Nga Dritan Hila
Sali Berisha ka deklaruar vjedhjen e zgjedhjeve. Natyrisht nuk ka forcë të deklarojë mosnjohjen e tyre pasi asnjë nga kryetarët e zgjedhur nuk do ta dëgjonte. Edhe nëse e dëgjonte, Edi Ramës nuk i prish punë pasi i zëvendëson menjëherë me administratorë. Të gjithë bashkë administrojnë 50 mijë banorë që rezultojnë në gjendjen civile.
Politikanë të së djathtës po i kërkojnë dorëheqjen, së bashku me disa nga shoqëria civile.
Këtë lojë bëjnë mirë t’ia kursejnë vetes.
Zgjedhjet natyrisht që nuk u vodhën dhe këtë e di edhe Sali Berisha. Natyrisht që Saliu do t’i deklaronte të vjedhura pasi është e vetmja alibi që të mbajë partinë dhe të ketë një farë legjitimiteti formal.
Kjo tezë iu duhet edhe ndjekësve të tij sikurse edhe ushtarëve të tij mediatikë, pasi nuk kanë argument tjetër që të rrinë në treg. Madje këta të fundit kanë krijuar tezën zbavitëse se janë votuar nga 40% e elektoratit.
Në fakt duhet të jenë të mërzitur pasi herën e shkuar llogaritën 85%, ku futën edhe 50% që janë jashtë dhe nuk votojnë kurrë.
Saliu nuk e lëshon partinë pasi nuk e ka bërë që ta dorëzojë; nuk e lëshon sepse nuk ka kujt t’ia lëshojë pasi nuk ka një talent me mendim politik në radhët e tij përveçse ca kopjeve të këqija të tij. Mendoni që mund t’ia lërë Spahos, Këlliçit, Nokës, apo kujtdo qoftë?!
Nuk e lëshon jo sepse ka frikë mos i bëjnë gjë amerikanët pasi nëse ata do ia vënë syrin ta qërojnë, nuk e mbron dot një tufë kaçakësh; sikurse nuk e mban se ka shpresë të fitojë. E mban sepse partia është një biznes shumë i mirë edhe ekonomik dhe një e kaluar kohe fitimprurëse në vend se të luajë domino në lagje, pasi shokët ose i kanë vdekur ose i ka vdekur.
Kështu që lëreni rehat atë dhe publikun. Tashmë Foltorja dhe Partia e Lirisë janë thjesht biznese me person fizik ku 100% të aksioneve i kanë edhe titullarët. Si në çdo biznes të falimentuar, të tjerët janë ose kushërinj të punësuar sa për një rrogë ose nëpunës pa status.
Saliu dhe Meta do rrinë në ato parti derisa të vdesin edhe sikur mos të prodhojnë qoftë edhe një deputet. Sepse tashmë nuk bëjnë për asnjë punë tjetër: Saliu as për sanitar spitali dhe Meta as për llogaritar.
Ndersa ti vazhdon te besh me dinjitet dicka: bythelepirjen.
Ju PD-istet duhet te jeni te paret per ta nxjerrur njehere e pergjithmone nga Harta e biografise se Partise ku militoni satrapin Sal Ram Berisha. Ai nuk duhet te ekzistoje ne ate Harte 32-vjecare te PD-se sepse Historija e jetes se tij politike eshte e zeze si qymyri i Krrabes......sa me shpejt ta kuptoni , aq me e shpejt do te jete ringritja edhe pse teper e veshtire.........katastrofen do jua ler juve (nuk flas personalisht Nemesis).........►►►►►te jesh kunder Berishes e Metes do te thote, mes te tjerash, te duash vendin tend pa kondita◄◄◄◄◄.......Pershendetje Nemesis
Po te pergjigjem sepse me je drejtuar me edukate, gje e rralle te komentuesit e Temes qe ne shumice jane te majte, ashtu edhe si populli shqiptar ne mbi gjysmen e tij. SB eshte pjese e padiskutueshme e historise se vendit tim me te mirat e te ligat e tij, nuk e di c'kane bere e bejne fisi e fara e tij por une personalisht e kam pelqyer per energjine dhe perpjekjet e tij te padiskutueshme per nje vend me te mire. Duke lene pas keto mendoj qe SB nuk eshte e ardhmja por ajo qe ai arriti me foltoren duhet te perdoret nga te gjithe per te ndertuar nje alternative anti-Rame, djem e vajza te zonja vendi ka plot. Dhe personalisht deri ne vdekje do vazhdoj te urrej pjellat e komunizmit sepse komunistet e pare, gjakut te te cileve u takoj, enderronin nje Shqiperi etnike e perendimore jo nje burg qe pas 90 u shnderrua ne nje qenejf te madh te pisllekut njerezor ku hajdutet, biznesmenet e droges e te femrave u bene oligarke e ministra. Sinqerisht Vella une e dua Shqiperine po nuk ndjej asnje krenari per shqiptaret e sotem. Mjaftohem me Rilindasit (ata te vertetet) dhe me endrren e tyre qe sot eshte mbuluar me pislleqe pafund. Dhe e fundit, Berishen si individ e kam pare me te pastertin e llojit te tij. Flas ne te shkuaren sepse eshte ceshtje muajsh. Stafeten duhet ta marre shpresa, pastertia, integriteti dhe duhen gjendur sa me pare njerez te tille. Flm qe me dhe mundesine te shprehem me verejtjen tende te edukuar.
Ndersa ti e ben pa dinjitet bythelepirjen ndaj Doktor Gerdalles.
Jo e bej pa interes, dhe kur e ben dicka pa interes ka shume dinjitet brenda. Po ti kete nuk arrin ta kuptosh dot se gjaku nuk te arrin ne tru sepse zemra nuk te rreh me ngaqe ta hengri komandanti gjate fushates.
Ore Dritan, po cilën parti nuk lëshon Saliu?!
Oh, sa kam qeshur me shprehjen, per shoket e Berishes(qe ska patur kurre),qe ose kane vdekur ose i ka vdekur. Pertej shakase,Dritan ke bere nje shkrim te goditur.
"Saliu dhe Meta do rrinë në ato parti derisa të vdesin" Pjesërisht e vërtetë. Do rrinë në ato parti edhe pasi të kenë ndier erën e ftohtë të qelisë dhe kjo kur SPAK e më pas gjykata speciale ti ketë dënuar përfundimisht si pjesa më e korruptuar e politikës shqiptare. Më tej do të ngrysin netët e gjata me shpresën se "revolucioni" i dumbabistëve do të përmbys rendin e korruptuar (pa thonjëza) të Erdoganit shqiptar . Që kjo mos të ndodh ka vetëm një zgjidhje: SPAK të godasë pa mëshirë qeverinë qëndrore dhe atë lokale që besoj se disponojnë ndonjë sistem "patriot" të mbrojtjes kundër ajrore të ofruar nga aleatët amerikanë. Përkundrazi.
Te lumt zoti Hila. I ke rene pikes.
Hahahahhaha modh fare
Burre vemje i biri plehut
Sa debil eshte ky dritani qe ben interesantin,robi me kot qe as rudina nuk e lexon dhe as nuk e ndjek ket pijanec ordiner fshatar