Pse korrupsioni në opozitë është shumëfish më i dëmshëm për një popull

24 Prill 2023, 09:04Blog Nga Alba Malltezi

Pse korrupsioni në opozitë është shumëfish më i

Eshtë tashmë e stërnjohur për ne të gjithë se Sali Berishës i pëlqen veçanërisht të mbajë  njerëz me “cen” në krah e sidomos t’i mbrojë deri në vetmohim. Për arsye misterioze, njeriu që do të duhej të ishte një distilues i vlerave më të mira shqiptare, për shkak të eksperiencës së tij të gjatë dhe “mençurisë” që mendohet se mund t’i japë dhe mosha, në të disatën herë që shqiptarët i japin mundësi të zgjedhë, prezanton dikë si Belind Këlliçi; një kandidat për Bashkinë e Tiranës që mesa duket dhe dëshmohet, është lodhur për të bërë shumë marifete për të ndërtuar figurën që ka. Duke nisur nga shkollimi.


Shumë mbështetës pa sy të Sali Berishës vazhdojnë të justifikojnë edhe në dritë të fakteve se “shumë shqiptarë kanë bërë nga këto gjëra me falsifikime diplomash e dokumentesh”, apo se… “edhe nuk është e domosdoshme që një kryebashkiak të jetë me shkollë të lartë”. Nuk kuptohet nëse duan të tolerojnë kandidatin e zgjedhur nga Berisha pavarësisht paralajmërimeve të bëra edhe nga disa prej të vetëve më parë, apo vazhdojnë të justifikojnë çdo lloj korruptimi njerëzor, (mjafton të jetë bërë nga një prej tyre), duke nisur që nga hapat e parë të jetës që një individ nis të ndërtojë të ardhmen e tij: pra nga Shkollimi.

Është e qartë se Këlliçi e ka nisur karrierën e tij me një dëshirë për korrupsion pa dashur të aludojmë se në ç’mjedis është rritur me të vërtetë dhe sa të përfshirë janë familjarët e tij në “paketimin” e studentit nga Tirana pa gjimnaz të mbaruar për në SHBA. Por ata që do të duhej të kërkonin llogari, në vend që të ndezin dritën e të kërkojnë të shohin më qartë se si ka gdhirë e ka ngrysur kandidati i tyre mbi dokumentacione hileqare (dhe ky po që është krim), këtë herë, deklarojnë pa ndroje se … “meqë ka studiuar në SHBA, SHBA i hap sytë mirë dhe bën kontrolle”. Pra njerëzit që në të njëjtën kohë baltosin ambasadoren SHBA dhe deri presidentin dhe gjithë administratën amerikane se deklaroi “non grata” idhullin e tyre, për Belindin, SHBA bëhet papritur një fanar ndriçues, që zbut verbërinë.

Dhe fatkeqësisht, në vend që në bllok, e gjithë ajo pjesë e opozitës dhe e mbështetësve të saj, të kërkojnë të mësojnë më shumë, të dinë e të njohin më qartë se deri në ç’pikë Belind Këlliçi është i korruptuar dhe ka korruptuar për të arritur një qëllim, sulmojnë pa mend e me egërsi kë nxjerr në dritë këtë fakt. Në vend që të pretendojnë me forcë, ta pyesin, të jenë ata që të dëshirojnë të publikohet edhe më i fundit dokument i gjithë zinxhirit të formimit mësimor, vazhdojnë të hedhin lopata e lopata pa fund me dhe’ në mbulimin e një gjëje që nuk mund të mbulohet më e si zakonisht edhe fuçi me baltë.

Dhe përsëri fatkeqësisht, nuk është hera e parë e kësaj ane të rëndësishme që duhet të jetë garante e vlerave, barazisë e demokracisë, që merr rolin e varrëmihësit të lloj lloj krimeve, duke nisur që nga ato më të rëndat me vrasje, zhdukje apo shpërthime, deri tek këto falsifikime për një të ardhme më të mirë nga një i ri. Kjo është shumëfish më e rëndë për një vënd që dëshiron, ëndërron të mos mbajë gjatë moçalin e pushteteve  që askujt nuk i bën mirë. Një korrupsion në opozitë vret ëndrrat për ndryshim.

 

7 Komente

  1. E
    Eri

    Sa e ceket... turp per kete lloj shkrimi....ju nuk jeni profesioniste por nje partiake ......

    Përgjigjjuni
    1. g
      goni

      pse nuk thoni qe njesoj si kellici eshte dhe veliaj i cili eshte ekspozuar qe ka nje diplome pa vulen perkatese te institucionit qe pretendon se ja ka leshuar ,i ekspozuar publikisht nga taulant muka dhe qe sot e kesaj dite ska dale te thote si e pse por vetem mohojne me idene qe 3 dite zgjat cudia ........ik o mero ik ke nxjerre bythen sa majtas djathtas keta vite te demokracise ......hipokrit i nivelit me te larte t emundshem ...per medalje . POrtalet si yti i karlos i pekes i bushatit vetem gazetari qe sbeni ,keni zene nje ane aty kush majtas kush djathtas dhe kakarisni gjithe diten me tituj te denje per nje nxenes te klases se 8

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poli

        Cpune ka Mero...kte e ka shkruar tjeterkush...Mero te jep mundesine te komentosh...vleresoje kete...

        Përgjigjjuni
      2. L
        Lutat le te lehin

        Ta quash Belindin te korruptuar eshte gjynah per kuptimin e vertete te kesaj fjale qe te gjithe ne shqiptaret fatkeqesisht e njohim ne persosmeri. Nese Belindi ka vepruar si è ka lejuar ligji ka bere shume mire, ne rast te kundert ka per detyre ta zgjidhe kete problem burokratik. Por kjo nuk e cenon aspak figuren e tij, ai eshte shpresa e te djathtes shqiptare. Diellin nuk e mbuloni dot me shoshe sado leke t'u japin per ta bere.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rorirota

          Mos u merrni me individin, merruni me thelbin e artikullit. Vetëm partiake nuk mund të thoni! Ajo ka shumë të drejtë kur thotë se opozita e korruptuar është 10 fish më e rrezikshme se pushteti. Në 2004-ën erdhi në Durrës një specialiste e tatimeve suedeze, dhe do ndihmonte të ngrihej një model që të ishte shëmbull edhe për rrethet e tjera. Mirëpo sa herë vinte, për 3 vjet e gjysëm, gjente drejtor të ri në institucion. Kishte lënë detyrat para se të ikte, kur vinte thoshte i riu: s’e di unë. I pyet një ditë ekonomistët e tatimeve: merrni qera për katin ku ishte vendosur PD-ja e Durrësit. Ndërtesa ishte 3 kate dhe në njërin ishte PD-ja e Durrësit. Jo, i thonë ata. Në s’i merrnim kur ishte në opozitë, jo tani që janë në pushtet. Prandaj është më me rrezik kur të korruptuar në opozitë, marrin frenat e pushtetit, t’i vësh ujkut mëlçitë në qafë, thotë populli. Në s’besoni kërkoni në youtube, uroj mos ta kenë zhdukur si vilën me 11 banjo të Monikës, dhe do gajaseni së qeshuri. Titulli: një suedeze në Durrës.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rorirota

            Korrigjim, jo në 2004 por 2008-2011, ishte ekspertja suedeze, dhe kur mbaroi projektin u bë një dokumentar nga tv suedez me titull: Tatimet në eksport. Kërkojeni edhe me këtë titull që në suedisht shkruhet Skatteverket i export. Titrat e dokumentarit janë në shqip. Faleminderit për mirëkuptimin!

            Përgjigjjuni
          2. s
            skerdi

            te votosh lal fikun dhe kete tipin qe ska punuar je dite ne jeten e vet ,do humbisja repsektin per veten ...ah se harrova edhe alibythen me kandidatin e vet ...rrace e qelbur hajdutesh dhe hipokritesh ......

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje