Nuk është betejë për gj*ksin e Çiljetës

8 Maj 2023, 09:11Blog TEMA

Nuk është betejë për gj*ksin e Çiljetës

Nga Andi Bushati

Fushata e gërditshme e Erion Veliajt për të vënë në rresht personazhe të njohur të estradës, të cilëve u ka sponsorizuar shfaqet apo koncertet, ka futur njëkohësisht në kurth si mediat, po ashtu dhe një pjesë të madhe të publikut. Disa merren me mercenarët artistikë që ndryshojnë kamp sipas pushtetit të radhës, disa me amoralitetin e vipave që këndojnë sipas kërkesës së pagatorit, ndërsa të tjerë kanë degraduar deri në zënka se kur ishte më joshëse Çiljeta: me format e bëshme që shfaqte përkrah Salës, apo me mpakjen plastike të periudhës së Lalit. Kjo e fundit ishte ftuar madje një emision për të përligjur transformimin e saj politik, ku i shpjegonte një intervistueseje me nivel IQ të ngjashëm me të sajin, se pasioni për Erionin i kishte shpërthyer në kulmin e një tragjedie familjare. 

Debilizimi i debatit në pikën se kujt ia kushtoi këngën e radhës, njeriu që urren librat, Ermal Mamaqi, apo se cilit do t’ia ofrojë Topi, Luisin, që mban peng prej muajsh, ka bërë që të margjilalizohen problemet reale bashkë me gazetarinë e mirëfilltë që i ngre ato. 

Një shembull krejt të ndryshëm dha këtë fundjave emisioni “Piranjat”. Ai kishte marrë përsipër të testonte ndotjen e ajrit në Tiranë, një gjë për të cilën flet shumëkush, por që mbi shpinë e vuajnë vetëm mbarësit e sëmundjeve të rënda apo ata që humbasin jetën. Duke qenë se prej vitit 2016, kohës kur Veliaj miratoi planin urbanistik të betonizimit, Agjensia e Mjedisit e ka ndërprerë matjen që bënte rregullisht në kryeqytet, “Piranjat” pajtuan një kompani italiane që vuri 20 matësa në pika të ndryshme nevralgjike të Tiranës.

Ato përputhen me të gjitha studimet që flasin për shtimin e sëmundjeve të frymëmarrjes apo atyre kardiovaskulare. Ato shkojnë sinkron me përfundimet e Agjensisë Evropiane të Mjedisit, se këtu, humbja e jetëve për shkak të ndotjes së ajrit është e barabartë me atë të vdekjeve nga Covid 19. Ato përputhen me konstatimet se cilësia e keqe e karburanteve dhe lejet marramendëse të ndërtimit, që jo vetëm ndosin ambientin por përqëndrojë popullsinë në një hapsirë të ngushtë, janë shkaqe të këtyre sëmundjeve që i paguajmë jo vetëm me jetë, por edhe financiarisht, me shpenzime shëndetësore.

Raste si ky, duhet të na shërbenin për të ngritur disa pyetje: A duhet rritur kontrolli mbi oligarkët e naftës? A i duhet thënë ‘ndal’ ndërtimit në Tiranë, ashtu sikurse propozon kandidati i vetëm i pa kapur Arlind Qori? A nuk duhet bërë kjo në favor të parqeve dhe hapësirave të gjelbërta? Ç’kafshëri ndodhi që trashëguam 5.2 metra katror gjelbërim për banor nga koha e Enverit dhe kemi përfunduar vetëm me 0.7 m2 për secilin nga ne? A duhet kufizuar radikalisht trafiku në qendër? A duhet taksuar deri në pamundësi biznesi i ndërtimit? Ç’të bëjmë për betonizimin që kap si vlerë deri në 90% të territorit dhe që gjatë të nxehtit të verës i rrit minimalisht në shtatë gradë temperaturat që tregon stacioni meteorologjik?

Ky do të ishte p.sh. një debat real për qytetin, banorët, politikat, zhvillimin e tij, për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Fatkeqësisht kjo mundësi për shkëmbim idesh është mposhtur nga propaganda idiote e 1 milion pemëve që nuk shihen askund, nga ca palaço që Veliaj i përdhunon moralisht duke i nxjerrë xhiro nga liqeni, nga fidanët e mbjella prej vipash që qëndrojnë me taka mbi pleh dhe prej lumit të thirrjeve në instagram për njeriun që ka shndërruar Tiranën.

Në fakt, ai është vrasësi i saj i ngadaltë. Prandaj, sado i shpifur apo i neveritshëm të jetë ky spektakël ai duhet anashkaluar me çdo çmim. Problemi real i këtij qyteti nuk janë as rekrutimi i këngëtareve që ndajnë shtratin me bosët e drogës, as mercenarët e huaj që rikthehen për beteja një ditore në Shqipëri. Erion Veliaj mund të jetë i dëmshëm për talentin korruptues që ka, por ai është vrastar për atë që po i bën qytetit. Ai duhet shikuar vetëm nga ky prizëm. Sepse debatin për gjoksin e Çiljetës, këngën e Ermalit, apo banalitetin e Noizit do ta harrojmë shpejt, por qelizat e imta në mushkëritë tona do të mbeten aty për sa të kemi jetë. 

20 Komente

  1. s
    shigjetari

    Nipi Hysniut po e perjetoka keq transformimin e Tiranes dhe eshte aq konfuz sa nuk di çfare thote. Mjafton te shaje Erionin te cilit i takoi te drejtoje Bashkine e Tiranes dhe te udheqe kete transformim gjate ketyre viteve, per te cilin historia do shkruaje....siç do shkruaje edhe per keta ANAListe qe i kane sherbyer te keqes..!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Andi bytha

      Se di por mu ka mbush mendja per ta qire kete andi bythen, kur ishte i vogel saliu i fuste gishtin ne bythe

      Përgjigjjuni
    2. L
      Luani

      Pinjolli komunist është më i rrezikshëm se komunisti, mut i jati mut i biri mut ai qe bëri tanë..!!

      Përgjigjjuni
      1. F
        Flutura

        Po ti more Andi nuk e ke hallin e 'grimcave' qe demtojne shendetin tone, qe jetojme ne kete mjedis, sepse ty personalisht nuk te prek as mushkrite e as ndergjegjen... U lodhe o Andi u lodhe, por ja qe nuk ngjite hic, sepse populli iu njeh ju shushenjave, qe gjithe diten e thithni gjakun e tij edhe ne mbremje shkruani "per te"...

        Përgjigjjuni
        1. E
          Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI

          Të fala gjyshit Hysni Kapo që mbajti Sb-Spiuninne 67 për ti mbajtur UTURAKUN dhe Ramiz Alia,Rayrsoni,Elez Biberaj,UDB na e bën peshqesh për 32 vite që shkërdheu DEMOKRACINË,DREJTËSINË që të vjedh,Shkatërroi,Shiti për SCRAP 500 Ekonomi,350 mild.$. Thuri Osama Sb që të mban akoma GRUAN Avokate Pupulli një idiote e Sb që e kishte avokate.Ndaj shpifjet e tua nuk pin uji.Sb nuk vjen më në pushtet.As LikeFloriri.Dhe ju kërma antiAmerikan do shkoni në koshin e plehrave..

          Përgjigjjuni
          1. M
            Martini

            Lepurushi i gjyshit, je bere demonde. Perserit te njejtin avaz perhere.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Andi bushati kryetar i te persekutuarve te bllokut

              Eshte betej qe familja jote dhe geni jot kriminel te shporren nga ekranet dhe te marin denimin e merituar,por ky popull muti nuk po zgjohet...

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mira

                E po per gjoksin e surratin me silikon te Balines tende nuk lufton njeri o Andi ziu. Ti sheh te te tjeret atë qe ke brenda vetes o i mllefosur. Si nuk te vjen turp te permendesh emrat e grave te botes. Plake e keqe!

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Engjell

                  Shajeni andin sa te doni por problematikat qe ai ngre jane te sakta. Ju beni tifozin sikur jeta eshte ndeshje futbolli. Sikur partite jane ekipe. Po ndotja po na merr jeten. Shijojeni

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Andi dhe Mehdi Bushati.

                    "Engjell"! Perpara, per fitorje te raja.

                    Përgjigjjuni
                  2. D
                    Dakord

                    Qe kur pyet se ç'kafsheri ndodhi qe trasheguam 5.2m2 per fryme gjelberim ne kohen e enverit, ke marre fund si njeri. Ta them une meqe nuk e di. U dynden shpellaret ne tirane me parrullen "toke e xanun" me urdher te saliut qe mbron ti o njeri pa pike dinjiteti. Kodra e diellit (kurora e gjelber e tiranes) filloi ne vitin 2005 bashke "me ndryshimin" qe solli partia e kriminelit qe perkrah ti dhe qe urren shumica e Tiranes o legen.

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gurabardhi

                      Ky Bushati ngjanë më shumë me një të çmendur se me një analist. Eshtë vërtetë i çmendur. Fale o Zot! Eshtë i marrë, nuk din çfarë flet.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bardha

                        Ky ashte haleja e gazeterise shqiptare

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          LISI

                          E SAKTE BUSHAT POR MOS E ZGJAT VELOJA TIRANEN E KA BERE FSHAT

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Andi i biri hetuesit gjakatar te diktatures.

                            Po torturohesh o Andi , po te futet veremi ne shpirt. Keqardhje po PS dhe Edi Rama do te fitojne bindshem ne 14 maj si edhe zgjedhjet parlamentare te vitit 2025. Deri atehere ti do te tretesh si fije bari.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shqiptarja.com by….lepirsja kryesore e Lalit

                              Komplet sakte! Keta qe komentojne me siper jane qyqer qe nuk e kane Problem te vdesin per…..hic Asgje. Keta nuk shkaterruan vetem mjedisin keto 32 vite por se pari njeriun dhe demografine e vendit. Nese ne Shqiperi kane mbetur 2 mil shqiptare keta banojne te gjithe ne qytete dhe 1 mil ne Tirane!! Tmerr qe vetem ne kohen e Qametit mund te ndodhte.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                M_K

                                Gjoran që n'titrim . On'e fshellë lajkë me yllkë , e , na ksi lehmat . Pa oshëtimë . Gjëzkë pa ide . Shtiran , pafç fanetë . Mbetur si zdap zëmërak te - " duhet të " . Si zgëdhima e të zgërlaqurve , tulianë t'vyshkun n'saksi . Fantazoni , pa zorr , e ju çel qielli . Por ju nuk doni jetë për jetë , doni veç t'jetoni me m'ua marrë . Hua jeta ? Kësioj jete ? Këtë dashki sho'.

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Punetori

                                  Çfare shkruan or M K ??? As me shqipen e Gjon Buzukut nuk po te deshifroj dot . Ore , mos i ke ngrene fasulet sot duke pire raki dëllinje .... ?

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    M_K

                                    E o dé . Edhe pse s'e ke n'ënxë t'nxënën veç vetminë , veçon .Veçmas : As m'i desh shia turtll sade si ca shtrohen për t'hënë ! S'kish at'mide për ato vakte as për at'musht . Shien e ka'maioshkë . Tekhans . As s'e ritën kopanec at'lockë . As i kades ësht'. Ama ta vlojë e shohë t'pjekur rrëkenë , çurk i pikon ! Ç'elixir . Ruazë . A , e n's'ta nxë , lexinë , pa shqepur t'timen , arnëtinë , mbi tis , si rob'e kurmit , përpiqu , n't'armen , e i ke pi'kupën . Pa ngrënë , ngopur . E ç't'aç , pa'abi , e pa ligunë , pa ligësi . Ama ç'shtarë është ! ? Të bën xurxull . Si ligonjë dehsh pa pi e frynesh pa t'hamë ? Eliksinë është e tëra n'e loxon . Eliksir .

                                    Përgjigjjuni
                                2. T
                                  Turp o FAQEZI !

                                  O i pa FYTYRË , o i pa BYTHË , o i një mije e një të zezave , po ku e gjen të drejtën ti që t’ë dalësh e t’ë shkruash për një nënë , bijë , bashkshorte , motër , apo je i fortë ti o BYTHLËPIRËS dhe nuk lejon t’i prishet TEREZIA KOSKAHEDHËSIT tënd me qënëse dikush shpreh përkrahjen për kundërshtarët e tij . Po me sa duket ty s’të bën përshtypje se e ke ngrënë turpin me bukë , në qoftë se dikush qoftë dhe për t’u kunder përgjigjur , të shkruajë për nënën , motrën , vajzën apo gruan tënde , sepse natyrisht po hodhe edhe do presësh !

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje