Beleri, Berisha dhe bisha kthehen te preu i lënë

13 Maj 2023, 13:59Blog Nga Frrok Çupi

Beleri, Berisha dhe bisha kthehen te preu i lënë

E para, bisha që mund të jetë ujku ose edhe grabitqarë të tjerë, është e njohur botërisht se çfarë bën me prenë e vet. Pasi e ka ngrënë gjysmën e qengjit, e lë aty ku e preu dhe kthehet prapë pastaj.

Ka një ngjashmëri tragjike në habitatet e ndërgjegjshme të humanëve me instinktet e egërsirave të pyllit:

Sali Berisha, ish president i Republikës dhe kryeministër, i dëbuar politikisht nga aleatët e Shqipërisë si një rrezik për shtetin dhe demokracinë, po tenton të kthehet aty ka lënë prenë e tij në vitet më herët. Dhe në fakt, diçka po arrin. Po tenton të marrë pushtet në bashkitë e vendit duke u fshehur, njësoj si ujku, nën pemën e Ilir Metës. Në vend që të ishte ‘i harruar’, ai vërtitet përditë mes njerëzve me qëllim që t’u manifestojë se ‘Jam këtu’. Sapo të fitojë lirinë e egërsirës, do të kafshojë prenë që la këtu para se ta godiste Amerika.

Preja është jeta e popullit shqiptar, e  cila është zvarritur prej tij, njësoj si preja në pyll, sa në vjedhje, në vrasje dhe në shëmtim.

Berisha, edhe kur është dëbuar me forcë nga populli shqiptar, ka gjetur vrimë dhe është kthyer atje ku e la. Në vitin 2005 u kthye si kryeministër, nëpër një të çarë të fortë të socialistëve që kishte përballë. Një numër njerëzish, mes tyre edhe hetues të politikës e strategjisë, u lëshuan në prehër të mendjelehtësisë dhe thanë se ‘Berisha nuk është më ai që ishte!”. Kjo shkonte deri në injorancën e atyre që nuk kanë mësuar asgjë për instinktet e egërsirave të pyllit.

Sali Berisha, me ardhjen e dytë, bëri si ujku i përrallës me këmbën e bardhë. Bëri të njëjtat akte kafshërore me prenë e vet, si ato që kishte kryer nga viti 1992 deri në 1998. Madje shtoi edhe disa akte të tjera instinktive. Pas vitit 2005 vrau njerëz të pafajshëm dhe të pagjykuar- njësoj si deri në vitin 1998; vrasje që nga skutat e errëta deri në bulevard dhe në furrat e Gërdecit. Nën drejtimin e tij u grabit ekonomia e vendit njësoj si në skemat piramidale ku shqiptarët u treguan me gisht si ‘mendje të vjetëruar’ që ndjekin modelin mafioz Ponzi. Sali Berisha, në menynë e ‘bishës me prenë’, shtoi edhe vjedhjen e pronave përmes familjes së tij dhe për familjen e tij.

Tani, tek tenton të kthehet në politikë, aplikon të njëjtën sjellje si edhe të bishës së pyllit. Gjuetarja e pyllit kthehet te gjysma e qengjit që ka lënë herën e  fundit.

Çfarë e çoi Fredi Belerin që të strehohet në ‘Foltoren’ e Berishës; apo e kundërta: Cila është nuhatja që e çon ‘ujkun’ Berisha drejt erës së gjahtarit të njerëzve Fredi Beleri?

Fredi Beleri është arrestuar dje për krime zgjedhore. Ai u shpall kandidat për kryetar i Bashkisë së Himarës nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ me në krye Sali Berishën dhe Ilir Metën. Ai është dënuar me burg 3 vjet edhe një herë tjetër më parë, pikërisht me akuzën se urren njerëzit e kombësisë shqiptare. Fred Beleri është shpallur gjuetar me pushkë në masakrën e Peshkëpisë, Gjirokastër, të kryer në prill 1994. Erdhi nga përtej kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë, në përbërje të një grupi terroristësh të organizatës terroriste MAVI, me synimin për të vrarë ushtarakët shqiptarë që ruanin kufirin. Vranë! Vranë në mënyrë makabre ushtarin Arsen Gjinin dhe komandantin e repartit, kapiten i parë, Fatmir Shehu. Plagosën tre të tjerë: ushtarët Ardian Velmishi, Janaq Zaka, Frederik Kalemi.

Aq njerëz kishte posta kufitare shqiptare, dhe këta nuk lanë gjë të gjallë mbi dhè, veç kufomat e dyve dhe gjakosjen e tre të tjerëve.  Shumë armë të bandës terroriste mbetën rrugës dhe u kapën më vonë; terroristët ia mbathën në Greqi. Mes tyre Fred Beleri.

Por Fred Belerit i mbeti mendja te preja që nuk e kishte ‘gëlltitur’ të tërën. Ata që la të plagosur, ai i donte të vdekur. I donte t’ua kalonte kufomat nëpër duar. Dhe u kthye përsëri në mars të vitit 1995. Këtë herë u kthye më egërsisht, siç ndodh në mbretërinë e xhunglës. U bë bashkë me pesë të tjerë:

Jorgo Anastasulis, komando e njohur me emrin “Pirro i Parë” 34 vjeç, oficer i ushtrisë greke me gradën toger. Apostolos Karvelas, 26 vjeç, punonjës i policisë greke zëvendës komandant i grupit. Mario Kutulla, 25 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë, punëtor. Fredi Bejleri, 23 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë, me profesion hidraulik. Jorgo Kristo, 26 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë.

Të gjithë u cilësuan si anëtarë të grupimit terrorist MAVI që kreu masakrën e Peshkopisë vetëm një vit më parë, prill 1994.

Fred Beleri është betuar, njësoj si Berisha dhe vetë bisha, se nuk do t’i ndahet presë së tij. Deri më sot ka tentuar edhe tre herë të tjera që të bëhet kryetar bashkie në Himarë, me parullën se ‘Himara është greke!’. Hera e fundit është kjo e tanishme, nën ombrellën e Berishës dhe Metës. 

16 Komente

  1. F
    Frrok Legjendari ..

    Thoni cfare te doni por ky Zoteria Frroku i degjeneron fare te gjithe kriminelet dhe hajdutet. z. Frrok vetem perpra mos ju ndaje Lapsit se ketyre jua ke futur friken sa ska ku te shkoje me ,se vetem Burgu i prete mbas Zgjedhjeve..

    1. V
      Vranakonti

      Respekt per zotin Frrok Cupi.

    2. F
      Frrok Legjendari ..

      Thoni cfare te doni por ky Zoteria Frroku i degjeneron fare te gjithe kriminelet dhe hajdutet. z. Frrok vetem perpra mos ju ndaje Lapsit se ketyre jua ke futur friken sa ska ku te shkoje me ,se vetem Burgu i prete mbas Zgjedhjeve..

      1. K
        Kinom

        E nxori koken me ne fund Mitotaqis ne vizite qe beri ne Himare dhe premtimet qe ju beri. Edi Rama ti veri gishtiin kokes. Drejtesia te arrestoj Dulen, Meten, Sai qenin dhe Celibashin qe e lejoji te kandidonte. Per kete percarje qe po I bene popullit te Himares Qeveria te mos qendrojne e tulatur por te veri para pergjegjesise ata qe gatuan kete corbe.

        1. t
          tetovari2

          Kinom,ata janë shqiptarë të krahinës së Himarës,jo himariotë!Nuk egziston komb, popull himariot,myzeqar,etj.

        2. P
          POPULLI

          RESPRKTE PER Z. FRROK KA THENE GJITHMONE TE VERTETEN. BEJLERI, SALIU DHE METAJ JANE ME GREKQIRET ME PARTIN E AGIMIT ARTE TE GREKQIREVE DHE ME UDB JUGOSLLAVE QELBESIRA TE RUSIS......

          1. R
            Rrnofte LEXHENDA ! Njeriu qe ju solli Lirine..Diel

            Cfare mendimi kane Kaleci, Rajmondi, fCB, kpment ...etj. ?

            1. a
              aa

              Frrok Çupi është spiun i 'Sigurimit' – Vendimi – Dokument – Gjykata e ... Gazetari Robert Rakipllari fiton gjyqin për shpifje me botuesin Frrok Çupi. Si ti besojme ketij fuksi.

              1. a
                artan

                Bravo Frok. Si gjithmone e drejtperdrejte.

                1. F
                  Frenk

                  Tè lumte mendja dhe pena FRROK CUPI i lexoj me shum kenaqesi shkrimet tuaja.

                  1. E
                    Erdogan

                    Patjeter qe Ximara eshte Greke se kane Emra Greke te Lashte te gjithe vendasit,Emrin Ximaros e ka Greke,Vunoi (Mal "shqip" nga Monte),Progonat greqisht do te thote Para Prinderve stergjysh.Sepse jini you Ignorante dhe Idiote qe you perdorin Hajdutet e Parthenonit dhe mijera Vepra te popullit Greke te Perandoreve Ilyre Megas Kostantinos,Megas Aleksandros,Pirros,,Jeorgios Kastriotis i ashtuquajturi ''Gjergj" neve nuk na kini ne nje linje. Periudha Helenistike fillon me Aleksandrin e Madh dhe mbaron me vdekjen e mbretereshes se Egjyptit nga Maqedhonia KleoPpatra. Por you ve zoti Cupi nuk you intereson Periudha Helenistike e Belerit por Osmane. Epirotet e ketij Pashalleku te vetequajture Skiptare jane krenare per Kombesine e tyre Helene te aleksandrit te Madh. Nuk eshte rastesi se qe quhesh Frrok,Eduart (Edi Anglez),Saleh Turku,Mahmut (Mehmet "shqip",Enver,Abdullah (Abdyl "shqip") Naim,Shemshedin (Samiu) etj. Kombesia dhe Identiteti o Frrok eshte i Shenjte. Kauurret e Derrit deri dje te luftuar nga Veziret,Pashallaret,Bejleret etj jane ata qe kane rezistuar dhe mbajtur me Nder Emrat Greke te Lashtye dhe te Krishtere si ne Bregdet dhe gjithe Toskerine. Vorio Epiri i ndare nga you o Frrok eshte Greke. Sado te pretendoni se jane vetem disa Polis Greke.

                    1. T
                      Trotski

                      Respekte Frok .E tunde dhe njehere per Situaten.Bravo Prokurorit Dinjitoz qe i tregoi Kufirin ke Thana Spurdhjakve Grekomane

                      1. E
                        Ermiona

                        Faleminderit Frrok Cupi, gazetar i lindur per fatin e mire te shqiptareve akoma te pashqyer nga Berisha dhe Fred Bisha!

                        1. T
                          Trapi

                          Lereni b Belerin se ate pune ka, por shikoni Sali Berishen qe pasi nuk i “ndezur” ne luften vellavrasese midis jugut dhe veriut te planifikuar sipas udbes, tenton te beje lufte midis Shqiptareve dhe Greqise duke shitur interesat shqiptare tek greku. Vertet jemi popull bole duke perfshire edhe Ilir Meten qe nuk eshte popull.

                          1. F
                            FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                            Or ti mender 'katolik' qe te eshte mbushur mendja qe je gazetar dhe 30 vjet nga Sali antikAmunist,salisjan,metist e tani RaMUT! a JE NE GJENDJE PAS 3 DEKADASH TU THUASH SHQIPTAREVE SE KUSH ESHTE 'SISTEMI' EKONOMIKO-SHOQEROR NE KETE BORDELLO-bATHORE KALIFAT E ç'FARE FORME SHTETI! a JE NE GJENDJE TE NA THUASH SE NGA 10 VJET KUSH mut-qEVERRI E Q2EVERRIS KETE VEND PA SHTET DHE ç'FAR PERFAQESON NE KRYE TE qiVERRISE NJE INTEGRALIST,ZOGOLLJAN ZOGIST KEMISHE zi 30 VJET SHOK NGJALASH I LIKE FLORI DHE PROTAGONIST I DIVIZIONIT HAJDARI ME NE KRYE KRRIMINEKLIN SALI ME EMRIN EDDDDVVVVIIIN !?

                            1. A
                              A.ÇAKO

                              'Kali Trojes' eshte ne krye te QIverise,kapistallin e tij e terheq likja dhe dhendurri i SERBISE.......

                              Lini një Përgjigje