Sose, Mbarime, Shkurte, Mjafte, Mjaftoni…

1 Maj 2023, 11:02Blog TEMA

Sose, Mbarime, Shkurte, Mjafte, Mjaftoni…

Nga Çapajev Gjokutaj

Sose, Mbarime, Shkurte, Mjafte, Mjaftoni. Emra me dy funksione.

Më njerën anë përdoreshin për të thirrur dikë, një vajzë ëngjëllore e të pafajshme, si gjithë fëmijët.

Më anë tjetër shërbenin si yshtje, për të ndaluar lindjen e vajzave dhe për t'i hapur rrugë ardhjes së djalit, trashëgimtarit të shumëpritur.

Gjithë këto më kujtohen sa herë që, çifte të porsamartuarish thonë se dëshirojnë të kenë një vajzë. Dhe s'janë pak. Madje, kam përshtypjen që sa vijnë e shtohen.

Si argument të thonë se vajzat janë më të çiltra, më lozanjare, e shprehin dashurinë më hapur, krijojnë atmosferë të gëzuar në familje.

Dhe mbase kanë të drejtë. Por këtu dalin dy probleme.

I pari dhe më i rëndësishmi: mos ka rrezik të kalohet nga diskriminimi i vajzave, tek diskriminimi i djemve? Nga një ekstrem tek tjetri, si punë mode?

I dyti, ç'u bë dëshira për trashëgimtar? Mos vallë kapitalizmi na ka bërë më pak të etur për prona e trashëgimi dhe më të prirur për ndjenja, çiltërsi, marrdhënie shpirtërore?

Pika, o Kismet, me kë bën muhabet, thashë me vete në këtë pikë se m’u kujtuan Harpagoni i Molierit, Gobseku i Balzakut, Totsky i Dostojevskit etj.

E megjithatë pyetja rivjen në një formë tjetër: dëshira për të patur djalë, d.m.th trashëgimtar është po aq e fortë sa dikur apo është zbehur?

Dhe po qe se bini dakort që është zbutur e zbehur, kjo ka ardhur nga që po i konkurojnë Mjaftet dhe Shkurtat e djeshme apo ngaqë, sa më shumë kalon koha, aq më i mundur bëhet pleqërimi pa i patur fëmijët nën një çati?

Më tej akoma: kategoritë mëmë, babë, bir, bijë dhe marrdhëniet midis tyre janë të përjetshme apo ndryshojnë me kalimin e kohës, dmth mamaja e sotme s’është si mëma e tre shekujve më parë etj etj?

A ekziston mundësia që ndonjë mik të më kthehet: gjithë bota me zgjedhjet, ti me cikërima, si ai që la dasmën e shkoi për shkarpa?

Mos vallë po bëj shumë pyetje, kjamet shumë, për një ditë pushimi si e sotmja?

7 Komente

  1. R
    Reality check

    Mos u tremb Capajev se ka akoma nga ata qe duan djale patjeter. Nese ka nga ata qe gezohen qe iu erdhi vajze, them ; sa mire, erdhi me ne fund dita kur vajza te mos shihet si fatkeqesi ne familje se nuk ka ofendim me te madh per femijen tend sesa te jesh i deshperuar qe ka nje gjini apo nje tjeter, eshte femija yt dhe eshte trashegimtar pavaresisht eshte mashkull apo femer. Megjithate nuk ka per te ardhur dita qe do duan te abortojne djalin vetem sepse eshte djale (sic kane bere shpesh me vajzat duke bere abort selektiv), apo ta quajne djalin Mbarim, Sos, Perfundim. Shkurt etj. Me siguri jo ne kete shekull. Dhe ja ta them une nje arsye pse i duan vajzat, eshte nje arsye tejet pragmatiste, sepse nga pervoja e ketyre dekadave te fundit kane kuptuar qe ne pleqeri vajzat iu gjenden me afer, ndersa djemte jo edhe aq (sigurisht qe ka perjashtime por) ne pergjithesi realiteti kete tregon, dhe per kete arsye duan vajza qe te mund te kundesen per ta kur ata nuk munden me, edhe pse nuk ka asnje garanci qe brezat qe vijne do ta bejne kete, madje nuk ka aranci as per keto breza qe jane tashme te rritur dhe me prinder ne moshe te trete por mesa duket pragmatizmmi eshte nje motorr i kulures dhe traditave historikisht.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emri

      Shiko emrin tënd Çapajev. Emër rus. Sa Vladimiri në Shqipëri, mbi 3400 sot se të tjerët kanë vdekur. Pse nuk i emronin fëmijët Lenin por Vladimir. Ky emër është tipik sllav. Sot në Shqipëri po ndodhë çshqiptarizimi (deshqiptarizimi) i emrave të shqiptarëve masovikisht! Një turp kombëtar! Nuk mund të na shet poza patriotike askush që fëmijëve nuk u len emra shqiptar, as Edi Rama me emrin e djalit Gregor.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Stara

        Të Pal Vatës pyt ...

        Përgjigjjuni
        1. g
          gabeli

          Myslymanet po u ven femijve emra italan gjerman anglez etj ,,,mohojne traditen e emrave qe u lan trashegimi te paret e tyre ,,,

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

            Logjike kjo,pasi me qen korrak shqipfoles eshte teper e rende.... Kshq vari kkkkkkk me mire bastardhos "Giuliano Mullaomari" sesa Hason Mullaomari..!!

            Përgjigjjuni
            1. b
              ben

              gabeli-per cfare te paresh e keni fjalen? per ata qe nderruan fene dhe emrat ne kohen e Perandorise Osmane, apo per ata me te vonshmit qe nuk lane emer liderash komuniste pa i perdorur per emrat e femijeve te tyre. Pa shkuar pastaj ke rraca e gabeleve qe perdoren emra futbollistesh per te thirrur femijet e tyre. Edhe sot, eshte trend, qe emrat e te porsalindurve te jene te huaj. Kjo eshte me e pakta, por shumica e femijeve qe lindin ne diaspore, as qe nuk e dine gjuhen shqipe. Prinderit nuk u mesojne gjuhen tone dhe nuk u tregojne per historine apo kulturen e kombit tone, pale me te kujtohen per festat kombetare si ajo e Shpalljes se Pamvaresise, apo e dites se Clirimit nga nazi-fashistet. Ky brezi i te rinjve sot te rrritur ne Shqiperi, eshte brezi me dembel, qe kalon kohen neper kafenera e video lojerash, pale kur shikon se si e shkruajne apo flasin shqipen. Baballaret e kombit tone do te ishin skandalizuar po te kishin mundesi qe te shikonin kete rini sot, per te cilen ata sakrifikuan deri edhe jeten e tyre. Sa i perket ketij gomarit neo-grek ketu qe hyn ne forumet tona me pellitjet e zakonshme, ai e ka nga qe kerkon qe ti rrisin rrogen ne Greqi, se me rritjen e cmimeve nuk i dalin 300 evrot mujore qe ia japin.

              Përgjigjjuni
            2. B
              Bota e re

              Jane te gjitha kopjime te perendimit. Cddo e keqe si vrasje masive ( ne amerike ku pothuaj cdo dite njerzit vriten kot se kot ne group) qe nuk ka hyre akoma por qe do te hyje, vrasje me thike kot fare rastesisht (Si ne Toronto Kanada) pa e njohur tjetrin fare. Te droguar qe mbushin rruget shteti qe i ndjek nga pas do beje injeksione droge - aman mos vdisni ja ku eshte doza e e sigurt. Shoqeri ku te bardhet kane turp dhe ndjehen fajtor se jane te bardhe se po i shplan trute e majta ultra reaskionare me globalizmin dhe neoliberalet qe nuk njohin as shtet as nene as babe. Tani kane filluar te mos martohen por 40 vjecaret femra marrin sperme dhe vezet e tyre i lene ne frigorifere per te nxjerr femijet me vone kur duan ato. Nje egoizem i pa pare ne historine e njerzimit Te gjitha te gjitha jane importuar ne Shqiperi nga kapitalizmi i prenedimit

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje