Jepuani mundësinë

12 Maj 2023, 16:12Blog TEMA

Jepuani mundësinë

Nga Artan Lame

Imzot Noli, në vitin e largët 1918, shkruante poezinë “Jepni për nënën!”. Ish koha kur Shqipëria e varfer kish nevojë për çdo cent që mund të dërgonin emigrantët e shpërndarë ngado. Sot, në këtë prag votimesh, po marr guximin të perifrazoj bashkëfshatarin tim të Madh.

Pasneser të gjithë do shkojmë të votojmë. 

Do shkojnë të votojnë edhe 240.000 familjet që gjatë këtyre viteve kanë mbyllur procesin e legalizimit të baneses së tyre. 

Do shkojnë të votojnë edhe qindramijë qytetarët që marrin 1,2 milion shërbime kadastrale çdo vit. 

Kohë pas kohe prej qytetarëve marr mesazhe falenderimi, a thua se jua paskësha legalizuar shtëpinë unë personalisht. Jo, mua thjesht m’u dha mundësia që ta ngrija dhe ta bëja funksional atë institucion, që ishte bërë gangrena e shpifur e këtij vendi. Ndaj po ju them, votoni për vijimin e punëve të mira, aty dhe anekënd Shqipërisë.

Midis këtyre qindramijëve, ka edhe shumë që ndoshta kanë hequr derisa kanë zgjidhur hallin e tyre. Ka edhe ca të tjerë që ndoshta edhe kanë qenë në detyruar të paguajnë për ta zgjidhur atë hall. Edhe atyre, sado pak qofshin, ju bëj thirrje të votojnë për vijimin e punëve të mira, sepse ne, sepse unë, sa herë kemi mundur jua kemi nxjerrë nga hundët të pandershmëve rryshfetin e marrë. 

Nuk është e para herë që drejtues të Kadastrës përzgjidhen sipas rastit, herë si kandidatë për deputetë, e herë si kandidatë Bashkish. Kjo, sepse puna jua ka dashur të merren e të zgjidhin pa fund halle njerëzish. 

Mjaft të përmend kësaj radhe Mariglen Dishën që, nga drejtor Kadastre po kandidon për kryebashkiak në Librazhd. Edhe më e thjeshta logjikë ta do që, po t’u kish nxirë jetën njerëzve, do fshihej, jo më ta propozonin për të shkuar ballazi e të mbledhë vota. Po Marigleni ka dëgjuar aq shumë “faleminderit” në këto vite në Kadastër, sa do i jetë bërë veshi daulle. Ndaj edhe për këtë ju them qytetarëve, shkoni pasnesër e votoni për këta njerëz.

Bregdeti i Jugut e vuajti për plot çerek shekulli lëmshin dhe bllokimin e pronave. Vetëm tre vjetët e fundit në atë zonë Kadastra ja doli të kryejë regjistrimin e pronave dhe po u jepen njerëzve certifikatat e pronësisë, që është halli më i madh për himariotin e për dhërmiotin. Edhe për këtë arsye ju them, o njerëz votoni që kjo punë të vijojë.

Nuk e kam fshehur asnjëherë që ka edhe shumë gjëra që duhen ndrequr e ndryshuar. Por kur më keni shkruar për halle të pazgjidhura, më keni shkruar sepse besoni që gjërat që nuk shkojnë, mund t’i ndreqim vetëm ne. 

Edhe kur më keni dërguar mesazhe falenderimi për punën time, e keni bërë se punët e mira qemë në gjendje ti bëjmë vetëm ne. 

Jepjani mundësinë Tiranës dhe Librazhdit, Kolonjës dhe Himarës t’i vazhdojnë ato!

6 Komente

  1. T
    Tani

    Menduam se vdiq nga kancerì ky kryehaduti i Kadastres per 10 vjet , qenka gjalle qelbesira i Globit Atan Gjologu. Tani kerkon mundesi te rejs per vjdhje te tjera. Monster e rrslle vellai i Arben Ahmetajt e CO..

    Përgjigjjuni
    1. 1
      123

      Podhte Hajdutet e Rraces se Artan Lames!!!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aliu

        Ky Hajduti Lame nga urith toke na behet historian ( Gjithollog ) seksolog antropolog , historian arti , historian pfostitutash., njelloj si Gjithollogu Spiuni i Sig. Blendi FE - ZIZIZIUUUU.

        Përgjigjjuni
        1. b
          beni

          Jepuani mundesine te vazghdojne vjedhjen thua ti hsoku i rames. po ik ore

          Përgjigjjuni
          1. L
            Loni nga Brataj

            Po mesazhi nga SPAK te erdhi qe te beje nje vizite ne mesnate per te dhene llogari? Po mesazhi nga Mane te erdhi qe te legalizoje pronat qe i nevojitej te blente per te kompletuar fshatrat e tij ne bregdet? po mesazhi nga mafja e vlores te erdhi per regjistrimin ne kadaster te qindra mijera metrave ne pyllin e sodes ne emer te "pronareve" te dale nga hici 10 vitet e fundit pa asnje dokument origjine? Po mesazhi nga pronaret legjitim me dokumenta origjine dhe njohje nga KKKP-te e 1994-95 te zones se Lumit te Vlores te erdhi qe edhe ketyre i jane mare pronat, dhe kane dale nga hici ne 10 vitet e fundit ne emer te disa krimineleve te ones, dhe qe cuditerisht ishin djegur rekordet ne kadaster? Po ri o Lame se ike ne hije me stilin tipik te Edit qe i kerkon doreheqjen njerezve perpara se te plase burgu. Rri ne hije e mos bej ze se dhe ti si Tigri mund te perfundosh.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dashi

              Hajdut muti dole ti? Vote kunder teje, me mir mos dil.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje