Përse opozita, në vend që të shpikë vota të vjedhura, nuk pyet veten për votat e humbura?

16 Maj 2023, 19:26Blog TEMA

Përse opozita, në vend që të shpikë vota të

Nga Carlo Bollino

Lexoj kudo opinione të dëshpëruara të shumë analistëve të opozitës që për muaj të tërë shpresonin që me 14 maj Rama të humbte, mirëpo të hënën në mëngjes u zgjuan në makthin e një disfate të ripërsëritur. Pastaj lexoj se po këta analistë, për të justifikuar humbjen, gjejnë strehë në alibinë e përjetshme të manipulimeve, të zgjedhjeve të vjedhura, të makinës elektorale të ndërtuar nga PS që duket e pamposhtur, të patronazhistëve, të app në celularë, të favoreve të bëra nga qeveria e kështu me radhë me një listë të pafundme justifikimesh.

Kështu, kam dy pyetje për të bërë: Me të vërtetë besojnë se standartet e zgjedhjeve të 14 majit ishin më të këqija se ato të 2013, kur Edi Rama dhe Ilir Meta fituan zgjedhjet duke i dhënë shuplakën e famshme të 1 milion votave Sali Berishës, i cili në atë moment kontrollonte çdo pushtet të Shtetit? Dhe, vërtetë besuan se mund të fitoheshin zgjedhjet me Sali Berishën si lider, i mundur më pak se 24 muaj më parë në zgjedhjet politike kur ishte akoma me Lulzim basha në krye të një force politike të bashkuar?

Analistët e opozitës e kanë zakon të qahen dhe përfundimi ku arrijnë përherë është se faji është i Edi Ramës që nuk ia dorëzon vullnetarisht pushtetin kundërshtarëve. Kujtoj pragun e votimeve të vitit 2021, ku shumë e konsideronin arrogant sepse pretendonte mandatin e tretë, si të thuash që në Itali Demokracia Kristiane të vendoste të tërhiqej pas 8 viteve në vend të 45 viteve që qëndroi në pushtet duke fituar zgjiedhje. Çështja që iu rrëshket këtyre analistëve të salloneve televizive është se zgjedhjet fitohen duke grumbulluar më shumë vota, jo duke humbur edhe ato që kanë. 

Është fakt se nga 2013 deri më sot Partia Demokratike ka humbur në mënyrë të vazhdueshme një pjesë të madhe të votave që kishte mbledhur, ndryshe nga Partia Socialiste që pas një hemorragjie të parë, ka mundur më pas të ruajë deri sot pjesën më të madhe të elektoratit të saj. Ç’faj kanë Edi Rama dhe Partia Socialiste që PD humbet vazhdimisht copëza konsensusi? Ç’faj kanë socialistët nëse me 14 maj gati 300.000 shqiptarë që në 2021 kishin votuar për PD ose për LSI nuk u paraqitën në votime, ndërsa gjithë zgjedhësit socialistë e bënë? Ku qëndrojnë manipulimet elektorale nëse PS fitoi jo se ka shtuar votat, por sepse i ka humbur kundërshtari?

Po përsëris atë që them prej vitesh. Nuk është mazhoranca ajo që duhet të ndihmojë rotacionet, por duhet të jetë opozita t’i fitojë ato. Manipulimet mund të modifikojnë përqindje të vogla, jo të përmbysin një rezultat dhe këtë ma konfirmojnë ekspertët e Partisë Demokratike. Një rotacion pushteti është i mundur vetëm duke përmbysur trendin e konsesusit. Socialistët numerikisht, për shumë arsye historike dhe sociale, kanë më shumë vota militante se Partia Demokratike. 

Një kusht i domosdoshëm që opozita të fitojë, pra, nuk është vetëm ai i ruajtjes së votave që ka, por edhe t’i shtojë duke bindur të ashtuquajturin elektorat gri, pra të moderuarit. Atëherë, me të vërtetë analistët e opozitës besojnë se Sali Berisha dhe Ilir Meta me gjuhën e tyre të zjarrtë dhe kërcënimet (deri edhe anti-amerikane), mund t’u pëlqejnë zgjedhësve të moderuar? Përse, në vend që të shpikin alibitë e zakonshme që prej kohësh nuk i beson më njeri mbi votat e vjedhura, opozita dhe analistët e saj nuk fillojnë një refleksion të ndershëm mbi votat e humbura?

10 Komente

  1. K
    Karlo i llogarit per Njerez Kafshet e Opozites !

    hahaha Karlo Boy . Perdja e ktij Teatri Xombik Demokratike per Shqiperine ,, ka ren pa filluar mir me 91-in . Kta jo per Politikan s'i llogarit njeri por as per Njerez . Kryecazzon e fisit te Shpellareve Demokratike ,salih hamuti ,ishte dhe eshte thjesht nji Mi Eksperimental i Padronit ,qe u peror si Pest Njerezore ne Shqiperi .

    1. s
      shijak

      Karlo i llogarit per Njerez Kafshet e Opozites !

      1. R
        Raimond vlonjati

        Karlo , kari, ! Ik o legen se ti je nje sharlatan qe nga menyra si arsyeton dhe justifikon pislleqet e ketij pushteti kriminal e hajdut, na fyen intelektin e koqeve. Kupothesh qe ke konflikt interesi , legen Je tamam nje krijese by product i ligesisre dhe hileve italiane , Ti nuk ke asgje demokratike mor mut muti. Nuk ke as minimumin e kurajos civile te denosh faktin se keto zgjedhje u bene si zgjedhjet e Stalinit ne Rusi, qe thoshte "ju votoni , une i numeroj". Sepse edhe ketu keshtu u be, Opozita votoi, por per te numeruar i numeroi votat Rama hajduti me hajdutet e tij, sepse Opozita nuk kishte te drejte te kishte perfaqsueist e saj ne numerimin e votave . Apo kjo menyre Staliniste e perdorur tani ne demorkaci te duket noramale tu figlio di puttana , Shkerdhate !

        1. R
          Rajmut VL ,ore lamash gjall je ti

          Rajmut Vlonjati, je nji psikopat i pashprese , e i ngjan atj qe bejn njerzit cdo Mengjese . Motra jote ne Itali po gezon gjithe te mirat qe ti i merr ne goje . Ciao inbecile

          1. R
            Raimond vlonjati

            Ik ore tr shkerdhefsha ate motren ty dhe kush te ka bere ty , rrac e qelbur , Krijese e neveriteshme deficente

          2. H
            Henk

            Rajmonda gabeli, E mori motra provimin orreeee...

            1. R
              Raimond vlonjati

              Une kam vetme vellezer qe te shkerdhejne ty, motren tende , tetem , dhe gjithe ca ke ne fis dhe kete Karlon karin ne cdo vrime te trupit , Lopthi lol

        2. c
          cepan

          Ky ka 30 vjet ham ham per llogari te Rames.

          1. !
            !

            cepanak , po ti ku kullot kto 30 -vjet ? je akoma xhungles se cepanit apo ke zdryp ene ti ne qytet

          2. k
            korcari

            Bolino eshte nje gjigant i papare. Gazetari me i zgjuar dhe me me shume logjike ne gjithe boten shqiptare. Keto qe pame me 14 maj me opoziten e shkaperthyer Bolinua e ka paralajmeruar qe kur nuk mbahet mende. Salilepiresit ti hane mune Bolinos e gjithe atyre qe e mendojne si Bolino

            Lini një Përgjigje