Sipërmarrësi më me emër i turizmit, kandidon për qytetin më me emër në turizmin shqiptar  

25 Prill 2023, 21:05Blog Endrit Hoxha

 

Sipërmarrësi më me emër i turizmit, kandidon për

 

Pa dyshim që Olti Çaçi është kryellaf i zgjedhjeve në Sarandë, në një pikëpamje dhe në rrafsh kombëtar, për shkak të një profili menaxherial në fushën e biznesit turistik, të cilit i besohet, sipas një modeli suksesi pikërisht aty, te protagonizmi i tij privat, edhe menaxhimi i një qyteti turistik si Saranda.

Kuptimplot është fakti se ndërsa qyteti ka uri për lulëzim, edhe duke qenë se ka një lule simbol si bukenvilja, për ta hijeshuar e zbutur egërsinë e ndërtimeve, jo aq në masë sesa në një lloj arkitekture të rëndomtë, Çaçi vjen me brendin Flower, një ndërtim të të cilit e ka dhe në hyrje të Sarandës.

Kompleksi me të njëjtin emër është ndër ndërtimet me arkitekturën më joshëse në qytet, me diferencë të dukshme rreth e rrotull apo në plan më të gjerë, në të gjithë shtrirjen e qytetit, ku si detaj theksues është e bardha shkëlqimtare, ballkonet e lulëzuara, si dhe dyerdritaret e kuadratuara. Është ky lloj ndërtimi një prej pasaportave të sqimës dhe shijes arkitekturore të Olti Çaçit, gjë nga e cila vuan sot e gjithë ditën Saranda, prej një vulgariteti mbizotërues në ndërtime, me shumë pak përjashtime.

Ai është një gjysmë sarandiot e gjysmëtepelenas, por me identitetin e tij krahinor priren të merren ata që u ka mbetur ora në një mënyrë tradicionale të menduari mbi një kryemenaxhment qyteti(Kryebashkiak), modeli i të cilit deri më tani nuk ka qenë as i mjaftueshëm e as thelbësor për një rezultat të dukshëm në modernizimin e qytetit në funksion të një oferte të parefuzueshme turistike dhe jo vetëm në verë, jo vetëm për shqiptarë apo jo vetëm për të huaj.

 

Sipërmarrësi më me emër i turizmit, kandidon për

 

Saranda ka nevojë ulëritëse të modernizohet, në shumë pikëpamje, nëse synohet të jetë dhe brend joshës në nivele të larta konkuruese me simotrat e saj në Jon e Mesdhe. Dhe modernizim do të thotë një tjetër mënyrë të menduari, të vepruari, të ndërtuari, të ofertuari, me finale daljen nga një lloj provincializmi turistik dhe ekonomik.

Deri më tani, Olti Çaçi i afrohet një modeli krejt tjetërçka në të menduarit se si shkohet gjer aty. Me pamje rinore ku i lexohet një vitalitet fizik, ai si karakteristikë bazë ka të qënit praktik, duke i lexuar realitetet urbane e familjare me sy biznesi. Saranda është treg dhe kështu duhet trajtuar. Të tjerat janë patetizma. Në fund të ditës, çdo qytetar i saj duhet të bëjë një bilanc ekonomik, se ç’fiton ai duke jetuar në një qytet turistik. Dhe gjithçka duhet bërë nga vendimmarrja e qytetit duhet të jetë në funksion të kësaj finaleje, duke përfshirë dhe cilësinë e shërbimeve publike me pikënisje vizionin bashkiak të menaxhimit të qytetit. Kjo lexohet të prakticiteti dhe ideorja e Olti Çaçit. Deri më tani, qyteti nuk ka provuar një të tillë kryebashkiak. S’mund të thuhet që të tjerët para tij kanë qenë të dështuar, aq më pak i fundit, Adrian Gurma, i patëmetë sidomos në sharm dhe komunikim publik, por ndoshta rrethanat apo dobësi të natyrshme njerëzore, nuk i kanë çuar në plotësimin e çdo pritshmërie nga qytetarët, votuesi.

Sipërmarrësi më me emër i turizmit, kandidon për

Dhe nuk ka ndodhur e as do ndodhë ndonjëherë që një pushtetar, kryeqeveritar a kryebashkiak, të gëzojë unison vlerësimi për produktin e tij. Këtu është rasti që thjesht të veçohet risia me emrin Olti Çaçi. Premisat janë mos zhgënjejë. Nëse keni kuriozitet për të, takohuni dhe dëgjojeni. Mundet të lexoni mendjen tuaj te mendja e tij, vizionin tuaj mbi qytetin, te vizioni i tij…                                                    

4 Komente

  1. K
    Kaki

    Nje pyetje kam une Mero: ca e shtyn nje milioner, pronar hotelesh dhe ish ndertues, te lere te gjitha dhe nga Durrsi ku jeton dhe ka familjen te shkoje ne Sarande?! Aman mos me thuaj ambicia apo deshira per karriere !! Ta themi troc, po shkon te beje ate qe duan te bejne te gjithe, hajdutin dhe ti Mero, personalisht ti, je investuar shume te emri i ketij djalit (arsyet i di ti, ne vetem mund ti imagjinojme ????)

    Përgjigjjuni
    1. M
      Merita

      Çdo fjalë e shkruajtur eshte e vertete, per Sarandes do te jete fat qe Olti te zgjidhet kryetar i Bashkise me 14 maj. Votojeni z. Çaçi qe tju shkelqeje qyteti! Hidheni voten me mend. VOTO TE DEGJOHESH, VOTO ME MEND.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vini

        Olti pasi e betonizoi Saranden tani kerkon voten qe te mbjelli lule.Njeson si Lali piçka I Tiranes.Kaq budallej I dine njerezit keta plehra mashtrusa.

        Përgjigjjuni
        1. n
          nen siglen e kujt Partie konkuron ky mer ?

          kane shkruajtur nji qerre me shkronja gazekaret e katundit te bazit , por se per cilen Parti konkuron Caci ,nuk eshte bere e ditur . ju dhifsha fshataret ne koke .ngelet surrat parrur gjithe jetes .nuk shko direkt nga bajgat e stanit ne medie ,se qelb ere

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje