Zonja Glover i ka rrënuar zgjedhjet

26 Prill 2023, 09:15Blog TEMA

Zonja Glover i ka rrënuar zgjedhjet

Nga Frrok Çupi

Kur them ‘zgjedhjet’, nuk flas vetëm për zgjedhjet e 14 Majit 2023. Këto shkuan e shkuan. Por po them se të gjitha zgjedhjet që pritet të vijnë në jetën e shtetit shqiptar rrezikohen nga fenomeni ‘Glover’.

Nga nismëtare për shpëtimin e zgjedhjeve në vendin tonë, dy ditë pasi mbërriti në Tiranë në mes të këtij prilli 2023, zonja Glover u kthye për vete në ‘rrezik’. Në konferencën e parë që mbajti për publikun, zonjën Andrey Glover, kryesuese e misionit të OSBE-ODIHR, e pyetën nëse do ta ‘takonte Sali Berishën’.

Ajo tha ‘po’ dhe në fakt e bëri ‘po’. Fjalë për fjalë, zonja Glover tha se do të ‘takojë çdo palë që është pjesë e zgjedhjeve’. Këtu nisi tronditja dhe përfundimisht u shfaq si ‘tërmet mbi kalanë e zgjedhjeve’ në 17 prill kur zonja Glover i shkoi Berishës në zyrën e okupuar prej tij.

Rëndesa e ngjarjes nuk peshon mbi ‘okupimin e selisë’, të paktën e krahasuar edhe me paralele të tilla në botën jo- demokratike si në Lindjen e Mesme ku organizata militantësh islamistë okupojnë territore, megjithatë ligjërisht  marrin pjesë në zgjedhje.

Jo, edhe sikur ‘naziskinët’ të jenë të regjistruar me ligj në zgjedhje, zonja Glover mund t’i takojë e të bashkëpunojë.

Zonja Glover në Tiranë  goditi ligjin, që është zemra e zgjedhjeve. Berisha nuk është subjekt në zgjedhje.

Ligji i zgjedhjeve përcakton fjalë për fjalë se ‘për tu regjistruar si subjekt zgjedhor për çdo lloj zgjedhjeje, një parti politike duhet të paraqesë vërtetimin që është regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Tiranë’. Sali Berisha nuk ka vërtetim, as regjistrim në gjykatë, as ndonjë parti.

Berisha mund të ishte edhe i dënuar për krime kundër njerëzimit, por ‘i regjistruar në gjykatë si parti’, atëherë po!, zonja Glover do të thoshte se ka mbajtur ligjin më këmbë. Ndryshe e ka shkelur me këmbë.

Sali Berisha nuk është ‘parti’, as ka vërtetim, as është i regjistruar në gjykatë, as është ‘palë’, as është ‘pjesë e zgjedhjeve’, as i regjistruar në Komisionin Qendror të zgjedhjeve.

Të gjithë elementët e tjerë që vendosen në ligj, poshtë ‘regjistrimit në zgjedhje’, bëhen të pa dukshme dhe të pa vlerë:

Kujt i hyn në punë se cili është emri, mbiemri apo adresa e kryetarit të partisë? Asgjë prej këtyre nuk ka vlerë, përderisa ‘pala’ nuk ka regjistrim në gjykatë dhe në Komisionin e Zgjedhjeve.

Kujt i vlejnë ‘shkronjat nistore dhe emri zyrtar’, përderisa në Gjykatë dhe në Komision nuk ka një regjistrim.

Në mediat e vendit dhe në të folmen e përditshme ka hyrë fjalori ‘partia e Berishës’, ‘koalicioni Berisha- Meta’, ‘kryetari i PD, Berisha’. Fjalori bën vend si pika e ujit pas aktit të zonjës Glover dhe rrënon të vërtetën ligjore. Në zgjedhjet që vijnë mund të hyjnë individë e grupime që nuk kanë lidhje me Kushtetutën, as me atdheun dhe interesat e tij, as me demokracinë, as me dobinë qytetare.

Në piramidën e shtetit, pas kësaj, do të hyjnë elementë anti- shtet; në mes do të hyjë pushteti ‘klandestin’; njerëzit votojnë atë që fshihet nën maskë. ..

Ranë zgjedhjet me këtë rast.

Kujt i vlen ‘specimenti i vulës’, i përcaktuar kështu në ligj? Berisha nuk ka as vulë, as të drejtën ligjore për të pasur një vulë subjekti. Tufat e njerëzve që e ndjekin, ky i ka damkosur si ‘PD’, por i ka futur nën një ombrellë ‘anti- PD’, që quhet Partia e Lirisë.

Kush i përplas njerëzit kështu si numra e si qenie pa vlerë?

Diskriminimi po kryhet edhe nën sytë e OSBE/ ODIHR. Liria e individit bazohet dhe mbrohet me ligj; në këtë rast ligji nuk ekziston për ‘numrat- njerëz’ të Berishës. Çdo person në Republikën e Shqipërisë ka të drejtën, të paktën të informohet ‘ku po më çon?’, ‘ku po më degdis?’, ‘çfarë bëhet me mua?’, ‘kush më merr peng?’ .

Berisha i merr njerëzit e PD si të verbër dhe i çon në në PL; shkaka dhe tragjizëm. Është rrënuar e drejta për të votuar lirisht e në dritë të diellit, për të votuar atë që ti vetë mendon dhe jo atë që të imponon dikush; PD-istët e djathtë detyrohen të votojnë fshehurazi ‘Floririn’ e majtë. Zgjedhjet shkuan.

Gjithë piramida e zgjedhjeve ka rënë, pasi është ‘legjitimuar’ një masë njerëzish votuesish të pa regjistruar ligjërisht.

A do të mund të rindërtohet më legjitimiteti i zgjedhjeve në vend?

Në vitin 1996, zonja Andrey Glover në krye të Misionit të vëzhguesve të ODIHR, shpëtoi zgjedhjet parlamentare të 26 Majit.

Ajo i dha alarmin botës qytetare se një regjim post- komunist, i kryesuar nga Sali Berisha, ka shkatërruar zgjedhjet.

Sot Berisha është i dizajnuar si ‘minues i demokracisë’. Shkatërrimi i atyre zgjedhjeve e çoi Berishën deri në krizën sa të ngrejë luftën civile në vend.

29 Komente

  1. T
    Trotski

    Z.Frok ka te drejte !!! .Znj.Glover duhet te beje korigjimin e veprimit te saj.Nonsens i pakaperdishem !!!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Doli Froku spiuni i sigurimit te kerkoje qe te veprojme si ne kohen e Diktatures. O Frok spiuni, o figure e diskretituar . Ik or legen se nuk do i mesosh ti nje spiun muti, se ca te bejne Nderkombetaret

      Përgjigjjuni
    2. R
      Rama

      Po ik o spiun i sigurimit

      Përgjigjjuni
      1. l
        labi

        Per komentesin "Rama"!Spiun i sigurimit je ti dhe ata qe i njeh mire gjithe Shqiperia dhe boterisht jane poliagjenti Berishovic dhe spioni me i ri Meta-j.Sado qe te perpiqeni te hidhni balte mbio gazetarin trim e te mencur Frrok Cupi, dielli nuk mbulohet me shoshe.Dhe persa i perket ceshtjes qe zoti Cupi ngre ne shkrimin e sotem ka plotesisht te drejte.Nje person Non Grata, i cili ka zaptuar si naziskin seline e partise dhe qe nuk eshte i rregjistruar as ne gjykate dhe as ne KQZ nuk mund te faktorizohet nga zonja Glover duke e takuar ate,kur i gjithe faktori nderkombetar e bojkoton ate me te drejte! Zonja Glover e ka perlyer emrin e saj si mbrojtese e procesit zgjedhor dhe si perfaqesuese e nderkombetareve ne keto zgjedhje.Takimi i saj me famekeqin Non Grata,me personin Anti-zgjedhje me firme dhe vule perben nje autogol klasi te panjohur mepare.Perben nje turp per zonjen ne fjale dhe nje dem te pariparueshem per zgjedhjet ne Shqiperi.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sigurimsi.

          Spiuni i sigurimit Ka bere analize te Sakte,zoti rezident i sigurimit

          Përgjigjjuni
          1. "
            "BOHOTINA"

            Plotesisht i drejte argumenti i Frrokut. Nuk e di pse i krihet kaq shume bishti ketij nongrate? Po te flasim me kushtetut e ligj eshte kjo qe shkruhet. Po te flasish çaprasçe e duke iu lepire nje hajduti, nje shantazhes demokracie dhe minues te drejtesise, flet si ky budallai me siper...

            Përgjigjjuni
            1. S
              SPAK

              Z Frrok keni te drejte! Por Bota,flas per Zj. Glover funksionon ndryshe! Ka dashur ta njohe nga afer kete qenije sadiste! Tjetra eshte se te gjithe e dime qe berisha ka disa militante kriminele qe i shkojne pas! Eshte dipllomaci? Duhet pare pak me gjere!

              Përgjigjjuni
              1. E
                Evisa

                Paisja me frena e këtij recidivisti, shkelësi kronik dhe shkatrrimtar të zgjedhjeve është nevojë. Këtë ka dashur të bëjë zonja Glover, duke e takuar Berishën. Zbatimi i ligjit është vetëm përgjegjësi jona dhe jo e vëzhguesve ndërkombëtar.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shpenka pe Korçe.

                  Zonja Glover është përfaqsuese e OSBE -së dhe duhet të japë modelin e njeriut dhe institucionit që përfaqson , në zbatim in e ligjeve të vendit ku shkon . Për deri sa Sali Berisha nuk është i regjistruar në gjykatë dhe në KQZ si subjekt politik , nuk ka pse të begeniset nga një përfaqsues i OSBE , kur dihet që ai është një njeri i damkosur si dhunues i demokracisë , drejtësisë dhe hajdut me çizme . Zonja Glover duhet të reagojë për gabimin e bërë dhe të sqarojë opinionin publik .

                  Përgjigjjuni
              2. E
                Ethem Lalaj

                OK F.ÇUPI: 1.Takimi Gloverit me Sali Non gratës ishte SKANDAL 2.Mesa duket BE nuk është në unison me DASH për Saliun non grata.Ndryshe do e shpallte edhe Ajo një gjë të tillë. 3.Në BE ka më shumë forca të djathta ...të errëta.. ndaj BE është ÇORAPE që e futi PUTINI nën thundrë. 4.Ndaj Sb tallet me DASH,BE,SPAK,90 % TË POPULLIT SHQIPËTAR. 4.Te ne nuk ka DREJTËSI.Në të kundërt Sb,Im,Mediu,Zeni,Malltezi,Luli..duhet të ishin në burg..! 5.Drejtuesi SPAK është preferencë Amerikane.Kjo do të thot se YURI KIM po kërkon arrestime vetëm të maxhorancës,Pasi Salianit(BABALES)i jan shtyrë 9 herë gjyqet..etj,eksponent të opozitës korruptive deri në gen.

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Clover

                  Pse i jepet kredi non grades Berisha duke i shkuar ne zyre ?! Ky eshte thelbi i CESHTJES! Vetem per nje gje! Berisha eshte i diskretituar, sidomos pas gjemes lajmit non grada! Ai tashme nuk ka asnje vlere! Por sa me gjate te jetoj ai aq edhe me i diskretituar shihet ne sy te shqiptareve dhe kjo eshte pozitive! Ta shikoje bota mbare se si dekompozohet nje krijese kaq e lig kaq djallzore

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vëzhguesi vullnetar

                    Bravo Z. Çupi! Përgëzime për mençurinë dhe patriotizmin tuaj. Zj. Glover, e cila hiqet si përfaqësuese e ODIHR dhe OSBE, mund të jetë një simpatizante e kryekriminelit të kombit tonë, Sali Berisha, ashtu si dhe plaka austirka Doris Pack. Sidoqoftë, takimi i saj me Berishën, është shkelje e rëndë e ligjit shqiptar mbi zgjedhjet. Kjo zonjë mund të shkektojë edhe shumë prapësi të tjera në vendin tonë, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Didi

                      Foli edhe ky LUGATI i RIDHJERJES

                      Përgjigjjuni
                      1. Y
                        Yp Xhixhi

                        Si Frroc malokut, si Mero qeros, nuk i del marazi me Saliun pasi nje kohe te gjate i ka derrmuar duke i mbajtur ne preher...

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dardan

                          Frrok "malokut" dhe Mero "qeros", u del shpejt "inati", por kreu i agjentures serbo-ruse ne Shqiperi, biri dhe dhenderri i Serbise, kryekrimineli dhe kryehajduti Sali Sheqere Vukmanovic Berisha eshte i mallkuar perjete nga populli shqiptar per krimet dhe vjedhjet, mashtrimet dhe shpifjet qe ka prodhuar ky monster per 32 vjet tranzicion demokratik. Zonja Glover beri nje autogol profesional dhe diplomatik, per te cilin duhet te denohet nga OSBE-ODHIR.

                          Përgjigjjuni
                          1. C
                            Ceno

                            Ti flet ne emer te popullit,do kesh qene sekretar rinie.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dardan

                              Jo kam qene Sekretar i Komitetit e Partise se Punes se Shqiperise, si homologu im Dr, Sali Berisha. Une flas ne emer te Historise se Shqiperise.

                              Përgjigjjuni
                        2. G
                          Gaci

                          Me ne fund nje analize e sakte dhe argumente te mençura! Te lumte z. Çupi!

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tirona Re

                            Bravo z.Cupi Analize perfekte

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              aa

                              o spiun po pse nuk fole ne 1996 ti? apo ishe zagari i salehut

                              Përgjigjjuni
                              1. d
                                destan

                                Keshtu eshte kur njerez te moshes se katert nuk nxiren ne pension por dergohen per te vendosur fatet e nje shteti. Kjo po te kish shku ne ate bote sot nuk do ta mbante mend kerkush...

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Nemesis

                                  Cilat zgjedhje? Ato per te cilat kryebrigadieri thote po te mos votoni per mua harroni fondet e qeverise? Turp te kini ju dhe rraca juaj qe ka 80 vjet qe rrenon Shqiperine! Parazite te kuq!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Gëzim

                                    Glover duhet të shpallet e pa dëshirueshme nga populli shqiptar dhe menjëherë të kërkohet largimi i saj nga Shqipëria. Ajo ka thyer. ligjin e shtetit shqiptar.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Landi

                                      Ky do vdes nga marrazi ndaj Berishes.Ne gur te varrit do shkruehet:Vdiq nga mungesa e uthulles.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Bardhyl

                                        O Frrok, plase se Saliu nuk të përfill, nuk të kthen asnjë lloj përgjigjeje. O shoku Frrok, zonja Glover nuk është politikane shqiptare, ajo është politikane evropiane. Kur ta kuptosh këtë o Frrok, do të jetë shumë vonë, por, kurrë nuk do të të dalë inati e mllëfi ndaj Saliut. Tamam inat qeni...

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Pal Melyshi

                                          Mos ja vini re Frrokut , nuk ka faj psai po te hapeshin dosjet e Spiunave te Sigurimit Frrok Maloku i Mirdites , bashke Spiuna te te Sigurimit qe Saliu i promovoi Deputete , Ministra , Prefekte , Ambasadore etj si Shab Tapia Besnik Mustafaj , Xhevdet Mehmeti Azem Hajdrai Tropojanet e Berishes, . Qysh me 1992 deri sot do ishin me lope , derra , dele e dhi.. Spiunat jane te tredhur i sherbejne te gjithve......Turp por ke Saliun cdo gje ndodh m

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Tani

                                            Lajm per botim nga Redaksia e Temes : Jemi be merak s'po na del te shkruaj hartime Maloku i Saliut GJITHOLLOGU Gjekmarku i malsise se Mirdites dhe Tropojes , mos ka hap ndonje FERME DERRASH ne Bicidol ; dhe po e pati hapur mire ka bo , po le tu gjej pune dhe Malokerise qe merret me Pulitike..... Faleminderit ! Predim njoftim ne Gazeten Tema.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Tironci

                                              E drejte analiza e juaj zt Cupi ????????????❤️

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Spitali

                                                Bravo Cupi i vetmi gazetar profesionist dhe i lexuar! Panvarsisht uljet e ngritjet e tija (Sepse Shqiperia eshte nje vend i cuditshem aty sot nuk ka idealist aty ka vetem maskarenj) Froku eshte njeri i kulturuar dhe i zoti fjales! Kete radhe (keto 10 vjet) ai flet me gjithe zemer, flet te verteten si drita e diellit! Bravo ke qef te lexosh shkrimet e tija! Zonja plake nga anglia, ka ber nje gabim te madh, qe ka takuar Sali Berishen! Kur dihet ai eshte i paligjshem i pa regjestruar si Parti! Ajo te kishte shkuar tek i vellai Berishes Ilir Meta qe e mban nensqetull dhe do te ishte e justifikuar! Por dihet qe pleqt meshkuj femra lajthitin ndonje here ...me gjitheate Berisha nuk do fitoj, sic e tha vete do te shkoi ne shtepi! ---

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje