Belo bukuroshi dhe pse sot dua t'i kërkoj falje Luizit!

1 Maj 2023, 09:55Blog TEMA

Belo bukuroshi dhe pse sot dua t'i kërkoj falje Luizit!

Nga Edona Llukaçaj

Ty, Luiz, më duhet të të kërkoj ndjesë. Të jemi të qartë: personalisht nuk të njoh e gjë nuk të kam bërë. Por, që kur ti fillove të ishe prezent në çdo tavolinë e bisedë, unë jam pozicionuar kundër ngritjes tënde e kundër shumëçka ti përfaqëson.

Por, në fakt, ti paske qenë reflektim perfekt i tollovisë shqiptare.

Fillimisht, më acaronte se ti bashkë me një tufë prototipash, shumica jo me ndonjë vlerë të pikasur, që quheshit VIP-a e ecnit mbi tapet të kuq, a thua se çfarë arritjesh kishit. Mendoja se përse shqiptarët duhet të merrnin mundimin e të votonin “qëndrimin tuaj në shtëpi”.

Por kur listat e kandidatëve për kryebashkiakë u bënë publike vura re se, me ndonjë përjashtim të rrallë, ishte e njëjta llogjikë VIP-izimi të pajustifikueshëm të disa tipave me cilësi të diskutueshme. E shumica e shqiptarëve do votojnë, ashtu si në rastin tuaj, për më pak të padurueshmit, me shpresë se zëri i tyre do dëgjohet “nga produksioni”.

Më dukej e pavend dhe e pamerituar që të merrte kaq shumë vëmendje një grup njerëzish veprimet dhe zhargoni i të cilëve linin aq shumë për të dëshiruar.

Por, Luiz, ti me shokë veçse i paskeni paraprirë asaj që po na shohin sytë gjatë fushatës elektorale. Fiks si ju, shahen e ofendohen “në kuadër të lojës”. Veçse në vend të “çapaçul” parapreferohet etketimi i rivalëve “zorrë qorre” ose “hale”, pa llogaritur ndonje që pret të rrëmbehen sërish “kallashat”
Si ju, mashtrojnë e manipulojnë në delir publikun e gjorë.

Njëri syresh, madje, pretendon të drejtojë qytetin me premtimin për transport urban falas e tualete publike bri Lanës.

Megjithatë, ndryshe nga ti, Luiz, ky kandidati për kryebashkiak të Tiranës, sikur përton të nxjerrë fjalët nga goja. I vetëshpallur “Belo” (me gjasa inspiruar nga telenovela italiane “il bello delle donne”) përdor gjuhën e shenjave – duar e gishtërinj – për të dhënë mesazhe gjithëpërfshirëse e fort vulgare.

Kur njerëzia e mahnitur pas teje, Luiz, tregonte se si ti ishe djalë me shkollë, madje dhe karrierë në diplomaci, vija në pikëpyetje arritjet e tua, prej mundësisë së nepotizmit. Harroja sa e sa politikanë i kemi me titullin “master” e “doktor,” por pa diplomë mature.

Me gjasa, kësaj kategorie të lindurish të ditur i përket edhe kandidati bukurosh i të përbashkuarve për kryeqytetin.
As karrierën tënde muzikore nuk e kam vlerësuar fort, Luiz. Më dukej e vagullt. Zëri s’më linte mbresa. Më shumë më bezdiste kënga e jote e fundit, se nuk e evitoje dot, pasi buçiste gjithandej.

Por duhet ta pohoj se ishte më e pranueshme se tallavaja e Vullkanit të përparimit, që e ka zëvendësuar, së fundmi. Pas kësaj, duhet ta pranoj se ke filluar të më dukesh bilbil mbi bilbila.

Si shumë të tjerë, pres të mbarojë fushata e të shpëtoj nga kjo torturë akustike, shpesh e shoqëruar me pamje po aq jondjellëse të kërcimdashësve në mitingje.

Më fort më ka shqetësuar njehsimi jot me Shkodrën, Luiz. Qyteti me të bukurën, kulturën, humorin e dialektin karakteristik mori vëmendje veç si vendlindja jote. Thua se kjo vatër vlerash nuk kishte qenë në hartën e republikës para se fama jote të kapte këto përmasa.

Edhe në këto zgjedhje lokale, Shkodra po merr vëmendje sikur, më parë, nuk ishte në hartën e Shqipërisë. Është një ndër pak qytete ku pritet garë e mirëfilltë e, ndoshta, ndryshim kahu. E në këtë rast priten investime zhvilluese për Shkodrën.

Ka nga ata qe besojnë se edhe autostrada do bëhet, paçka se kjo s’varet nga pushteti vendor. Nëse jo, qyteti do lihet pasdore si ithtar non-gratash, ashtu si do harrohesh ti Luiz, pasi të përfundojë show i jot i stërzgjatur.

Prandaj, Luiz, unë tëhiqem. Ndryshe nga sa kam dashur të besoj, ti nuk je thjesht një i famshëm rastësor, prodhuar nga një format televiziv për të hequr vëmendjen e opinionit publik nga problematikat therëse dhe të paadresuara.

Ti je pasqyrimi i pragmatizmit me mjete të justifikuara nga qëllimi, çfarë na ka infektuar. Je simbol i gjetur i gjendjes së mjerueshme të shoqërisë sonë të mashtruar dhe të manipuluar. Je mishërimi par excellence i betejës sonë të humbur me pushtetin dhe veten.

Prandaj, më fal, Luiz.

25 Komente

  1. b
    bello ,ma i bukni pastruesve te WC-s Politike

    bash bukun e keni shkrujt ,s'po du ma tej me ngujt , ky asht belua i hales ,dikur jevgu i takonte PD-s

    Përgjigjjuni
    1. k
      koment

      Ne vend te gjithe c'ke shkruajtur do qe me mire te thoje votoni Erion Veliajn. Do qe me e ndershme. Nuk eshte turp as mekat te mbash ane ne politike. Ka ndodhur ne 43-shin kur te vershellente plumbi ne vesh. Por nuk ke pse gjykon premtimet e atij qe eshte kandidat per kryetar bashkie por te atij qe ka dy mandate qe "qeveris".

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond vlonjati

        Po dalin gjithe kuckat qe i paguan Veliaj dhe me nota histerike te denja per putana rrugesh bejne avokatine e hajdutit Veliaj

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zot na fal cfare ke krijuar !

          Mondo çashtu.

          Përgjigjjuni
        2. A
          Artikull koti.

          Ore, mire se Luizin e njohim nga kenget dhe nga Big Brother. Por kjo Edona Llukaçaj kush është? Ka bere nje hartim si në vitin e trete ne gjimnaz, dhe o burra gazeta. Shkrim se sekretarja e Rinse Komuniste. E para - Luizi nuk perfaqeson askend tjeter, perveç vetes se tij. E dyta - le te na tregoje kjo Edona Llukaçaj se kush ka nderhyre tek Mero Baze qe ky hartim gjimnazisteje kunder Belo Pallës, duke perdorur Luizin, të botohet tek Tema. Pastaj flasim per nepotizmin. E treta - ik moj, kukumjaçkë, do thoshte Sali Kapedani me gojen e Albert Verrisë. Mero Baze, çfare jane keto paçavure qe boton per llogari te Erion Veliajt? Belo Palla nuk ka shans të fitojë se e ka humbur betejen qe ne djep, kur u rreshtua ne krahun e Rrumpallës Sali. Nuk ka nevojë Veliaj të bjere kaq poshtë sa ta beje fushaten me hartime gjimnazistësh. Pastaj, lereni rehat Luizin, se nuk po vjedh, as po vret, as ka vënë kandidaturë per ndonje gjë. Është thjesht njeri i showbiz-it dhe po ben ate qe di të bëjë - spektakel ne televizion. Po ti Edona, perveç hartimeve, çfare di të bësh? Per zotin, mos na hapni zorret si rrumpallat e Saliut. Boll kemi ata analistët pa shtylle kurrizore tecSaliut, si Andi Bushati, Andi Bejtja, dhe Armand Shkullaku (per pak desh shkruajta Andi Shkoza)..Edhe Edona na duhej tani me "Rrofte Partia, e Rrofte Velia".

          Përgjigjjuni
        3. .
          ...

          Hahaha sa të forta ka, këta ju kane vue Luzit në shpine, po Luzi nuke po bën njeri me zort ta shikoje... As nuke po vjedh leket e Shqiptarve siç po bën edhe kane bër Saliu, Rama, Meta, dhe njerzit e tyre. Jeni jashte raliteti komplet

          Përgjigjjuni
          1. b
            belokaka si bukuria e nji jashteshqitje

            une ,per vedi e shiqoj ket surrat , si nji jashteshqitje e nxjerr si bello nga pas bythes ne haklen Demokratike . s'ka ma bukur ,pasha zotin !

            Përgjigjjuni
          2. P
            Pk

            E ke qare! "simbol i gjetur i gjendjes së mjerueshme të shoqërisë sonë të mashtruar dhe të manipuluar", Hallall!

            Përgjigjjuni
            1. B
              B elo B ytha e zeze e Politikes se Mashtrimit !

              nuk ngeli rrace e ardhun ne Shqiperi pa bo mashtruesin dhe hy ne politike ,me vjedh shqiptaret hej , qe ja dhifsha rracen e surratit te ktij gabeli ,qe kur e shikoj me vjen me i dhi ne surrat ,aq i peshtire eshte ,e nuk ka asnji Tipare Shqiptari jo vetem ne surrat por edhe ne Karaktere ! belot duen mbyll te gjithe ne halen e Politikes .

              Përgjigjjuni
              1. A
                Andi

                Shume bukur.

                Përgjigjjuni
                1. k
                  kritiku

                  Luisi eshte simbol i pushtetit te kalbur ne Shqiperi. U be diplomat fal lidhjes qe kishte me Jozefinen. U be noter po fal kesaj lidhje. U punesua ne KESH fal lidhjes qe kishe Jozefina me Benetin (ky i sponsorizoi krijimin e nje Partie per zgjedhjet e 2021 per te demtuar Pd e Bashes). I humbi te gjitha fal prishjes se kesaj lidhje. Tani perseri pas BBVip-tallavase se harlisur ky tip do ti qepet perseri pushtetit te kalbur.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Ton

                    Po ke kampion Erin mi goce....apo andej ste shkon syri...cdo 3 fjale kruan hunden...o ka askaride o genjen...shenja trupit kto...po tu nuk I lexon dot....sot ke dhe 9 gjykata me pak e ti nuk lexon dot...sot nje Permetar do beje 1 ore rruge per nje padi...sot per te marre nje vendim apeli eshte viti 2017 ne gjykim....e ti meresh me Belon qe as eshte orovuar as dihet cdo beje...ku punon ti motra?

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Endri

                      Super shkrim I permbledhur ne 600 vite jete.

                      Përgjigjjuni
                      1. Shkrim i bukur por po te flasim per personazhin Luiz nje gje eshte e vertete me sa e kemi njohur keto muaj ai ka nje te vertete e cila eshte PABESIA....

                        Përgjigjjuni
                        1. "
                          "BOHOTINA"

                          Bukur mire do thoshte gazetari brilant sportiv shkodrani Besnik Dizdari, autor i mjaft librave te mrekullueshem sportiv.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Ladi

                            Shkrim shume i goditur dhe mjaft shpresdhenes per te ardhmen jo te larget ...

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Bela Belinda

                              Shume sakte vetem me nje konstatim! Belo nuk eshte "Il belo delle donne", por bythqire i Saliut!

                              Përgjigjjuni
                              1. k
                                kacidhja

                                BUKUR,BUKUR DHE PRAP BUKUR.Per te tille shkrime dhe analiza ka nevoj tema.Keto ja zbukurojne fytyren.

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Dori

                                  Me Luiz pa Luiz po karin do mari si Beneti si ti Edina ne shkoder

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Mos u merzit

                                    Kush e can koken e...per Shkodren kur vete shkodraneve u ka mbetur ora ne 1945. Shume pak shkodrane e duan Shkodren

                                    Përgjigjjuni
                                  2. I
                                    Ish nxenes te Fultzi

                                    Askush nuk e di pse kete Kelliçin e quajne Belo. Kete e dijme vetem ne grupi i nxenesve shkodrane qe mesonim te Harry Fultzi, si dhe grupi i gocave tiranse qe rrinin me ne. Jo per mburrje por grupi i shkodrane ishte grupi ma simpatik, gocat qe mbaheshin si ma te bukura, shumica tiranase kishin kenaqesi te rrinin me ne shkodranet. Nuk e them per mburrje por ne ishim edhe ne pamje qe binim ne sy, visheshim me gusto, ishim te humorit por na respektonin gocat edhe per sjelljet, ne i konsideronim shoqe, nuk shfrytezonim miqesine e sinqerte qe ato na jepnin. Kjo ngjalkte shume xhelozi tek disa sharlatane, nder ta edhe tipa si ky Kelliçi qe fryhej si gjel, ishte si nje viç me vithe femre, i cili peroiqej te hiqej si gjoja i randsishem gjoja tipare lideri, duke spiunuar shoket ne drejtori gje per te cilen sidomos vajzat e urrenin. Ky tipi e pa qe ne kishim reputacion nder vajza, filloi te na afrohej neve gje qe nuk na pelqente ta kishim ne mesin tone. Sa e shihnim qe po na afrohej, gjate pushimeve te gjata, te gjith fillonin, "erdhi ky bolja" dhe bile ja thonim ne sy " ku je mor bole" , ku je .or bole, ku je mor bole Kelliçit e mbeti "bole". Gocat u shkrijshin gazit...Nji dite, nji nga gocat na thot, ndigjoni çuna, sot e mbrapa Belindin ne gocat nuk do e therrasim si ju djemt, "bole" por do ja ndrrojme vendin zanoreve, do e therrasim "belo". Filloi Beloja ta merrte si nje perkedhelje te gocave, ndersa ne shkriheshim gazit se ai qyqari nuk e dinte qe ne fakt gocat i therrisnin "bole". Pra "belo" ja kan vene bukuroshet tiranase te cilat realisht e konsideronin "bole" dhe ne fakt bole dhe i shpifur ngeli tere jeten.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Noci

                                      Znj.Profesore.Ju keni shume te drejte per çfarë shkruani ,por ju jetoni ne nje qytet qe akoma nuk e ka pranuar pluralizmin politik dhe ku ka njerez qe nuk mund te shprehin bindje politike jashte atyre qe jane rrenjosur qe ne vitin 1991.Shkodra pra ka ngelur ne kete vit dhe jane merite te njerezve te veçante dhe jo te bashkuar apo politikes ,qe ne Shkoder edhe pse nuk ka sponsorë te fuqishme jeta vazhdon ,vetem ne Tirane dhe Shkoder ka orkestra simfonike,Shkodra e ka gjalle teatrin dhe estradën edhe pse paguhen pak ,ka sportet qe nuk ndalon.Lexova nje person qe emertoni Ramen si kryedjallin.Une e pyes ,po Ilir Metaj qe dikur shkodrenet e prisnin me protesta çfarë eshte se ju qe votoni te djathten qe eshte e drejta juaj kete rralle e keni ne krye te fletes se votimit

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Çup frroku

                                        Shkodres i merrni te keqe ju qe as emrin nuk keni te drejte tua premendni shkodra ka qytetari e jo servila

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          Edi

                                          Po ky Belo jo vetem i shemtut, i zi dhe si i paburre, po duket dhe shume i trashe, nuk ben per ket pune, nuk gjetet ndonje kandidat me te mire?

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Sky

                                            Me duhet ta pranoj qe je nje femer e zgjuar. Ky shkrim e perligj plotesisht aktualitetin e vendit tim. Plotesisht dakord. In the Rome do as the Romans do!

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje