Një kafe me Benet Becin

24 Prill 2023, 09:27Blog TEMA

Një kafe me Benet Becin

Nga Bedri Islami

Nuk e di pse, por që kur kisha dëgjuar për herë të parë për Benet Becin, kisha pasur dëshirën ta njihja.

Kishte tri gjëra që tërhiqnin vemendjen time, së pari, emri Benet, krejt i veçantë, i pa dëgjuar askund tjetër dhe, ende nuk e di nëse edhe dikush e bart një emër të tillë; së dyti, isha mik me gjithë fisin Beci, ku kisha idhull më të madhin e një dege të fisit, Skenderin, njeriun që në prill 1991 shpëtoi nga djegia bibliotekën e Shkodrës dhe, së treti, fisi Beci , nga vinte Beneti, dhe, fisi Gjyli, nga vinte gjyshi i nënës sime nga e ëma, të dy të quajtur Mehmet, Mehmet Beci dhe Mehmet Gjyli, kishin qenë dy komandantët e fundit të mbrojtjes së Ulqinit, kur ndërkombëtarët ia dorëzuan Malit të Zi. Mehmet Beci ishte komandanti i trupave tokësore, Mehmet Gjyli i forcave detare.

Pas rënies së Ulqinit, dy familjet zënjohura kishin zënë vend në Shkodër, kishin lidhur miqësi e krushqi me familjet e njohura të qytetit, të cilat u kishin bërë vend, edhe nga lidhjet e kahmotshme.

Kur u takuam këto ditë për një kafe, së bashku me doktorin e shquar, Astrit Becin dhe mikun tim Sokol Arishta, pyetjen e parë e bëra pikërisht për emrin e tij. Më tregoi se fillesa ishte zbulimi i një pllake të vjetër, ndoshta të kohës ilire, në qytetin e Durrësit, që kishte mbishkrimin e emrit të tij, dhe të cilin, babai i Benetit, profesori i njohur i gjuhësisë, akademik Bahri Beci , e kishte gjetur për të birin.

Benet Beci është njeri pasionant kur flitet për punën dhe i qetë kur flitet për politikën. Stofi i deputetit nuk e joshte, kostumi i menazherit është i tij. Ai, si të paktë njerëz që kam njohur, e di se çfarë do, e di se si mund të arrijë te ajo çfarë do, dhe, mbi të gjitha, ka një vizion fantastik për qytetin e lindjes së tij, Shkodrën.

Nuk flasim për politikë dhe as për partitë politike. Si duket, edhe në parlament e ka ndjerë veten ngushtë, tani është në ujërat e tij. Si njëri ndër menaxherët më të mirë të Shqipërisë, ai do që Shkodra të mos jetë qytet periferik, i mbështetur vetëm në të shkuarën e saj, që, sado e lavdishme të ketë qenë, përsëri nuk mund të mbetet në skajin e zhvillimit të vendit. Ai do për Shkodrën vizionin e ri, të një njeriu që është mësuar të bëjë punë të vyera, dhe, mbi të gjitha, di rrugët për të përmbushur vizionin e tij.

Është i pari rast kur Shkodrës i afrohet një figurë e tillë, menaxher nga më të mirët e vendit, mendjehapur dhe thellësisht i kulturuar. Me të mund të bisedosh për të gjithë temat, por edhe në çdo hapësirë. E ndjejnë “të vetin”, edhe të rinjtë, që shohin më tepër se një kryetar të ardhshëm bashkie, por edhe ëndërr përçues, por edhe të brezave të tjerë, që, më në fund, mendojnë se nuk është e rëndësishme se çfarë uji sjell mulliri i politikës, por çfarë gruri do të bluajë.

Mbi të gjitha atij i pëlqen të flasë për Shkodrën. Më shumë për të ardhmen, se të djeshmen. Nuk ngacmon asnjë nga pararendësit e tij në qeverisjen e Shkodrës.

Shkodra, dhe këtë e pranojnë të gjithë, në tridhjetë vite është plakur. Është plakur në mendimin e saj estetik, në zhvillimin progresiv, në ecurinë drejt së resë, në kombinimin e shtetit me sipërmarrësin, në krijimin e mjedisit kur gjithë secili të ndjehet se është në Shkodrën e njohur; është plakur si qytet nga plasaritja që i ka bërë politika.

E lënë pas, në skajin e zhvillimit, kur duhej të isha pikënisja e tij. Qytet gjysëm i përgjumur që, nëse do të vazhdojë në këtë mënyrë qeverisje, do të jetë edhe i rënë nga emri i madh që bart me vete.

Benet Beci e di se Shkodra duhet të ketë ringritjen e saj. Dhjetra plane, të cilat i tregon mes qytetarëve,.të ngjallin kureshtjen për rrugët përmes të cilave mund të bëhen.

“Ballina ujore e Shkodrës është një mrekulli, pazari i vjetër, porti, ndërtesat e ngritura bri lumit, të gjitha i gjejmë në kartolinat e vjetra, me mbishkrimin “Kujtim nga Shqypnia”. Është në vendet më të rëndësishme simbolikisht, por edhe ekonomikisht të Shqipërisë”. Dhe vazhdon pa dashur të fyejë njeri se, “Hyrja e Shkodrës sot, megjithëse ndër më të bukurat në Evropë të jep përshtypje jo të mirë mes trafikut, kaosit urban dhe projekteve publike të konceptuara dhe të ndërtuara keq”.

Idea e tij themelore është të ecë në atë rrugë të cilën e di mirë: përmes një fondi zhvillimor posaçërisht për Shkodrën.

Qyteti nuk mund të ringrihet vetëm nga vetja. Qyteti kërkon tri gjëra themelore: veten e ringritur, ku të lulëzojë sipërmarrja e lirë, pa asnjë përdallim dhe ku shteti të jetë nxitësi dhe përçuesi i frymës së re; përmes lidhjeve me pushtetin qendror, pasi askush nuk mund të lulëzojë nëse është i ndarë nga bashkësia shtetërore, dhe Benet Beci e di fare mirë se qeveria, e së majtës apo kushdo tjetër qoftë, do të dojë të lerë emrin në ringritjen e qyteti, dhe, e treta, që krijon edhe ritmin e lartë dhe pavarësinë e Bashkisë, përmes fondacioneve të huaja, të cilat duan dhe do të investojnë në Shkodër.

Rrugën e parë, Shkodra për vete, ai e di se mund ta bëjë mrekullisht mirë, por kjo nuk do të jetë e mjaftueshme. Në buxhetin e saj bashkia mund të bëjë gjëra të zakonshme, shtrim rrugësh apo shkolla, ndreqje dhe pastrim, por e ka të vështirë të ndërmarrë vepra të mëdha. Edhe dy nga ndërtimet më të mëdha të viteve të fundit, stadiumi i ri i qytetit dhe shetitorja e liqenit të Shkodrës, disa kilometra e gjatë, që nga derdhja e lumit Buna dhe deri në skajin e Shirokës, janë investime qeveritare.

Benet Beci, i cili zakonisht flet qetësisht dhe merr zjarr vetëm kur fjala është për projektet e reja të qytetit, lëviz duart, lëvizje e tij e zakonshme dhe hap planin e tij me hyrjen e qytetit të Shkodrës, përmes katër korsive, urën e re dhe, më tej, shfaq se si do të jetë pjesa e parë e qytetit, një shesh i madh, rreth 18 hektarë, i planifikuar si parku i madh i qytetit buzë lumit Buna, me shëtitore brenda tij, rrugëza dhe korsi biçikletash, kënde argëtimi e çlodhje, që hap qytetin në mënyrë të mrekullueshme, mbështetur në portin e vogël turistik në fillesën e liqenit.

Benet Beci e zotëron bisedën, pasi e ka të qartë vizionin. Ndoshta ngaqë në më shumë se 20 vite i ka takuar të ndërtojë pa fund dhe të mbështetet në disa drejtime. Fondi për zhvillimin e Shkodrës, krejt i veçantë, është ëndrra e tij, por edhe mundësinë për realizimin e kësaj ëndrre e ka vetëm ai. Njohjet e dikurshme mund të bëhen të tashme dhe ai i ka nisur fillesat e kësaj ngrehine, e cila do të mund të jetë gjeneratori i zhvillimit të Shkodrës.

Si mund të bëhet? – e pyeta, duke patur në vete dëshirën e mirë që qyteti ynë të ketë frymëmarrje ndryshe.

Nis e shpjegon qetësisht. Pak kush ka këto dhunti që natyra apo Zoti u ka falur shkodranëve. Tre lumej rrethojnë qytetin, dhe ku fillon njëri prej tyre, lumi i Bunës, është fundi i liqenit të Shkodrës. Jo shumë larg Velipoja, deri tani një plazh masiv, që mund të bëhet edhe elitar, përmes lidhjes së re me qytetin e Ulqinit. Nga veriu janë Alpet, Razma, Thethi, Vermoshi,  Tamara, Boga, Shllaku, ujvarat, liqejtë,  bjeshkët. Të gjitha, nga njëri cep në tjetrin, mund t’i shikosh dhe të pushosh në pak orë.

Qyteti me historinë e tij? Ka menduar për muzeun e peshkimit, buzë lumit të Bunës, i vetmi lum i lundrueshëm dikur në Shqipëri. Lidhjet me bisnesmenët, për të rritur prodhimin, me sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm, për të zgjidhur hallet e tyre, që shtohen nga administrata, shpesh herë e ngurtësuar, që duhet të ketë frymën e ndryshimit, zhvillimi i rrethinave, lidhja mes prodhuesit e konsumatorit.

Është i bindur se ndihmesa e qeverisë do të jetë e vazhdueshme. Ndoshta më shumë se në asnjë qytet tjetër. “Edi Rama, më thotë e do Shkodrën. E kërkon me domosdo, jo si peng a si mburrje, por si mundësi për të bërë të pamundurën. Përveç asaj që kemi ne vetë në plan, edhe ai synon të ketë emrin e tij në ndryshimin nga e mira e qytetit. Asnjëherë më parë nuk e ka dashur kaq fort. E ka dashur gjithnjë, por tani është ndryshe”.

Pastaj shton me të qeshur se drejtuesi i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i thoshte me humor se, “nëse fiton Ti, Benet, atëherë të gjitha fondet do të jenë drejt Shkodrës”, çka, edhe nëse nuk është plotësisht e vërtetë, Shkodra do të ketë ringritjen e saj të domosdoshme.

E di se shefin e qeverisë, Edi Rama, do e ketë pranë. Si duket, me nuhatjen e menaxherit të njohur, ai ka parë impulset e shefit të qeverisë dhe dëshirën e tij. Ndoshta jam gabim, por Beneti mezi ka pritur të mos jetë në sallën e parlamentit, ku do e ketë ndjerë veten ngushtë. Si i zënë në çark, me kostumin e deputetit, ku koha kalon ngadalë dhe nuk i ngjan jetës së tij të deritanishme. Tani është në habitatin e tij.

Ecën rrugës dhe takon njerëz. Pi një kafe me to, bisedon, njihet dhe e njohin, e ndalojnë ende pa u bërë drejtuesi i bashkisë. Kështu na ndodhi edhe në kohën kur po pinim një kafe. U afrua një grua, si duket punonte pastruese në atë lokal të vogël. I tregon se cili është halli i saj. Ndjehet e besuar.

Shkodra duhet të ndryshojë. I duhet patjetër ndryshimi. Më shumë se 30 vite që qeveriset e sundohet nga e djathta dhe është bërë një qytet rutinë. I them Benetit se, nëse do të kalosh fund javën në Korçë, duhet të prenotosh një javë më parë, çka nuk ndodh në Shkodër dhe e pyes nëse mund të ndodhë kështu edhe në qytetin tonë. “Do të ndodhë”! Është i bindur.

“Do të ndodhë, se do ndryshojmë aq shumë gjëra. Konceptin për Shkodrën, vizionin për zhvillimin, krijimin e bindjes se Shkodra e mbretërve është qendër kulturore e turizmit, me historinë e saj, me kështjellën dhe kalatë, ndërtimet, gjetjet historike dhe shërbimin”.

Tridhjetë vite kanë treguar se zgjedhjet politike në drejtimin e bashkisë, kur janë vetëm të tilla, nuk i sherbejnë Shkodrës. Duhet gjetur diçka mes thelbësores, menaxhimit dhe mbështetjes politike.

Benet Beci është njeriu i duhur. Këtë e dinë të gjithë. Edhe ata që mendojnë se nuk do e votojnë, pasi, si duket, kanë vendosur të rrinë brenda gardhit të tyre. Është miopi, mirëpo ndodh. Mburrja naive se Shkodra është bastion i së djathtës është miopi. Nëse një njeriu të zakonshëm do i duhej të zgjidhte mes një menaxheri të shquar, si Benet Beci dhe një militanti partiak, si Bardh Spahia, ai njëqind herë do të kishte zgjedhur të parin.

Sepse qyteti do menaxhuesin e tij, njeriun që i lëviz gjërat nga vendi, që ndërton, që nuk djeg shkolla, do njeriun që ka vizionin e së ardhmes dhe jo njeriun që ende e mat kohën me vitin 1990; kërkon njeriun që mund të krijojë Fondin e Zhvillimit të Shkodrës dhe jo përfaqësuesin e njeriut non grata, porta e të cilit, si është mbyllur në SHBA dhe Britani, shpejt do mbyllet edhe në BE.

Si mund të mendosh se mund të qeverisësh një qytet madhor si Shkodra kur brenda vetes do të jetosh brenda gardhit tënd, kur askush nuk do të afrojë prosperitet, sepse nuk mund të bësh të ardhme me të shkuarën? Si mund të thuash se një qytet me vizion perëndimor,  kur synon të ecësh në rrugën e një njeriu të shpallur të padëshiruar nga vetë Perëndimi?

Shkodra e ka rastin të zgjedhë. E kam përmendur shpesh një thënie të Adem Demaçit, mitit të lirisë së Kosovës. Thonte se “vetëm i marri dhe i vdekuri nuk ndryshon”. Shkodra nuk është as e vdekur dhe as e marrë.

Ata që duan ta lënë në pasmbetjen e saj nuk duhet të jenë e ardhmja. Shkodra duhet të bëjë zgjedhjen e duhur të saj. Të provojë se mund të qeveriset edhe ndryshe. Si është qeverisur Vlora, Tirana, Durrësi, Korça, Berati, Gjirokastra, e në fund, si është qeverisur edhe Tropoja, përmes frymës së përbashkët të ringritjes.

Ringritja në Shkodër, më shumë se të ketë emrin e PS-së, duhet të ketë , dhe do të ketë emrin e Benet Becin. Vetëm ai mund ta bëjë Shkodrën zonjë të rëndë!

E shkuara të tërheq pas në humnerën e saj! E ardhmja do të lidhet me këtë njeri, që, edhe pse përgjithësisht i qetë, i shkëlqejnë sytë kur flet për të ardhmen e Shkodrës.(Dita)

22 Komente

  1. M
    Muzaka i Ri

    Po gjyshi I Sales nuk ishte per te mbrojtur Ulqinin?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dardan

      Gjyshi i Sales ne kohen e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit jetonte ne Uralet e Rusise. Jo vetem Shkodra, Durresi, Elbasani dhe Tirana, por e gjithe Shqiperia do t'i thoto JO kreut te agjentures serbo0ruse ne Shqiperi, kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Sheqere Vukmanovic Berishes.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Latif Dreqi.

        Gjyshi i Sales ne ate kohe ngrinte flamurin e mvetesise se Shpelles.

        Përgjigjjuni
        1. i
          idrizi

          pse basardon

          Përgjigjjuni
        2. E
          Ethem MallaKASTRIOTI

          OK,B.Islami: 1.Z.B.Beci është kandidati më i mirë i PS për Shkodrën dhe më gjërë.Por,disa Shkodran nuk duan SY SI TË PS QË NDËRTON VËNDIN,POR,SB QË SHKATËRRON,VJEDH,VRET..siç ndodhi në 2 prill 1991 kur urdhëroi vrasjen e Arben Brocit me shok për të marr pushtetin me dhunë siç ka vepruar në 32 vite. 2.Ata nuk po kuptojnë akoma se me Sb DO TË HAN BAR RDHE 4 VJET TË TJERA..OSE SA TË JET SB I GJAGJAL. -Me Amerikën nuk bëhet shaka.Ajo ta ngul qet e qet gozhdën e non gratës deri në vdekje natyrale,Pasi politikisht ka vdekur që në 19 maj 2021. 3.Është fatkeqsi e madhe kur një popull ANTI KOMUNIST SHKON PAS NJË KOMUNISTI TË TËRBUAR MË KEQ SE ENVERI.Pasi nëse Enveri vrau në DIKTATURË,SB KA VRARË NË DEMOKRACI. -Dhe Shkodranët harrojnë se Sb ka eliminuar me të gjitha format 20.000 njërz 1991-2021,në Tropojë mbi 200..4 djem të Haklajve,A.Hajdarin,P.Arbnorin,A.Spahinë,S.Zhulalin,K.Gjokën,G.Pashkon,B Gazideden,S.Olldashin,Xhevat Hanën,Remzi Hoxhën,K.Trebickën,etj.

          Përgjigjjuni
          1. l
            le te zgjedhin ke te duan .hajvanet s'behn njerez

            zhvillimi i Shkodres dhe shndrimi i ktij qyteteti ne Famen Ballkanike te dikureshme , do te bente Shqiperine nji nder shtet me konkurues ne Ballkan ne shume drejtime . Armiqte e Shqiperise e dijne mir kte , se nji Shkoder e zhvilluar nen Partine e Shqiptareve jo Greko-Serbeve te PD -s , do bvente nji Shqiperi te Forte ne Ballkan dhe nji Shqiperi me nji Shkoder te Forte e zhvilluar , do perbente rrezik jovetem per Ekonomine e vendeve fqinje , morrin e zi , por edhe me gjere sepse do kishim nji Expansion te gjithanshem shqiptare kur dihet qe Faktori Shqiptare ne Ballkan sa vjen e fuqizohet i ne Kosove ,Maqedoni e Mal te zi . Kjo i trembet shume shkjau Zhvillimit te Shkodres se qshte qyteti me i Rendesishem e Stradegjike i Shqiperise .Prandaj financojne miljona qe ta mbejne Shkodren nen Pushtetin e filoSerbeve dhe injoanteve te PD-s e shpellarit

            Përgjigjjuni
          2. F
            Fatmiri

            Kjo kafe eshte ne Gjermani,Frane,ne dreqoll ,apo ne Shkoder!?

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fatmiri

              Kjo kafe eshte ne Gjermani,Frane,ne dreqoll ,apo ne Shkoder!?

              Përgjigjjuni
              1. V
                Viktori

                Bedriko Islamiko ka qene, eshte e me shume gjasa do vdese nje enverist idiot qe ka vetem nje deshire ne jete : Te mbylle syte e te ngarkoje duke pare Edi Ramen ne pushtet. Sa per ate Becin, ai as qe e njeh fare...mjafton te kandidohet nga Rama por edhe Gamorin e lavderon dhe e mba ne kurriz.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fisniku i Freskut

                  Shqiperia po lulezon ne saje te politikanit dhe diplomatit te lindur Edi Rama.

                  Përgjigjjuni
                  1. e
                    eri

                    nese je nga shkodra dhe e do shkodren...thjesht mendo si behet me mire shkodra...edhe ti e di qe beneti me i Zoti per kete pune

                    Përgjigjjuni
                  2. T
                    Tropoja

                    Ti more bedri mos te ishe komunist tana t'i besojme per benetin por si thu edhe ti vet emri i mire i benetit dhe emri jot komunist ketu luhatet besimi.Projektet duan pare te zhvillohen te zbatohen dhe qeveria bande paret i don per vete jo per populkin.Pse fillun rrenat tash para zgjedhjeve me rritje rrogash pensionet projektet tana.Njelloj si me shendetesine falas punesimin e 300 mije njerezve etj etj tan i ka punesu ne Angli e neper bote ferma kanabisi droge.Tash ta besojme edhe rrenen e radhes te edvin droges

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      AY

                      Te lumte Tropoja! Pse nuk ka investuar deri sot Rama ne Shkoder? Nga inati se shkodranet jane ne PD? Aq sa hapi 300 mije vende pune, aq do investoje edhe ne Shkoder. Pastaj do zgerdhihet e do thote: po kjo ishte loje more gomere!

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Noci

                        Para diku tre vitesh mbaj mend nje tv.minister turizmi. po fliste per turizmin shqiptar dhe foli per detin qe plazhet mund te zbukurohen e modernizohet por teritori aq mbetet ,i kufizuar,kurse turizmi malor do zhvillohet shume se ka shume resurse dhe Shkodra (tha zv.ministri) do te jete porta hyrëse e ketij turizmi shume te dashur per çdo moshe.Le te shpresojmë qe te vije sa me shpejt ajo dite por sa me pak politike dhe me shume pune ne menyre qe ata qe ikin te kthehen ketu per te vene ne pune kursimet e tyre

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pershendetje nga Uji Ftohte , Vlore.

                          Nje njohje nga afer kam me Dr.Becin , djalin e Skenderit.Super djale, edukate , kulture dhe qetesi qe rralle e sheh sot.Intelektuale te tille duhet te evidentohen.Gjithashtu z.Benet I urojme suksese.

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Filja

                            Jane rrace e mire, te gjithe

                            Përgjigjjuni
                          2. D
                            Doda

                            Ne saje te Pd Shkodra ka met qyteti me I pa zhvilluar ne cdo drejtim nuk ka sherbim urban as ne qytet e as ne fshatra nuk pastrohet nuk behet lulishte femije nuk kane vende per te luajtur trotuaret po zihen nga bizneset me ndertime me tavolina makinat parkohen ne trotuare lavazhot e makinave ne qytet punojne me ujin e ujsjellesit te lidhur ne tubacionet kryesore dhe zoterohen nga punonjesit e bashkise.pastrimi behet vetem ne rruge kryesore ndersa ne brendesi te lagjeve ka kudo mbeturina etj etj probleme pa fund. Eshte njelloj Sikure te mos kete bashki

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Platon

                              Idiote komentues, u ka mbetur mendja tek komunizmi! Nuk kini turp, kur e cilesoni ''komunist'' te nderuarin atdhetar, poet, shkrimtar, gazetar klasi dhe luftetar aktiv per Clirimin e Kosoves nga pushtimi serb! Kontributi i zotit Bedri Islami ndaj Kombit eshte i jashtezakonshem! Krijimtaria dhe aktiviteti i tij jane pasuri kombetare dhe sa per dijenine tuaj, ai ka lene vepra testamentare, qe firmosin pavdekesine e heroit, BEDRI ISLAMIT, si nje shqiptar i palodhur per vendin e tij, atdhetar i flakte, i drejte, i guximshem, i mençur, frymezues dhe i pakrahasueshem. Kundershtaret e tij jane ca plehera, pasardhes te spiuneve dhe bashkepunetoreve te pushtuesve, qe kurre nuk behen njerez, por hije, qe ecin mbi dhe nen toke si krimbat... Benet Beci eshte e ardhmja e Shkodres ne te gjitha fushat e jetes dhe rezultatet e mandatit te tij te pare do te jene spektakolare. Natyrisht qe meriten e ka forca e vetme politike dhe demokratike, PS, qe e vendos kete emer ne nje pozite mjaft te rendesishme... Njeriu, qe rrezaton miresi, paqe, perkushtim, ndershmeri, paanesi dhe vendosmeri eshte njeriu i punes. Ky eshte Benet Beci, me 15 Maj 2023 kryetar i Bashkise se Shkodres se kultures dhe mençurisë! Suksese, Benet Beci! Suksese Shkodra!

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Fatmiri.

                                Shkodra ne komunizem ,nga komunistet eshte dekoruar me medaljen:Qytet hero i komunizmit.Kengen shkodrane per kete gezim e ka kenduar komunisti BB.

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Loni

                                  E kam njohur Dr. Bahri Becin (akademik) nga larg ne seminaret, simpoziumet dhe aktivitetetet me mesuesit e gjuhes shqipe. (Jam ish mesues, pensionist, i gjuhes shqipe). Sot po e lidh mbiemrin e tij me ate te nje prej kandidateve per kryetar bashkie te Shkodres. Me vjen keq qe nuk i njoh konkuruesit e tjere. Por deshiroj tu drejtohem shkodraneve: mos harroni se sa rendesi ka edukimi familjar i cdo drejtuesi lokal qe konkuron ne keto zgjedhje. Shpresoj qe Beneti t'a kete treguar me punen dhe sjelljen e tij te derisotme qe e mban me nder emrin e respektuar te prindit te tij.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. x
                                    xheni

                                    Mendoj njesoj,dhe jam e bindur qe njerzit e formuar mire bejne me te miren

                                    Përgjigjjuni
                                  2. G
                                    Goni

                                    Beneti eshte supercun e superfamilje o njerez.... eshte i Zoti...ka program....di si behet...nuk eshte socalist... Ca doni me shume?

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje