Tre ditë pa zi për Enver Hoxhën?!

24 Prill 2023, 21:30Blog TEMA

Tre ditë pa zi për Enver Hoxhën?!

Nga Mitro Çela

-11 prill 1985. Vdiq Enver Hoxha. –

Ora 10.

Gazetarët në zyrë të shefit.

Kryeredaktori, Arshin Xhezo, me shpinë, vështronte  nga dritarja.

U kthye. I përlotur. I ngashëruar  tha:

-Ka vdekur shoku Enver!

Sofo Lazri…Këshilltar i Ramiz Alisë. Solli një nekrologji. Duhej botuar në faqen e parë. Nekrologjia ishte e gjatë.

Pyetën Sofon. Ai shumë indiferent tha:

-Pa problem. Shkurtoni pesë-gjashtë paragrafe.

U botua gazeta. Në faqen e parë nekrologjia dhe një portret i shokut Enver.

Në faqen e dytë ishin vendosur tre kronika nga ndërmarrjet  që mbanin emrin e Enver Hoxhes .

Takova Agim Popën. Kishte qënë për 4-5 vite kryeredaktor i “ZP”-së. Punonte këshilltar i Ramiz Alisë.

-Nuk po kuptoj se çfarë po ndodh,-më thotë Agimi.-Isha mbrëmë tek shtëpia e shokut Enver.

Ishte vetëm shoqja Lenka Çuko dhe familjarët.

-Lexova gazetën. U befasova. Artikulli që përgatitëm në Komitetin Qëndror ishte sakatosur!

-Po qarkullon një ide. -Tha Agimi.-Shoku Ramiz kërkon të sillet me Enverin, si Nikita Hrushovi me Stalinin. (Hrushovi ishte Sekretar i parë në Bashkimin Sovjetik.)

Hrushovi shkroi raportin sekret për Byronë Politike. U dënua kulti i Stalinit dhe krimet e tij.

Raportin e Hrushovit e “rrëbeu” një agjent i Mosadit-Kundërzbulimi izraelit. E dërgoi në Amerikë.

E botoi së pari gazeta “New York Times”. Pastaj gjithë shtypi në botë.

Por unë nuk besoj, -më tha Agimi, -që Ramizi të imitojë Hrushovin.

Gazeta vazhdonte të belbëzonte për vdekjen e Enverit.

Atë ditë kisha lënë takim me Hekuran Isain. Ministër i Brendshëm. Mbulonte edhe ekonominë në Byronë Politike.

Duke pirë kafe e pyeta:

-Do ta bëjmë intervistën?!

-Pse jo? Jeta vazhdon. Shoku Ramiz na porositi: Ta kthejmë dhimbjen në forcë!

U mblodh Byroja Politike.

Në skenë dolli shoqja Nexhmije.  Me “shpatë” në dorë.

Kritika të ashpra për këtë situatë edhe nga të moshuarit e Byros Politike: Manush Myftiu, Rita Marko, Spiro Koleka, Adil Çarçani.

Pas debateve të ashpra u vendos:

1. Në qëndër të Tiranës, në sheshin “Skënderbej”, do ngrihej një monument: më i madhi në Ballkan.

2. Do ndërtohej Piramida.

3. Shoku Ramiz u zotua të  bënte librin: “Enveri ynë“.

4. U hodh direktiva:

Shoku Enver ka vetëm ditë lindje-16 tetor 1908-

5. Do shpallen 6 muaj zi.

15 prill.

U dha komanda.Populli nisi të vajtojë. Si robot. Rreshti për pelegrinazh gjarpëronte nga sheshi “Skënderbej” tek selia e Komitetit Qëndror.

Në gazetë vinin çdo ditë poezi. Mbi 6 mijë.

Dritëro Agolli bëri një poemë. U botua në dy faqe të gazetës.

I thanë të bënte një poezi edhe Ismail Kadaresë.

-Nuk gjej frymëzim, -kishte thënë Kadareja?!

-Nuk ka faj,- tha kryeredaktori,-i ka zënë e mira sytë: 300 metra katror shtëpi;më shpesh shkon në Paris, se në Gjirokastër?!

Morali:

Shqipëria nuk e kishte një Nikita Hrushov!

15 Komente

  1. N
    Nastradini

    Ka rrjedhur edhe Mitrua. Pelegrinazhi eshte bere tek Presidenca o Mitro ziu. Shkruaj te verteta, se keni filluar te tregoni sipas midese.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mjere ne!

      O popull shqiptar,a e kupton se pse e vazhdojne edhe pas 33 vjetesh luften me Enverin,Mehmetin,antikomunizmin,komunizmin etj? Sepse ne kete menyre u shplajne trute shqiptareve qe te pranojne shtypjen dhe shfrytezimin e eger sot! Shajne luften e klasave por keto 33 vjet eshte zhvilluar nje lufte me eger e klasave,se partia qe fiton zgjedhjet mbush ministrite dhe administraten vetem me militantet e vet! Shajne diktaturen komuniste,por heshtin para diktatures se sotme fashiste te Rames qe vredh ne Mancester te lidhur mareveshje qe te krijohet ne Durres nje Akademi futbolli! Po cfare pune ka nje kryeminister te merret me nje biznes privat? Cfare do fitoje vendi nga kjo marrveshje? Turpi e mbulofte!

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nemesis

      Popull legen,skllever dhe bij skllevrish.Historia vazhdon e njejte dhe sot. Komunistet dhe pasardhesit e tyre nga 1944-2023 ,dmth per 79 vite kane qene ne pushtet me nderprerje vogel as 9 vjecare,nuk llogariter 2009-2013 se ishte miks

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tartufi

        Me e forta qe per Malon ,se per super plehen nga balterat e Devollit nuk kish shum per te folur ,se pleha nuk eshte thene te ndahet dhe nga i vdekuri .Malua si krijese intriganti nga fundi i sokakut te te mareve me zi priste te ngordhete ai i kreut te sokakut,prandaj nuk frimezohesh . Sa do qe te mbulohet me fletat e lavdise mashtrusi dhe lepiresi i mashtrusit ,ai nje dite do te mesohet .

        Përgjigjjuni
        1. B
          Beni

          Shqiperia nuk kishte Nikita Hrushov por kishte koqe si puna jote me shumice. Paske patur kontakte me figurat me te larta te asaj kohe. Me siguri sepse ke qene i persekutuar nga regjimi dhe ke kaluar vuajtje te medha.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sllobodanka

            E ke gabim Mitro, Shqiperia nxori nje Hrushov me tipare malesori nga malet e Uralit- legjendarin Sali Sheqere Vukmanovic Berishen, kreun 50 vjecar te agjentures serbo-ruse!

            Përgjigjjuni
            1. K
              Klaudio

              Qenka dhe Besnik Bekteshi ketu,,kam pasur Vajzen e tij ne klase kur u be Anetar I Byrose dhe filluan te jetonin ne nje Vile ne mes te Shkodres mbaj mend qe na tregonte se Tv i tyre merrte mbi 40 kanale dhe qe kishin guzhinier,ne nuk kishim as per nji simite 10 leke ne vitet 81 ,Ne ate Shkolle ishte mesuese dhe Gruaja e Besnikut dhe na ngrinte ti thoshnim Emrat e gjithe Byrose Politike qe te degjonte dhe emrin e Burrit te saj,por shumica e nxenesve nuk ja permendnin dhe ajo i rrahte ….Mos ardhte me ajo kohe me keta Bejleret e Kuq qe jetonin ne lluks e Populli duke vdekur per nje kafshate.te pakten sot njerezit levizin dhe kerkojne Fatin diku tjeter…me vjen keq qe pas 32 vitesh Shqiperia eshte prape shume keq sa here e vizitoj me duket edhe me bosh e me e varfer.Shumica e ketyre ne Foto sot jane oligarket e Ri ose akoma drejtojne fijet e fshehura te Politikes Shqiptare qe i urren Shqiptaret aq shume saqe i mban te fundit per cdo gje.

              Përgjigjjuni
              1. V
                V.saraci (Zdrale Shkoder)

                Pse genjen o Klaudio dhe me thuaj se ku e ka pas vilen ne Shkoder..ka jetuar tek pallati afer PTT po ne ate banese para se te zgjidhej kandidat i Byrose Politike.Dhe per nje kohe te shkurter se u transferua ne Tirane si Zv/Kryeministrr

                Përgjigjjuni
              2. L
                Latif Shejtani

                O Mitro bytha, po ti sa vete ke marre me qafe me shkrimet e tua pacavure per ekonomine. Ke qene nje bythelepires i dalluar, zanat qe e luajte kaq bukur edhe kur komunizmi ra. Tani ke cof, je si nje lecke e shumeperdorur.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Emigrant

                  Kesaj radhe ze qullose dote o mitro cela Liheni rehat enverin atje ku ka vene shpatullat Ato qe beri enveri per shqiperin ju nuk arrini ti beni edhe 100 vjete te tjera te jetoni

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bato

                    Arshin Xhezo ishte nje enverist i terbuar dhe Ismail Kadaren e urrenin (pothuaj gjithe zeri popullit) per gjthcka, per vepren, per famen per shtepine dhe qe shkonte e vinte ne Paris...

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nikita

                      You son of Bitch .

                      Përgjigjjuni
                      1. p
                        parti enver kadri mehmet hysni

                        Kitua ,,Nikita ishte kristjan ,,,,ndersa Ramizi dhe pas vdekjes i servilosej ,,,u vinte emrin e sulltan enverit ,,,rrugve ndemarjeve fabrikave skolive ,,,,haha

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nq u ben si ëorrq p,,, ketq ish perf

                          More, po keta qe kane punuar ne kom qendror si gazetar apo dhe instanca hetuesie apo dhe sherbetore qe merrnin shurren e Enver Hoxhes dhe e çonin ne Paris, e kuptoni se ç'njeres kane qene? Nje nga keta eshte dhe Mitro Çela me seren e tij e sidomos me ate grekun e revistet hosteni qe merrte porosi nga sekretari pare se kush duhej goditur. Se ju qe keni lere e jeni kerhij akoma dhe i bini sipas berihajit nuk i nihni keta mjeshtra qe na u kthyen sa kaluan ylberin ne demokrate perendimore. Atehere na spiunonin me gazeta e fjale, tani na tregojne hyneret e te tjereve dhe jo te tyre. Bllasme, palaço njerez Mitrua...kur u martua, ndenji nje muaj me grua, erdhi dita per tu ndare dhe u ndane tuke qare... pastaj Mitrua erdhi e vrau djalin tij se e quajrti dashnorin e gruas..Nga Çajupi, por ne kontekst tjeter jo ate qe ka perdore Çajupi per helmin e emigracionit.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nq u ben si ëorrq p,,, ketq ish perf

                            More, po keta qe kane punuar ne kom qendror si gazetar apo dhe instanca hetuesie apo dhe sherbetore qe merrnin shurren e Enver Hoxhes dhe e çonin ne Paris, e kuptoni se ç'njeres kane qene? Nje nga keta eshte dhe Mitro Çela me seren e tij e sidomos me ate grekun e revistet hosteni qe merrte porosi nga sekretari pare se kush duhej goditur. Se ju qe keni lere e jeni kerhij akoma dhe i bini sipas berihajit nuk i nihni keta mjeshtra qe na u kthyen sa kaluan ylberin ne demokrate perendimore. Atehere na spiunonin me gazeta e fjale, tani na tregojne hyneret e te tjereve dhe jo te tyre. Bllasme, palaço njerez Mitrua...kur u martua, ndenji nje muaj me grua, erdhi dita per tu ndare dhe u ndane tuke qare... pastaj Mitrua erdhi e vrau djalin tij se e quajrti dashnorin e gruas..Nga Çajupi, por ne kontekst tjeter jo ate qe ka perdore Çajupi per helmin e emigracionit.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje