Dy aktivistë të Arlind Qorrit në portën e shtëpisë sime

9 Maj 2023, 18:38Blog TEMA

Dy aktivistë të Arlind Qorrit në portën e shtëpisë

Nga Ilir Yzeiri

Kishte kohë, që në portën time nuk trokisnin aktivistë, ndoshta që nga ajo periudha kur « Dëshmitarët e Jehovait », të paktën deri para nja dhjetë vjetësh, të vinin në derën e shtëpisë dhe nuk pyesnin se çfarë vakti ishte, trokisnin, ti hapje derën dhe ato nisnin bisedën për Jehovain sipas librushkave që mbanin në dorë ku flitej për një formë të re të besimit. Edhe sot kur dal në rrugën e shtëpisë sime, sidomos pasditeve, shoh grupe të mëdha vajzash, djemsh e grash të mbajtura shumë mirë, që tani mblidhen nëpër salla të marra me qera dhe praktikojnë besimin sipas asaj që quhet « Dëshmitarët e Jehovait ». Ato i gjen edhe në hyrje të parkut të madh të Liqenit pranë një valixheje të ngritur në formë vitrine. E kështu, duhet të ketë qenë e shtunë ose e diel kur trokitën në portën time një djalë dhe një vajzë që mbanin në dorë një poster të vogël të kandidatit Arlind Qorri, drejtues i Lëvizjes « Bashkë ».

E them që në fillim se e çmoj Arlind Qorrin si personazh publik për ndershmërinë dhe koherencën politike që shfaq. Megjithëse e kam të vështirë ta kuptoj llojin e lëvizjes së tij, e çmoj për frymën antiestablishement dhe për ndjenjën e së majtës që ka ajo lëvizje dhe për prirotetin që politikën ta vërë në shërbim të një shtrese sa më të madhe dhe kundër « oligarkëve » apo të pasurve. Me këtë ndjenjë doja ta vazhdoja bisedën edhe duke i provokuar aktivistët e Arlindit, kur vajza që mbante posterin me foton e Arlindit m’u drejtua duke më thënë se ky është posteri i Lëvizjes « Bashkë » etj., etj. Mirë, u thashë, mund të ma thoni me dy fjalë se cili është thelbi i programit tuaj, fjala vjen çfarë do të bëni nëse vini në krye të Bashkisë së Tiranës? Do të çojmë në gjyq Kullat, më tha vajza që drejtonte bisedën me një ton luftarak. Po ç’punë keni me Kullat, u thashë? Po ato i kanë zënë frymën qytetit, kanë shkatërruar ambientin, i kanë prishur pamjen qytetit dhe aty pastrohen paratë. Po kjo është filozofia e Berishës u thashë. Ky është berishizmi.

Ç’punë kini ju me berishizmin. Vajza nuk ndalonte, por vijonte me ton edhe më luftarak. Këta kanë shkatërruar vendin. Kanë shkatërruar qendrën. Ja u hodh djali që ishte nga Gjirokastra. E kini parë Gjirokastrën ? Po, i thashë. Atë qytet nuk e prishi as Enver Hoxha, As Berisha as Rama sepse ishte i strukturuar si një muze në natyre ashtu si Berati, u thashë unë. Po Tirana e dini ju si ka qenë në vitin 1930, vazhdova. Ishin italianët që ndërtuan qendrën dhe ideuan Tiranën dhe institucionet. Çfarë kanë prishur kullat ? Ja, më tha vajza që më kujtonte ato militantet e rinisë në kohën e komunizmit. Kini qenë në Pragë ? Po, i thashë. Pse nuk ka Kulla atje në qendër. Këtu, thashë me vete duhet mbyllur biseda. Dhe ashtu bëra.

Është e çuditshme se sa shpejt ngjit filozofia e destruktivizmit. Është e njohur ajo biseda e Zef Valentinit që e kujton në një nga numrat e « Hyllit të Dritës » kur një oficer malsor, aty nga viti 1800, kishte zbritur në Milano dhe kishte parë D’Uomon e famshme dhe kishte pyetur sa dinamit duhet me e hedh në erë kët bina. Është e çuditshme se si trashëgohet ky shpirt desktruktiv apo deviza për ta ndërtuar idealin tënd mbi shkatërrimin. Mesa mbaj mend, vetë Arlind Qorri është shprehur se nuk ka gjë me Kullat, por nuk do të lejojë që të ndërtohen më të tilla dhe se do të kërkojë hetim për to. Kjo është korrekte. Kurse ligjërimi i atyre dy aktivistëvë që ulërinin nëpër shkallë se do të çojnë në burg ata që kanë ndërtuar kullat është pak të thuash naiv dhe i përciptë, është më së shumti një keqkuptim fatal edhe me ligjërimin dhe narrativën politike. 

Ka një thënie që thotë : nganjëherë diktatura ia kalon edhe diktatorit. Edhe në këtë rast, aktivistët e Arlindit ia kanë kaluar atij. Në Shqipëri është krijuar një ambient politik qesharak dhe ligjërimi apo narrativa që ndërtohet përsërit papushim një autor : Berishën dhe berishizmin. Berisha ndërtoi ligjërimin konspirativ që mbështetet te shpifja dhe denigrimi i kundështarit duke e akuzuar atë për një mijë e një të zeza. Pra sulmi ad hominem ka mënjanuar nga ligjërimi publik debatin mbi të dhënat. Unë do të prisja nga Lëvizja « Bashkë » që ata të kishin ose të ndërtonin një sistem të dhënash për ekonominë, problemet sociale, e të rendit. Duke qenë se më së shumti vijnë nga bota universitare dhe nga fakulteti i shkencave sociale, politike e filozofike, platforma e tyre duhet të ishte ky sistem të dhënash që mungojnë në ligjërimin publik.

Një lëvizje, në fillim, i stërvit anëtarët e vet në mbledhjen e të dhënave, në sondazhe, në punën vullnetare për të njohur çdo qelizë të Tiranës me që jemi në TIranë dhe në debatet televizive apo në takimet me zgjedhësit të mos vinin në derën e shtëpisë e të recitojnë tekstin e pështirë të Berishës, por të sjellin fletushka me të dhëna nga aksionet që ata kanë bërë vetë. Ky dembelizëm dhe kjo frymë për të bërë prokurorin dhe gjykatësin që në moshë të re, na kthen prapa në kohë dhe na kujton ato aktivitet e LRI-së në Jalë apo gjuhën agresive të tyre nëpër studiot televizive.  

25 Komente

  1. J
    Ja keshtu

    Ja dhe nje i pslexuar tjeter qe e shkruan keq emrin e katedrales se Milanos: Duomo nga domus dhe jo D'uomo. E shkon e permend malsoret e 1800-es, qe te pakten shkolloheshin mire per t'u bere oficere

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lolo oborri!

      nJE MEDIA QE E MBAN VETEN SI pushtet i katert,PRA TE PAVARUR,kurre nuk duhet te mbroje pushtetaret,qeverine,POR GJITHMONE DUHET TE mbroje interesat e qytetareve! nUK KA NEVOJE TE DALE GAZETARI,QE TE NA TREGOJE SE CFARE PASKA BERE vELIAJ,SEPSE NUK I BERI ME PARATE E TIJ DHE SE PER TE BERE ESHTE PAGUAR! mEDIA DUHET TE DENONCOJE NE CDO RAST SE cfare nuk ka bere veliaj DHE QWE DUHET T'I BENTE! nE SE TI yZEIRI NUK E DI,TE TREGOJ UNE SE vELIAJ ESHTE DIPLOMUAR NE mICHIGAN (shba),KA SHKUAR SHPESH HERE ATJKE,JO PER QYTETIN,POR PER TE DEMONSTRUAR DELIRIN E TIJ TE MADHESHTISE!pYETE vELIAJN,SE cfare pervoje ka marre nga pushteti vendor ne michigan ne sherbimin ndaj te gjithe qytetareve pa dallim pavaresisht se ku banojne? t'A TREGOJ UNE:asgje nuk ka marre SEPSE NUK KA SHKUAR ATJE PER T'I SHERBYER QYTETAREVE POR delirit te tij te madheshtise! Ne se ke interes,takohu me mua ne Yzberisht qe te shohesh qindra foto dhe vidio te bera para disa muajsh kudo ne Michigan dhe atehere do kafshosh gjuhen per lajkat prej servili qe i bere nje BAJRAKTARI si Veliaj!

