Padija si shëmti

30 Prill 2023, 12:40Blog Nga Monika Stafa

Padija si shëmti

Njerëzit përgjithësisht e vënë në dyshim më së shumti nëse arti e ka aftësinë për të ushtruar ndikim tek ndjekësit e tij. E vërteta është se e kanë gabim. Ndikimi artistik i tij ose influenca sic quhet sot ne gjuhën e instagramit duket sapo ai shfaqet para syve. Portreti i cdokujt edhe kur është një urrejtës arti apo libri mbart një shije tjetër.

Shijen e shëmtisë.

Por arti apo letërsia nuk ndikon vetëm në sjelljen e cdonjërit që e do apo nuk e do atë. Arti është më tepër se kaq. Arti është politikë. Ai ka qenë gjithnjë pararojë e ndryshimeve politike. Në Evropën Lindore ishin artistët ata, të cilët kishin ndier se komunizmit i kishte ardhur fundi, teksa bënin art e letërsi në llojin e tyre. Ky lloj shpërthimi prej subkoshiencës së tyre tregonte se diçka do të ndodhte.

Me fjalë të tjera, nëse duam të flasim për politikë nuk mund ta anashkalojmë estetikën dhe anasjelltas çdo aspekt i estetikës pashmangshmërisht është i politizuar. Të dy këto nocione, estetika dhe politika, nuk mund të shqyrtohen ndaras. Ato janë nocione që funksionojnë si tërësi.

Shumë kohë më parë, kur u tërhoqa prej artit apo letërsisë, nuk e kisha kuptuar këtë ndikim tek unë. Pastaj mësova se libri apo dhe piktura kishin më shumë sesa kaq. Jo më kot bota e qytetëruar e kish nisur pikërisht nga arti hartimin e kartës së parë të të drejtave themelore të njeriut. Në vende ku bëhej letërsi. Aty ku kishte art. 

Po si mund të ndodhte kjo?

Jane Austen, një shkrimtare angleze që shkruante në fund të shek. XVIII dhe fill. të shek. XIX, duket një autore që e pa artin e saj ngushtësisht të lidhur me politikën. Por kjo nuk u konsiderua e tillë nga bashkëkohësit e saj dhe më vonë. Gabimisht ajo u quajt një shkrimtare romantike.

Po përse? Cfarë influence pati ajo në politikë?

Si ndikuan romanet e saj në sjelljet e klasës së mesme dhe të lartë në shoqërinë amerikane dhe britanike?

Jane Austen lindi në 1775, vetëm një vit para se të niste Revolucioni Amerikan. U cilësua shkrimtare për të paktën tre dekada të jetës së saj, duke filluar të shkruajë seriozisht gjatë adoleshencës.

Jetoi në një epokë revolucionesh. Jo vetëm revolucionin amerikan por dhe atë francez, revolucionin industrial dhe atë që disa e kanë quajtur si revolucionin më të gjatë që ka ndodhur ndonjëherë, revolucionin për të drejtat e grave. E që ende nuk ka përfunduar.

Kush e lexon Jane mendon së pari se proza e saj është romantike, mbushur me shqetësimet e një adoleshenteje për të rënë në sy në oazin e saj të bollëkut dhe rehatisë. Por gabohen. Në letërsinë që ajo bën, Jane ndan elemente të ndryshimeve të mëdha politike që po ndodhin në botë dhe ajo është tërësisht e influencuar prej revolucioneve të epokës që jetoi.

Gjatë kohës kur Jane Austen shkruante shoqëria britanike nuk ishte e ndarë vetëm në klasa të ndryshme shoqërore, por kishte një ndarje të qartë midis grave dhe burrave. Ndërsa burrat u angazhuan në detyra publike duke përfshirë politikën dhe biznesin, vendi i grave ishte në shtëpi. Detyrat e tyre zakonisht përfshinin thjesht edukimin e fëmijëve.

Kështu, gratë jo vetëm që mbaheshin me qëllim larg sferës publike, por ato u dënuan te kenë një jetë te mbushur me përtaci dhe krejt të parëndësishme.

Në romanet e saj Jane përveçse kundër çdo autoriteti dhe kundër cdo lufte, është e pazakontë edhe në ofrimin e heroinave aq të forta dhe të pavarura si ajo i përshkruan. Ndoshta kjo është një prej disa arsyeve përse sot e ngaherë, vajzat dhe gratë i kërkojnë romanet e saj.

Është e rëndësishme të kujtojmë gjithmonë se letërsia apo cfarëdo arti nuk krijohet në vakum.

Në atë rrëmujë revolucionare për kërkim të drejtash, pronarët e mëdhenj të tokave hartuan një ideologji kundërrevolucionare që mbështeste fort stabilitetin e sistemit hierarkik britanik. Ata financuan të bërit letërsi dhe forma të tjera arti për të mos i lëshuar shumë prej përfitimeve të tyre. Kështu, J. Austen u përfshi si një anëtare e brezit kundër-revolucionar. Veprat e saj të para u krijuan në mes një "gjuetie kulturore shtrigash".

Megjithëse ishte pjesë e klasës konservatore moderne që po lindte në këtë kohë në Angli, ajo si cdo shkrimtar kishte dy anë të personalitetit të saj. 

Njihte errësirën po aq edhe dritën.

Kam lexuar dikur një frazë të mrekullueshme e që më vjen ndërmend sa herë padija e shëmtisë ma prish ditën. ‘Të dish dhe t'u bësh të ditur të tjerëve nga vjen’ nuk do të thotë aspak se po bën propagandë por thjesht do të thotë të kesh forcën intelektuale për të frenuar gjuhën e shëmtisë ndaj tjetrit edhe kur nuk e pëlqen për shkak të cdo lloj arsyeje. Që më së shumti e kudo është krejt banale.

Do të thotë në fund fare të pranosh magjepsjen/ bukurinë e cdokujt edhe si kriter domosdoshmërisht bashkëpunimi.

Që në gjuhën e J. Austen do të thotë të pranosh fuqinë e të qenit i bindur, si dhe fuqinë e të qenit në gjendje të arrish të bindësh.

E kur këtë nuk gjen forcë ta arrish dot, Jane shkruante se atëherë edukimi yt është tejet i mangët.

E bëjmë dot?

8 Komente

  1. N
    Nik

    Hartim i bukur.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lymi Tutit

      E lexova me endje.Vepra e Jane Austen ka ende mesazhe per shoqerine e sotme. Vleresoj publikimin nga Gazeta.Me shume te tilla shkrime dhe hiqni dore nga publikimet mbushur me banalitete.Keto lloj shkrimesh “zgjerojne horizontin” dhe e “zbusin” publikun.Lymi Tutit

      Përgjigjjuni
      1. `
        ``_

        Nji shkrim me shume vlere ,pe shoqeine njerezore ne pergjithsi e ktu sigurishte per ate shqiptare natyrishte . Eshte e qarte se Arti e Letersia ka nji efekt te madhe ne zhvillimet e shoqerise Botes ,si ne ate Politike edhe ate shoqerore . Mipro ,ke ne ka nji ndryshim te madhe Arti e Letersia se si ajo koncpetohet dhe levrohet ,prandaj dhe nuk ka asnji efekt ne jeten Politiko Shoqerore . Nqs do shikojm kte te Botes se huaj , psh asaj Franceze qe eshte me njohura nga lexuesi shqiptare , dijme se Shkrimtaret Franceze e shek.20 Balzak,Hygo, etj me radhe i shkruajten jete se shoqerise Franceze e asaj Politike . Ne Shqiperi mesa duket Letersia dhe ati ka nji efekt thjeshte zbavites ku dominon Literatuar e huaj ,nji fenomen i nxitur edhe nga Trendy i prtagonizmit te Shoqatave te Perkthimit ,ku s'le shanc te marri frym Letersia vendase . Si pasoje ,lexuesi jeton nji Bote tjeter ,jo te veten realen ,si nji aventure ne kok pa asnji efekt ne Boten e vet ne Shoqerine ku ai jeton ._______- Dhe kjo qe ndodh me Letersine ne Shqiperin ton ,i ngjan nji te ashtuquajtures "Diva e Stonacionit " e quajtur (ne mos gaboj ) Florenc.G.Carnegie e cila jetonte , diku ne New York e jepte Cfaqje e shitej per nji Soprano e cila ne te vertete s'ishte aspak ,qe s'arrinte te kapte asni Note e Stononte ne cdo hapje goje ,(identike me Letersine e Politiken Shqiptare sot e 33 -vjet ) ,qe te pranishmit e degjonin ,sepse ajo i afrohej ne Skene ,si te ishte e nji Klasi Parizian edhe pse brenda tyre qeshnin me te madhe me ate . -Shkurt .Ajo vdiq nga Infakrti , sepse s'perballoj dot Kritiken .________. (nji analogji sarkastike ,kjo eshte Letersia Shqiptare sot ) ________ nderkohe qe lexuesit i afrohet nji Leterature thjeshte me pa dike Tjeter ne Horizont , nga nji Bote e cila s'e lidh shume , qe funskionon ,mendon,vepron e jeton ndryshe Realitetin e vet ,e cila i jep kenaqsi te shkeputet nga realiteti i vet . Asgje me shume . Dhe Realiteti shqiptare i kthehet perseri sapo e mbaron ate Liber te huaj, ne ate Merzitje e Monotoni te pashmangeshme . Nji Merzitje e monotoni , qe e takon jovetem ne Art e letersi por edhe ne TV e medie ,qe kto Romane te Huaja ,s'i shpetojne dot nga ajo gjendje . por qe i sherbejn thjeshte ,per pak frymerrje ndryshe ,pak oksigjen imagjinare.Dhe nji brez i rritur ne ate Ambjent Arti e Literature _Merzie sigurishte qe s'ndjen asgje .Kjo e ben ate dituri te shemtuar ,sepse ai/ajo e le ate Merzi e monotoni ku e ka duke u ber protagonist i saj vet ,duke mos kuptuar aspak perse ??? Dhe ajo , cfar reflektojne e jetojne madje aty ne Boten e vet, eshte gjithcka naive mbase edhe e shemtuar dhe e Merziteshme . { Wack Up ...shqiptare }

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mësuesi

          Gjuha është e para! Thënë këtë, @.._më siper, me komentin e saj/tij, do duhej të ishte i/e fundit per t'iu dhënë të tjereve mend për kulture e art. Keshtu nëse je i/e huaj, që nuk e di mire shqipen të falet, por nëse je shqiptar/e, i/e lindur dhe e shkolluar në Shqiperi, gjuha jote eshte larg per të të konsideruar si një person që mund të kontribuosh sado pak në atë lëmë, per çka shkruan Monika Stafa.

          Përgjigjjuni
          1. n
            nji Mesues qe s'kupton asgje nga kjo Bote !

            Ouuuuuuuu ! Mesuesi Katundit . Uah ha ha ha ,Si mer s'mungon ti sharlatan asnjiher ktu me ngren rracionin ! _ Nji nder arsyet perse un ,jo gjithmon komentoj temat qe kane te bejne me Letersine ktu ne kte Hale , ku jetojn Krimba si ti , eshte se Refuzoj te merrem me plehrat Kazanit si puna jote, qe tentojn t'me kafshojne bolet . S'jane Tema per ty kto Nastradin ,qe nuk rrini dot ,pa hyr kokt me kot ne cdo tem (ku nuk keni asgje per te thene e s'kuptoni asgje nga kjo Bote , e hani mut ! Bej nji nder Shoqerise Qytetare e kthehi ne shpelle .

            Përgjigjjuni
            1. O
              O Zot si s'u ben njerez kta Kafshe ,injorante !

              Mesuesi , po ti per cfar je ktu ? Me komentu Temen ,apo me ju ngit te tjerve posht Kepuce ! Ke dicka per te then per Temen ? Nqs jo , shko e ha diku tjeter . Apo te duket si Lemi i Kallamoqit ty .cop Muuuuuu

              Përgjigjjuni
          2. P
            Pickaxhiu

            Ik o Lymo mos na u bej si lexus i modh

            Përgjigjjuni
            1. d
              demo

              Luisi! Luisi! Zonje te duhet Luisi per projektet letrare-estetike-politike. Sikur Markes te kishte gjetur Pablo Escobarin,do ishte bere President i Kolumbise. Luisi,,Luisi!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje