Përse duhet t'i jemi "mirënjohës" Ilir Metës?!

16 Maj 2023, 10:44Blog Nga Shpëtim Luku

Përse duhet t'i jemi "mirënjohës" Ilir

Kur Sali Berisha nënshkroi gjithë solemnitet e pompozitet marrëveshjen e bashkëpunimit në koalicion me Ilir Metën, të shumtë ishin personat që nxituan t'a paralajmërojnë e këshillojnë atë mbi pasojat e kësaj marrëveshje. Ndërsa unë e "përkraha" dhe e "përgëzova" Ilir Metën, i cili nëpërmjet legalizimit të bashkëpunimit me Sali Berishën, krijonte më së fundmi kushtet që politika të ishte fair play, ku secili merrte votat që i takonin.

Marrëveshja Berisha Meta ishte hedhja tutje e një maske të fortë, kur kryetari i LSI-së merrte vota majtas, për t'i trafikuar djathtas. Marrëveshja Berisha Meta shënonte fundin e një praktike revoltuese dhe amorale, kur ish-kryeministri socialist që në moshë 28 vjeçare, bëhej faktor elektoral në gjirin e të majtës, pikërisht duke sharë, mallkuar e stigmatizuar më fort se vetë socialistët Sali Berishën, duke i'a çuar më pas votat e ambalazhuara në mandate deputetësh pikërisht Sali Berishës.

Kjo praktikë e urryer filloi në vitin 2009, kur PD siguroi 70 mandate në Parlament, ndërsa e majta e përfaqësuar nga PS dhe LSI siguroi edhe ajo 70 deputetë. Mirëpo ky ishte momenti kur LSI tregoi se ajo nuk ishte as parti e majtë, as parti e djathtë e as parti e qendrës. Por ishte një parti private e kryetarit të saj, i cili për interesa të tij bënte edhe atë që njerëzit e thjeshtë nuk e imagjinonin. Duke hyrë në koalicionin qeverisës me Sali Berishën, në emër të "stabilitetit të vendit", duke trafikuar 4 mandate të arta, LSI u kthy në një parti të vogël, por me pushtet të madh.

Për rrjedhojë, duke i patur mundësitë e sistemimit të atyre që i afroheshin LSI-së, Ilir Meta ndërtoi edhe kultin e njeriut fjalëmbajtur ndaj militantëve dhe shërbyesve të tij. Më pas, i erdhi radha Sali Berishës të provojë shijen e tradhëtisë së Ilir Metës, i cili në 2013 u rikthye në gjirin e së majtës. Por tashmë LSI ishte kthyer në një parti e mesme elektorale dhe pushteti që kishte marrë nga marrëveshja me socialistët nuk mjaftonte më që Ilir Meta të mbante fjalën ndaj kujtdo që i premtonte. Rritja artificiale e partisë së tij solli edhe keqkuptimin e madh të Ilir Metës, i cili e konsideronte veten dhe partinë e tij private faktor përcaktues pushteti.

Dëshmi e këtij keqkuptimi të madh ishte refuzimi i tij, ndaj ofertës për të vijuar marrëveshjen e bashkëpunimit me socialistët edhe në vitin 2017. Lutjet e Edi Ramës vetëm sa i miklonin sedrën prej politikani amator, i cili nuk kupton asgjë nga ligjësitë për t'u shoqëruar për të mirën e popullit shqiptar me refuzimin e tij.

Se si rrodhën më pas ngjarjet është e ditur për të gjithë, por e rëndësishme është që tashmë Ilir Meta është kthyer aty ku i takon të jetë. Nuk ka më maskën e majtit, nuk ka më mundësinë e mashtrimin e elektoratit të majtë duke u hequr më i majtë se të majtët, nuk ka më mundësi trafikimi votash e mandatesh. Ndaj, po qe se merr vota, ato i ka të merituara. Dhe pikërisht për krijim e kësaj situatë transparente, ku secili është i qartë, ai meriton gjithë "mirënjohjen" e elektoratit shqiptar.

16 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

    Ra Ilir Meta , u ngrit Tom Doshi. Socialdemokratet e Tomes pa bere asnje dite fushate kapin 30000 vota ne Tirane dhe Erion vemja thote qe i ka ai. Faleminderit burri i Lindes !

    1. S
      Sali Ram Berisha

      "Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit"! Ku je o EVLATI im. Fiks, po fiks si une. Kur nuk kemi çu bejme BURRAVE, u permendim grate. Kjo eshte TRIMERI. Bravo EVLATI IM!

      1. R
        Raimond vlonjati

        Te vetmin gabim q eka bere Meta, eshte qe bashkoi votat me qelbesiren hajdute dhe spiunine Serbise Edi Ramen. Aty ka bere gabim qe i dha mundesine te vinte ne pushtet nje mut muti si Rama hajduti qe po shakterron Shqiperine me vjedhejt e tij te perbindeshme

    2. S
      SORIN

      Bravo Shpetim! Je i sakte!

      1. S
        Stër

        Si t'ishin dy maskarenj mbi flamur e jo )( shqipe .

        1. C
          C

          Ilir Meta qe u ul ne te gjitha karriget me te larta te shtetit shqiptar eshte i njejti produkt si shtetaret e larte te PPSH.Me ngjan me Hekuran Isain,Pali Misken,Adil Çarçanin,Haki Tosken,Simon Stefanin,Zylyftar Ramizin dhe qindera te tjere dum dume dhe tao tao besnike Por,por ky ekstremist provincial mafioz,me intuite,me kompromise

          1. N
            Noci

            Une jam i bindur qe Berisha humbi thellë edhe nga shkaku i lidhjes me Ilir Meten dhe sidomos ne Shkoder qe nuk e kane dashur kurre.Ne 2021 Basha nuk e afroi dhe mori maksimumin e votave.Une jam nje qytetar qe shpresoj se ky eshte fundi i dy miqve armiq dhe i hapet rruga krijimit te nje opozite te re ku kete te dy dhe mbeshtetesit e tyre te lihen jashte perndryshe nuk ka opozite

            1. I
              Ilir

              Bravo Noc, ky eshte problemi i Shqiperise sot. Nji opozite e re e besueshme, pa keta karavidhet,fallco komplet, qe sot nuk i besojne e as i duan me, as robt e shtepise. Nje opozite e re, pa fallco.Te djathte fallco, te majte fallco, greke fallco...minoritare fallco etj etj.Kjo na duhet, qe mos te rrezikojme ta mbajme Edi Ramen edhe 20 vjet te tjera ne pushtet,si Erdogani Orban, Lukashenko, Putin etj etj. Kjo i mer me qafe njerezit, kur nuk shkulen nga kolltuku,sado i mire te jete tjetri.

            2. R
              Rradha e Drejtesise tani.

              Tani e ka rradhen Drejtesia ..SPAK.. Buzeqeshja e fundit : Gmi me tha 7 %. Dhe kerkimi i Varreve te fshehur nga ky Trim qe te thyhen ne mese.

              1. R
                Rradha e Drejtesise tani.

                Tani e ka rradhen Drejtesia ..SPAK.. Buzeqeshja e fundit : Gmi me tha 7 %. Dhe kerkimi i Varreve te fshehur nga ky Trim qe te thyhen ne mese.

                1. a
                  agushkari

                  Ilir metaj kokekari hengri mut dhe nga skrapari

                  1. F
                    Fatmur Lohja

                    Titulli i shkrimit eshte sarkazem.

                    1. T
                      Trotski

                      SPAK e ke rrugen e Lire .Vrik rrasi Mrena Like dhe Sali qe te jemi rehat ,natyrisht te shoqeruar me konfiskimin e pasurive te tyre ilegjitime.

                      1. J
                        Jari

                        Ore mos u merrni me Like Floririn se i rritet mëndja këtij Spiuni, Shoku Like vetëm se i dolën ca llafe për ca Rubla Ruse i hodhi nja 60 karamele te Top Ch, Likja ka aq shumë para sa nuk ju shkon mëndja, të gjitha janë Euro të vjedhura Popullit Shqipëtar, por nuk ka as SPAK e as Duman që ta çoi te vëndi.

                        1. V
                          Veronika

                          Pse mos i jesh mirënjohës këtij, na kujton ariun e tahir baçovës. Shikojeni sa i bukur është, ku mbi të, po bëhen studimet e sidromës Daun. Daun ky, daun e shoqja e daun fëmijët. Zoti kur i krijoj njerëzit, i bëri me shënja për tu dalluar nga imiri me të keqin, dhe si konkretizim të asaj që tha zoti, bëri këtë familje.

                          1. D
                            Domodova

                            Meta or shokeni e hengri karremin e presidentit qe i vuri ne goje rama dhe si i pangopur qe eshte e kaloi poshte Tani çte beje me i varfri e ka grepin ne bark dhe kur te doje rama e terheq,ama per momentin nuk i duhet keshtuqe le te notoje se ka uje per te gjithe.

                            Lini një Përgjigje