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjynah

        Nuk e kupton i shkreti Ilir qe historia me duomon ilustron me se miri pse duhet te mbrohet qendra historike e Tiranes nga mbytja me monstruozitete gjigande pa pike shijeje dhe pa pike dobie.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sahanlepiresi!

          Nje "SS" naziskin i eshte sulur disa te rinjve anonime,qe kurre nuk i ka takuar ,por i duhej te zhgarraviste kete palo hale per t'iu versulur nje partie te re te sapo formuar qe eshte ne opozite ne te gjithe klasen politike! Nje banditizem naziskin qe ngjason me ate cfare behej ne kohen e KU KLUS KLANIT dikur nr SHBA kunder zezakeve! Se ketij plehre nuk i kane bere pershtypje ulurimat e Rames kunder opozites duke i etiketuar analfabete,qener,drure apo tjetra kur u tha grave "Mbyllni burrat ne shtepi qe te mos votojne per opoziten" etj! A ka thirrje me antikushtetuese,me kriminale,me antikombetare rrugacerore se keto te Rames dhe qe ketij sahanlepiresi te paguar nuk i paskan bere pershtypje ,por merret dhe sajon mbrockulla te tilla?Doemos me plehra eshte mbushur media ndaj kemi mbetur 100 vjet prapa ,qe tani u kujtua ky DIKTATOR te na coje para!

          Përgjigjjuni
        2. O
          Odi

          Shkrim i sakte. Duhet te heqin nga fjalori i tyre dhunen verbale,sepse kjo sjell dhe dhunen fizike. Te marrin shembull te gjithe nga fushata e Benet Becit ne Shkoder.

          Përgjigjjuni
          1. Çudi

            Qenka Berishizem te thuash qe do shqyrtohet ligjshmeria e lejes se ndertimit dhe nese leja eshte dhene ne kundershtim me ligjin kulla do prishet me shpenzimet e ndertuesit? Zbatimi i ligjit eshte dhune sipas teje? Qenka injorance t’i dalesh ne mbrojtje Kulles se Sahatit dhe Xhamise se Et’hem Beut qe jane dy ndertesat me simbolike te qytetit tone modest, njesoj siç eshte Duomo per Milanon?

            Përgjigjjuni
          2. B
            Bujku

            Sakte!

            Përgjigjjuni
            1. P
              Popull delesh

              Një popull tallavaje, ku vetëm Luiz Ejlli ka rreth 600mijë ndjekës në instagram, nuk ka ç'i duhet Arlindi. Madje asnjë politikan. Një popull i tillë ushqehet vetëm me cirk idiotsirash. Premtoji ça të duash, faktoja vjedhjen sa të duash, pak rëndësi ka. Vetëm politikanët të mos zihen pa ata hanë edhe bar. U mjafton një furrë buke dhe një hale.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mallkimi!

                Ilir Yzeiri,ky lolo i oborrit te DIKTATORIT Rama,ka shprehur urrejtjen e tij prej antikomunisti,ndonese vete eshte pjelle e komunistit ish oficer ne Burrel! Me kete urrejtje qe tregove ndaj ketyre te rinjve te "Levizjes Bashke" ti nuk ke vjkelle as ndaj aktivisteve te Berishes apo te Metes,por sepse nga keta te rinj gjykon se do marrin vota nga te majhtet,si une,qe kam votuar per 30 vjket PS-ne,por ne 14 maj do votoj per "Levizjen Bashke",sepse PS-ja me Edi Ramen ne krye nuk eshte partia ime,por e armiqve te mij,partia qe ka ne krye nje DIKTATOR qe e urren popullin shqip[tar! Sa per Eriopn Veliajn,te tregoj ty,qe Veliaj eshte ARMIKU I QYTETAREVE TE TIRANES,qe i ka ndare qytetaret ne disa kategori,duke DISKRIMINUAR lagjet periferike te kryeqytetit,si lagjen nr.14 Astiri-Yzberishti me mbi 100 mije banore,ku per 8 vjet NUK KA NDERTUAR ASNJE cerdhe,kopesht,shkolle,kende lojrash,fusha sportive,lulishte,parqe,biblioteka,qender kulturore,stola dhe tavolina pushimi,plehra dhe qen rrugace lukuni,qe ka zaptuar te gjitha hapesirat midis pallateve dhe trotuaret duke ua dhene kafeneve etj me qera! Mijra femije,te rinj dhe te moshuar ngrysin ditet si rober lufte ne kampet e perqendrimit nazist,ndaj ti servil i paguar apo vullnetar i ketij SUNDIMTARI ben mire te vish ne Yzberisht(KMY),qe te mbushet mendjas se Veliaj eshte SUNDIMTASR I EGER e jo qeverises,se eshte FATKEQESIA E QYTETAREVE TE TIRANES!

                Përgjigjjuni
                1. e
                  era

                  Te lumte dora, Ky krimb gjirizi i u versul Ambasadorit Arvizu me nje urdher te Kokedhimes dhe kur u shkeput nga kokedhima filloi te lepije bythen e ambasadorit ne menyren me te shemtuar; Eshte mdeli me i peshtire i gazetarit te oborrit te pusht etit;

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Agim

                    Mallkim "Mallkimit" qe komenton kaq ligesisht... Shkrimi i I.Yzeirit eshte brilant, per qartesine, saktesine, stilin, ndjeshmerine, mesazhin..

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mallkimi im ju zente!

                      I mjeri Agim,Yzeiri mund te jete brilant aq sa mund te quheshin te tille gazetaret naziste te Gebelsit,qe mbronin propaganden kriminale te Hitlerit qe e binden popullin te pushtonin boten meqenese qenkeshin rraca me e paster ne bote! Rama eshte ARMIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE QE DO TA COJE SHQIPERINE DREJT ZHDUKJES SI SHTET!

                      Përgjigjjuni
                  2. M
                    M

                    o Zoti Yzeiri po ty a nuk te ben peershtypje qe po ndertohet pa asnje kriter normal jetesor qe do te thote kudo te shofim ndertim por edhe gjelberim, nje kend ku te luajne femijet, nje kend ku te pushojne dhe te moshuarit, nje trotuar ku mund te kaloje nje grua me karrocen e femijes, nje shkolle, nje kopesht, etj ,etj,. Ca po ndodh? Po ndertohet ne cdo hapesire qe ka pas ngelur bosh midis pallateve dhe kjo ne menyre intensive brenda unazes se vogel. A e di zoti Yzeiri se Vienna ka 50% te siperfaqes gjelberim?. E nuk themi ta bejme Tiranen , Vjene se duhen shume gjera te tjera vec gjelberimit, duhet dhe ajo qytetaria qe ju mungon juve zoti Yzeiri qe kapni nje detaj dhe dilni me vrap ne favor te interesit ndaj kesaj qeverie . Miqesisht ju pershendes.

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                      Jo vetem ne ere kullat po edhe XHAMIJA Ne te njejten qeli EDvini-SALIA! Jo vetem kullat e krimit po qendra pastrohet nga KISHA Ne burg per miliardat borxh EDvini ,likja Sali BISHA! Kryeqyteti i shqiptareve duhet ti rikthehet INDETITETI Me tere parametrat e kryeqyteteve ne burg krriminelet,ne pushtet MILETI Te rikthehen shkolla intelektualet jo 'filoqylsat'-Lubonja,YZEIRË Tiranes,pastertia,Oksigjeni jo me KANXER-KELLIRË!

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tomi

                        Ilir jevgjiti te kesh dhe ti ndonje pjese te vockel te kullat qe i mbron kaq shume?! Ca nuk ben vaki, ti ne fakt je nga ato gabelet qe enveri u jepte shpi ne katet e para

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          shpetim

                          Keshtu behet fushata ne perendim mor hajvan i Ripjelljes.Dere me dere edhe ne Kanada ku jetoj une.

                          Përgjigjjuni
                          1. s
                            shpetim

                            Keshtu behet fushata ne perendim mor hajvan i Ripjelljes.Dere me dere edhe ne Kanada ku jetoj une.

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Bora

                              Jam dakord me komentuesin M pra dendesia dhe shpejtesia me te cilen zevendesohen shtepite e vjetra me pallate mbi 8 kate eshte e frikshme dhe po na ze frymen cdo dite e me shume ne te gjitha rruget e ngushta te lagjeve.

                              Përgjigjjuni
                            2. J
                              Jugu

                              Ilir, ke patur shkrime qe edhe me kane pelqyer me pare. Por sote me kete e ke prishur keq, dhe tregon se nuk je gazetar por mercenar. Teresishte i shitur dhe shkrimi shume dashakeqes per kete vend te vogel. Si mundesh ti te mbrosh kullat dhe prishjen e qytetit pervecse te jesh paguar nga e majta. Nuk me plas kush fiton por me ben pershtypje mercenarizmi i juaj si gazetar. Se ce shembn derbederet, mercenaret dhe bejleret, Se ce shtypen jabanxhinjte, se ce shtrydhen fajdexhinjte.. ah i madhi Noli.

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Gaci

                                O "shpetimo", banoke ne Kanada, po nuk paske mesu asgje nga demokracia e vertete. Paske met shpellar deri ne kocke. Ani..., nuk çajme kryet nga qenie te tilla, karavani do çaj perpara.

                                Përgjigjjuni
                                1. C
                                  Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga VICIDOLI

                                  Se cfar popull jemi ne , lexo komentet ketu dhe ver duart ne koke , Njeri me idjot se tjetri . Ua beri mire gazeta Dita , qe i kuffizoi aq shume komentuesit , 90 % e te cileve e perbente llumi i llumit te shqiptareve . Dhe , c`eshte me e keqja , cilindo qe te pyese3sh prej tyre , e mbajne veten si me te diturit , me kompetentet dhe qe i eshte ngrene haku .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Luan

                                    I dhjefsh me mut o Yzeir me gjithe kete palo shkarravine ! Keta nuk kane pike lidhje me Berishen ,me thuaj pse nuk po duket gjekundi nder media Shkelzen Berisha?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. I
                                      Ilir Narrative Yzeiri

                                      O pika ty o budalla qe nuk ju ndave „narratives“! Lepi menderen e pushtetit dhe shit intelektualin e pavarur. Ku ndryshon ti qe ben duva per Ramen nga ata analistet qe bejne duva per ciftin Berisha-Meta??! Detyra e intelektualit te lire eshte kritika per pushtetin dhe perkrahja e te rese, qofte ky dhe me mbiemrin Qorri. Sigurishte qe Qorri sheh me qarte nga Yzeir Narrativa.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. y
                                        yzeiri cami

                                        aty e mbylla muhabetin. Hajde gazetar hajde. bere 1 minute muhabet me nje aktivist dhe e kutpove thelbin e levizjes. Provo nje here diskuto me nje aktivis te PS apo PD se me pacavuret meresh vesh ti. Ti je nga ata camet qe skane bese

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          E drejta

                                          Shkrimi eshte shume i sakte. Duhet lene menjane hakmarrja per cdo gje, dhe duhet te publikohet vetem cfare kane ne programin e tyre dhe format se si do ta realizojne ate. Vetem ne kete menyre mund te kene ndonje shans per tu votuar. Dhe jo te bejne kush e kush me bukur hartime per nje Tirane model apo per te share me shume njeri tjetrin. Ky popull eshte i lodhur me kete lloj politike.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje