Pse berishistët në rrugën “Mustafa Matohiti” ecin me kokën nën asfalt?

28 Prill 2023, 17:59Blog TEMA

Pse berishistët në rrugën “Mustafa Matohiti” ecin me

Nga Alba Malltezi

Eshtë për të qeshur e për të qarë historia e politikanti Sali Berisha. Për të qeshur, sepse edhe sot vazhdon të shajë majtas e djathtas, të akuzojë, të përbetohet, të riakuzojë për korrupsion e favorizime oligarkësh, kur është ai i pari që jeton vetë dhe familjarisht në një nga kullat e para të ngritura nga një oligark i privilegjuar mbi rrënojat e një vile, në rrugën rezidenciale “Mustafa Matohiti” në Tiranë.

Është për të qeshur kur sheh ata pak që i kanë mbetur të bërtasin më shumë se ai vetë për oligarkë, korrupsion e favorizime, kur nuk i kanë bërë as pyetjen më të thjeshtë vetes: Si u mblodhën Berishët të gjithë një pallat te rruga “Mustafa Matohiti” , në kullën ngritur mbi rrënojat e një vile, ndërtuar nga oligarku që vazhdon e ndërton?

Dhe më pas një pyetje tjetër më të thjeshtë: Çfarë i dha dhe me se e sa e favorizoi Berisha, mu në mes të pushtetit të tij, oligarkun që i populloi kullën me gjithë familjarët e më pas i mori dhe zyrën në katin e lartë të kullës me pamje gjithë Tiranën në horizont?

Eshtë për të qarë sepse Sali Berisha është i vetmi politikan, i bindur në pandëshkueshmërinë e tij dhe të afërmëve e bashkëpunëtorëve që e rrethojnë, që jeton e punon në kullë oligarkësh në lagjet më të bukura dhe privilegjuara të Tiranës dhe për arsye misterioze, asnjë nga të tijët këtë fakt as e sheh as e dëgjon. E sikur të ishin të gjithë bashkë, më të drejtët, më parimorët, më të vlefshmit për vendin tonë, guxojnë të bëjnë moral.

Njerëzit me të vërtetë të punës dhe të fjalës dallohen nga një karakteristikë e përbashkët: Arrijnë të dallojnë njeriun vetëm nga veprat që ai ka bërë. Asnjëherë nga premtimet apo fjalët. Veprimet janë shumë domethënëse për të gjithë ne.

Pesha jonë e vërtetë përbëhet prej veprimeve, punëve që kemi bërë dhe ata më intiuitivët dhe inteligjentët arrijnë të përllogarisin, bazuar mbi punët e veprimet e secilit, se çfarë, cilido, është në gjëndje të ofrojë edhe për të ardhmen për vendin dhe të tjerët.

Eshtë për të qeshur dhe për të qarë sepse disa shqiptarë sot, kur ofrojnë dhe riofrojnë dhe riofrojnë për në pushtet Sali Berishën dhe të tijët, anulojnë pikërisht këtë: Dukshmërinë e punës dhe të veprimeve.

Berisha dhe të tijët vazhdojnë të jenë të gjithë aty: Në kullën e ndërtuar mbi një vilë të rrënuar në një nga lagjet rezidenciale më të bukura të Tiranës dhe intrigat dhe strategjitë, bashkë me takimet, lideri suprem i bën pikërisht në zyrën që ndodhet në të parat kulla që u lartësuan në Tiranë nga i njëjti, i dashur oligark.

Por të tijët, kur kalojnë aty, nuk guxojnë ta ngrenë kokën lart e të logjikojnë. Të gjithë berishanët në rrugën “Mustafa Matohiti” ecin me kokën nën asfalt, ndërsa kur ngjiten në zyrën e tij, me ashensorin antiplumb e në luksin e kullës përballë RTSH-së, mbyllin sy, veshë e gojë bashkë.

Dua vërtetë të shoh e të dëgjoj një prej tyre që mallkon të gjitha kullat e kryeqytetit veç ato dy ku jeton e punon lideri suprem. A ka për të qeshur me ta më shumë se kaq?

15 Komente

  1. D
    Drejtesia fle dhe Saliu kakaris.

    Edepsezi Sali gjithmone thote beni si them une por mos beni si bej une..Imagjinoni nie fshatar te varfer ku nen kujdesin e partise i dha doren dhe ky derr rrembeu gjithcka.Mbasi eshte fryre mire na jep leksione per demokracine por duhet te japi llogari per cdo qindarke te vjedhur bashke me familjen e tij kafsherore te babezitur.Dy hyrje ku jeton kafsha kushtojne 1.2 milion euro.Besoj se i dini sarajet e djalit edepsez te Sheqeres.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eri

      Qe Shqiperia te shpetoi duhen nxjerre letrat e ildkpi se dhe te ballafaqohen me Realitin....nje komision vleresimi me 30 eksperte te huaj ....ne site ish ministra deputete e drejtore te pergjithshem nga 96 e deri me sot...diku ke 2000 vete....kush nuk I justifikon sekuester

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Eri fix e ke thene. Te lumte.

        Përgjigjjuni
      2. R
        Referendum per arrestimin e koleres sali

        kudo bashke bllokmenet e rinj,edhe ne lalez"rastesisht"vila berisha(100 here me e madhe dhe luksoze se enverit dhe me tapi,jo qera),vila e ilir fliririt me muniken dhe macen sasha,rastesisht vjen muli nga zopoti,vila e fatmir gerdecit e vazhdojne,lenka cuko,pali miska hekurani e gjithe byroja qe ne i jemi bere lecke se hanin mish pa tollon......

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          Dhe te gjitha keto pasuri prrallore nga keta jane siguruar me rrogat modeste te vendit tone, qe pervec punes se presdientit, kryeministrit, deputetit, ministrit apo drejtorit nuk kane bere gje tjeter!! Ndaj nuk ka nevoje per referendum, se ky edhe si artikulim eshte budallallek, por institucionet ligjzbatuese qe per fat i kemi, duhet te bejne detyren. Dhe nëse nuk e bejne, per drejtuesit e tyre, per veprim apo mosveprim, te veprojne ligjet e Shtetit shqiptar, te ndiqen penalisht per "shperdorim detyre". Gjërat bëjnë muuuu, këta flenë!!!!

          Përgjigjjuni
        2. N
          Noci

          Mbrenda thoshte se kur ka qene k.minister nuk ka lejuar te behen kulla.Prit ndonje dite kur te thote se firmat piramidale i ngriti Edi Rama edhe pse nuk ishte ne Shqiperi.Ka perfunduar si miku me i dashur i rrenave

          Përgjigjjuni
          1. k
            kacidhja

            Eshte sistemi tha Edi nuk eshte faji i njerzve.Por per kete sistem te ndyre punoi Edi bashke me Saliun dhe tani ju gezohen te mirave te tij,jane pashallare.Per keta duhet shkruajtur romane pa fund,jo per gjoja pashallaret e kuq te socializmit qe te gjithe ishin ne shtepi me qira si gjithe populli.

            Përgjigjjuni
            1. I
              I pagabueshmi

              Me e bukura eshte se ish- badigarde te Sali Berishes mbledhin dhe qerate e lokaleve ne kete rruge! Per llogari te kujt do te thoni ju??

              Përgjigjjuni
              1. i
                iindinjuari

                Kjo eshte ligjore qe thote Eri por ka edhe metoda te tjera mizore si ato qe ka perdore Sali qeni kunder te gjitheve .Populli me ure zjarri ne dore tja vere kulles nga themelet siç ja vuri Saliu kulles se Haklajve ne vendin e quajtur Tropoje.Atje çfarrosi nje familje te gjithe dhe ky populli te çfarrosi nje familje te po kesaj rrace te gjithe dhe te tjeret pastaj vene mend dhe vleresojne drejte forcen e Sali qenit dhe te popullit...Pas kesaj kurre nuk do te lindin Salinj te tjere ne kete toke duke pasur shembullin e gjalle perpara,ne te kundert Salinj te tille ne kete toke do lindin gjithmone dhe do bejne kete qe ka bere prijsii tyre Sali beu i pare.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Done

                  Llogjika te con në konkluzione komplet te kundërta nga keto qe shkruan ti. Berisha thua ti,ishte i pari qe betonizoi. Po keta te dytet paten zili Berishën?!?! Sipas teje,po te qellohet me plumb nje njeri nga dy persona,plumbi i pare duhet te quhet plumb krimineli,ndërsa plumbi i dytë,plumb prove. Shpjegim: simpatizantet e Berishës nuk logjikojne politikisht e as me patriotizem,ata thjesht sinpatizojne nje njeri qe i ka bërë me lek. Këtu mbaron gjykimi logjik i tyre,thjesht shofin perfitimet. Ndërsa Keta me demek te majtet,logjikojne ne bazë te mires tersore...por ja qe ka një 10 vjet qe edhe majtistet kur ngrenë koken lart,NUK SHIKOJNE DOT!

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Populli

                    Edhe te majtet mut jane, por nje mut qe te pakten e perdor si bajge. Berishanet as per bajga sbejne

                    Përgjigjjuni
                  2. A
                    Asd

                    Mos shkruani per Saliun sepse ai ka kohe qe ka vendosur te jete kriminel. Shkruani per drejtesine qe nuk funksionon.

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Hetuesi Fiskal

                      E kape edhe nje pagesë inceneratori me kokën lart shoqja Agime. Për para shoqja bythshkarpë! Për para !

                      Përgjigjjuni
                      1. i
                        i indnjuari

                        "Done" ke nevoje per pek shkolle qe te marresh pak llogjike.Te them perseri kur lexon thellohu se keshtu siç lexon dhe shkruan ti nuk ke per te kuptuare kurre,eh kjo eshte fatekeqesia jone ne teresi se ju po i thoni kembes dore dhe e kunderta he tu befsha done a çfar je dhe nga je nuk dihet tani se jeni bere tos mollos ne gjithe vendin,me nje fjale eshte kudo "toke e xanun"

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Done

                          Ke te drejt,nuk kam kuptuar-ëëëë:)

                          Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje