Historiku elektoral dhe faktori “Luiz” në Shkodër

30 Prill 2023, 18:38Blog TEMA

Historiku elektoral dhe faktori “Luiz” në Shkodër

Nga Eduard Zaloshnja

Vjet më 6 mars, u zhvilluan zgjedhje jashtë rradhe në Bashkinë Shkodër, por pjesëmarrësit ishin të paktë – vetëm 47 mijë shkodranë votuan, krahasuar me 69 mijë që kishin marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit, apo 69 mijë që morën pjesë në zgjedhjet lokale të 2015-ës. Më 14 maj duket se do të kemi përsëri pjesëmarrje të lartë në Shkodër dhe një skenar goxha të ndërlikuar.

Nga njëra anë kandidon Bardh Spahia, të cilin e mbështet “Bashkimi për Fitore” i Berishës e i Metës, dhe nga ana tjetër kandidon Benet Beci, të cilin e mbështesin degët lokale të PS, të PSD, dhe të ish-LSI (PD-ja e Alibeajt garon vetëm për këshilltarë bashkiakë në Shkodër).

Meqë votimi i 6 marsit të vjetshëm ishte i cungët (vetëm 47 mijë shkodranë votuan), dy votimet e mëparshme (ku votuan 69 mijë shkodranë) mund të na shërbejnë si njëfarë udhërrëfyesi i përafërt për mënyrën sesi mund të ndahen votat më 14 maj të këtij viti.

Në dekadën e fundit, PSD dhe LSI kanë marrë në territorin aktual të Bashkisë Shkodër mesatarisht 14% dhe 12% të votave. Ndërsa PS ka marrë mesatarisht 25% të votave në territorin e kësaj bashkie (jo të qarkut).

Meqënëse degët lokale të PS, PSD dhe ish-LSI do të përkrahin Benet Becin, mund të bëhet shpejt e shpejt një mbledhje e thjeshtë aritmetikore: 25% socialistë + 14% socialdemokratë + 12% ish-lsistë = 51%.

Por në territorin shkodran, ndoshta nuk funksionon një aritmetikë kaq e thjeshtë…

Së pari, duhet që të gjithë shkodranët që kanë votuar më parë për PSD e LSI tu binden liderëve të tyre lokalë (të parët janë provuar edhe më parë, ndërsa të dytët do të provohen më 14 maj). Më tej, duhet që të gjithë socialistët shkodranë të votojnë për Benet Becin, i cili ka vetëm dy vjet që i përfaqëson ata në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe së fundmi (por jo më së pakti), është faktori “Luiz”!

Luiz Ejlli i Big Brother është bërë një personazh tejet popullor ndër shqiptarët, e në veçanti ndër shkodranët. Ai ka dhjetra mijra shkodranë ndjekës të tij në rrjetet sociale, të cilët ndjekin çdo postim të tij ose rreth tij. Deri më sot, Luizi nuk ka shprehur ndonjë preferencë të hapur politike, por gjatë rrëfimit mbrëmë në Big Brother deklaroi: “Benet Becit i jam mirënjohës gjithë jetën, më ndihmoi vetëm pse isha shkodran”.

Kuptohet që deklarimi i mësipërm ka të bëjë me vlerësimin personal të Luizit ndaj Becit. Ndaj mbetet të shihet nëse Luizi do ta përkrahë publikisht kandidaturën e Becit, kur të dalë nga Big Brother. Nëse kjo ndodh, Beci mund të fitojë pikë të velfshme sidomos tek shkodranët 18-34 vjeç (brezi i rrjeteve sociale dhe i Big Brother), shumica e të cilëve nuk e marrin zakonisht mundimin të votojnë…

Me pakë fjalë, gara në Shkodër do të jetë interesante më 14 maj!

 

 

13 Komente

  1. Q
    Qytetari

    Mendoj qe ky emision eshte komplet humbje kohe

    Përgjigjjuni
    1. M
      Martin

      Luizi e përkrahu publikisht kandidaturën e Becit dhe une uroj qe mesazhin e tij ta kene kuptuar thelle bashkeqytetaret e mi. Pershendetje nga Bostoni, USA

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkodrani

        Pse rri ne USA ti vlla?

        Përgjigjjuni
        1. P
          Patrioti i thekur

          Po ku të rri? Në Shqipëri kanë ngel ata që nuk ikin dot.

          Përgjigjjuni
    2. Q
      Qytetari

      Mendoj qe ky emision eshte komplet humbje kohe

      Përgjigjjuni
      1. N
        Na cate Karin me luizin. O shqiperi e mjera

        ...nje halabak qe fyen intelektin shqiptar. Ptuuuuuu popull injorante.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Z. GRI

          Besoj se Luiz eshte ne dijeni! Faktin e mbre.shem e ka shprehur edhe me pare , rreth 1.5 muaj me pare! PS, Bennett, Rama e dine kete fakt! Vete Benet I ka premtuar nen/kryetarin e Bashkise. T.Chanel sigurishte e ka shfrytezuar me mjeshteri kete information te jashtezakonshem. Ne jete shkrimin e Luiz pati vetem nje emere e mbimer te pervecem ( Benet Beci) dhe asnje tjeter. Te tjeret ishin marrdhenie: Nana, baba, motra, niprit, etj.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkodrani

            Po normal i thane Luizit te dhoma e rrefimit dhe si legen qe eshte ....hyri duke lavderu Berishen dhe po del duke ketku takim me Ramen!

            Përgjigjjuni
            1. J
              Ju dhjefsha Luizin dhe Berishen.

              Eh moj Shkoder sa poshte ke rene! Ne kohet e hershme vriteshin shkodranet per liri, ne kohet e sotme i shkojne mbrapa mashtruesve, kumatxhinjve, genjeshtareve si Luizi, Berisha, Spahia etj. Vazhdoni shkodrane ne rrugen tuaj qorre.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Beno ecen vet

                Shtrohet ceshjta po sikur Beneti mos ta kapi kete 51% qe thua ti , me aq media sa ka paguar dhe fatura per tu permendur nga nje bixhozxhi kronik qe ha presh e pi “enerxhi drink” tere diten. Imagjino cfare deshtimi e investimi i cuar dem nga Beci. Fundja ku I ka gjetur gjithe keto pare duke punuar ne shtet…ehhhh

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Real

                  Eduard k..ri i specializuar per gojore te pusht-etit te shalegjatit. Flet edhe si demek i paanshem bo.ja. Ptu rrace m..ti

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    E.Z

                    citoni javanews.al se nuk eshte shkruar per ju

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Malokie

                      VIP-a me zorr vetëm në Shqipëri ka. Si ky Luizi e shumë të tjerë. Kulti i individit.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje