në menaxhimin e tyre.

Varianti i dytë është përkrahja e Ramës, dhe mesa duket ky është opsioni që amerikanët kanë zgjedhur. Por ky është edhe opsioni qe Rama ëndëron. Me këtë lloj opozite kam-kum ai bëhet zot i plotfuqishëm i vendit.

E pastaj asgjë. Kush kujton se do ti fitojë zgjedhjet Berisha në 2025-ën, me siguri hyn tek grupi që e di Tokën të sheshtë dhe Amerikën fshat në Kurvelesh. Rama, përballë një opozite të damkosur nga SHBA dhe Britania e Madhe të cilat opozita i ka sulmuar me kuç e me maç, thjesht do ta konsiderojë Ramën një guvernator të preferuar të tyre. 

Kurse grupi i PD zyrtare që tashmë është shthurur, i bëri gropën të vetmes shpresë që dikur një opozitë të vinte në pushtet të paktën pas dhjetë vitesh. Por fundja kujt i hyn në xhep. Askush nuk denohet për vetëvrasje./dritare.net

21 Komente

  1. L
    Luani

    E bukur .. të gjithë militantet e pd hyjnë te toka e sheshte..haaaass kjo është shumë e goditur..!!

    1. P
      Phoenix

      C'fare e ka Meramet Hilen ky Dritan Hila? Meramet Hila ka qene nje kriminel i Diktatures Komuniste. Ka vdekur ne Amerike me bebelino. Ja mbathi ne Amerike, se ne Shqiperi po ta kapnin do ta varnin te bytha e ullirit. Kaq shume krime kishte bere.

      1. €€€

        Phoenix, kot me t'pyt meqe ra llafi. Po ti cfare e ke Joaquin Phoenix?

        1. V
          Vranakonti

          Ti Phoenix,mesa duket aq di dhe aq thua. Aq mend te ka dhen perendi dhe nuk te zemrohet njeri. Ti nu shikon çfare shkruhet ne artikull,permbajtja e tij,por vete dhe flet per Dritan Hilen me inat e me ofendime. Nuk eshte ky qellimi i artikullit. Megjith ate,,,, ti e di dhe beje si mendon.

        2. S
          Stockholmi

          Deri sa të krijohet një e djathtë pa Berishën dhe berishizmin, socialistët dhe Rama janë e vetmja forcë progresiste në Shqipëri.

          1. M
            Multipolar Bota

            Askush nuk flet për origjinën e elementeve përbērës të PD !?. I gjithë llumi antishqiptar që nga shpallja e Pavarsisē me Esadistë haxhiqmilistë, ballistë ,zogistë ,anticomunista, fashistë e neofashistë........ qe për inetresa personale kanë shitur e shesin moralin , familjen, vatanin...........etj per 5 aspra , kjo është banda kriminale diversioniste berishiste me emrin PD.

            1. N
              Nje mik nga Haga

              Injoranca eshte katakteristike e nje pjese te popullit tone,shyqyr pjese e paperfillshme,te jesh antiamerikan do te thote te jesh antikombetar,por c ti besh,populli yne tregoi me zgjedhjet e fundit se eshte largpames,me vizion duke injoruar mentalitetin tribal berishian.

              1. B
                Bureto

                I dashur @mik nga Haga! shkruan ti: "....populli yne tregoi me zgjedhjet e fundit se eshte largpames,me vizion duke injoruar mentalitetin tribal berishian"...A vertet thua?! Une them se kjo nuk i qendron realitetit, sepse BF e Salikes, i mori nja 500.000 vota. Keta nuk jane militantet e tyre, se ne e dinim qe votat e tyre i kishin ata , ja te themi nja 100.000, por pjesën tjeter cilet e perbejne ate shifer? A mund te jene ata 'shqiptaret largpames'? Jooo! Po te ishin te tille nuk do votonin Saliken, por në mos te bojkotonin, kishin mundesi te votonin kedo parti tjeter (perjashtuar PS sepse ndaj votuan per Saliken), qe atyre ua hante mendja, por kurresesi atyre. E di pse, sepse ata e dinin qe nuk do fitonin, ju duhej një mase votash, e mjaftueshme qe te mbeteshin në politike dhe me keqardhje duhet pohuar, se me ata 'largpmesit', ia kane arritur qellimit. Prej tyre, do duhej kuptuar së pari pikerisht kjo. perndryshe jo qe nuk ishin largpames, por per ta vlen shprehja e Xhejms Xhojs: "S'ka më të verber se ata që nuk duan të shohin!" Tung!

              2. S
                SPAK

                Te lumte o Phoenix! Kjo na nderon dhe tregon se sa demokrate te flakte jemi! "Nuk behet stan me lepuj" thoshte Gjyshi im! Nuk ka demokraci me berishizem! PD e vules nuk vete ne mbledhje se kane frike Saliun!

                1. G
                  Gabriel

                  Je vërtetë pleh Dritan Hila?

                  1. G
                    God bless America

                    Mos fluturo me pras ne prapanice o Hile! Amerika ka mbajtur ne preher e me pas ka shkelmuar shume eksponente politike neper bote. Vetem ca emra ; Pinocheti, Sadami, Gaddafi, Bin Laden, Ortega, Noriega, Talebanet etj. Dhe i shiti pikerisht kur keta kujtonin se e kishin mire me Ameriken. Fiks si ky Rama sot.

                    1. M
                      MEMEDHETARI

                      God,Rama eshte fantazia jote,Saliun qe po i varet lengu i mutit qe i ka hedhur mbi koke Amerika dhe Europa,nuk e shikon???...

                    2. P
                      Poli

                      E megjithate Tani...rrotullohet...opozita nuk do vije ne pushtet per merite por se me dosjet qe kane kta shpejt do perfundojne brenda.

                      1. E
                        Emini

                        Shqiperia sot I ngjan Palermos se viteve 60...me nje ndryshim...nuk ka prokurore e police Kurajoze si atje. Do te thote qe I duhet shume po shume vite te munde mafia. Kjo do vije nga brenda. Te huajt mendojne se po nuk pati lufte ne rregull jane kta , si popull primitiv dhe fisnor.Na rtofte Toto Tom Rina .

                        1. S
                          Shkodrani

                          Pavaresisht se nuk jam perkrahes i PS dhe Rames, duhet te them se me mire PS se PD e saliut apo Lulit. Kjo do te thote qe vazhdojme te zgjedhim te keqen me te vogel. Fatkeqesisht opozita eshte peng i disa funderrinave dhe enturazhit idiot qe i ndjek ne kete rruge pa krye.

                          1. S
                            Sinoptika

                            Jooooo! Salihu dhe salizaberzanet e tij, duke futur ketu edhe ilirjanutaj dhe titvashilin (pa perjashtuar muniken) do te punojne ne dy drejtim te rendesishme, ne menyre qe shqiptaret, te gjithe, pa dallim feje, krahine dhe ideje t'ia kalojne zgjedhjet pushtetin qendror, dmth per parlamentin e ri, zaberzaneve dhe zaberzanet do te ligjerojne si bilbili ne fushat sportive te futbollit dhe jo me ne ''parlament''. Varianti i pare eshte nxjerrja ne linje e autobuseve te tipit ''Belo'', qe do te transportojne qytetaret ''falas''. Me kete variant ata synojne te joshin pleqte ne moshen e trete, por edhe ndonje te ri te papune... Varianti i dyte do te jete hapja e nje agjensie funerali sipas idese se xhebrailit te Libohoves, ftohen njerezit te vdesin, mbasi ai do te varrosen falas. Xhelil xhebraili u lodh shume me shpjegimin e kesaj ideje te ''dobishme'', por gjate fushates per zgjedhjet e 14 Majit 2023 nuk u kuptua plotesisht. Per kete aresye kjo agjensi do te tregoje konkretisht funeralë falas. Aty do te jene prezente te afermit e te ndjerit, perveç postereve dhe reklamave ne tv, qe do ta ''prekin me dore'' kete realitet dhe mendohet se ne funeralin e pare pjesemarresve do tu jepet nje shume parash. I pari i ketij funerali mendohet se do te jete nje pensionist, qe nuk i ndahet punes... Nese nuk do te jene te suksesshem ne keto dy fusha te rendesishme te jetes shoqerore dhe deshtimi do te jete i prekshem, atehere dhe vetem atehere do te shpallin falimentimin permes tabeles se belos me dy gishtat e mesit te ngritur lart...

                            1. G
                              Grien

                              Duhet forcuar dhe orjentuar si opizite e atdhshme Z. Qorri.

                              1. A
                                Alfred

                                Ne Shqiperi ka pllakosur hipokrizia si murtaje! Rama ne menyren si luan me termin "nongrata" te kujton ate dialogun e filmit "Kapedani" mes xha Sulos dhe taksistit. Kur e pyeti "sikur I kishe zet garate? - Jo te gjitha, vetem shefet!"... Keshtu edhe puna e Rames, dy "nongratat" Gjushi I Durresit dhe Tom Doshi I PSD(!) ishin mundesia e vetme per te marre bashkine e Durresit dhe Shkodres....

                                1. Z
                                  Zeqine sallaksja byçëvogla

                                  Kur sheh nje plere si Sali Karaxhiçi, Rama te duket engjell. Para IM spiunit Edi te duket me i miri! Kur shef Mona silikonin, Fatmira Hajdari te duket miss! Zot na ruaj nga Petrit Vasili, bytha e Mones?

                                  1. S
                                    Sara

                                    Shumë saktë e keni thënë por a ju kujtojnë "Foltoristet". Ngaqë keni thënë të vërtetën i keni të gjithë armiq. Prandaj ata nuk duan ta kuptojnë realitetin por u duhen vetëm justifikimet per te mbajtur në krye "non grata ". Janë si kope që e ndjekin nga pas.

                                    1. s
                                      shqip

                                      O Hilë! po latë nam o burr i dheut, si ka mundësi që një gazetar si ju (kam respekt si gazetar) e masakron gjuhën tonë të bukur shqipe.... pra nuk njeh shkronjën RR.... SHKRUHET E THUHET ëndërron o zotëri JO ëndëron!!!!!

                                      Lini një Përgjigje