Nëse njerëzit duan të digjen?!

13 Maj 2023, 17:05Blog Nga Ben Andoni

Nëse njerëzit duan të digjen?!

Dita e heshtjes zgjedhore është koha më e mirë e reflektimit për zgjedhjet, energjinë e harxhuar për to, përballjen me premtimet e kandidatëve, shit-blerjen dhe penalitetet e tjera, mos respektimin e sublimitetit të zgjedhjeve. Është pikërisht kjo kohë, kur individi gjykon pse duhet që të derdhet kaq shumë energji për një gjë, e cila mund të bëhej edhe me shumë më pak zhurmë. Si ka mundësi, që një pjesë bajagi e madhe e publikut ende voton prej sugjerimeve të politikës dhe jo përballjes me kandidatin real, që po merr menaxhimin e fateve të tyre? Kjo me sa duket na kthjellon ditë më pas.

Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, iu desh në konferencën e fundit për shtyp të mbajtur pas fushatës elektorale, të konfirmonte evidentimin e gjithsej 54 rasteve të veprave penale në fushën e krimeve zgjedhore, ku ishin proceduar penalisht 88 qytetarë. Në fakt, opozita flet për më shumë, ndërsa palët i ashpërsuan tonalitetet e diskursit të tyre politik me një regjistër “normal” shqiptar.

Që do të thotë se edhe këto zgjedhje, megjithëse kur të kalojnë lupën e OSBE/ODHIR-it, do të kenë racionalitetin e gjykimit të këtij institucioni, por në thelb ato do tregojnë sërish gjendjen e shoqërisë sonë: Ne nuk bëjmë dot zgjedhje normale dhe nuk ngremë fushata të arsyeshme programesh. Nuk po merremi me fajet, sepse do jenë institucionet e drejtësisë që do zbardhin që nga rasti i Bejlerit dhe të tjerëve, por perceptimin e politikës, që ende se kupton se zgjedhjet janë të shenjta. Që nga premtimet e rritjes së rrogave të Ramës dhe deri te ashpërsia skajore e Berishës, politikanët i sfumuan krejt kandidatët e tyre për aureolën e pozicionit të kryetarëve të tyre.

Duket se zgjedhjet e vitit 2023 nisën dhe fushatën e vitit 2025. Politikanët e të gjithë krahëve e treguan se s’kanë asnjë empati reale për kandidatët e komunitetet e tyre, por përdorimin e tyre. Rasti i narrativës së Ramës me kandidatët e tij, sadoqë interpretohet si gjetje komunikimi zgjedhor, tregon diferencën kryetar-kandidat. Çoroditja e Berishës tregon se ata janë thjesht numërorë. Dhe, me sa duket ia kanë dalë, pasi kanë kuptuar të vetë-ndjerën e njerëzve, që nuk gjykojnë dot në masë për arsyen. Po e vuajmë prej vitesh, me sa duket do e pasojmë edhe në të ardhmen, pasi edhe brezi i ri i politikanëve ka të njëjtën mendësi. Kur shikon se kandidatët nuk përballen me njëri-tjetrin, kur shikon se nuk konkurrojnë programet por propaganda, duket se ne do na duhen kohë të kemi zgjedhje me parametra të lartë.

Grupet e militantëve, që janë në terren, nuk është se duan t’ia dinë se cili është në fuqi, atyre u duhet se cili mbledh më shumë vota për interesin e momentit. Dhe, ky është lajm i keq për zgjedhjet tona. Publiku dhe politikanët që votojnë, nuk “e kuptojnë” se zgjedhjet vendore janë të gjithë shqiptarëve për interesin e tyre të ngushtë. E kur publiku nuk kupton përditmërinë, si mund të ndjesh dhe projektosh të ardhmen nën identikitin e një kandidati të besuar. Mbase burrështetasi Lincoln e kishte kuptuar fare qartë: “Zgjedhjet i përkasin popullit. Është vendimi i tyre. Nëse ata vendosin t’i kthejnë shpinën zjarrit dhe t’i djegin të pasmet, atëherë do t’u duhet të ulen mbi flluskat e të djegurave të tyre”. 

5 Komente

  1. H
    Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

    Dhe .... demek ...... çfare donte të thoshte ky Ben Andoni me këtë.shkrim? Që ky është i zgjuar, dhe të gjithë Jane budallenj? E para, na tregove gjera qe demek ne nuk i dinim??!! Kur u zgjodh Trump president, disa u skandalizuan, sepse Trump nuk fliste bukur. Se Obama, fliste bukur. Dhe çfare me nder mutin beri Obama? Asgje. Po Trump? Jo ndonje gje të madhe, por sidoqofte me shumë nga ç'beri Obama per tete vjet. E megjithate, zgjedhjet e Trump u konsiderua gabim. Dakord, gabim. Po ku është Trump tani? Askund. Pra erdhi dhe iku. Ketu është kyçi o Ben Andoni. Se njerezit vijne e ikin. Por jo ne Shqiperi. Ne Shqipëri erdhi Saliu ne 1991, dhe nuk ka ikur akoma. U çorrën rrumpallat Nano-ik e Nano-ik, dhe Nano iku. Iku pra, nuk është më. Tani bertasin Rama-ik, Rama-ik. Debilat, nuk bertasin Berisha-ik, se Rama ikën vetë. Kete na thuaj mor Ben Andoni, dhe mos na bej filozofira me djegie bythe. Rrumpallave ka 30 vjet qe Saliu u djeg bythen, por ata i durojne flluckat si burrat. Tani, burra nuk janë ata, se nuk quhet burrë nje njeri qe pranon t'ja skuqin bythen per 30 vjet, por bie fjala. Ben Andoni, dhe tere gazetare - behuni burra dhe filloni levizjen Berisha-Meta-ikni. Keni bythe, apo edhe ju me fllucka e keni? Hiqni Berishen dhe Metën, sepse Rama është automatikisht i hequr. Ketu fillon hapi i pare i demokracise shqipetare - dalja e brezit të ri të politikanëve. Të mire a të keqinj nuk e dimë, por nuk kemi si ta dimë, kur na kane zene rrugën dy kufoma te qelbura të politikës shqipetare. Kur ju gazetaret ta luani rolin si duhet, do keni goje të flisni. Deri atehere, trusni bithën dhe mos na bëni filozofira boshe me fllucka bythe, sepse flluckat i keni ne bythet tuaja.

      1. M
        Mirandoni

        Mira eshte vete Ben Landoni qe i thote vetes Bravo!

      2. T
        Tirona

        Nuk kemi pse te merzitemi e keqja ka kaluar, siç po shohim politika shqiptare po reformohet, keto do te jene zgjedhjet e fundit qe do flitet se na eshte vjedhur vota , per arsye se jane akoma neper kembe Non Grada dhe Like Floriri . Mbas ketyre zgjedhjeve fillon nje epoke e re per klasen politike shqiptare. Non Grada dhe Like Floriri shkojne ne burg ndersa Edi Rama ne zgjedhjet e ardheshme parlamentare do ti hapi rruge kandidateve te rijn qe te konkurojne per Kryetar te PS dhe vete do te shkoje te meret me piktura…..

        1. S
          Svetllana

          O Ben, si mund te kete "zgjedhje normale" ne Shqiperine e pushtuar nga Perbideshi i Vicidolit, djali i Vukmanovich Karaxhichit dhe dhenderri i serbes Milica Jovanovichit?

          Lini një Përgjigje