Berisha ik

15 Maj 2023, 09:01Blog TEMA

Berisha ik

Nga Kreshnik Spahiu

Kur shqiptarët rrëzuan bustin e Enver Hoxhës dhe e zvarritën nëpër Tiranë deri tek godina ku unë me shokët e mi ishim ngujuar në grevë urie, mendova që asnjë politikan shqiptar nuk do e kishte fundin aq të keq, por isha gabuar.

Enver Hoxha sa jetoi, mbretëroi dhe nuk e përjetoi zvarritjen nëpër rrugë.

Sali Berisha po përjeton poshtërim për së gjalli.

Populli shqiptar dje nuk votoi nga jugu në veri për të bërë mbret Edi Ramën por për të shporrur Sali Berishën nga politika.

Njeriu që krijoi grupimin e sturkturuar anti-amerkan në Shqipëri dje mori shuplakën e popullit më pro amerikan në Europë.

48 orë para zgjedhjeve, arrestimi i kandidatit grek që ai kishte vendosur në Himarë i rrëzoi të gjithë kauzën e tij sovraniste.

- Berisha kundër Amerikës hiqej si sovran, por para Greqisë hoqi brekët.

- Kur ndërhyn qeveria amerikane thotë: armiqësore. Kur ndërhyn qeveria greke thotë: miqësore. Ambasadoren amerikane e quan lavire,

- Ambasadorin grek e quan partner demokracie, por Ambasadorin anglez e fyen diplomat orgjie, Belerin e Greqisë e bën kryetar Bashkie.

- Thotë: shpëtova Kosovën nga ndarja me Serbinë, por ndan detin dhe Himarën me Greqinë.

Vota plebishitare dje në gjithë Shqipërinë nga Tropoja dhe Shkodra deri tek Korça dhe Himara, e ndëshkuan si Avni Rustemi tradhëtinë e Toptanit.

Sot Berisha do dalë dhe do deklaroj që zgjedhjet u manipuluan ndonse ende në SPAK nuk ka asnjë kallzim penal.

Sali Berisha sot do dalë dhe do deklaroj që beteja jonë kundër SHBA sapo ka filluar por ai është pushkatuar nga populli pro amerikan.

Sali Berisha do dalë sot dhe do deklaroj që humbjen na e shkaktoi Taulanti dhe Lulzimi por shqiptarët e fundosën edhe në qytetet ku s’kishte kandidat Partia Demikratike e vulës.

Sali Berisha do dalë sot dhe do thotë Sorosi bleu votat në gjithë Shqipërinë por do bëhet qesharak kur ta dëgjojnë në Tropojë, Shkodër, Kamëz, Bathore apo Himarë të gjithë ata që e mbështetën nē çdo protestë por që ky i braktisi dhe përdori në hallin e tij personal me Amerikēn.

Sali Berisha do dalë sot dhe do deklaroj që ishte puç global dhe do vazhdojë betejën me Amerikën, Anglinë, BE dhe gjithë planetin por si ka mbetur askush. Madje as autobusi falas i Belindit nuk e mbush dot dhe do i mjaftonte një furgon me njerës sepse as familja e tij nuk do e ndjek pas në çmendurinë e tij.

Sali Berisha do dalë do thotë që Rama nuk rrëzohet me vota por me Revolucion dhe kjo është shumë e vërtet por revolucioni opozitar duhet filloj nga nesër në dyert e SHQUP të cilat ai i ka pushtuar. Opozita shqiptare duhet organizuar për ta tërhequar zvarrë nga zyra ashtu si bustin e Enver Hoxhës si njeriu që po mban peng opozitën dhe po mban Ramën në poshtet.

Prandaj largimi i Berishës si kryetar opozite është mision patriotik dhe kombëtar: Berisha ik

18 Komente

  1. X
    X. X. L

    Bukur niku. Bravo

    1. c
      cuf dabjoni

      Kreshnik ! te gjithe Enveret dhe veglat e tyre nje perfundim do kene....

    2. E
      E DREJTA

      SHUME SHKRIM I SAKTE..KOMPLIMENTI

      1. k
        k

        Profetësia e Namik Hotit u vërtetua.

        1. S
          Shpellari Viçidolit e humbi virgjerin me dhine

          Bravo Nick

          1. N
            Noci

            Po sikur ti mbushet mendja Rames te shpalle zgjedhe te parakoheshme çfarë do te beje Berisha dhe Meta kur ai te marre me Tom Doshin me keq se ne 2013 e parlamenti te kthehet si ne kohen e Alise .Me shume se kurre inteligjenca shqiptare duhet me çdo kusht te largoje Keta dy nga opozita e te bejne urgjent riorganizimin e opozites ku absolutisht sigurimsat ,njerezit e Berishes dhe Metes te njohur si te korruptuar ,ish komuniste,te mos lejohen neper organet drejtuese qe mund te krijohen dhe te vendoset demokracia ne parti ku kryetari nuk vendos por çdo vendim te kate kolegjial.PD ka mjaft njerez te mire dhe te ndershem

            1. K
              KARmadhi

              Mba veth ne vesh o Niku e mos lajthit - Himara i hoqi breket e i rrasi Hurin ne prapanice ketij Edi Rames. Shko e thuaja dhe andej nga shtepia kur ti besh te fala...

              1. S
                Skenderbegasi

                S'qenke keq, Big K... e paske organ seksual ne kok.

              2. T
                T

                O bibilushi sales karin ta futen ty dhe sales ne byth i gjith populli mbare jug veri .i plasi rames per katnaret e homares dhe te pukes .luften e fitojne qytetaret jo maloket si puna e bibilushit tat te vogel .

                1. D
                  Demokrati

                  BERISHA. IK !!! Mirenjohje demokrateve pro perendimore qe flaken Foltoren e nongraden Berisha, organizatorin e grupimit te turpshem antiamerikan ne gjirin e partise se pare opozitare. Eshte momenti i krijimit te nje PD te djathte pa komuniste e pro perendimore.

                  1. B
                    Bardha

                    Nik sorra

                    1. c
                      ce

                      Bravo o Kreshnik, smart Brain. Ja bere nekrologjine politike perbindeshit non grata te popullit Shqiptar njeriut qe terhoqi zvarre Shqiperine ne nje tranzicion te sterzgjatur per te mbajtur gjithmone ne pd njeriun me te perbuzur nga populli shqiptar , njeriut me te urryer , bile shume me i urryer se Ahmet Zogu, Xhafer Deva, Mystafa Merlikja , Hamza Kastrioti apo ku di une njeri tjeter tradhetar qe i ka bere gjemen ketij vendi.Largimi me shqelma , zvarre nga zyra e tij ne shqup e pushtuar me dhune nga banda e kryevagabondit Muli horri dhe kryebanditi Sali Lusha, eshte detyre e demokrateve te ndershem nese duan qe nje dite te vijne ne pushtet. Nese duan te bashkepunojne me spiunin Agush askush kokeducja , njeriu me i urryer i planetit per shqiptaret atehere te presin dhe nja 16 vjet kur Edi Rama do largohet me deshire nga politika per ti hapur rrugen nje lideri te ri.Perbindeshi i vucidolit dhe spiuni Agush askush kokeducja ne diten me te zeze te jetes tyre te denuar perjete me nofken non grata nga mbare populli shqiptar.

                      1. O
                        O të shkerdhefsha rracen dhe surratin.

                        Hahahahahahahaha, edhe në zyren e votimit, ky moter-qiri i Viçidolit, hyn me shoqerues mjekërr-cjap, nga frika që ndonjë Shehu tjeter, do ti japi nji boks surratit dhe një shpullë kokës.

                        1. S
                          Shqiptari

                          Jo ik po hik pirdhu mos ta shikojm me surratin ne burg antishqiptari ulet.

                          1. F
                            Fatmir Lohja

                            Nuk eshte as burrerore e as e ndershme te urdherosh ,nga ekzili politik, gjysheri ik !?

                            1. c
                              cup frroku

                              kreshnik ke te drejte po ma troc thuje opozita ik keshtu eshte me drejte te na rroje partija dhe shoku edi urime per fitoren plebishitare ne 2025 mundesisht 99prqind

                              1. L
                                Liria

                                Ore Kreshinik po paske qene gazetar, shkrimtar e poet i lindur, bravo!

                                1. M
                                  Matriota

                                  Hau timi ! ? Nuk ishte bust i En☆er Hoxhës ! Ishte një shtatore . Si te filmi Kolos'i Rodhit .

                                  Lini një Përgjigje