Nga Ardit Rada
Në maj të vitit 2021, pak pasi PD dhe LSI kishin pësuar disfatën e thellë në zgjedhjet e atij prilli, rastisi të përballesha në një studio televizive me Belind Këlliçin. Ishtë një debat i nxehtë sepse i zgjedhuri për herë të parë si deputet, kishte ardhur me një video që nuk provonte asgjë. Bëhej fjalë për makinat private që kapnin militantët e PD në rrugë dhe u shqyenin kroskotët në emër të Strukturave të Mbrojtjes së Votës.
Në një rast kishin gjetur një zarf në një makinë diku në Vaqarr. Belind Këlliçi këmbëngulte se brenda kishte lekë, ndërsa unë i kërkoja përse nuk e kishte hapur para kamerës zarfin dhe ta vërtetonte akuzën deri në fund dhe ne të shihnim lekët.
Sepse, siç thashë unë, aty mund të ishin dokumentet e makinës apo diçka personale që i përkiste shoferit.. Pasi tentova t’i shpjegoja se nuk kisha asgjë personale dhe isha i vetmi që kisha shkruar në shtyp se Belindi duhej të ishte në listë që në 2017 bashkë me Mateo Spahon, Besard Kadinë etj që i mbajtën gjallë çadrën Bashës, gjithçka ishte e kotë.
Kjo jo vetëm s’e kënaqi, por e acaroi aq sa në një moment tentoi të më prekte në ‘sedër’ me fjalët “Më vjen keq që një djalë i ri si ty flet kështu”. Përgjigja ime ishte pak a shumë se “Do të shohim ty se si do të flasësh nga shtatori e tutje që do të jesh zyrtarisht deputet”. Në fakt këtu nuk bëhej fjalë për një debat mes një të riu dhe një të moshuari. Ne jemi bashkëmoshatarë, por Belindi sapo kishte filluar të përjetonte për herë të parë emocionet e ligjvënësit tipik të PD që nuk kursen as gazetarët, e as mendimin ndryshe. Ndonjëherë duket sikur demokratët e kanë në ADN këtë ndjesi ndaj njerëzve të medias.
Dy ditë pas kësaj historie, Sali Berisha u shpall non-grata nga SHBA. Moderatori i emisionit, ndoshta duke vlerësuar ‘agresivitetin’ tim në debat, më ftoi sërish. Unë nuk e pranova ftesën sepse doja sërish Belind Këlliçin në studio që dy ditë më parë desh me nxori sytë për Lulzim Bashën. (Pak muaj më vonë mori, mandatin dhe kërceu tek Berisha).
Ishte pikërisht ky momenti që ia kisha paralajmëruar në sy se çdo të ndodhte me të si deputet. Jo se unë dija përplasjen e madhe që do të përfshinte PD-në, por dija fjalët e Berishës në 1992 për francezët se “pushteti ka prishur burra më të mirë se unë”. Pa llogaritur ato që kisha parë deri atëherë nga opozita; Çizmen e Kryemadhit, vezët e Hasës, bojën e Palokës dhe fjalorin prej rrugaçi të Vasilit në foltore. Kjo shoqëri e re në Parlament, sipas meje, do ta infektonte Belindin pa asnjë mëdyshje.
E bëra këtë hyrje sot që ai ka filluar të flasë ‘çëmbra’ nëpër video për të treguar se është çun tironc lagjesh që e ka kaluar fëmijërinë nga trendi i të folur mbrapsht, tek loja ‘Koman’ dhe ato goglat rrake-take që çmendnin dynjanë në vakt dreke. Sot, që Belindi e ka çuar fushatën e tij përtej premtimeve me transport falas e tunele në bulevard. Sot, që vetë ka ngritur gishtat e mesit dhe dy gishtat e demokracisë i ngre veç Ilir Meta, si të ishte themelues i PD-së.
Panorama që ofron opozita është më shumë sesa e padenjë. Shqiptarët nuk duhet të harrojnë se Sali Berisha në moshën 79-vjeçare dhe gjysh për të disatën herë, kërcënonte se ka video me orgjira ambasadorësh ndërsa Ilir Meta premtonte prerje duarsh me hanxhar, sipas Sheriatit. Ndaj, pikërisht se qytetarët s’i falin këto lajthitje, Këlliçi duhet ta mendonte kur vendosi së garojë për një forcë politike të Berishës pa emër partie dhe të Ilir Metës me emër të ndryshuar me shpresën se do të harrohen gjynahet e LSI-së.
Sot si votues pres prej Belind Këlliçit qarime për shumë tema, si personi që kërkon të drejtojë bashkinë e kryeqytetit. Fjala bie: Mund të premtosh transport falas, por a nuk duhet të nxjerrësh dy ekspertë e ta sqarojnë si e keni menduar këtë punë? Mund të premtosh një nënkalim te sheshi Skënderbej, por a nuk duhet të dalë në publik urbanisti apo arkitekti që ta ka mbushur mendjen? Mund t’u thuash qytetarëve se Policia Bashkiake s’do të vendosë më gjoba, por na thuaj kush do të merret me ndërtimet pa leje, parkimet e gabuara dhe trotuaret e zaptuara? Apo askush s’i del për zot këtyre ‘projekteve’ që ngjajnë si të hartuara në kafene. Dhe në fakt, sipas videove që vetë Këlliçi poston, duket se aty e kalon më të shumtën e kohës.
Unë nuk e di kush ia ka këshilluar posterin e fundit me dy gishtat e mesit të ngritur, por di që s’janë aspak gallatë si e folura mbrapsht nëpër spotet e Fejsbukut. Ose ato videot ku kinse një qen i bukur i del përpara në video mirëpo ai s’e prish terezinë dhe neve na duhet të shohim bythën e qenit. Një keqardhje e madhe shkon edhe për disa kolegë brenda Rithemelimit që kanë nxituar ta marrin Belindin në mbrojtje pavarësisht apelit të komuniteteve fetare dhe disa institucioneve që merren me fëmijët dhe edukimin.
Tirana zgjedh më 14 maj atë që i ka duart me kallo nga puna dhe jo gishtat e “F*ck You” që janë simbol i importuar nga Amerika. Apo mos ndoshta e ka për ata që shpallën non-grata Berishën? Çfarë nuk pret nga këta që fushatën e stisin në kafene sot për nesër! Me zemrën te Saliu, sytë tek Iliri dhe në fund: Gishtin!
Thone qe keshilltari kryesor ne fushaten e Belos eshte ideatori i madh i bllokimit te unazes per 18 muaj per te penguar ndertimin e saj qe ne fund ngeli me gisht ne goje. Ky keshilltar eshte Klevis krrici i faro pace pilafit me kollaro me 2 gishta lart(qe jarebi i hyfshin ne by..) hipur mbi furgonin e policise duke bere garipin para shpellareve te Astirit. Sa qesharak duket i forti i pazarit te ri qe te keput ne mes me 2 gishta lart, tashme i konsumuar totalisht , i dhjere ne breke, i shfryre si tollumbace duke pritur humbjen apokaliptike qe paralajmerojne 2 gishtat lart te Belos pa diplome gjimnazi qe ka pare ender qe do behet kryetar bashkie . A besoni vertet se populli i kulturuar i Tiranes qe ka braktisur totalisht spiunin Agush askush kokeducja dhe sharebajgat e Jales Silvi Caken surratplaken, Elona guri turikalin do te votoje per Paloqen, Vokshi gerdallen, Belo gernetaxhiun pa diplome gjimnazi, apo Luciano boksierin qe rrahu barbarsht Gjergj Lucen ne mes te Elbasanit.Kurre me leshelija e ministrave dhe drejtoreve superhajdute te gjithe te pandehur ne pushtet.
Pyetja eshte se perse duhet ta beje ky Belindi kete poster? Nuk besoj se eshte budalla. E kane instruktuar ta bej, per te ndihmuar Erion Veliajn, sepse Veliaj eshte kthyer ne nje kryebashkiak te urryer. Kjo do te thote qe ky eshte Kellici i Erionit, dhe Sala eshte thjesht paterica e Rames. Qe do te thote, se ata jane te gjithe nje parti, por me emra e ngjyra te ndryshme. BOJKOTONI VOTIMET. MOS U BENI PJESE E TEATRIT TE TYRE.
Gabimi mëi madh që mund të bëjë një qytetar në këtë rast, është mos marrja pjesë në votim . Vota është e vetmja armë që ka në dorë qytetari . Ajo duhet të përdoret me përgjrgjësinë më të madhe qytetare . Të bësh thirrje për bojkotim të votimit është miopi politike dhe autogol . Shëmbull më i qartë është abandonimi zgjedhjeve lokale nga PD dhe pasojat që rezultojnë sot për të .
Kandidatet e “djathte” kane dale me premrimet se heqin dhe do te ulin taksat!!!Vetem nje gomar qe nuk e di se si funksionon shteti (ai qendror dhe vendor) mund ti besoj rrumpallat e kopilit serb sali vuku,pa taksa dhe sherbim urban falas,pa taksa dhe tunele nentoksore,parkingje nen e mbitoksore,shkolla,cerdhe e kopshte kryeministri socialist qe ata kane dhene prova qe edhe po te doje k/ministri nuk bashkpunojne me te prandaj besojuni gishtave te mesit qe kane per ti fute ne vendin e duhur te tyre.Ka mundesi qe pa taksa mund te fillojne biznesin e kioskave ne sheshin “Skenderbej” dhe ne Lane e ku ka parqe…
Ardit, ndonese nuk jam askushi, por te falenderoj per shkrimin...
dikur te dy Gishtat i ngrinte ne te njeten dore Hajvani Demokratik pri vicidoli .Me kalimin e viteve Opozita pesoj transformime dhe dy Gishterinjte u ndan dhe u krijuan dy Gishta Opozitare . Njeri , ai i djathti i drejtohet Hajvanit te Demokracise berisha PD dhe tjetri i majti i drejtohet metaj te Lsi-se si nji Simbol ,cfar ata do fitojne ne kto zgjedhje . _ Pse c'e dini Balon leshatorin e zi ju mer ,Buadalla e ? Balo ironizon Ciftin me Gishtat e ndare . Balo , po ben nji loje te mceft ne sherbim te PS-se .Kur ta kuptoj mileti ahuuuuuuuuuuu Balo eshte bo me Diplome te re .
Keta te PD-së deri te puna e gishtave shkojne; nuk jane per gje tjeter !