“Jam Sali Berisha unë, o budallenj", por shqiptarët s'janë budallenj

27 Prill 2023, 09:19Blog TEMA

“Jam Sali Berisha unë, o budallenj", por shqiptarët

Nga Fatos Hoxha*

Ka disa kohë që kreut të foltores i qëllon në debate të thërrasë me piskamë “jam Sali Berisha unë, o budallenj!”, sa herë nervozohet ngaqë nuk e marrin seriozisht, ose kur e sheh veten të strukur në qoshe nga të vërtetat që i djegin.

Me gazetarët e oborrit e përdor si kapak për të mbyllur temën.

Me gazetarët kritikë e përdor për të rimarrë terren, sa herë që e sheh veten të zhveshur nga argumentet.

Debatet janë shtuar. Por për Berishën janë shtuar edhe veshtirësitë.

Jo të gjithë e marrin seriozisht, jo të gjithë kanë frikë prej tij.

“Jam Sali Berisha” po e dëgjojmë gjithmonë e më shpesh.

Nga përsëritja, piskama po shndërrohet në një lloj “trade mark” për doktorin e foltores, saqë është shumë e vështirë që të mos bëjë përshtypje.

Pyetja e rëndësishme është “sa mund t’a mbajë në këmbë Berishën, sa mund t’a çojë përpara atë ky “trade mark”?

Kur Berisha thotë fjalinë “jam Sali Berisha unë, o budallenj!” mendon se shqiptarët e përkthejnë jam trim, sypatrembur, i vërtetë, heroik, i papërkulur, i pamposhtur, i pathyeshëm, i pandikueshëm, i pakorruptueshëm, i pableshëm.

Në 30 vjet pluralizëm me emrin e tij janë lidhur aq shumë ngjarje, histori, konflikte, përpjasje, ngadhënjime, suksese, dështime, zjarrvënie, zënka, fate, pirueta, nënshtrime, pajtime, fyerje, shpifje, poshtërsi, poshtërime, aq shumë vrer dhe ndyrësi, saqë edhe Berisha vetë duhet t’a kishte kuptuar, se emri i tij sot nuk është “trade mark” që ecën.

Në 30 vjet pluralizëm Berisha është përfolur aq shumë, është futur në kundërthënie dhe në qorrsokaqe aq shumë, ka gënjeshtruar dhe përgënjeshtruar aq shumë, ka dalë zbuluar dhe zënë gafil aq shumë, saqë sot pa frikë është politikani më i pabesueshëm, ndër të gjithë politikanët që ka prodhuar ky vend, politikanë aktivë apo që kanë dalë prej kohësh nga fusha, të gjallë apo të vdekur. Sot Berisha mund të cilësohet, pa pasur frikë se mund të gabosh, Baba i Rrenës në politikën shqiptare.

Sot me piskamën “jam Sali Berisha unë, o budallenj!” njerëzit lidhin më kollaj, shumë kollaj, dy qeverisje të dështuara dhe me pasoja dërrmuese për shtetin ligjor dhe demokracinë, lidhin korrupsionin e frikshëm familjar, shkollën më të shëmtuar në Ballkan të grabitjes së shtetit, pa skrupuj, pa frikë dhe as pengesa, lidhin karakterin e zi, hipokrit, të pabesë, gënjeshtar, meskin, hakmarrës, inatçor, pa din e iman që ngre kokën sa herë përballet me vlera dhe personalitete, lidhin mungesën e moralit e të idealeve, mungesën e nderit, ndershmërisë, përkushtimit ndaj shoqërores dhe respektit ndaj tjetrit, mungesën e etikës dhe edukatës.

Sot me këtë piskamë njerëzit lidhin më shumë antimodelin, antipolitikanin, antidemokratin, antihumanin, antisocialin.

Berishës sot nuk i leverdis më “trade mark” “jam Sali Berisha, o budallenj!”. Mallin që fshihet pas këtij emri nuk ia blen më njeri, nuk e do më njeri.

Shqiptarët nuk janë budallenj.

*Ish-deputet i PD

20 Komente

  1. k
    k

    Po ky deliranti non grata sikur ishte Jobs ? Apo I kaloi ajo krizë.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Go West

      Ja ke thene shume bukur te gjitha, zoti Hoxha! Eshte fytyra me urryer per shqiptaret qe si nje magnet feçesh ka mbledhur rreth vetes krejt llumin e ketij Vendi.

      Përgjigjjuni
      1. "
        "BOHOTINA"

        Z. Fatos! I ke bere autopsine. Bukur. I ke numeruar te 208 koskat qe ka trupi i njeriut.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sheqeri

          Bravo Fatos. Shume njerez do donin te lexonin kete gje me heret nga njerezit e PD

          Përgjigjjuni
          1. N
            NE @ ATA

            ATA Qe Shqipot nuk jane budallenj duhet ta kuptojne dhe te gjithe ata qe meren ose duan te meren me politike Vetem atehere mund te ec perpara vendi dhe shoqeria.Na kane ditur budallenj dhe na kane trajtuar si dele pa jemi ketu ku jemi.Sa per shkrimin nuk do ti heq asnje presje por me fakte te ditura boterisht do ti ilustroja te gjitha bemat e ketij ANTISHQIPTARI.Respekte ishushtarku Hoxha .koleget dhe ishkoleget tuaj duhet te ngejne zerin per fatet e vendit .Kam bindjen se BETIMI si sherbetor besnik ndaj komit dhe popullit JU eshte ngulitur ne mendje dhe zemer dhe KA ARDHUR KOHA TA MERNI VATET E VENDIT NE DORE .Jo me kot Forcat e armatosura jane me te respektuarat dhe me te dashurat nga opinioni publik.Respekte

            Përgjigjjuni
            1. e
              etrusku

              Kush eshte ky sali birisha ? Ky eshte maskarai me i madh i koheve moderne e me te tilla thirrje prej idioti mendon se do trembi kend ? Harron ky trapi se nuk e cane b....me njeri per te e le te uluri sa te doje

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bela Belinda

                Te dashur miq! Saliu eshte produkt i periudhes socialiste te aleances se Kllases puntore me Fshataresine! Jane shume te tille ne PD! Ish spiune,hajdute,vrases,kriminele! Kemi edhe Belon! Sa turp Belo i thoshim bythqirit edhe ne Itali meshkujt Belo..!

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Emigranti 97

                  Partia Komuniste e Enver serbo- komunistit me shoke, e bene betimin ne 8 Nendor ne prani te Miladinit dhe e mbajten ate premtim. Nepermjet Ramiz by…q..r..t dhe spiunit Xhelil Gjoni i nxorren perpara shqiptareve Sali kermen, qe ta conte misionin deri ne fund. Degjenerimin total te ketij vendi qe as otomanet nuk ja ben ne 500 vjet.

                  Përgjigjjuni
                2. J
                  Jam Dash Cubashi ... un !

                  Na u bë si Dash Cubashi (Jam Dash Cubashi un !) , tek fimi “Çeta e vogel” , e luajtur me mjeshtëri nga i madhi Ndrek Luca !

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pensionisti

                    Zoti Fatos! Shkrim mjaft i vertete. Je shume vone, por me mire vone se sa kurre.

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fisniku i Freskut

                      Fatos Hoxha ka thene nje te vertete qe duket ne maje te ajsbergut te kryeagjentit serbo-rus Sali Sheqere Vuk Berishes, mikut me koke te kryekriminelit boteror Vladimir Putin. Po ne krye te Drejtesise jane bashkefshataret e tij: Ad. LLalla I, Ar. LLalla II dhe Du. Llalla III.

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        saliu duhet te shpallet terrorist

                        jam maskarai,jam krimineli,hajduti,bariu i dhive,une o budallenj.ai sanco panco iliri na quan super budallenj,dhe kane te drejte se ne i kemi mbajtur keta kriminel e hajdute ne krye keto 33 vjet,dhe ka akoma budallenj qe mezi mbushin barkun me buke dhe i shkojne mbrapa dhe jane gati te vrasin njeri tjetrin per pasurine e ketyre familjeve qe i bejne reklam edhe maces

                        Përgjigjjuni
                        1. n
                          ndue

                          Si nuk qenkan shqipetaret budallenj, te gjith ata qe shkojne pas nje krimineli NON GRATA jane me keq se budallenj. Sali Enver jemi gati kurdoher.... Mblidhuni o shpellare....

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shikja

                            Sakt 100 %...

                            Përgjigjjuni
                          2. B
                            Besnik

                            Fatos te lumte! Vazhdo e thuaj edhe te tjera, me konkretisht!

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Limbe

                              N'palcë i ka hy ! Pështymë edhe ditë më parë ; - Jemi shqiptarë ne . Ose edhe më tej për Josif B .Tito , u thotë në një emision : jo jo , ai nuk ishte serb ...Edhe Olsi Jazexhiu i tillë qënkësh . Belanë gjetshin .

                              Përgjigjjuni
                              1. Z
                                Zheni

                                Sali Berisha eshte nje frikacak qe dhjet gjak Ai me shprehjen Jam Salih Berisha une o budallenj i jep zemer vetes po nuk e fsheh dot friken nga ligji...

                                Përgjigjjuni
                                1. J
                                  Ja ke fut kot plaku.

                                  Kur nuk e merr njeri seriozisht? Nuk e di ne çfare realiteti jeton ky artikullshkruesi, por Berisha momentalisht eshte ne majat e vemendjes dhe te gjithe, Pozita , PS , ministrat , Kryeministri, Qeveria, Alibeu, Gjykatat, Kas-i e Leshi , bile edhe Amerika po merret me ate.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Talbot

                                    Në të Vëmëndjes kulmor ? Çdo , ose , cilido Homo-Sapiens Sapiens mund të bëjë të merren me të , biles si Belo , q'i zuri belaja venë , vesin pra , por këto vese , e kapriço pëditshmërisht për të rënë në sy - e të verbërit vallë , a u dëgjonet , shpira , fia , fjala - nxjerin sytë e vet . Të luash me fatet e një populli , sinqerisht , ç'është , sinqeriteti ? Jam , je , të jenë , pa qënë ! ? S'ka pse , të jetë , a ç'është , qënja , qënësia , ose , n'egzistencë ç's'ka e ç'i polli e bëri , në tercier , tersin ... Nuk jemi kalimtarë . N'mos e gjeç ç'jemi , ai e t'a pyesësh , do të thotë që s'je ti . Ji !

                                    Përgjigjjuni
                                  2. L
                                    Luli

                                    Po kush e fshin ka.n,per lete kopil serb,ky eshte pjelle e turpit,me gjak serb,i lindur me te meta mendore,dhe per shume kohe u be nevojtore,e disa individeve te PPSH-se,qe e shkerdhyen para e mbrapa,se si zagar qe ishte,lepihesh mbas tyre,histori qe shume kush qe e njeh nga afer,ja din shume mire.Ky eshte nje i pa burre,pa bese,vrases me pushtet,hajdut,mashtrrues,qe e perdoren ata qe e vune per qellimet e tyre,po qe me veprimet e tij,i doli jashte komtrollit,deri sa perfundoi si nje kerme,qe po qelb dynjane.Kjo eshte historia e nje kopili serb,me te meta mendore

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje