Ku ra PD, në Tiranë apo në Uashington?

4 Maj 2023, 16:20Blog Nga Frrok Çupi

Ku ra PD,  në Tiranë apo në Uashington?

Ata që shtrojnë dilemat ‘ku na ra PD?’ janë vetë pasagjerët që ndodheshin në barkun e madh të avionit. Të tjerët që janë jashtë, përjetësisht jashtë, e kanë parë gjithë ngjarjen që nga fluturimi deri në rënie. Të gjithë këta janë të qartë çfarë ndodhi…

Tragjedia e fundit dhe më misterioze në botën e tragjedive ajrore, është fluturimi i MH270 nga aeroporti i Kuala Lumpur për në Pekin. 8 mars, 2014. Sa hyri në hapësirën e Oqeanit Indian, avionit me 239 pasagjerë në bord, iu fikën dritat, i humbi çdo lidhje. Ku ra? A ra apo gëlltiti nata? E grabitën piratët e qiellit? Apo e rrëzoi vetë piloti? Dikush hyri në barkun e thellë të MH 370 dhe shtypi betonet e vdekjes? Apo u kthye fshehurazi për në Malajzi?. U gjetën disa mbetje të avionit, por asgjë nga asnjë pasagjer… Mijëra pikëpyetje, por asnjë përgjigje deri më sot.

PD270 (kështu po e quaj Partinë sipas fjalorit të qiellit duke vënë PD në vend të MH) ka rënë në disa ngjasime me avionin e shoqërisë malaziase, por edhe me disa dallime.

Dallimi i parë:

Pasagjerët e PD janë të gjithë gjallë, por të shpërndarë ku e ku…. Avionit MH270 iu gjetën copa të shpërndara ku e ku në brigjet e Oqeanit Indian, por asnjë njeri, as edhe një gisht.

Dallimi i dytë:

Ku shkuan pasagjerët e MH270?; nuk u gjet asnjë shenjë. I rrëmbyen UFO-t? Mund të ketë ndodhur si në 8 janar 2022 në Tiranë, ku në SHQUP, piloti i vjetër dhe i xhindosur u hyri njerëzve me mjete primitive dhune dhe desh t’i zhdukte të gjithë. Ata shpëtuan gjallë, kokërr më kokërr, dhe ikën nga sytë këmbët; tani selia e PD i përket pilotit të dalë në pension Berisha, që e përfytyrojnë edhe si UFO.

Një ngjashmëri mes PD dhe MH270:

Instinkti shtazarak i mbajtjes së guaskës, duke zhdukur gjallesën brenda, u aplikua në PD. Qeveria e PD në jetën e saj ka pasur mijëra akte ku ka sulmuar për vdekje të vetët dhe njerëzit jashtë saj, por ka mbrojtur shtëpinë e vet. Ndryshe nga MH270. Edhe SHQUP- i ishte seli e Ushtrisë, por ditën e fundit të mandatit qeveritar, PD e manipuloi dhe e ktheu për vete. Kështu ndodhi me shtëpinë e ‘pilotit’, me vilat dhe me korrupsionin ‘për shtëpinë time’. Kështu ndodhi me avionin e Malajzisë ku u gjetën disa copa nga guaska e metaltë, por asnjë shenjë njeriu. PD ka vrarë e zhdukur njerëz, që nga Kune e Tropojë deri edhe në bulevardin e Madh, aty ku as Nazizmi, as Fashizmi, as Enveri e as Mao nuk mundën ta bënin.

Gjithë diskutimi sot bëhet prapë si para 9 vjetësh: Ku ra PD?

Shikojeni: As ka kandidatë të mjaftueshëm për në zgjedhjet e 14 majit, as ka komisionerë, as ka ‘sy për çapje’ se fiton ndonjë zonë; as ka ndonjë lidhje me vendin ku jeton. Pjesa tjetër që posedon zhguallin por nuk ka shpirtin PD, ajo ka marrë dhènë duke mallkuar Amerikën që ‘na vrau mareshalin’, dmth., pilotin.

Po ku ra PD?

Të gjithë aktorët e krimit, nga më i madhi Mareshalli e deri te krehësi i bishtit të kalit- të gjithë këta akuzojnë dhe mallkojnë Amerikën. Po të mos ishte Amerika që t’i zbulonte krimin e kryer ‘Mareshallit’, atëherë PD mund ta kishte kaluar Oqeanin.

Pjesa tjetër, që tani po bëjnë sikur nuk e duan Berishën, këta po bëjnë sikur janë në krah të Amerikës dhe thonë se ‘PD ra në Tiranë’. Këtyre u erdhi goja dhe po kthehen në ciceronë të skenës së krimit:

-Ja këtu u dogjën njerëzit të gjallë në shekullin 21 dhe quhej Gërdec…, këtu u vranë demonstruesit në të njëjtin shekull sipas Ciceronit, atje u vendosën kullat dhe televizionet e Shkëlzenit (shekulli 19, ky është emri i atëhershëm i një mali)…

Kështu tregon pjesa ‘e mirë’ e pasagjerëve që supozohet se kanë mbetur gjallë gjatë fluturimit të PD.

Do të kalojë shumë kohë derisa të shfaqet dikush i mbetur prej tyre dhe të mund t’i lidhë koordinatat ku ra PD. Fillesa e studimit, me siguri, do të jetë kështu:

-PD ra në Uashington sepse kishte kryer krime në Shqipëri. Vice- vërsa: PD ra në Tiranë, sepse kreu akte të këqija kundër njerëzimit dhe kundër Perëndimit, duke nisur që nga Uashingtoni.

10 Komente

  1. S
    SPAK

    Z. Cupi! Nuk eshte kaq e thjeshte dhe ti e di kete! E dine shume njerez te Berishes, shoke te Enverit,apo shoke te Saliut,qe eshte nje tribu!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrofshin ZAGARET e SALES

      Pa analiza dhe komente... Shumica e Sbqiptareve te ndershem e URREJNE...PERBINDSHIN e VIÇIDOLIT.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Evisa

        Zoti, Çupi, kam respekt të madh për ty, por ndjej keqardhje të thellë për gjëndjen tënde mendore. Vërë alarmin në celular për të mos harruar pa pirë ilaçet, zotëri. Sepse të jem i sinqertë, ato çfarë shkruan janë një lajthitje në një shkallë të papërfytyrueshme.

        Përgjigjjuni
        1. Ec

          Përgjigjjuni
        2. B
          Bukuroshi

          Se pari i nderuar te vlersoj per kthjelletsin tende se intelektin ta ka bere zoti dhurate, lexuesi te njeh mire dhe te vlerson per kontributin e madh qe I ke dhene PD, por akoma me shume I vlersuar je sot ne kete percarje te thelle te Pd sepse Peña Juaj o sot o kurre i duhet kombit dhe pd qe humbi rruget si ajo bleta qe iken e nuk kthehet me ne kosheren e saji, mos u lodh me shume se Nuk ja vlen or Frrok e ka thene Namik Hoti qe Berisha Nuk zbret nga kali …… sepse ky qe komunist me detaje dhe shume i pregatitur nga Enveri dhe kasta e tije dine mire Frrok qe ky ja kalon Enverit keto Jane miliardiere or Frrok ne kurrizin e popullit se te gjitha fitoret e Pd Jane marre me dhune dhe junt ushtarake sepse kam patur fatin qe ne 96 te isha ne qendren e votimit si komisionere kishte fituar Ps por me polici dhe rrugaceri e mori Pd ketu per 32 vite populli eshte trajtuar ne menyre me te keqe, format piramidale i pasuri vodhi te varferin , Ludhiana dhe rrahjet e deputeteve, Gerdeci i tmerrshem dhe i dhimbshem, 21 Janari i paharruar dhe me e renda qe popullin do ta denoje me breza , hapja e depone te armeve ne gjithe shqiperine,e dogjen shqiperine Frrok e dogjen tani eshte te per vone per ta mbledhur bleten e kishe?? Sali Berisha dhe Flamur Noka jo mor jo mos u lodh i me shume sepse kontributi i I intelektualeve e u eliminua nga pardesy bardhet perfshire edhe ti me gjithe respekt in ndaj dije mire se Saliun e ke aty..

          Përgjigjjuni
          1. k
            koli

            rockelleqet me helikoptere dhe arrestime. Frrokcka, "pena e artete" e "Zerit te Qeneve".

            Përgjigjjuni
            1. d
              drini

              Uthull Frrok se vetem uthulli te permban mllefin dhe zvogelon(sado pake) tendenvcen tende per te cfryre brockulla.

              Përgjigjjuni
              1. m
                mona

                Z. Çupi. Për cilën PD e ke fjalën. PD legjitime e ka Alibeaj. Saliut i ka mbetur foltorja pa firmë dhe vulë, por e shkrirë tek 1%-shi Like floriri në koalicionin “bashkë humbasim”.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sara

                  Respekte zoti Çupi! E ke thënë aq bukur por ata nuk mund ta kuptojnë. Kur nuk e ka kuptuar Evisa që ju ka lexuar si mund tju kuptojnë ata që nuk dinë të lexojnë?! Por nuk eshte faji I gazetarit që nuk kuptoni shihni pak te vetja juaj.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Asteri

                    Të lumtë goja dhe pena Frok çudi,je shumë I saktë në ato që shkruan për familjen tënde demokratike dhe sidomos për shoferin e aeroplanit që veproi si kamikaz dhe e bëri cop cop aeroplanin.përshëndetje.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje