
Tirana sot numëron mbi 870 mijë banorë vetëm kryeqyteti. Është i vetmi qytet i Shqipërisë që në 8 vitet e fundit është rritur papushim. Shtohet me një rritëm mesatar 15-16 mijë banorë në vit. Në Tirane pulson 63 përqind e ekonomisë së vendit dhe qarkullojnë rreth 65 përqind të fondeve shtetërore dhe private të Shqipërisë. Nga 98 mijë sipërmarrje aktive të regjistruara në të gjithë vendin, rreth 60 mijë veprojnë në Tiranë. Kryeqyteti rritet çdo ditë me ndërtimet e reja. Në raport me sipërfaqen e qytetit, Tirana ka ritmin më të lartë të shtimit të sipërfaqeve të reja të banimit dhe për biznes, në nivel të kryeqyteteve të rajonit. Në Evropë, ajo renditet e treta me ritmin më të lartë të ndërtimeve, në raport me sipërfaqen.
Në Tiranën e sotme bashkëjeton historia me modernen, trashëgimia kulturore me trendet e reja të zhvillimit urbanistik, por edhe turizmi i shumëllojshëm, i cili e ka shndërruar Tiranën në vitet e fundit, në një tërheqje të pamohueshme dhe të fortë për vizitorët. Sot rrugët e kryeqytetit i shet plot me vizitorë të huaj. Vitin e kaluar, Tirana mikpriti 22 mijë tifozë italianë dhe holandezë, për finalen e Ligës së Konferencës, gara e tretë më e madhe e futbollit evropian, pas Kupës së Kampioneve dhe Ligës së Kombeve. Bashkia ka mundur të krijojë 12 mini qendra në zonat më të populluara, që funksionojnë si 12 mini qytete brenda kryeqytetit. Zona e Pazarit të Ri, e shndërruar në zonë pedonale, me pazarin tradicional të ripërmasuar, me dyqanet, restorantet dhe hotelet moderne, është kthyer në një tërheqje turistike, krahas së qenit një qendër e madhe shërbimesh. Zona përreth Kalasë së Toptanit në qendër është kthyer edhe ajo në zonë pedonale dhe pulson ditë dhe natë nga një jetë aktive biznesi dhe shoqërore, duke patur mijëra qytetarë që shëtisin ose kalojnë pasdite të këndshme në dyqanet, baret dhe restorantet e saj.
Me ritmin e lartë me të cilin shtohet, Tirana parashikohet të arrijë në tetë vitet e tjera, deri në vitin 2030, mbi 1.6 milionë banorë. Më shumë se gjysma e vendit do të jetojë në Tiranë, brenda pak viteve. Kryeqyteti ka një qendër të agronomisë dhe të veterinarisë, si dhe një treg modern për produktet bujqësore në Farkë, të quajtur Agro Park Tirana. Këtë vit do të hapet Piramida, e cila do të shndërrohet në qendrën më të madhe dixhitale të Ballkanit, me 18 salla brenda saj dhe 14 klasa në natyrë, ku 3 mijë të rinj do të mund të studiojnë teknologji informacioni, kodim, robotikë, dizajn, etj., duke përcaktuar të ardhmen e tyre. Vjet Tirana ishte kryeqyteti evropian i rinisë dhe bashkia e saj mundi të zhvillonte mbi 1 mijë aktivitete, gati tre aktivitete çdo ditë. Këtë vit, kryeqyteti ynë është kryeqyteti evropian i sporteve dhe deri tani janë zhvilluar me dhjetëra e dhjetëra aktivitete sportive ndërkombëtare dhe kombëtare. Bashkia menaxhon përditë mensa sociale dhe qendra ditore për moshën e tretë. Në krahasim me vitin 2015, kryeqyteti ka dyfishuar sipërfaqen e gjelbërt në shërbim të banorëve të vet. Janë shtuar me 38 përqind sipërfaqet publike.
Me shumë mundim, bashkia ka arritur të lirojë një pjesë të madhe të rrugëve, që ishin zënë me tavolinat e bareve dhe restoranteve private. Kryetari i bashkisë e ka mbajtur premtimin e tetë viteve më parë, duke qenë i pranishëm pothuajse në të gjitha mbledhjet e këshillit bashkiak, Parlamentit të kryeqytetit. Tirana sot pastrohet më mirë kudo dhe zona të caktuara të saj nuk janë më pika të grumbullimit masiv të plehrave, sikurse, për fat të keq, ishin dhjetë vite më parë. Tirana ka probleme të mëdha me trafikun dhe parkimin, për shkak të rritjes së papërmbajtur dhe shtimit me rreth 60 përqind të numrit të automjeteve në kryeqytet në tetë vitet e fundit. Me disiplinimin e ndërtimeve, të cilat lejohen të kryhen vetëm natën, Tirana nuk është më aq e mbytur në pluhur, sa tetë vite më parë. Në shumë zona të saj, ndotja e ajrit është ulur, për shkak të shtimit të sipërfaqeve të gjelbra dhe disiplinimit të qarkullimit të automjeteve. Megjithatë, të gjitha këto, nuk do të thonë se kjo Tiranë e sotmja është ajo që duam dhe ëndërrojmë. Ka punë pafund për të bërë. Por, megjithë defektet dhe mangësitë e një pune të jashtëzakonshme të kryer, Tirana ka arritur në këto dy mandate qeverisjeje të jetë më e pastër, më e ndërtuar, më qytet, me rrugë dytësore moderne dhe kapilare. Dhe Çezarit duhet t’i japim atë që është e tija. Asnjëherë në historinë mbi këtërqindvjeçare të saj, që nga themelimi në vitin e largët 1614, Tirana nuk ka arritur të jetë kryeqytet evropian i rinisë apo sporteve, sikurse e ka arritur në këto dy vitet e fundit.
Prandaj, ia vlen të ndihemi krenarë për kryeqytetin tonë. Ai nuk është i përsosur, as edhe i tejbukur, megjithë tërheqjet e jashtëzakonshme që ka. Por ia ka dalë të jetë dinamik, me rritje të shpejtë dhe me të ardhme të sigurt. Prandaj dhe mund të themi me plot gojën se kjo e sotmja është Tirana që deshëm tetë vite më parë, duke uruar që në katër vitet e ardhshme të jetë akoma dhe më e hapur, më shërbestare dhe më miqësore për qytetarët e saj.
Sakte dhe permbledhur bukur.
Artikulli duhen titulluar: "A doni më për Lalin". Belali Eri Velo Veliu ka porositur shkruesin e mbreterisë, Çoçolin, dhe ... fap artikulli. Diana Çuçuli e dhjeu me "Tirana ime". Tani doli Çoçoli t'i bëjë shurrën mutit te Dianës. Por te flasim drejt. Kane te drejtë të shkruajne çfare të duan. Kur e ka patur Bashkinë eTiranes PD-ja, ka bere nje mut të madh mu ne mes të Tiranës. Ndersa Edi Rama e pastroi, dhe Lali Veliaj vazhdon Ben ndërtime. Fasadën e kane të mire, pune, rrugë, lulishte, shkolla, lulishte, pumë, kopshte. Tani do thoni ju që vjedhin. Po edhe ju o burrë si kapeni kot pas gjerave të parendesishme. Mori Lali dy lekë, dhe u bë qameti. Si beheni dhe ju! Po gjithë ajo punë qe është bere? Prandaj edhe Çoçoli dhe Çuçulja shkruajnë. Sikur ka ndonje të hajrit nga PD-ja. Ku të le Foltorja e Rrumpalles qe të ngrihet ndonje intelektual i djathte? "Sa të jetë Saliu tek dera, ne shtepine e PD era mut do vijë perhera." Nuk e thashë unë, per kokë të Çoçolit. Populli e ka thënë. Prandaj, kush është i djathte dhe do të rrezoje Edi Ramën, ne fakt nuk ka punë me Ramën. Shikoni PD o kunguj, ta rindertoni, se Rama është në terezi. Nuk ka ndonje hall.
I vetmi kryeqytet ne Europe qytet rinie a sporti...te tjeret jsne Provinca te rendomta....
Levdate per Veliajn por edhe program per kundershtaret se çfarë ka nevoje Tirana dhe nuk kane shpalosur asnje nga keto qe permend gszetari
Eh, o i mjeri sahanlepiresi Cocoli,qe edhe ne titull pretendon per Tiranen qe duam,ndersa ne fund si llapaqen na derdellit se "kjo qenka Tirana qe deshem para 8 vjetesh"! Ne se ta mban "BYTHA" ty dhe redaksise se gazetes Tema,qe te ballafaqosh argumentet e jo sahanlepitjet ndaj pushtetit,jam gati te jap me fakte qe Tirana e sotme eshte nje GETO si ato te Kalkutes,ku femijet,te rinjte dhe te moshuarit ngrysin ditet sikur jane rober lufte ne kampet e perqendrimit nazist! Tirana e sotme i mashtron dhe i grabit qytetaret e vet se gjoja i furnizon ne uje te pijshem,kur ne fakt i furnizon me uje te PA PIJSHEM! Ne se do ishte ndryshe,nuk do shpenzonin shtese qytetaret cdo muaj nga 30-40 mije leke per te blere uje per te pire e gatim! Nga ana tjeter kjo bashki na e shet ujin e pa pijshem duke na xhvatur me cmim 8 here me te shtrenjte se sa cmimi i energjise elektrike,pa llogaritur pasojat ne shendet qe jep ky uje i pa pijshem kur bejme dush,kur lajme dhembet,kur lajme enet kur lajme zarzavatetce frutat etj! Tirana sot eshte qytet i plehrave dhe qenve rrugace,kryeqyteti i vetem ne bote qe nuk ka lulishte me lule shumengjyreshe,qe rruget e tij NUK KA PEME DEKORATIVE ,por rrape lumenjsh,qe nuk ka parqe te plotesuar me stola dhe tavolina pushimi,me fusha sportive,me lulishte,trotuaret dhe hapesirat midis pallateve u jane dhene kafeneve me qera,nuk ka biblioteka dhe qendra kulturore,shetitore,kosha mbeturinash,etj! Te gjitha lagjet periferike te Tiranes jane GETO te verteta! Eja ne lagjen nr.14 -Astir-Yzberisht me mbi 100 mije banore ku bashkia ndonese u ka XHVATUR banoreve miliarda leke me taksa dhe tarifa vendore nuk ka investuar asnje lek per cerdhe,kopshte,shkolla lulishte parqe shetitore,stola dhe tavolina pushimi plehra dhe qen rrugace plot,asnje kosh mbeturinash etj! Mallkuar qofsh o sahan lepires i ndyre i pushtetit kriminal te Veliajt! Pyete nje here Veliajn se cfare ka marre nga pervoja e pushtetit vendor ne Michigan (SHBA,) ku eshte diplomuar dhe ka shkuar atje shpesh here per t'u mburrur dhe qe e ka zbatuar nr Tirane? ASGJE NUK KA MARRE DHE ASGJE NUK KA ZBATUAR,sepse ai nuk u ka sherbyer qytetareve te Tiranes pa dallim kudo ku banojne,se taksat vendore qe ka mbledhur nuk ua ka kthyer banoreve ne sherbime etj! Se si e duam Tiranen ne qytetareve te saj,MODEL I PERKRYER ESHTE PERVOJA E PUSHTETIT VENDOR NE MICHIGAN,krahasuar me realitetin ne Tirane eshte si PARAJSA me FERRIN! Ne se doni,kam qindra foto dhe vidio te marra nga une veren e kaluar ne Michigan,per te kuptuar se po mashtron qytetaret e Tiranes per te fshehur deshtimet e sundimit kriminal te Veliajt!
Pederast i peshtire shiheni e ka te shkruar ne balle LYEN FLOKEN , o sa kerme. COCOL pa Bole . C' thote Saliu ta dha corben per sot o legen i neveritshem.