
Po mbushen 9 vjet që dëshira dhe pasioni gati urrejtës ndaj një studiuesi jo dosido në fushën e Etnomuzikologjisë, ndaj një përmetari të mirë me themele atdhetarie e kulturore familjare, herë pas here nga lëndinat mediatike dëgjohet befas si një fyell, xhura, cylë a zile dyjare me zë të cjerrë. Zë që po i kapërcen kufijtë e etikës dhe bën zhurmë përtej istikamit shkencor e profesional, duke mos e zënë gjumi përgjërues për polifoninë. Hiqen si kontestues “patriotë” e “opozitarë” jo inatçorë të pathyeshëm, por edhe si pagëzues primitivë fuqiplotë, me akuza marramendëse deri për “tjetërsim të identitetit kombëtar” apo “antishqiptar” etj. Intelektualët e vërtetë buzëqeshin hidhur përballë kërcitjes së dhëmbëve e dhëmballëve në publik dhe i shmangen sherrnajës e paragjykimeve vulgare. Deri pak ditë më parë, të jem i sinqertë, unë kam anuar nga “mendimi ndryshe”(pa qenë dakort aspak me fyerjen a shpifjen). Mirëpo, të arrish të futësh në valle e të marrësh si vjedhurazi e osh pas kaq vitesh edhe firmat e mjaft figurave të njohura në emër të Shoqatës “Labëria”, më erdhi fare pranë thirrja e ndërgjegjes qytetare e profesionale: Tani, boll heshte !...
Kur Nisma “Thurje” doli në mes të ditës me një grup djemsh të xhelosur me brilantinë e të “shkolluar” me diploma plastelinë dhe na bënë thirrje live në TV nga rrethrrotullimi i Pazarit të Ri në Kryeqytet(dhe ku ? Atje ku e vranë pas shpine të pabesët !) për të shkulur bustin e thjeshtë të Avni Rustemit (Hero i Popullit, “Nderi i Kombit” e Dekorata e lartë e Flamurit Kombëtar!), u ula në tavolinë dhe përgatita një shkrim a reagim të detyruar. E theksoj, pa më detyruar, urdhëruar e porositur dikush, e pa më shpërblyer askush me qindarka, euro e dollarë. Por zëri im (shkrimi i botuar) më shëmbëlleu si me një ulërimë përmes një shkretëtire morale e pse jo atdhetare. Askush nuk pipëtiu publikisht gjer më sot (?!). Fjala vjen, Shoqata “Labëria” dhe degët e saj në Tiranë, Vlorë e gjetkë, cuditërisht pëlqyen heshtjen e më e pakta menefregizmin njerëzor të pakuptueshëm. Vërtet nuk më erdhi hic mirë dhe as i rashë shkurt “lava shpirtin tim”! E vetmja që ngriti zërin ishte Shoqata që po mban lart emrin e Heroit të dashur për çdo shqiptar të vërtetë. Pikëpyetjet mu shtuan e gjalluan për atë bashkim vullnetar të një krahine emërmadhe (Labëria), për të cilën kam mbi 45 vite që nuk pushoj së shkruari me dashuri e pasion të veçantë. Dhe një ditë papritur e pakujtuar del e organizon një “simpozium” fantazmë për…Isopolifoninë ! Po kush ua kyçi gojën për Avninë ?!
Dhe u bë një regjistër a listë e gjatë emrash rrokopujë për ta përdorur përfundimisht si disa krehëra fishekësh kallashnikovi nga “97-ta zezonë. Për mua dhe për mjaft lexues brenda e jashtë Shqipërisë, ata “nismëtarë” janë ca guralecë të pagdhendur nga dalta e ndershmërisë(mbase jo e djallëzisë), që me hobetë llastiqe të vjetëruara duan të “groposin” një Akademik të pamykur në moshën e profesionin e Etnomuzikologut. Sa për listën “superfletërrufe e monizmit”, nuk dua të besoj ende se janë katandisur “si gurë në hobe” apo rëndom si hedhës të një guri “nismëtar” në lumë. Gati tërë emrat e nderuar të vendosur tinëzisht nëpër “bedenat” e kalasë së Polifonisë, unë i njoh nga afër dhe prej tyre kam edhe miq të mirë në vite. Mirëpo, dy-tre nismëtarët fërkuan duart e barkun, vajisën grykën e “topit” mediatik dhe na dhanë “mandatën” e shkruar në 11 Prill qysh në titull: “Grahmat e fundit të “akademikut” Vasil S. Tole”?! Pra, prapavija (jo “nekrologjia”) e betonuar me emra të manipuluar e të marinuar, sipas tyre, shërbeu për të shkrehur këmbëza pushkësh alla haxhiqamiljane mbi studiuesin e palodhur e të talentuar. Intrigës 9 vjecare iu hoq kallaji ! Të pangrënët e të pagjumët për Isopolifoninë ranë rehat dhe përtypen e kthejnë ndonjë gotë teke a dopio prapa shkrimeve e prapa ndonjë emisioni televiziv prestigjioz e aspak tuberkuloz…
Kur nisa udhën e gjatë të gazetarit profesionist në Përmetin tim shumë të dashur, Vaso Tole ishte 12-13 vjeç. Babai- Sofo, një jetë të tërë në frontin e Arsimit e të Kulturës, i vlerësuar e nderuar në disa breza e me kontribut të veçantë në atë trevë të bekuar. Vasua ynë nuk është aspak nga ata tipa që mbajnë sëpatën nën gunë ! Personalisht, e kam ndjekur hap pas hapi në ngjitjen e ngritjen e tij studimore me një barrë libra të respektuar në fushën e Etnomuzikologjisë shqiptare. Dhe nuk mori kurrë mundimin si gjuetar inatçi, e të dilte brigjeve me kallam e grepa në duar apo, qoftë larg, me “dinamit” për të shkatërruar 2-3 kundërshtërët e pamposhtur që nuk ngjajnë me Don Kishotin (megjithëse dikur ka qenë nga peshkatarët seriozë, të zot e hiç abuzues me Vjosën tonë). Sikur komunikonte bukur e me nota muzikore ekskluzive me gjithë gjallësirat e atij lumi të mocëm. Veteranët e këtij sporti më kanë rrëfyer jo pak, bashkë me Laver Bariun…Por sot po kujtoj edhe fundprillin e 31 viteve më parë: Në veprimtarinë muziko-letrare “Këngë në shtrëngatë”, në fillimet e Pluralizmit rrumpallë, u ngrit e foli publikisht edhe kompozitori i shquar Tonin Harapi. Askush nuk ia kundërshtoi mendimet për Këngët Partizane, si trashëgimi shpirtërore e Luftës Antifashiste Nacionalclirimtare. Veçse ato këngë, i paska vlerësuar e çmuar edhe Ernest Koliqi, madje “disa prej të cilave na rezultojnë t’jenë të përshtatshme si himne kombëtare”(vallë, edhe këto do anatemoni një ditë prej ditësh ?). Sinqerisht, po të isha në vend të ministres së Arsimit, do këmbëngulja që libra të tillë si i Vasos, të hynin pa vonesë nëpër programet mësimore evropiane e perëndimore në shkollat e cikleve të ulëta e të larta. Aq më tepër që smira e zilia po ziejnë në një kazan !...
Të kuptohemi mirë, labçe kam kënduar e këndoj edhe unë, bashkë me Dritëronë në zemër të Tepelenës; me Xhevahirin, me Lefter Çipën, Nazif Çelën, Tomorin(nipin e Zigur Lelos që luftoi “me një mbret 40 milionë”), me Bujar Leskaj, Agim Jazaj etj. Sidomos atë legjendaren “Dil Pasha, se kam pak punë, dil Pasha !...”. Por as kam dashur e as dua të bëj specialistin, hetuesin, prokurorin e gjyqtarin, sidomos në një auditor ku duhet të flasin Etnomuzikologët e mirëfilltë. E theksoj këtë, sepse po shohim e dëgjojmë gjithollogë me bollëk nëpër ekrane e gazeta; ish ushtarakë, historianë e filozofë të konvertuar brenda natës në gazetarë. Por të shpërdorosh tmerrësisht reputacionin e secilit në lista superfletërrufesh si “argument” shterues, nuk është thjesht pabesi, aguridhllëk e as djallëzi foshnjore. Dy-tre lakmitarë keqdashës “që ngjallen kur shohin dikë më mirë se veten” dhe tërë jetën e tyre janë përpjekur “t’i venë zile edhe miut”, duke u tundur e shkundur me dekorata kallpe deri te ajo “Nderi i Kombit”(O Zot, i përfytyroni dot këta megalomanë myteberë përkrah 3 Vëllezërve “Frashëri”, Rexhep Qoses, Dritëro Agollit, Ismail Kadaresë, Ramadan Sokolit, Kadri Roshit etj.?!). Në Dosjen për Isopolifoninë,, nuk gjendet asgjëkundi ajo shprehja e shpifur “që polifonia jonë rrjedh nga muzika bizantine”. Sepse gjithollogët tashmë fryhen e çfryhen si gjela të rinj a të plakur, si namusqarë shqiptarie me kokrra e dokrra “atdhetarie”. Apo gjetkë daullja e gjetkë dasma ?!...Ndërsa unë, teksa shfletoj me adhurim disa nga librat e Akademikut përmetar, shikoj edhe firmat e komentet vlerësuese e miratuese të muzikologëve të vdekur e të gjallë dhe asnjë përtej lëndinës së profesionalizmit. Seriozitet e skrupulozitet i vërtetë shkencor, larg cic-miceve meskine primitive. Ndodh kjo në një kohë kur “pas viteve ’90 të shekullit XX, botime të tilla muzikore pothuajse u harruan”(!). Pra, lërini mënjanë dënglat e ndryshkura personale, fetare e krahinore ! Nga gjithë ai grup specialistësh që përgatitën dosjen për në UNESCO(një fitore jo e vogël e Trashëgimisë sonë Kulturore), përse nuk përmendet asnjë tjetër me emër e mbiemër ? Ose përse nuk u ftua asnjë në atë “simpoziumin” e shoqatës “Labëria” dhe pse u dëgjua vetëm një “këmbanë”? Siç ka thënë i mençuri: Asgjë nuk mbrohet me kaq zjarr sesa idetë që nuk besohen ! Përshembull, unë besoj më tepër etnomuzikologen e re me rrënjë Labërie, të talentuarën e papërsëritshme Blerina Shalari; por edhe studiuesin kokëplot e modest Ardian Vehbiu; Fatmir Hysi, Timo Mërkuri e mikun tim të vjetër Sejmen Gjokoli etj. Pa përmendur këtu të paharruarit e mëdhenj Çesk Zadeja, Ramadan Sokoli etj. me vlera evropiane e perëndimore. Në një fletë blloku të gazetarit, ruaj edhe një fjali domethënëse të përmetarëve për Vason:”Ai djalë nxjerr mjaltë edhe nga guri !”…
Kam heshtur jo pak, por 9 vite. Qesha e u talla edhe me guralecët e vërvitur mbi Akademikun. Dhe nuk e kam fjalën thjesht për gurë të gdhendur e të pagdhendur, të thepisur a të cmuar në unaza, qafë e ora dore dhe as gur mulliri mokër ose për ata në veshka, tëmth e mëlci. Mirëpo urtësia e lashtë na dëften se “pika shpon gurin”! Mos u sëkëlldisni. Fjala është për ndonjë gur lojërash mediatike, për gur shahu, dominoje, guralecë zalli dhe jo për ata që i gënjen mendja se po e bëjnë ujem opinionin. Dhe përdorin etiketime qesimce, si “patriotë” të përgjëruar. Apo përpëliten e sfiliten t’i shëmbëllejnë atij “Guri filozofik” të mesjetës që e kërkonin me qiri të bënte cudira, “t’i kthente metalet në ar, të shëronte cdo sëmundje, të zgjaste jetën e njeriut e t’i bënte pleqtë përsëri të rinj”?! Dje, një penëhollë më tha: “Mos e vuaj kështu këtë mesele, miku im ! Ata kalanderë janë nga ai sua që e shkrepin maliherin në tym që në sup, pa marrë shenjë fare”…Tani që po mbyllja këto shënime reflektim, Vaso Tole sapo është kthyer nga Prishtina për disa promovime dinjitoze. Në mbrëmjen e vonët po punonte me ngulm për të dalë faqebardhë nga Opera Solemne, Gjergj Kastrioti Skënderbeu(Kryezot i Arbërit), si kompozitor e libretist mbi tekstin e Fan Nolit. Do marrë pjesë edhe Kori i Filarmonisë së Kosovës, bashkë me artistët e mrekullueshëm të TOB. Lëreni të punojë e të na gëzojë me krijime të reja. Apo t’i mbajmë sytë dhe veshët ngritur te “Shqipëria Big Brother” dhe tek ziliqarë e smirëzinj që nuk guxon dot t’u tregosh as ëndrrën që ke parë ?!...Shkurt, këtë botë të krokolepsur, nuk e ndreqim dot vetëm as ti e as unë. Se nuk thosh kot gjyshi im ish tregtar i vogël në Tepelenë : Korbin edhe me ujë luleshqerre ta lash, nuk e bën dot të bardhë !...
Vaso eshte nje spiun i rendomte i Janullatosit ne Akandemine e Shkencave te RSh.... turp i madh per kete institucion!!!
Vaso eshte spiun dhe njeri modest ne pergatitje. Nuk ka asnje nivel dhe eshte mesuar qe punen e tij te ngreje mbi vjedhjen e punes se te tjereve. Eshte turpi i Akademise.
Zoti Vaso eshte nderi i Akademise dhe eshte nderuar nga bashkia madje duke i vene nje pllake perkujtimore ne fasaden e nderteses ku ka lindur dhe jetuar.
O Latif Shejtani te mburresh me Vason eshte sikur te mburresh me breket e grisura. Vaso fut ujt ne cdo ane nga ana shkencore, morale dhe njerezore. Per intelektual eshte aq sa cmund te jete nje krim qe zvarritet, sepse ashtu i ka ndertuar te gjitha. Zvarritje, manipulim, genjeshter, shitje tek Janulla.
Si nuk beri ky gazetar nje artikull per te qene. Mos e paguaj Mero. Ky vetem flet kot, pa asnje bosht, pa asnje mendim, i ze te gjithe me goje, e nuk thote asgje. E lexova per respekt te Vasil Toles, por ky gazetar gjoja i bjeter e di gazetarine si hartimet ne kohe te Dulles, flit kot pa sens dhe mbushe me fjale mundesisht figurative. V. Tolen e kam lexuar dhe per mua eshte kokeplot ne ate qe ben e thote. Ja rekomandoj te gjitheve ta lexojne kur tju jepet rasti.
Une per vete cuditem me ca njerez si ty qe kane qejf ta shpalosin hapur budallallekun e tyre. Ore kur nuk te pelqejne shkrimet e Kristos pse i lexon o loqe? Se ti i lexoke vazhdimisht sic thua edhe vete. Po thuaj ore qe kam xhelozi ndaj Kristos se kjo eshte nje gje qe duket.
Zotëri, Keni bërë një carcaf por pa thënë asnjë fjalë se përse kritikohet etnomuzikologu Z.Tole... E dyta, të gjithë janë të lire të shprehin mendimet e tyre lidhur me polifonine labe, sidomos njerëzit e asaj treve Z. Tole méritons pergezime. Por bie në sy që për labcen studion një permetar që s'e ka tradite labcen dhe s'ka asgjë të keqe. "E keqja" është se nuk ka oponence për pikmamjet e Z. Tole, dhe nuk ka një etnomuzikolog lab të paktën të njohur publikisht...
I nderuar Kristo Mertiri ! Te lumte , shkrim i plote , i pastert e i drejtperdrejte qe ke trajtuar me pjekurin e nje profesionisti. Kush e lexon e kupton sa bukur e mire e ke trajtuar kete shkrime , ku behet fjale per nje njeri te nderuar akademik si zoti Vaso Tole nje aset i çmuar i ketij vendi ne profesionin e tij. Urimet me te mira te shpreh per keto shkrime” perla “ qe sot eshte e veshtir ti gjeshe ne shkrimet e gazetareve te shumte.
Vaso, aset ? Ha ha ha ha ha ha ha. Cfare ka bere ? Vaso eshte nje i paafte me aftesi te vetme ngjitjen pas shtetareve. Lexo ekspertet e fushes Pirro Miso apo Sokol Shupo cfare kane shkruar per te. Vaso Tole eshte thjesht nje qesharak.
"Por zëri im (shkrimi i botuar) më shëmbëlleu si me një ulërimë përmes një shkretëtire morale e pse jo atdhetare. Askush nuk pipëtiu publikisht gjer më sot (?!). Fjala vjen, Shoqata “Labëria” dhe degët e saj në Tiranë, Vlorë e gjetkë, çuditërisht pëlqyen heshtjen e më e pakta menefregizmin njerëzor të pakuptueshëm",- shkruan Kristo më siper. Sigurisht keqardhjen e ka, per mos reagimin ndaj shkrimit te tij per Avni Rustemin, perkunder nje propozimi të nismes "Thurrja". Tani, po ju zoti Ajaz Rustemi (kushuriri i Avniut), si kryetar i shoqates (lokale), me të njejtin emer, a ju ben njejte pershtypje fakti i indiferentizmit apo mos reagimit, sa nga shoqtatat simotra, po aq edhe nga entitete publike apo dhe media? Konkuluzionet mund t'i nxirrni vetë! E dyta me sa kuptoj, komenti i juaj per Kriston, të cilin per shkrimin rreth debatit mbi Polifonine e mbështes, a nuk tingellon ca si panegjerike (lëvdata, miklime etj etj) per të, me që ai ishte një zë, në mos i vetmi (perjashtuar disa nga komentet) që beri një shkrim/reagim, në mbrojtje të "sulmit" te "Thurrje"-s ndaj Avniut? Thënë këte të krijohet pershtypja se, më së paku, kjo mund të quhet një "Qokë".
Z. Mërtiri, si përmetar e ke ngritur në qiell z. Tole dhe mirë ke bërë, por s'ke dhënë ndonjë mendim lidhur me emërtimin e këngës " polifonike". Të japësh emra pa fund intelektualësh të nderuar të kombit tonë nuk do të thotë që përligj emërtimin jo të saktë "isopolifoni". Edhe këga përmetare, e ngjashme me labçen, të cilën besoj se e njeh mirë, duhet të futet në këtë lloj kënge? Për mendimin tim kjo lloj e kënduar duhet të quhet këngë " marrës- hedhës", ashtu si njihet në popull. Besoj se edhe ju kur ja merni përmetarçe nuk thoni këndojmë një isopolifoni. Sa për etiketimet dhe fyerjet jo etike për z. Tole s' jam dakord. Ato nuk ndihmojnë debatin shkencor lidhur me të famshmen këngën labçe, vëndçe, siç e quajnë bartësit e kësaj kënge.
Me nder Bankier! Lexoje dhe nje here shkrimin e pastaj do thuac te kunderten e asaj qe ke thene. Kristo Mertiri eshte po ai gazetar i mprehte por dhe kurajoz qe cmon vlerat si Muzikologu i shquar Vaso Tole, por dhe u heq masken kritizerve dhe gjsrprinjve te fshehur.
I lexova te tre rtikujt qe me rekomandove ne facebook. E nisa me "Kujtime per Sarande...", vazhdova me: "Arben Xhaferin ne shtepine e nenes time..." dhe perfundova me: "Mos hidh guralece mbi Vaso Tolen". Per mua te tre te jashrezakonshem, te mrekullueshem, te vertete, te sinqerte, te paster, te shoqeruar me nje gjuhe naimjane, domethene te paster, me plot epitete qe e forcojne me shume te verteten qe do te thuash... Detaji i zyres se stisur prane zyres se Naimit. Apo ato theniet e mencura te Arben Xhaferit, qe e doja shume dhe e kisha ne ball te shqiptareve drejtues te pas viteve nentedhete, ne tere hapesiren mbareshqiptare. Por edhe per Vaso Tolen qe le ta gjuajne me guralece. Mali mbetet mal... Pastaj ka detaje te jashtezakonshme si miu me zile etj... Suksese miku im e shendet... Mos u ligeshto ndaj ndonje komenti dashakeqes e anti kombetar...
Vaso Tole jo mal qe nuk eshte, por as thes me m… edhe ate e ka teper per nga niveli intelektual. A mundet te me thote dikush si e mori titullin profesor kur ate ja ka refuzuar nje komision?
Pak a shumë ka skalitur , me , si me naxhake - q'imi Vaso i kishte shtat'rresht si dhe tingujt , timbret , nga zilka , te këmbora - hunjtë e marres t'lartonte dredhkën barbunia . E pse jo , t'i shohë ca si pyka , tekahykë , tehe t'pa kalitur , që - nga Pindi ku burron e t'at'pjetë Vjosa është e thellë , rrëmben edhe shkëmbin - të duan ti çajnë trapin mbi ku po lundron serbes . Ata , q'i thurrin cergë . Prokovaçë .
Vleresimin e merituar per shkrimet e tua gazetari Mertiri, nderim dhe per gazeten Tema dhe drejtusit e saj qe zgjedhin firma te nderuara si Mertiri. Shkrimi per te mirenjohurin Vaso Tole eshte dinjitoz sepse na bie jo vetem nje studjues te apasionuar si Tole por dhe nje figure parexelence ne vijemesi, me tradita te padiskutushme ne domenin e muzikes. Respekt te thelle, te merituar.
Rrofsh Vaso permetari!
Z. Tole te tregoje si e anashkaloj mendimin e Institutit te Kultures Popullore qe e quajti te pamundur me ate cka afronte per te marre titullin "Profesor". Eshte turpi i Akademise e jo te jete titullar i saj. Nuk di ce shtyn Kriston te dale ne mbrojtje te ketij mashtrusi.
Z. Tole te tregoje si e anashkaloj mendimin e Institutit te Kultures Popullore qe e quajti te pamundur me ate cka afronte per te marre titullin "Profesor". Eshte turpi i Akademise e jo te jete titullar i saj. Nuk di ce shtyn Kriston te dale ne mbrojtje te ketij mashtrusi.
Z. Tole te tregoje si e anashkaloj mendimin e Institutit te Kultures Popullore qe e quajti te pamundur me ate cka afronte per te marre titullin "Profesor". Eshte turpi i Akademise e jo te jete titullar i saj. Nuk di ce shtyn Kriston te dale ne mbrojtje te ketij mashtrusi.