Pas një lajmi se parlamentarët po tentojnë të rrisin “pa bërë shumë zhurmë” rrogat e tyre

28 Prill 2023, 10:54Blog TEMA

Pas një lajmi se parlamentarët po tentojnë të rrisin

Nga Fatos Tarifa

Nuk i duam gazetat. Shumë herë flasim keq për to dhe për shumë gazetarë. Disa e meritojnë. Por edhe nuk bëjmë dot pa ato pak gazeta që janë të mira. Sepse prej tyre shpesh herë mësojmë gjëra të dobishme dhe marrim lajme që na hapin sytë. Një lajm i tillë ishte ky që mësova dje.

Në një mbledhje të komisionit të ekonomisë në parlamentin e Shqipërisë, gjatë shqyrtimit të projektligjit të hartuar nga qeveria për ngritjen e pagave të punonjësve të administratës shtetërore (në një moment kur, “për shkak të një problemi teknik”, siç u tha, transmetimi televiziv u ndërpre), “deputetët e mazhorancës dhe ata të opozitës janë pajtuar që në ligj të parashikohet edhe rritja e rrogës për ta”.

Lajmi vazhdonte me këtë sqarim: “Socialistët dhe demokratët kanë rënë dakord në këtë pikë, por nuk kanë rënë dakord se kush prej tyre do e propozojë këtë anendim” në projektiligj, pasi “të dyja palët i druhen reagimit publik” nëse publikisht e propozojnë këtë favor për veten e tyre.

Që i druhen reagimit publik nëse do e kërkonin një privilegj të tillë ky është një lajm i mirë. Më në fund, publiku që i ka zgjedhur si përfaqësuesit e vet në atë parlament paska vërtet rëndësi dhe parlamentarët tanë druhen të miratojnë ligje që publiku mund të mos i miratonte.

Nga ana tjetër, edhe parlamentarët tanë (që janë më shumë në numër nga sa ka nevojë parlamenti i një vendi të vogël, si Shqipëria, pa folur për cilësinë e shumë prej tyre), si të gjithë qytetarët e këtij vendi, me të cilët janë njëlloj të barabartë, do të kishin nevojë dhe arsye të kërkonin të paguheshin më mirë.

Së pari, paga më të larta për anëtarët e parlamentit të kërkonin vetëm pasi të kishin miratuar me ligj rritjen e ndjeshme të pagave për të gjitha kategorive e punonjësve të vendit, një rritje domethënëse të pagës minimale dhe, sidomos, një rritje edhe më domethënëse të të gjitha pensioneve.

Parlamentarët tanë nuk duhet të harrojnë se asnjë prej qytetarëve shqiptarë, që kanë votuar që ata të zgjidhen në atë parlament, nuk do të marrin kurrë asnjë lloj pensioni suplemamentar si ai që do të kenë privilegjin të marrin ata vetë si parlamentarë, edhe nëse janë zgjedhur vetëm për një mandat, madje edhe nëse nuk e kanë merituar votën e marrë dhe nuk e kanë hapur një herë gojën të flasin në emër të votuesve të tyre në atë institucion ligjvenës.

Së dyti, edhe nëse vlerësohet si arsyeshmërisht e nevojshme që pagat e anëtarëve të parlamentit të rriten, do të ishte jodinjitoze, e padrejtë dhe moralisht e gabuar që parlamentarët aktualë të miratonin një ligj për ngritjen e pagave të tyre. Kur shërbeja si ambasador në Hollandë, Dhoma e Dytë e parlamentit të asaj mbretërie të pasur miratoi një ligj për rritjen e pagave të anëtarëve të saj.

POR, ai ligj do të hynte në fuqi pas zgjedhjeve legjislative të radhës, pra do të bëhej efektiv për anëtarët e parlamentit hollandez që do të merrnin mandatin pas zgjedhjeve, jo për ata që e miratonin atë ligj. Ky duhet të jetë standardi moral dhe politik edhe për sjelljen e parlamentarëve shqiptarë. Nëse e gjykojnë të arsyeshme–dhe nëse mundësitë financiare të vendit janë–që anëtarët e parlamentit të Shqipërisë të paguhen më mirë (me shpresë se edhe do të shërbejnë më mirë në atë funksion që janë zgjedhur nga populli), do të ishte e moralshne dhe dinjitoze për ta që ndryshimi i kërkuar të hynte në fuqi për ata deputetë që do të zgjidhen pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, jo për këta të sotmit.

A janë parlamentarët tanë të sotëm të tillë që të mendojnë për ata që do vijnë pas tyre, apo pagat më të larta i duan për veten e tyre. Kjo është çështja. Dhe kjo nuk është një çështje vetëm ose thjesht financiare. Kjo është një çështje thellësisht parimore, një çështje që ka të bëjë me moralin e politikës si profesion, pra me një politikë të moralshme ose jo të tillë.(Dita)

6 Komente

  1. k
    kacidhja

    Profesor per cfare morali te politikes flet ,morali saj ka vdekur ne 1990.Sot eshte paraja,morali ne politike duhet fshire si nocion.Ti ke pervoje vete, se ke qene ne sferen e larte te pushtetit

    Përgjigjjuni
    1. E
      Engjell

      Turp i madh. Deputete te Ps dhe PD se qe bllokojne rritjen r pagave per admimistraten duke thene qe po su rrit paga per deputetet nuk do rritet as per administraten sepse keta zoterinjte dhe zonjat bllokojne ligjin! Bravo ku qofte! Sharlatane qe edhe pensionin e keni 1 milion leke ne muaj vetem se keni qene deputete. O President. O Bajram shperndaje kete palo parlament plehre i cili kerkon ti rrise pagen vetes duke mbajtur peng dhjetera mijra punonjes administrate!!

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qytetari tironc

        Per te qene shtet e shtetar dinjitoz elementi pages se mire eshte i rendesishem; por problemi me shume eshte moral, sesa meritohet e prof.Tarifa ka te drejte ne analizen e tij; nese rriten pagat ne shtet e per pasoje edhe ne privat, nese shtohen te ardhurat ne buxhet nuk ka arsye qe ministri apo deputeti te marrin me pak se 2000 euro ne muaj; por moralisht nese behet me ligj te hyje ne fuqi pas krijimit te parlamentit te ardhshem sic profesori e cek si ide; dhe mundesisht paralel me rritjen e pagave te behet cmos per pensionet e popullit te jene me te larta e te marrin pako ndihme financiare me te shpeshta ne vit; skema e pensioneve super te larta tek ne te mos kete diference te madhe me pensionin minimal pra te rivleresohet nga shteti kjo gje

        Përgjigjjuni
        1. a
          ambasadori

          Po ty ex ambasador a te pelqeu paraja kur vodhe ne ambasade vite me pare e te kapi kontrolli i shtetit

          Përgjigjjuni
          1. P
            Parlamentari

            O Engjell, Baromi i rruan trapin parlamentit, ska byth e koqe Bomi.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bravo profesor Tarifa

              Analize me kembe ne toke. Rritni urgjentisht pensionet se jemi gazi i botes. Te lunesuarit qe marrin paga te larta presin Deputeteve kurre sduhet ta mendojne ne keto kushte financiare qe te kerkojne rritje. Pensionistet i keni katandis lipsa. Ed Rama hiqe nga mendja argumentin tend idiot ti mbajne femijet. Detyrimin e ke ti si qeveri qe u ke mare sigurimet dhe i ke katandis lipsa Femijet nuk kane detyrim. Te rente ty e te tjereve si ty ne koke lipsarlliku. Te pafshim tuj u terqek zvarre. Krye.inister legen qe urren pensionistet. Mos e jepni voten per kta legena pensioniste.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje