
Kemi 33 vite që dëgjojmë një melodi sa herë që humbet opozita.
Të gjithë ata që duan të shpëtojnë bythën e Berishës dalin dhe sugjerojnë: “Berisha të hap portat”. A thua se ky i fundit ka çelsat e parajsës dhe njerzit po presin në rradhë të hyn në ishullin e thesarit. Ata harrojnë që askush nuk i afrohet tashmë greminës ku ka përfunduar ajo çetë.
Ajo duhet të uli qepenat dhe ta mbyll dyqanin e falimentuar se nuk futet askush brenda…..
Në 1990 ajo u krijua me përbërjen e studentve, intelektualve, të rinjve dhe qytetarve por që i largoi të gjithë Berisha.
Disa analistë pasi u njohën me rezultatin fatal të 14 Maj bënë thirrje që Berisha të hapet.
Po Berisha sapo përfundoj rithemelimin dhe gjoja u hap. Çfarë hapje tjetër duhet bëjë?
Ata janë shqetësuar që Tirana, Durrësi, Shkodra, Kujsesi, Tropoja, Kamza apo Elbasani dhe bastionet që e krijuan dje e kafshuan Berishën.
Po pse teoria e tyre për hapje nuk funksionon:
- Rinia aty ishte dhe e largoi Berisha nga partia,
- Studentët aty ishin dhe i largoi Berisha nga partia,
- Tirona aty ishte dhe e largoi Berisha nga partia,
- Qytetet aty ishin por i fshatarizoi Berisha
- Të burgosurit aty ishin por i zëvendësoi me komunistë,
- Pronarët aty ishin por i shpronsoi Berisha.
- Intelektualët aty ishin por i largoi,
- Diplomatët perendimorë aty ishin por ju shpalli luftë Berisha.
Të gjithë i largoi Berisha dhe u bë parti:
- E mbyllur dhe izoluar
- anti-amerikane dhe anti-perendimore
- Provinciale dhe mediokre
- Jo rinore dhe e vjetëruar
Teoricienët e “hapjes” harrojnë që mijëra studentë, të rinj, qytetarë, intelektual, nuk u larguan vetë por u detyruan të distancoheshin nga Berisha dhe politika e tij.
Teoria e tyre që fati opozitës varet nga çelsi i portave të Berishës është komike.
Berisha ka afro 20 vjet që vetëm shton numrin e çelsave dhe dyerve hermetike me kangjellla në bunkerin e tij. Kur humbet izolohet më shumë dhe nuk hapet nga frika se ja marrin.
Këta ideologët e hapjes mendojnë se rinia po pret në radhë, që të hapi dyert Berisha dhe të hyn me vrap brenda në llumin e provincialve në oborrin e SHQUP.
Kjo është tezë shumë e konsumuar.
Tirana e fundosi Berishën me 200.000 vota kundër tij.
Partia e Berishës është Titanik i ndryshkur që vetëm kapiteni plak dhe 5 orkestratë kanë mbetur që i bien violinës se mos dëgjohet paniku i turmës që po largohet dhe po hidhen në barka të tjera.
Muzikantët e Saliut mund ti japin këshillën e fundit Berishës, që ai të marr një gomone dhe të shpëtoj kokën sepse anija e tij po fundoset mes Atlantikut dhe shumë larg brigjeve amerikane.
Aizbergu i votave ishte vdekjeprurës dhe ska marangoz që ja mbyll vrimat të cilat janë hapur nga dallgët e oqeanit.
Hapja e dyerve të anijes që po zhytet nuk e shpëton nga mbytja.
Këshilla që duhet dhënë pasagjerve të “Titanikut” është të mbijetojnë mes dallgëve deri sa të afrohet në oqean një anije e re…..
Berisha duhet të mbyll portat se do i largohen edhe ato 10 kokrra që i kanë ngel pas.
Lëreni të mbytet dhe ta marr me vete në botën tjetër barkën e tij të shpuar dhe që është katandisur më e vogël se autobusi falas i Belos.
Po si thua ti ta zhbeje vullnetin e atyre 500 000 qytetareve e te krijoje levizjen "Bashke 2" me ty ne krye?! Parim jetesor esencial: eshte me e veshtire te ndertosh se te prishesh. E sipas teje meqe SB ka prishur shume duhet te prishe deri ne fund. Urime per logjiken antikostrutive zoteri.
Nemesis, Është e drejta note të kesh opinionin tënd, por kur ta kuptoni we Sali Komunist Katunar Berisha mban Edi Ramën ne pushtet, mbase do jetë tepër vone per të shpetuar PD-ne. Megjithatë, se mos gabimisht ndryshon mendim se thashë unë!!? Byrazer, shiko punën ti, se Edi Ramës i duhen edhe nja kater vjet të tjera, sa të mbyllë edhe disa shtigje, dhe pastaj e dorezon vetë. Se mos bë gabim dhe heq Ramën, sepse i prishe punë pastaj.
Shiko ju qe e shani Saliun keni nje fiksim me te madh me te se une. Rama e perdori si gogol ne 2013 e mire beri. Po teza qe Rama rri se eshte gogoli nuk qendron, eshte nje manipulim i dobet dhe pa vlera qe i behet popullit. Pse ju realisht mendoni se po humbi Rama Saliu do behet kryeminister !!!Jeni ju te paret qe nuk shikoni zgjidhje, epo atehere vazhdoni lini Ramen dhe oligarkine e bythes te vjedhe popullin shqiptar. Zgjidhja nuk eshte Saliu, zgjidhja eshte opozita, ama nuk eshte faji as i saliut e as i edit qe ju opoziten e barazoni me salen
NEMESIS Te mos e leshojme saliun.Kur te vdesi trupin e tij ta thajme ne diell e ta kriposim.Ato 500 mij vota shum shpejt do zbresin dhe nuk do i hyjn ne pune as dreqit
Hahaha mumje thua ti... Po ama faraon vetem nje kemi te madh si ai I piramidave, atij do i rezervohet ky nder kur te vdese si kryeminister juaji pas nja 50 vitesh
Ky pasi e ben proçken ja hedh fajin gjithmone te tjereve deshton dhe pastaj pasi s'ka lene shpifje e sharje u thote hajdeni se dyert jane te hapura.Nje zagar i tij thote po iku Berisha PD shkermoqet.Çfare i ndodhi PS qe iku Nano,po PSD qe iku Gjinushi .Jane bere te fuqishme qe bashke PD nuk do t'i afrohet kurre.A mund t'a mendoni sikur Rama te shpalle zgjedhje te parakoheshme çfarë ndodh me kuvendin.Po nuk iku Berisha dhe shpura qe e mbron PD shume shpejt behet sa nje OJQ
Vrima me e madhe e ketij fare ''titaniku'' eshte hapur ne koken gdhë i pa gdhendshem te ''timonierit.