
Nga Leonard Veizi
Në fillim të vitin 2007, u dha lajmi që në Tiranë do të zbarkonte më i famshmi britanik grup i Hard-Rockut, “Deep Purple”, me në krye solistin e jashtëzakonshëm Ian Gilan. Padyshim “Deep Purple” nuk ishte në ditët e tij më të mira. Kitaristi i jashtëzakonshëm Riçi Blakmor nuk ishte pjesë e gripit dhe as tastjeristi me famë Xhon Lord. Për më tepër Ian Gilan ishte 62 vjeç. Kam qenë dhe vazhdoj të jem idhtar i këtij kompleksi muzikor, aq sa shumë më herët se kaq mendoja se po të vinte ky grup hard-rroku në Tiranë, do të blija një biletë me çdo çmim, mjaft që ta ndiqja drejtpërdrejt.
Grupi mbërriti në Tiranë. Isha i bindur se grupi në fjalë, i prenotuar në arena të përbotshme, do të kishte një biletë me një kosto të madhe, për më tepër që koncerti jepej në një sallë të mbyllur si ai i Pallatit të Kongreseve kapaciteti i të cilit është 2200 vende. Por çuditërisht sigurova një biletë prej 4 mijë lekësh të reja, që asokohe kapte vlerën e 25 eurove. Le të themi se sot, për shkak të inflacionit dhe ngritjes së çmimeve, kjo biletë ngrihet në dyfishin e saj; 50 euro. Pra me 50 euro arrita të shihja një koncert fantastik, në një performancë elektrizuese prej dy orësh, të një grupi legjendë.
Kjo ka të bëjë me të kaluarën e 16 viteve më parë.
Rrodhën ujërat, çmimet e biletave ndryshuan. Mirëpo çuditë nuk kanë të sosur.
Tanimë po qarkullon rëndshëm lajmi se për të parë premierën e “Big Brother” çmimi fillon me 500 euro, eeeee… kush e di ku e ka fundin.
Ta marrsha të keqen ta marrsha.
Demek, 50 euro me pa Ian Gilan e Ian Peis dhe 500 Euro për të parë Luizin dhe Krisin.
A ia vlen të paguash kaq shumë para?
Pyetja mund të marrë vlerën e një milion dollarëve për të marrë një përgjigje të saktë. Por në fakt përgjigja është badiava fare.
Në marsin e vitit 2007 shqiptarët nuk kishin kaq shumë para nëpër duar. Megjithatë 25 euro ishte fare pak për të parë një legjendë. Sot shqiptarët kanë shumë herë më tepër, e në përpjesëtim dhe u duhet të paguajnë më shumë. Për më tepër kur bëhet fjalë për të parë idhujt e tyre.
Çdo kohë nxjerr idhujt e vet. Çdo njeri ka idhujt e tij.
Sot Luizi është kthyer jo më një fenomen, por në një ikonë. 133 ditët e ngujimit e kthyen atë në xhevahir. Vendi ku ai ka fjetur tanimë do të kthehet në tyrbe. Vend i mirë. Shqiptarët do shkojnë të ndezin qirinj. Do hedhin dhe monedha, sipas zakonit. Do luten e do falen.
Sepse kështu nis epopeja e përjetësisë.
Luizi është kthyer në fenomen. Ai i ka bërë të gjithë bërë vete. Njerëzit kanë shpenzuar duke dërguar me dhjetëra herë sms me emrin e tij për ta mbajtur si lojtar në shtëpi. Por xhepat nuk u janë zbrazur. Tani pritet të japin goditjen e fundit, 500 euro për një natë spektakli.
Aferim u qoftë!
Sepse është premtuar se kjo natë do të jetë magjike. Do të ketë surpriza. Ndoshta dhe fishekzjarre.
Pastaj, kur i ke 500 euro pse të mos i shpenzosh.
Harxhoje paren, mos kurse/ Nuk vlen një kursimtar
Kërce, këndo edhe dëfre/ Se gjo nuk merr në varr.
Me të drejtë në fakt. Se të gjithë e kena prenotu nga një biletë edhe për atje: jo vajtje-ardhje.
Por bileta nuk ka vetëm spektakli i Big-ut. Të shkosh sot e të shohësh një shfaqje teatri, biletën e pret me 3, 5 ose maksimumi 7 euro. Dhe kur çmimi shkon 7 euro, ngrihet sherri. Mirë që u rrit çmimi i bukës po u rrit dhe çmimi i teatrit. Ushqimi shpirtëror. Kësaj i duhet thënë: ndal! Kjo është ngritje e paarsyeshme e çmimeve dhe duhet të reagojë ministria e linjës dhe vetë Këshilli i Ministrave. Po ky është abuzim, tek e fundit.
Po, po… sherri ngrihet për një dymijëlekoshe. Prandaj salla e teatrit nuk mbushet asnjëherë plot. Se çmimi është i shtrenjtë e njerëzit mezi ia dalin.
Se si më duket e gjitha kjo. Mos vallë jemi në ëndërr?
Xhelozi?! Perderisa ke bere goxha shkrim, ai eshte nje Gjeni sot.
Cfare xhelozie o koqe? Eshte nje artikull qe ju ben juve injoranteve ti thirrji ndergjegjies tuaj te infektuar me nje fenomen Luiz Turp te keni
Enter sa vulgar qe je! Ti je super injorant dhe shume inferior.
Po c'jane keta Di Purpla or taj na kena Noizy,Stresin,Butrint Imeraj,Mozzik etc qe bojbe koncerte me nga 200000 veta ne Stadium si AC-DC ne Buenos Aires bre.
Sje ne enderr eshte realiteti shqiptar . E kemi kap jeten nga bishti.
I dashur Leonard, The real truth’s, there’s no such thing as a red state or a blue state, there’re all purple.
... na hapet barkun me kete kelliren .Mja , ky eshte mashtrus ordiner qe do i mare ato leka dhe per 6 muaj do flere prape ne makine .
Une propozoj qe krevatin qe ka fjet luizi me kiaren ta shpallim vend te shenjte dhe te bej pelegrinazh populli.Daten kur e kane bere nen carcaf ta shpallim dite e clirimit dhe keshtu shpetojme nga homazhet qe bejne partite ne dy data 28 dhe 29 nendor.Shenim:Sido qe te behet luizi prap atje ku ishte do vej (bisht qeni)
Po te kishe lexuar ndonje liber "Hyrje ne ekonomi",nuk do kishe harxhuar kohen tende dhe tonen. Nje mall kushton aq sa dikush eshte i gatshem te paguaje per te. Perndryshe,na e thuaj ti sa duhet te kushtoje dhe pse.Po gjeti budallenj,Luizi mund ta shese bileten jo 500, po edhe 500 000.
Këtu ke te drejtë....!!! nuk ka çu duhet se sa fitojne keta/o V(r)ipa Vecse duhet shtuar se shteti duhet ti tatoj keta, si dhe te formalizoj ekonomine po deshet perparimin. Ndryshe dhe me keq do shkoj. !!
Po rri o vlla rehat Deep Purple thua Ktu merr nozi 50 milion leke per 1 ore ti flet per grupet rock nivel botëror ci duam ato para nozit elvanes e stresit
KY LLUISI ESHTE NJE COPE MISHI ME DY VETEM TA SHOHESH TE NGJALLE NEVERI