“Gozhda” që i duhet shkulur Shkodrës

11 Maj 2023, 11:05Blog Nga Martin Leka

“Gozhda” që i duhet shkulur Shkodrës

Para pak ditësh isha në Shkodër për një bisedë me një prej figurave më të spikatura të antikomunizmit, vuajtjeve të regjimit komunist dhe njërit prej pionierëve të demokracisë së fillimit të viteve ’90, Viktor Martini. Kur e pyeta se si i sheh zgjedhjet vendore në Shkodër ku prej më shumë se 30 vitesh votohet për PD e Sali Berishës, Viktori, me atë artin e tij unik të komunikimit, përdori sarkazmën. “Për ma shumë se 30 vjet, Shkodrës i asht ngul nji gozhdë e ajo asht ndryshkun pa lëviz prej vendit”. Nuk më tha as emra kandidatësh, as preferenca. As nuk i’a kërkova pas kësaj përgjigjeje.

Zgjedhjet lokale apo vendore, sado vendore apo lokale të jenë, në kontekstin shqiptar, ashtu siç s’duhet të jenë, janë padyshim edhe politike. Sa të jetë gjallë politika e zhurmës dhe urrejtjes, e linçimit dhe anatemimit të kundërshtarit, e fyerjes dhe cinizmit, kështu do jetë. Kështu do jetë edhe sa të jenë gjallë Sali Berisha e Ilir Meta e Edi Rama. Dy të parëve “s’ju ha hiç për shkodranët”, po Shkodrën e duan për krenarinë e tyre politike, tash të vetme. Edi Rama gjithashtu e do Shkodrën si “medaljen” e vetme politike të munguar në skakierën e tij të admirueshme, sidomos pas dështimit idiotesk të kandidatit në zgjedhjet e kaluara vendore.

Në këtë konteks, lufta për marrjen e Shkodrës është bërë si lufta për marrjen e Versajës. Sondazhet e publikuara tregojnë se palët politike do jenë në ankth gjer në numërimin e fletës së fundit të votimit. Sali Berisha e Ilir Meta, të vetmin avantazh kanë traditën. Edi Rama ka avantazh kandidatin, pushtetin që ka në të gjithë Shqipërinë si dhe dy faktorë të tjerë të rëndësishëm politikë, kryetarin e Partisë Social Demokrate Tom Doshi dhe deputetin Agron Cela, ish eksponent i LSI. Jo vetëm në Shkodër por sidomos, Doshi ka një popullaritet e influencë të pamohueshme. Larg politikës për tu dukur, larg politikës agresive mediatike, Doshi ka zgjedhur politikën e thjeshtë, atë më të prekshmen, të kontaktit me sa më shumë njerëz të thjeshtë, për ti dëgjuar e për të kuvenduar me ta. Falë kësaj politike, PSD është rritur vrullshëm në këtë qark e për rrjedhojë, kandidati i djathtë i socialistëve ka shansin e artë për të qenë fitues i këtyre zgjedhjeve. Të njëjtën gjë mund të themi për Agron Celën, deputetin që i dha ish-LSI-së një “hambar” me vota zgjedhjet e kaluara.

Vetë kandidati Beci, ka avantazhin e performancës së tij si një menaxher i sprovuar. Si një njeri apolitik apo që është aq racional në politikë, sa për të qëndruar ose larg saj, ose i baraslarguar ndaj dy kahjeve. Eshtë kandidati më atipik që kemi ndeshur ndonjëherë në një palë zgjedhje. I zbuluar më parë nga Sali Berisha, Beci nuk paragjykoi as qeverisjen e Ramës, duke kryer detyrën e tij në menaxhimin e institucioneve publikeme shumë peshë ekonomike, larg paragjykimeve rutinë. Në dallim nga rivali i tij “me duar në xhepa” dhe me sigurinë e fitores së garantuar, Benet Beci e ka bazuar fushatën e tij në projekte konkrete. Siguria e realizimit të këtyre projekteve për Shkodrën dukshëm duket e bazuar. Edi Rama është gati t’ia heqë qoftë edhe Tiranës fondet dhe t’ia kalojë Shkodrës nëse fiton bashkinë. Për qytetarët shkodranë, edhe pse kjo nuk mund të jetë politikisht korrekte, do të ishte një benefit i padiskutueshëm dhe diçka e prekshme. I qartë, konkret dhe me argumenta të shterueshëm, ai beson në ato që thotë e thotë ato që beson, se bashkë me qytetarët, me punë e përkushtim, mund të ndryshojnë së bashku Shkodrën. Hyrja e qytetit të Shkodrës, Transformimi Urban, Kultura e Trashëgimia Kulturore dhe Infrastruktura Lidhëse e Bashkisë janë 4 pikat kryesore mbi të cilat mbështetet oferta e menaxherit ekselent për qytetin e qytetarët shkodranë.

Si një vëzhgues i vëmendshëm i politikës e këtyre zgjedhjeve, besoj se kandidati Benet Beci ka qenë oferta më e mirë për qytetarët e Shkodrës në këto 30 vite. Ai ka krijuar jo pak “alarm” në kampin kundërshtar edhe për arësyet që përmendëm pak më lart apo edhe të tjera. Madje, kandidimi i tij arriti të bënte “armiq” dy demokratë të zëshëm e të zellshëm, dy ikona të kulturës shkodrane e jo vetëm, dy mjeshtra të muzikës e humorit, për më tepër vëlla e motër, Frederik e Rita Ndoci… Me Benetin e Bardhin përkatësisht, të dy na tregojnë, qytetarisht, se kjo e fundit është ende në Shkodër…

28 Komente

  1. K
    Ky surrati i ndyre duhet zhdukur nga Bashkia

    Ky eshte nji nder Maskarenjte me te medhenj ne Shkoder qe bashkpunon me Krimin . Sapo ky mori drejtimin e Bashkise ne Shkoder Krimi ,vrasjet ,skandalet pesuan nji rritje te papare dhe ekonomia per familjet shkodrane u ul ne nivele skandaloze ,sepse ky me bandat e tija abuzonin ne gjithcka me popullin e shkodes . Turp o maskarenje ,qe i pedoret Postet qe i keni me ndertu Shkodren per te abuzuar e u Pasuruar ju e fisi e bandat e miqesia jo ngecte ne fyt paraja e Bashkise e na u heqsh syve prej asaj Bashkie qe keni 33-vjet e keni shndru ne qendren e Maskarenjeve e krimit e abuzimit me popullin

    Përgjigjjuni
    1. e
      eli-tiv

      ....ka shume jo shkodrane qe nuk duan fitoren e Becit ....arsyja shume e thjeshte e pragmatike.. ..ka 32 vjet qe jetojne me ide fikse ...nuk jane moderuar ...nuk kane vizion e nuk shohin progresin. Nuk ka arsye te behen super investime ne Shkoder per te bindur ata.Investime qe do tju hiqen qyteteve te tjera per 4 vjet. Lereni Shkodren aty ku eshte ...e te enderojne kohen e saliut kur i permbyste 5 here ne vit....edhe sot shohin endra me hehen blu te saliut.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tiku

        Shkodres ka 30 vjete qe I kane ngulur jo gozhde por hekur te ndryshuar nga nje grup njerezish ne sherbim te qellimeve personal dhe te sherbimeve sekrete te vendeve armiqesore

        Përgjigjjuni
        1. O
          O sa mirë me kenë më fal për shprehjen shkodran

          Shkodër kurva do vazhdojë të mbetet Shkodër kurva...E tillë ka qenë gjithmonë...Në ketë hapsirë urbane jetojnë njerëzit më kafshë...më të pacivilizuar në Shqipëri...komplet lopë. Uroj që të fitojë përsëri ky Spahiu idiot në mënyrë që Shkodër kurva të vazhdojë të mbesë qenefi i Shqipërisë.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Petrit

            Ik or trap e pi ilacet.

            Përgjigjjuni
            1. F
              FATMIR

              qenke idiot e kaluar idiotit.Ske turp qe shkruan ne kete menyre.Shkodranet njerez te qyteteruar do shkeputen nga gjumi letargjik berishian dhe me zgjuaresine e tyre do zgjedhin te ardhme e bukur te Shkodres .

              Përgjigjjuni
              1. T
                Taulant

                Po keto 32 vjet ku kane qene? Ne gop te semes? Duan saliun? Ate te mbajne. Cdo tenxhere do kapakun e vet. E saliu eshte kapaku i duhur. Zini groshe 24 ore dhe pirdhni tere diten.

                Përgjigjjuni
                1. c
                  cyd

                  ik o taulant o shtaz me emer njeriu Saliun nuk e deshen shkodranet ate e "rilindi" rama me sektin e tij me makinacionet e tij per te qendru ne pushtet

                  Përgjigjjuni
            2. M
              Muzaka i Ri

              Turp per ty nqse je qenie njerzore. Shkodra eshte nga gjerat me te mira qe ka ne hise vendi yne, si vend dhe si popull. Ti nuk je shqiptar.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mira

                Ke shumë të drejtë! Turp një fjalor i tillë! Jo më për një qytet të tërë, por as për një grup të vogël njerëzish nuk mund të bëhen përgjithësime! Për më tepër me një gjuhë krejt të papranueshme!

                Përgjigjjuni
            3. A
              Agron

              Ky BS eshte I lidhur me grupet kriminale dhe nepermjet tyre grumbullon vota.

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gurabardhi

                Shkodra mendohet "djepi" i kulturës së kombit por, është edhe "djepi" i fanatizmit të kombit. Nëse nuk përmbyset "djepi" i fanatizmit, Shkodra do të rrenohet.

                Përgjigjjuni
                1. c
                  cyd

                  Gurabardhi ti je idiot dhe anti-kombetar, shpirtezi. Lapsusi i jot? "Nese nuk permbyset djepi i fanatizmit"....dmth ti do te permbyset Shkodra. Shkodra o injorant esht vendi me i hapur ndaj ideve te reja ne gjith Shqipnin po aq di aq thu; esht konservatore ku duhet dmth ne identitet kombetar po e hapur ndaj te rese. Ti andej nga "civilizimi" ruaj me fanatizem Big brodher, betonizimin e ri , korrupsionin qeveritar e dembelizmin se nese ka te ardhme per Shqipnin i takon te kaloje nga Hani I Hotit e jo nga Kakavija

                  Përgjigjjuni
                2. M
                  Muzaka i Ri

                  Pena e arte e gazetarise shqiptare. Bukur e ke goditur z.Leka, te gjithe besojme se gozhda do shkulet kete radhe dhe plaga e hapur do rregullohet shpejt.

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vini

                    E mer Martin Leka,kurve sigurimi ngele gjithe jeten.Helm nxirrje nga goja ne komunizem dhe helm nxjerr dhe tani.Ik e rri me plaken e mbylle gojen o fare e keqe.

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      km

                      Sa shume lodheni per shkoodrane.Si te Duan te bejne.Vec nje gje,nuk Jane te paorganizuara dhe te rastit.Nje bir i shkoodrane,prof.dok.ne histori deklaron ..."kombin Shkodran".nje tjeter,ish kryetar i Vaut te Dejes,i PD deklaron kerkesen per "shpalljen e Republikes se pavarur te kosoves".2 Prilli i Shkodres i organizuar nga UDB shkoodrane.E cfare prismi me teper?Shkodra duhet ti kerkohet falje Shqiperise per demet qe i Ka sjelle vehtes dhe Shqiperise.Detyra e PS eshte ti sjelle kandidaturat dinjitoze,qe Edhe pse ne Opoziten,te demaskojne ,ne rradhet te pare tentativat shkodrane te percarjes kombetare.Gjerat u duhen thene troc.Patriotet njihen Jo nga e kaluara familiare,as nga mbiemrin qe mbajne,por nga veprimtaria e tyre patriotike.Njesoj si te thuash qe "Safet Butka ishte patriote se ne 1913 luftoi andartet greke."keni degjuar shprehjen "mbajti 29 dite ramazan dhe te 30-en e celi me mut".Edhe ai ne hale vrau vehten,se e kuptoj tradhetine qe i beri vendita,Duke bashkepunuar me pushtuesit.

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        GVA

                        sic thoni ju eshte zotrote, zoti Kryeminister.....

                        Përgjigjjuni
                      2. D
                        Drogmeni

                        Noc Rroku ka Ken shkodran

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tata luigji

                          Bardh Spahia nje dallaverrxhi si i jati dikur, PD shkodren e kane bere te pa banushme, kure kam pa ne stacion autobuzi kishin bere kioske, kete zhvillim e kishte paraqitut VOLTANA KURVA. Benet beci edhte njeri me viziom dhe i punes ku shkodren do ta kthej ne nje oaz turizmi SHKODRA VOTONI BENET BECIN

                          Përgjigjjuni
                          1. g
                            gjergji

                            Natyrisht si rrezultat i demografike e natyrisht friges per te ardhmen e familjeve,familjet e vjetra shkodrane krejtesisht te zhvilluara ose thjeshte te paisaura dhe natyrisht te mirearsimuat ne Universitete prestigjoze ne Gjermani,Austri apo Itali kan braktis Shkodren e natyrisht ne kte "vakum" perfituan te hunit e te litarit(te ardhun ne Shkoder) e me perkrahjen e vagabondave te dale nga burgu e natyrisht te lidhur ngushte me PD ,Shkodra tashma asht shkatrru.Nuk besoj se mund te kete qytet ne bote qe ka pesu kte shndrim: nga nje qytet i bukur i pasur e qender e kultures e e dijes asht katandis ne qytet ku predominon vrasje e hajdulleku.Te gjitha ngjarjet e frigeshme deri diku mafioze vijne nga lagjet krejtesisht periferike te qytetit ku mbi 90% jane te ardhun ne Shkoder me mungesa te theksume te arsimit e te kultures e te primun vetem per veprime te pahishme e aspak te moralshme.Pra a nuk mjaftojne 32 vite qe Shkodra ka humbe identitetin e saj e shkaterume ekonomikisht e pastabilizueme e frigeshme per njerezit (shkodranet e ndershem e te vjeter te saj) qe Shkodra ta flakin drejtuesit e PD qe kaq shume me qeverisjen e tyre shkatrruan gjithecka ne Shkoder e tashma ajo eshte ne komo. Vetem BENET BECI e vetem ai asht nje shprese e patjeter nje mundesi qe Shkodra te jete Shkoder,ku mendja e dija ta orjentojne ne nje rruge ndryshe at qytet,ndyrshe nga ai drejtim pa asnje prespektive e pa asnje rruge drejt se ardhmes se Shkodres. Shkodran vetem Beneti mund e duhet te drejtojne Shkodren e ajo te zhvillohet e orjentohet pozitivisht e per kte votoni Benet Becin

                            Përgjigjjuni
                            1. m
                              militant i krimit sb eshte Sport Shkerdhatash

                              te sabotosh zhvillimin e vendit dhe fjlesh me shurraqin e shpelles ,per hir te heronjve te vigut , eshte, si me then ; nji Extrem Sport Idiotesh . Qe te kishte ren kaq poshte qytetaria shkodane , sinqerishte eshte teper befasues . Jam kurjoze si do reagohet sot nga qytetaria shkodrane ,te ciles i ka ngel saleh jashteshqitja e Kombit _ Kaps ne zorren e trashe

                              Përgjigjjuni
                              1. m
                                mjeran do ta qi grun edhe iher

                                Shkodra do drejtohet nga shkodrani Bardh Spahia,e sigurte kjo,ti mjero grueqimi bashke me kta tjert bythqimt e lezbiket,keni me met me car n’goje,kyt po jau thot nji shkodran ce 600vjet e rraceshkerdhyemt e ripjelljes

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Taulant

                                  Une dua qe bashkine e Shkodres te marri prape saliu. Keshtu fondet publike per ta ringjallur do te rishperndahen ne bashki te tjera ku drejtojne socialistet. Kaq e thjesht eshte. Jam njeri praktik dhe i ndershem, anoj gjithmone nga bytha ime.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. e
                                    emigranti

                                    ska problem le ta mbajne shkodranet sali hajdutin-kriminelin e dim qe e mbajne veten per te zgjuar dhe demokrat po prape le ta mbajne saliun

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      LORA

                                      Zoti M.Leka, Edi Rama nuk eshte padron qe t'ia heqe investimet Tiranes e t'ia jape Shkodres,,, sido qe te zgjedhin qytetaret e kryeqendres se Veriut te Shqiperise.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. F
                                        Futja kot mero

                                        Martin komunisti shkodra asht shkoder e jo kurv si ti i merrshi te keqe shkodres ti e TAN sorollopi yt ske beth me fol per shkodren ti je shum i vogel shkodra ka vec shkodran e shkodran asht Zor mu ba je shum larg shkodrani ska fol kurr keq por ju si puna jote jeni njerez interesi shqip shkodranshe fallco jesh turp legen burr drejton partijet

                                        Përgjigjjuni
                                        1. M
                                          Mondi fufarmes

                                          Gozhden Shkodres para 30 vitesh ja ka ngulur Saliu,qe i genjen e mashtron shkodranet me prallat e ppsh per partine e edi rames.Shkodra kete here ka nje kandidat potencial per kryetar Bashkije,Benet Becin nese mendojne per veten e tyre dhe jo per Salehun qe i genjen dhe ata e besojne te mendojne me pare per femijte e tyre,dhe projektet qe ka Beci per shkodren.Shikoni cfar ka bere salehu 30 vjet per shkodren vetem vrasje krime mos i harroni keto ai eshte makiavelist zbaton parullen perca e sundo veriu kunder jugut,qe kane qene gjithnje te pandare e patriote per te miren e shqiprise

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Tiku

                                            Kur ishte I jati I BS ne pushtet ne 92 prishi gjithe ndermarrjet e qytetit dhe I la njerezit pa pune si ai eshte dhe I biri nuk punon 1 bit dhe tani I doli gjumi per te marre votat

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje