E vërteta e tallavasë së Edi Ramës

4 Maj 2023, 18:29Blog TEMA

E vërteta e tallavasë së Edi Ramës

Nga Blendi Kajsiu

Tallavaja socialiste synon ta paraqesë Edi Ramën si një “bir të popullit”, si një “çun lagje” që dëgjon Tit Vullkanin, kërcen dhe gëzon me populllin e thjeshtë dhe rininë shqiptare. Një shqiptar si gjithë të tjerët, një kryeministër rinor jo vetëm për popullin por edhe i popullit. Është një strategji që synon të mbulojë hendekun gjithnjë e më të thellë mes kryeministrit dhe qeverisë së tij nga njëra anë dhe popullit të thjeshtë nga ana tjetër.

Pushteti socialist me Ramën në krye po qeveris gjithnjë e më tepër në funksion të një elite të ngushtë në pushtet. Ndërkohë që elita socialiste në pushtet është pasuruar si kurrë më parë, shumica e qytetarëve, sidmos rinia në zonat më të varfëra të vendit nuk kanë përfituar nga zhvillimi socialist. Ndaj ata po largohen në masë çdo ditë nga vendi ynë.

Që qeverisja socialiste ka prodhuar zhvillim kjo është e pamohueshme. Tirana është një dëshmi e gjallë e këtij procesi. Pavarësisht kullave, betonizmit, trafikut apo ndotjes, Tirana sot është më e bukur dhe më e zhvilluar se kurrë më parë.

Ama që ky zhvillim ka prekur pak ose aspak shumicën e shqiptarëve, edhe kjo është evidente. Përfituesit më të mëdhenj të zhvillmit socialist janë elitat ekonomike dhe ndërtuesit e mëdhenj dhe jo qytetarët e thjeshtë apo rinia shqiptare që dëgjojnë dhe kërcejnë nën ritmin e Tit Vullkanit.
Raporti i fundit i Bankës Botërore (BB) tregon qartë se një nga problemet themelore të qeverisjes aktuale është shpërndarja e përfitimeve nga rritja ekonomike (shiko ketu). Në pjesën “Ndarja e Përfitimeve të Rritjes Ekonomike” raporti thotë se pavarësisht rritjes eknomike niveli i varfërisë në Shqipëri vazhdon të mbetet i lartë dhe i pandryshuar (f. 87). Rreth 33% e shqiptarëve (pra 1 në 3) jetojnë në varfëri, me më pak se 5.5 dollar në ditë. Kjo shifër është edhe më e lartë në zonat veriore me zhvillim më të ulët ekonomik. Sipas të njëjtit raport Shqipëria ka nivelin më të lartë të varfërisë në rajon. Jo vetëm krahasuar më Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, por edhe me Kosovën (f. 88).

Problemi i varfërisë u thellua edhe më tej si pasojë e pandemisë. Ndonëse qeveria Rama ndërmori një sërë masash që e reduktuan deri diku efektin e krizës, këto masa ishin më pak efikase në uljen e varfërisë sonë se masat e marra nga vendet fqinje si Kosova dhe Maqedonia e Veriut (shiko faqen 89 të raportit të BB-së). Ndërkohë asistenca dhe politikat sociale për të lehtësuar varfërinë janë minimale. Shpenzimi për mbrojtjen sociale në Shqipëri është tejet i ulët dhe nën mesataren e Bankës Botërore.

Por shtresat e mesme dhe në nevojë në Shqipëri nuk goditen thjesht nga mungesa apo dobësia e politikave të mbrojtjes sociale por edhe nga një sistem shëndetësor që u ofron shumë pak mbulim. Gjatë qeverisjes Rama Shqipëria ka investuar shumë më pak se vendet fqinje tek sistemi i shëndetësisë, qoftë për frymë, qoftë si përqindje e shpenzimit buxhetor, qoftë si përqindje e Prodhimit të Përgjithëshëm Bruto (PPB). Sipas raportit të BB-së në vitin 2018 Shqipëria shpenzoi 275 dollarë amerikan për frymë në shëndetësi, që është më pak se gjysma e mestares së vendeve të Balkanit Perëndimor me rreth 600 dollarë amerikan për frymë. Nëse mesatarja e shpenzimit për shëndetësinë në vitin 2018 në Ballkanin Perëndimor ishte 5% e PPB, tek ne kjo është shifër ishte vetëm 2.8%. (f. 93 e raportit)
Ky investim i ulët në shëndetësi, krahasuar me fqinjët, nënkupton një mbulim shëndetësor tejet të reduktuar. 

Për pasojë qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë nga xhepi shumë prej shpenzimeve shëndetësore, çka godet sidomos shtresat e mesme dhe ato në nevojë. Raporti i BB-së arrin në konkluzionin se investimi i ulët në shëndetësi i ka “ekspozuar shqiptarët ndaj rrezikut të shpenzimeve shëndetësore katastrofale dhe ndaj varfërisë” (f. 93).

U zgjata pak tek çështja e shëndetësisë sepse së fundmi kryeministri Rama u operua në spitalin publik dhe u impresionua me kujdesin dhe ekspertizën që pa aty. Natyrisht është pozitive që kryeministri ynë operohet në një spital publik në vend dhe jo në një spital privat, sidomos jashtë vendit. Është gjithashtu e vërtetë që në spitalet tona publike ka plot investime dhe mjaft mjekë dhe mjeke të afta.

Ama ta shesësh eksperiencën pozitive të kryeministrit si provë të suksesit të sistemit tonë shëndetësor është propagandë mediokre. Eksperienca e qindra mijërave shqiptarëve me sistemin shëndetësor vazhdon të jetë problematike, shpesh e dhimbëshme dhe mjaft varfëruese, sepse një pjesë të mirë të shpenzimeve mjekësore duhet ti paguajnë nga xhepi. Ky është konkluzioni i raportit të Bankës Botërore (BB).

E thënë shkurt, Shqipëria gjatë qeverisjes Rama është zhvilluar vrullëshëm por jo në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Modeli zhvillimor i qeverisë Rama bazohet fort tek sektori i ndërtimit dhe investimet në infrasktrukturë. Është një zhvillim që prek dhe pasuron elitën socialiste (dhe shpesh edhe atë demokrate) që zotërojnë shumë pasuri të patundëshme, pronarët e mediave dhe biznesin e madh ndërtues, por anashkalon dhe shpesh varfëron shumicën e popullësisë shqiptare.

Qoftë modeli zhvillimor i Tiranës (me gjithë anët e tij positive) qoftë propozimi për Dubaizimin e Durrësit, janë projekte që në thelb synojnë të stimulojnë ndërtimin dhe të rrisin vlerën e pasurive të patundëshme. Përfituesit kryesor të këtij modeli janë shtresa e pasur që zotëron pasuri të patundëshme, ndërtuesit dhe bizneset e mëdha, si dhe kapitalet e zeza që pastrohen në sektorin e ndërtimit.

Humbësit e këtij modeli zhvillimor janë qytetarët e thjeshtë, shtresa e mesme dhe e ulët, si dhe brezi i ri që nuk mund të blejnë një apartament në zonat e bukura të regjenerimit urban të prodhuar nga investimet bashkiake. Është një proces që quhet xhentrifikim, zëvendësimi i shtresave të mesme dhe të ulta me shtresat e pasura në zonat e rigjenerimti urban ku çmimet e apartamenteve rriten në stratosferë. Diçka e tillë po ndodh sot tek Liqeni Artificial dhe tek Liqeni i Thatë në Tiranë, dhe nesër do të ndodhë tek porti i Durrësit.

Është një model që pasurimin dhe zhvillimin e përqëndron pothuajse tërësisht në qendër dhe në pak duar sepse bazohet kryesisht tek spekullimi me pasuritë e patundëshme dhe jo tek rritja e produktivitetit. Sikurse tregon edhe raporti i BB-së niveli i produktivitetit në Shqipëri është mjaft më i ulët se mesatarja e rajonit. Ndërkohë punësimi cilësor (high skill jobs) është nën mesataren e Ballkanit Perëndimor, sikurse edhe investimi i qeverisë Rama në arsimin publik që gjithashtu është nën mesataren e rajonit (f 15 e raportit të BB-së).

Ndaj punësimi masiv që ofron ekonomia jonë për brezin e ri është me paga të ulëta dhe pasiguri të lartë në bare, hotele apo call center. Janë punë me të cilat është e pamundur të blesh një apartament apo të krijosh një familje. Nuk është rastësi që shumica e të rinjve shqiptar rrezikojnë shumë për tu larguar nga Shqipëria.

Ky realitet është mjaft i prekëshëm po të lëvizësh nga qendra e Tiranës ku zhvillohet pothuajse i gjithë debati ynë publik, shpesh mjaft shterpë. Modeli ynë i zhvillimit varfërinë e masivizon dhe e zhvendos drejt periferisë duke e bërë të padukëshme. Qytete si Kukësi dhe periferia e varfër shqiptare sot fizikisht janë më afër se kurrë kryeqytetit, ka rrugë dhe madje aeroporte që i lidhin me Tiranën. Ama e njëjta periferi është më larg se kurrë Tiranës dhe rajonit si nga pikpamja ekonomike edhe ajo sociale.

Mjafton të krahasosh nivelet e varfërisë në periferinë Shqiptare me nivelet e varfërisë në rajon për të kuptuar se përse barkat e refugjatëve që shkojnë në Angli janë të mbushur me shqiptarë dhe jo me maqedonas, boshnjak, serb, apo malazez. Dëshpërimi i popullit të thjeshtë dhe i rinisë shqiptare është më i madh se ai popujve fqinjë.

Kjo është e vërteta e hidhur që përpiqet të fsheh tallavaja ramiste. Në pamundësi për ti ofruar shpresë qeveria Rama i ofron popullit dhe rinisë tallava, sepse në konceptin e tij elitist “populli tallava do”. Synimi është krijimi i imazhit të një kryeministri “popullor” që dëgjon, kërcen dhe identifikohet me popullin e thjeshtë dhe rininë shqiptare. “Rama e do popullin dhe populli e do Ramën” është mesazhi i tallavasë.

E vërteta është se as kryeministri Rama dhe as qeverisja e tij nuk kanë ndonjë gjë të përbashkët me “popullin e thjeshtë”. Aq më pak ekziston një “histori dashurie” mes tyre. Rama është përfaqësues tipik transformimit të elitës së vjetër komuniste në elitën e re kapitaliste, që më shumë se me dashuri e shikon me dëshpërim popullin shqiptar. Qeveria “socialiste” e Ramës përfaqëson mbi të gjitha interesat e biznesit të madh ndërtues dhe jo ato të rinisë, të shtresës së mesme apo të shtresave në nevojë. Melodia e bukur e Tit Vullkanit nuk e fsheh dot këtë realitet të shëmtuar.

40 Komente

  1. D
    Doda

    Shkruj llogje nga qendra e Tirane dhe bazohu ne Bb etj por ne qe jetojme ne province jeten reale e dime me mire se ju.Ju doni te nxini cdo gje te bardhes ti thoni e zeze

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Te pakten ka thene qe kemi zhvillim te vrullshem por ky gazetari e dashka te barabarte. Ore a e kupton njeri kapitalizmin ne kete vend?? Gabimi me i madh qe ben ky eshte qe i referohet BB kur dihet se pagat zyrtare jane te ulta ketu sepse ne paguhemi ca me arke dhe ca me banke e dalim si me te varferit e europes. Zaten ky eshte edhe gabimi me i madhe i qeverise Rama dhe nuk e kuptoj pse nuk i jep fund kesaj historie te rrogave ne te zeze!!!!

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qinari

        Shume te verta, qe nga ecuria - zhvillimi deri tek varferia, por Pengu eshte E Bardha mbinte Zeze, Beeisha -Argit - Xen apo Met - Mon - Lalez eshte Zgjidhje? 1000 me 0 me mire me Rame-Lal-Tallava!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mortja!

          Tirana nuk ka zhvillim por RRENIM! Te betonizosh te gjitha hapesirat publike,nuk eshte zhvillim por te veprosh si PUSHTUES kunder popullit tend!

          Përgjigjjuni
        2. M
          Mustafa kacollja

          Një artikull që nxjerr në pah problemet e shumta që ekzistojnë në vendin tonë jashtë llafeve shterpë të analistëve që zhurmojne në panelet televizive..Shpresojmë që socialistet ta kuptojnë se realitetit është ky dhe duhet ndryshuar sa më shpejt. Nuk ka më kohë. I lumtë artikullshkruesit si dhe gazetës Tema për botimin.

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ilirjan

            Nuk ka nje opozite,qe ta shohe me dashuri shtresen e varfer dhe te mesme,ashtu Sic nuk po e sheh edhe edi rama me tallavaret servila qe e rrethojne .Opozita e DEGJENERUAR e katundareve tahmaqare e ziliqare vetem per pushtet e ineresat e veta te felliqura ,eshte fatkeqesia me e madhe e ketij populli te tradhetuar nga te gjithe.Nuk i meritonim edhe keta karagjoze injorante te pangopshem,pas 50 vitesh degjenerimi komunist.Prandaj nuk u falet,as berishes e nanos,as koklopes se Cepanit me bucen e tij qe sdi ku le breket,e as edi rames qe eshte verbuar nga shkelqimi i fitoreve perballe te kalburve meta-berisha.Zoti i dhente drite Edit,te shohe mire popullin ,e te largoje bythelepiresit e tij dhe ata te" te djathteve"qe po vrapojne ti bashkohen tallavase,per te bere "ndonje placke"!

            Përgjigjjuni
            1. E
              Eshte pop folk dhe jo tallava

              Nuk eshte tallava por pop folk dhe e pranueshme per nje fushate mbi te gjitha nje promocion nje te riu qe nuk njihet ku i jepet mundesia te fitoje dicka. Nje pjese nuk i pelqen por qe nuk jane nga kampi socialiste dhe normale sikur Rama te vendoste Mozart prap do ishin te pa kenaqur

              Përgjigjjuni
              1. I
                Ilirjan

                Nuk po analizohet zhanri i muzikes...po i vihet emri nje tollovie te pergjithshme,nje zallamahie,quaje si te duash.Tallava ne kete rast,eshte term qe i pershtatet mjaftueshem pizeveng-ahengut te pergjithshem.Thelbi i artikullit me duket me vend.Jemi akoma nje popull gomonedashes,tallavadashes...fatkeqesisht...

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Komentues

                  Në mes të Europës, por të dëshpëruar si një bangladeshas (bengalez? ).

                  Përgjigjjuni
                2. E
                  Emiljano

                  Or taj se paske kuptuar thelbin e shkrimit,hidhi nje sy prape se mbase qartesohesh dhe hajde zhgaravit ketu

                  Përgjigjjuni
                3. P
                  Poseidon

                  BRAVO KAJSI ZERDELIA..........PO A E KUPTON SE NUK JEMI NE SOCIALIZEM QE DUHEN GODITUR TE PASURIT..........SEPSE BANKA BOTERORE THOTE POR FMN NUK TE LEJON TE GODASESH TE PASURIT SE VERTETE ATA DUHEN PERKRAHUR DERI SA PAGUJNE TAKSA..........SE TE MOS QENE ATA QE MBAJNE SHTETIN AI DO KISH VDEKUR ME KOHE .............. PO A KA VARFERI??? PADYSHIM POR CDO NJERI I AFTE DUBET TE PUNOJE DHE JO TE MBAJE SYTE TE SHTETI......

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Poseidon

                    BRAVO KAJSI ZERDELIA..........PO A E KUPTON SE NUK JEMI NE SOCIALIZEM QE DUHEN GODITUR TE PASURIT..........SEPSE BANKA BOTERORE THOTE POR FMN NUK TE LEJON TE GODASESH TE PASURIT SE VERTETE ATA DUHEN PERKRAHUR DERI SA PAGUJNE TAKSA..........SE TE MOS QENE ATA QE MBAJNE SHTETIN AI DO KISH VDEKUR ME KOHE .............. PO A KA VARFERI??? PADYSHIM POR CDO NJERI I AFTE DUBET TE PUNOJE DHE JO TE MBAJE SYTE TE SHTETI......

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Poseidon

                      BRAVO KAJSI ZERDELIA..........PO A E KUPTON SE NUK JEMI NE SOCIALIZEM QE DUHEN GODITUR TE PASURIT..........SEPSE BANKA BOTERORE THOTE POR FMN NUK TE LEJON TE GODASESH TE PASURIT SE VERTETE ATA DUHEN PERKRAHUR DERI SA PAGUJNE TAKSA..........SE TE MOS QENE ATA QE MBAJNE SHTETIN AI DO KISH VDEKUR ME KOHE .............. PO A KA VARFERI??? PADYSHIM POR CDO NJERI I AFTE DUBET TE PUNOJE DHE JO TE MBAJE SYTE TE SHTETI......

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Poseidon

                        BRAVO KAJSI ZERDELIA..........PO A E KUPTON SE NUK JEMI NE SOCIALIZEM QE DUHEN GODITUR TE PASURIT..........SEPSE BANKA BOTERORE THOTE POR FMN NUK TE LEJON TE GODASESH TE PASURIT SE VERTETE ATA DUHEN PERKRAHUR DERI SA PAGUJNE TAKSA..........SE TE MOS QENE ATA QE MBAJNE SHTETIN AI DO KISH VDEKUR ME KOHE .............. PO A KA VARFERI??? PADYSHIM POR CDO NJERI I AFTE DUBET TE PUNOJE DHE JO TE MBAJE SYTE TE SHTETI......

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Poseidon

                          BRAVO KAJSI ZERDELIA..........PO A E KUPTON SE NUK JEMI NE SOCIALIZEM QE DUHEN GODITUR TE PASURIT..........SEPSE BANKA BOTERORE THOTE POR FMN NUK TE LEJON TE GODASESH TE PASURIT SE VERTETE ATA DUHEN PERKRAHUR DERI SA PAGUJNE TAKSA..........SE TE MOS QENE ATA QE MBAJNE SHTETIN AI DO KISH VDEKUR ME KOHE .............. PO A KA VARFERI??? PADYSHIM POR CDO NJERI I AFTE DUBET TE PUNOJE DHE JO TE MBAJE SYTE TE SHTETI......

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Poseidon

                            BRAVO KAJSI ZERDELIA..........PO A E KUPTON SE NUK JEMI NE SOCIALIZEM QE DUHEN GODITUR TE PASURIT..........SEPSE BANKA BOTERORE THOTE POR FMN NUK TE LEJON TE GODASESH TE PASURIT SE VERTETE ATA DUHEN PERKRAHUR DERI SA PAGUJNE TAKSA..........SE TE MOS QENE ATA QE MBAJNE SHTETIN AI DO KISH VDEKUR ME KOHE .............. PO A KA VARFERI??? PADYSHIM POR CDO NJERI I AFTE DUBET TE PUNOJE DHE JO TE MBAJE SYTE TE SHTETI......

                            Përgjigjjuni
                            1. U
                              Universi shpresa ime

                              Komenti yt tregon që je komplet koqe ose ke lindur debil. Nuk ka shtet të fort pa individ të fort. Nejse ësht pak e vështir për ty që të kuptosh ku e ka hallin FMN-ja. MBA fort kosheren se bletët , aha të paskan ikur me koh

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Remo

                                Pordheidon,, e paske postuar gjashte here karllekun e radhes o tallavaja e edvineve dhe saleheve. Pale, na jep dhe leksione, nese s'do te kishim kete eliten e te pasurve te pa skrupullt, kapitalisteve tipike shqiptare me litar rreth qafes, do te kishim vdekur fare,, hajt ne te sat'eme ti dhe ata bashke.

                                Përgjigjjuni
                                1. Emiljano

                                  Poseidono ca me te thene ty mor mik,pervec se ke shkrujt nje budallallek 6 here,te gjashta heret e ke shkrujt me shkronja te medha.te rujt zoti or mik

                                  Përgjigjjuni
                                2. F
                                  Fred

                                  Harron analisti Kajsiu se keto "zhvillime te vrullshme ne vend", siç e pranon edhe ai vete, jane realizuar ne kohe tragjedish humane dhe krizash qe tronditen vendin...dhe megjithate ne keto kushte teper sfiduese per çdo qeveri, ne vendin tone deshmohen arritje per t'u vletesuar fort.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. q
                                    qenefistan

                                    Vetem ndonje labil,vazhdon te mos kuptoje,qe Rama,cdo gje qe ka bere dhe e ben dhe ka bere jo pak, e ka bere,me syt dhe mendjen si te lartesoje egon e vet,duke bere dhe mareveshje dhe dashuri te paskrupullta me boten orientale,qe e financojne dhe e mbeshtesin,jo pa interesa okulte,te cilat kane demtuar dhe po demtojne te ardhmen e demokracise ne vendin tone europian. Dhe plebejte arnautas,qe prej shekujsh, nuk guxojne as te blegerinje ,karshi sulltaneve, vazhdojne te sherbejne si shtroje,per te ecur ky kryevezir i ri,atje ku e drejton egua e tij e semure.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. t
                                      tetovari2

                                      Nëse Shqipëria është "qenefistan"e ty të "dhimbset" Shqipëria, atëherë bëre një punë patriotike,KËRCE MË KOKË NË QENEFISTAN DHE HAJE DERI SA TA PASTROSH! P.S.Kina të shkërdheftë me libër dhtëpie

                                      Përgjigjjuni
                                      1. q
                                        qenefistan

                                        Megjithse je ca larg,por po na kundermon keq qe andej.

                                        Përgjigjjuni
                                    2. D
                                      Dakord

                                      Shkruaj çfare te duash o gazetar. Une per vete sa te jete gjalle saliu do votoj Ramen pa te lexuar ty fare qe te mos tundohem hiç. Ndaç shpif e ndaç thuaj te verteten per mua eshte njesoj. Gogoli eshte pas dere dhe sa te jete gjalle ai vrases mua Rama me duket si krishti or ti

                                      Përgjigjjuni
                                      1. q
                                        qimi

                                        Filluan kokel@@et e saliut te propagandojne kunder PS. PS dhe Rama 60 bashki ,saliu 1 bashki.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Tit merimanga

                                          "më shumë se me dashuri e shikon me dëshpërim popullin shqiptar" Ku e bazon kete me vlla ?? Apo e ndjen

                                          Përgjigjjuni
                                          1. k
                                            koment

                                            e bazon tek raportit të BB-së e cila ben politikat e saj per te dhene kredi dmth rreklame per te perfituar.......

                                            Përgjigjjuni
                                          2. A
                                            Arturi

                                            Nje artikull per te mare lekedhe jetuar me mire,Cte keqe kapopulli se kryemiistri i nje vendi ( si Shqiperia kercen tallava????) Inatin Shqipetaret e kane me ata qe jane me te zotet dhe qe munden te bejne me shume se pjesa tjeter e popullsis Ne te gjithe boten existojne te pasur dhe te varfer ,dhe keshtu eshte natyra njerzore si dhe kafshet jane te fortet dhe te dobtit Prandaj ky gazetar kendon kengen e te varferve dhe bene propagand per Democratet qe nuk din se ku jane E te tjera si keto

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Tarasi

                                              Dole prap ti mor peder ,kishe nja nje muaj pa vjell vrer per Ramen ,tu mbaruan parate e dhena nga Zeni ,e sot ke mare rrogen e muajt Maj

                                              Përgjigjjuni
                                              1. a
                                                alphazeta

                                                I ka vënë pikat mbi "i" si gjithmonë. Ky Kajsiu është gazetar i talentuar dhe i paanshëm. Ndryshe krejt nga Mero Baze që është i njëanshëm deri në neveri. Situata e sotme ekonomike dhe sociale në vend është pikërisht ajo që kërkuam në fillimvitet 90-të. Prandaj nuk duhet të ankohemi. E keqja është thelluar se Rama ndjek një politikë të djathtë ekonomike që ka sjellë edhe këtë pabarazi të theksuar. Nuk ekziston asnjë projekt i qeverisë shqiptare për të nxitur prodhimin e brendshëm kombëtar. Rama ia ka lënë gjithçka në dorë oligarkëve. Dhe kjo është njê politikë jo liberale, por ultra liberale. Kapitalizëm i egër. Ky është edhe një nga shkaqet e braktisjes së Shqipërisë nga të rinjtë

                                                Përgjigjjuni
                                                1. Z
                                                  Zot fali ! Akoma enderrojne.

                                                  Çashtu bre çashtu alfa zeta çashtu.

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. T
                                                  Tallavaja e piktorit

                                                  Shkrim profesional,por dhe pak i gjate.Autori,nga te paktet qe kritikojne me fakte Qeverine e "birit te popullit","masovikut te ndjeshem"per hallet e popullit. Une historikisht votoj majtas,dhe do vazhdoj por distancimi i frikshem i nje grupi ministash qe skane lidhje fare me te majten,dhe financiusit e tyre nga te ashtuquajturit oligarke po asgjeson shtresen e mesme me ritme te frikshme.Dhe pergjegjesia kryesore bie mbi "birin e popullit i cili nese nuk reagon me shume mundesi do ndeshkohet nga te tijte shum shpejt.Po aq shpejt do braktiset nga oligarket sharlatane. Tung socialisti pa brekushe

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. A
                                                    Al Mubarak el tallavah

                                                    Rama po e kryen me se miri misionin e islamizimit te Shqiperise sipas urdhrave nga lart me kete muzike jevgjish me motive orientale qe eshte perhapur gjithandej si metastaza neper supermarkete,lokale,restorant,ne rruge nga makinat qe e ngrejne ne kupe te qiellit kur presin neper semafor sidomos andej nga Blloku sipas udhezimeve.Kjo muzike shkon ne sinkron me modelin e flokeve dhe mjekres e meshkujve shqiptare qe e kane sipas modelit ta atyr te Magrebit apo s'ka dale dhe kjo moda e re adoleshenteve kur takohen ne group duke cikur koken me njeri-tjetrit identik e njejta menyre si e marokeneve ne Bruxelles me te vetmin ndryshim se ata kur takohen thojne Selam alekum dhe Alekum Selam ndersa keta te tanet thojne:Ku je mor plak ose daku.Ca bone ti mir.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. w
                                                      we people

                                                      Respekte per komentuesin "Dakord" 4 Maj 2023, 19:55 Mund te gjej gabime per Ramen me shume se Blendi Kajsite

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. w
                                                        we people

                                                        Respekte per komentuesin "Dakord" 4 Maj 2023, 19:55 Mund te gjej gabime per Ramen me shume se Blendi Kajsite

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. p
                                                          pali

                                                          cfare na shkruan gjithe kritikat teorike te komunisteve kundrejt kapitalizmit. per popullin po te theme disa veprimtari popullore te kesaj qeverie; pandemia e cila filloi te miren masat ne shendiesi para se kovidi te shfaqej, termeti i menaxhuar si kur ra ashtu edhe me vone, lidhja me rruge eshume zonave te thella te vendit tone, rregullimin e pothuaj te gjitha qyteteve dhe berja e tyre me e jetushme dhe me prane turizmit, elekricitetin qe e morri per ibret dhe pa ritur cmimin eshte shume here me i pranushem, e mori pushtetin dhe shtetin ne kolaps ekonomik ndersa tani eshte ne normalite etj etj

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. p
                                                            pali

                                                            cfare na shkruan gjithe kritikat teorike te komunisteve kundrejt kapitalizmit. per popullin po te theme disa veprimtari popullore te kesaj qeverie; pandemia e cila filloi te miren masat ne shendiesi para se kovidi te shfaqej, termeti i menaxhuar si kur ra ashtu edhe me vone, lidhja me rruge eshume zonave te thella te vendit tone, rregullimin e pothuaj te gjitha qyteteve dhe berja e tyre me e jetushme dhe me prane turizmit, elekricitetin qe e morri per ibret dhe pa ritur cmimin eshte shume here me i pranushem, e mori pushtetin dhe shtetin ne kolaps ekonomik ndersa tani eshte ne normalite etj etj

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. V
                                                              Velo

                                                              Rama ka bere disa gjera te mirat lidhur me ifrastrukturen ne qytete, ne rruget, ne spitalet, shkollat etj. Por ama vetem infrastrkure (pamja nga jashte) . Problemi eshte permbajtja. Ekonomia ne shumicen e familjeve eshte e dobet, sidomos pensionistet jane ku therret qameti. Cilesia e sherbimit ne spitale, apo e mesimit neper shkolla nuk i pergjigjet cilesise se infrastructures. Pra nese forma eshte permiresuar, permbajtja le shume, shume per te deshiruar. Kete duhet te zgjidhe Rama nese vertet mendon per popullin...... Permbajtja eshte urgjente, pastaj edhe imazhi....

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. S
                                                                Shqiptar

                                                                E keni vene re? Kudo ku ndodhen shqiptaret ( ne Shqipni,Kosove,Maqedoni,etj,) punet jane keq. Shqiptaret jane me te varfer se shtetet perreth. Pse keshtu? Sepse ne te gjitha poret e jetes Serbia ka fut hundet. Ku me shume e ku me pak. Aty ku i lihet hapsire ajo nderhyn. Ajo spyet per para.! I thot Saliut hap gojen ,sa do ( pastaj Sala nuk ka nevoje aq shume per para se eshte betuar moti qe do i sherbej Serbise,agjent tipik i UDB-se). Iliri poashtu. Ky per para shet edhe gruan. Mona poashtu. Kjo per para shet edhe burrin. Edhe Edi po ja kref si shume bishtin Vuçiqit,ketij krimineli ballkanik..!

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. E
                                                                  Emigranti U S A

                                                                  Plasen nga cmira hienat duke e nxire gjithcka qe ka vulen e EDI RASMES , turpi ju ka hikur fare po nuk kane c’fare te mire te thone per SaliMonaLiken se te vetmen te mire qe kane bere jane pasuruar rende vete edhe ndonje grusht njerez qe mbajne prane vetes . Sido qe mundohen ta paraqesin gjendjen Edi Rama mbetet me i miri dhe ai do fitoje gjithmone derisa te kete keta qe ka sot perpara sepse ata dijne betem te prishin te vrasin dhe pasurohe vete kete populli e di mire tanime .

                                                                  Përgjigjjuni

                                                                  Lini një Përgjigje