Të pabarabartë edhe në vdekje!

27 Prill 2023, 17:07Blog TEMA

Të pabarabartë edhe në vdekje!

Nga Edmond Arizaj

Mos e dhëntë Zoti të jesh njeri i zakonshëm në Shqipëri. Si i zakonshëm? Ai që kur i shkruan emrin në Google nuk del asnjë rezultat. Po je i zakonshëm, mos prit barazi, mos prit interesim, mos prit as hetim e investigim nëse të vrasin.

Mimoza Paja. Kush?! E sheh. Mos e hap Google. E hapa unë pak më parë. Është gruaja që u vra në punë të saj, rreth një muaj më parë në Don Bosko, Tiranë, kryeqyteti Shqipërisë. 

U tha që ishin ca çuna, grup kriminal, me motor që qëlluan. Deri tani nuk ka asnjë foto “zbuluar” nga dosja hetimore të këtij motori, megjithëse vrasja ka një muaj e kusur, e ata ishin në kryeqytetin mbërthyer ngado me kamera.

Ndërsa, brenda javës për vrasjen e Shëngjinit kemi foto motori, makine, video, ekspertë që nxjerrin gabimet e vrasësit, një javë emisione e shkrime, madje edhe zbulim të vrasjes me gjithë shkakun brenda. Një javë marramendëse pompimi i materialeve hetimore në mediat shqiptare. Dukej sikur hetuesit kishin secili nga një portal dhe bënin garë me njëri-tjetrin.

Po si dreqin, policia dhe prokuroria jonë zbuloi për një javë grup vrasësish nderkombëtarë, me emër e mbiemër, me vendilindje e pasaportë, me fytyrë e ngjyrë lëkure, me itinerar lëvizje brenda dhe jashtë vendit, me blerje karburanti për mjetin (para, apo pas vrasjes?!), me sebep qëndrimi dashurinë të autorit…dhe nuk zbulon dot as markën e motorit të atyre që vranë Mimoza Pajën  në hall të saj?! Apo ajo nuk rezultonte në Google?!

Normalisht, Mimoza e shkret Paja mezi mbante veten e familjen kur ishte gjallë, e jo më të lëvizte qoftë edhe me vrasjen e saj makinerinë zulmëmadhe të policisë e prokurorisë, apo të provokonte më shumë se një shkrim keqardhës.

Jeta është e pabarabartë. Vdekja po ashtu. Njerëzit në shoqëri janë të pabarabartë. Mediat dhe gazetarët kanë interesa të pabarabarta. Por policia dhe prokuroria nuk mund të sillen të  pabarabarta, edhe në “rrjedhje” informacioni. Minimumi të bëjnë sikur janë të barabartë.

19 Komente

  1. r
    rezari

    Shkrim i goditur. Epo per kete te fundit duhet te nxirrnin te pafajshem Ramen.

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      Mbase fiton rama keto zgjedhje dhe vjen ne pushtet se do i rregulloje ai gjerat. Nuk shtyhet me me saliun

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond vlonjati

        Hahahahahahaha I madhe je , Bravo Kemi ne krye te Qeverise nje politikan ekstrem te djathte , qe mbron vetem itneresat e te pasurve , Nuk kemi ne krye nje Politikan Socialist qe te interesohet per interesin e te gjithe qytetareve . Ne krye te qeverise Shqiptare eshte nje hajdut , qe mbron vetem interesat e hajduteve milionere . Hajdutit Rama nuk i behet vone per njerezit e thjeshte , se nuk eshte sodialist , ai ehste nje Hjadut qe perdor emrin e Socialisteve per te vjedhur vete dhe per banden e tij hajdute

        Përgjigjjuni
    2. "
      "BOHOTINA"

      Z. HARIZAJ! Te pergezoj. Je i mrekullueshem per trajtesen ne shkrim. Bravo!...

      Përgjigjjuni
      1. S
        Spitali

        Ky shkrim eshte per toke!

        Përgjigjjuni
        1. E
          Edi

          Rez(k)ari ! Po ç’???? ke me Ramën ?

          Përgjigjjuni
          1. V
            Viktor

            Esht be veting prandaj.

            Përgjigjjuni
            1. l
              leon

              Shum shkrim i drejte por dihet qe ketu punohet me dy standarte si zakonisht vidh nje buke kalbesh ne burg, sill nje kondejer me droge del i pa fajshem. Kjo eshte drejtesia jone.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Denisa

                Per Mimoza Paja-n nuk foli legjendari Sali Berisha, foli per milionerin kriminel te Shengjinit, se e kishte hallin te perlyente PS ne prag te zgjedhjeve vendore. PS-ne dhe PD -ne i komandon humori i Perbindeshit te Vicidolit, Sali Sheqere Vuk Berisha, bir dhe dhenderr i Serbise. Edi Rames dhe gjithe kryesise se PS u shpeton shurra sa here bertet Sali Bisha.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                  Ketu dhe ne 'seks' ose qirje nuk ka barazi!Kur del nudisti EDvin nudo qe e ka kthyer QIverrine-Orgji..nuk flet as njeri e nuk leh FEV ZIO..As kur shkerdhehen online ne parlament shQInat ,Salianet e EDvinat ndersa koMUTIneti mysliman shqetesohet per gishtat e Kelliç-krriçit...edhe pse populli thuhet se nuk behet ajo pune me gishta!!!!!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. Dy Fjale per gjthshka:, ose, rrenjet e korupsionit…..te jetosh i vdekur.

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      kacidhja

                      Pabarazia eshte tipari thelbesor,esencial i ketij sistemi(kapitalizmit),cfare kerkon ti Edmond.Mos u lodh kote me shkrime te tilla.HARRO MUSHKE VALARENE SE ALI PAHANE E PRENE.

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Iliy

                        Brravo

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tropoja

                          Ti artikull shkrueso qenke me kar se edvin rama.Policia nuk zbuloj asgje konkrete ashtu siç jemi mesuar ndodhi kjo ngjarje ora koha vendi...policia vijon hetumet.Ishte e dashura e porositesit qe e tradhetoj grupin dhe dha informacione nuk eshte se zbuloj policia ata te pine ndonje teke meze ke daja e rroft tallavaja

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            ATDHETARI

                            Shkrim qe tregon se sistemi nuk ka barazi ne kapitalizem edhe pas vdekjes.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Albert Ramaj tropoj

                              Te gjith e dim te verteten. Po mos keni frik ?!.. po shpreheni! Mos u bani pjesë e politikes qe te gjith e dim qe i kan xhepat plot. Ps, LSI, Dhe PD. Te shohim veten se kush po na udhëheq, qe mbas rregjimit komunist. Te duam njeri-tjetrin. Mos tu japim shans me ketyre, vampirëve. Ju pershendes te gjith shqipetareve, kudo qe jeni

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                SAMIU

                                Ngjarje te tilla jane kaq shume te ndryshme ne te gjitha komponentet e saj sa qe eshte budallallek te besh krahasime apo ti logjikosh me Rregullen e Treshit

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Lani

                                  Fatkeqesisht ne jetojme ne diktaturen e te forteve e te pamoraleshmeve. Nuk ka ose ka fare pak vend per njeriun e thjeshte e punetor qe shfrytezohet mizorisht deri ne vdekje.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Shkelqesia e tij, Magjari i Surrelit

                                    Eshte nje ndryshim i madh mes dy viktimave dhe shpjegon kjo pabarazi ne trajtim, historine shqiptare te 30 viteve te damakrazise! Zoteria nga Lezha ishte pjese e shtetit, vjedhje- grumbullim votash, vrasje, rrahje, korrupsion! Kur donte te ndertonte pa Leje, kudo dhe kurdo, mjaft ti merrte Leje Magjarit te Surrelit! Ky eshte ndryshimi! Qytetaret nuk kane asnje te drejte ne Shqiperi, llumi ka gjithçka!

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje