
Asnjëherë nuk mbajta në gjoks dekoratat e babait Sokro dhe ato të vëllait Dëshmor i Atdheut. Asnjëherë nuk trokita në nëpër zyrat e partisë e të pushtetit për favore, privilegje e “ndere” të tjera. Sikur më dilte para vëllai i vetëm i 6 motërzezave. Më dilte Llukani, drita e syrit që fali jetën si partizan në kodrat e Saukut. E vranë nazistët gjermanë, në Tetor 1944. Njëzet vjec ishte shpirti i motrës ! Atë ditë kishte Ditëlindjen ! E festoi me plumbat e pushtuesit ! Një plagë e madhe që nuk mu mbyll kurrë. Plagë mazgallë që kulloi pa pushim, pikë-pikë, o bir ! Kulloi hidhërim të patreguar te prindërit dhe te cdo motër…Tani jam 92 vjece. Nuk më bëjnë këmbët e nuk shkoj dot te ajo kodër në Sauk. Ka qenë një lapidar që s’binte shumë në sy. Nuk e di, është më apo jo ?!(Të premtoj, do shkoj unë,- i thashë shkurt)…
Dëshmorët e Shqipërisë/ Të mirë ishin të gjithë ! Kënga e popullit e ka thënë bukur, thjesht e plot mençuri. Në monizëm e në pluralizëm…Dje, në telefon ishte Antigoni Ceka, peshtanakja e xha Sokratit, veprimtar i betuar i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në shkollën e vendlindjes sime, me siguri do jetë ndezur më tepër prushërimi i lofatave dhimbjeshumë e bukurishumë. Po kështu ai ulliri shekullor i fëmijërisë, i parajsës sime të humbur. Mban emrin e tij në dekada ! Atje shpaloset non stop edhe një Flamur Kombëtar. Kujdeset dhe e ndërron herë pas here vetë Aljosha ynë në Tepelenë, në kujtim të gjyshit “Mësues i Merituar” dhe i njohur e respektuar gjer në fshatrat e Rrëzës së Përmetit. Era e Grykës së Këlcyrës, dje ka ligjëruar këngë trimërie, e pse jo këngë partizane nga ato të Mentor Xhemalit, ish- luftëtar mitralier. Edhe për Llukanin tonë që mbeti lule në lule të djalërisë ! Edhe për Rizanë, Lekën, Naqen, gjyshin tim etj. Edhe era e luleblirit nga mali Golik(një tufë të paharruar ma dhuroi Mira, 4 vjet më parë në Përmetin e dashur, bijë dhe mbesë partizanësh të kulluar!), me siguri ka zbritur pas mesnate ashtu pa zhurmë e bujë, por me përkëdheli. Dhe ndoshta në agun e 5 Majit, grykëzënat mbi Vjosë mund të kenë mërmëritur atë vargun e kënduar herët “Dua këngë trimërie, me përkëdheli !...”. Këngë që u drejtohet bilbilave të shumtë nëpër Golik e Trebeshinë, 79 vite me radhë…Unë e mërmërita dje, në metropol, bashkë me Antigonin, motrën e Llukanit që po i qaset shekullit !
Kur pashë në Televizor disa politikanë, deputetë, qeveritarë (majtas e djathtas), që ecnin me kurora para Monumentit “Nënë Shqipëri” te Varrezat e Kombit, sikur mu trazuan zorrët në bark. Ka kohë që më ndodh kështu ! Madje flas e protestoj edhe me veten : Hipokrizia sipërore arrin kulmin, më shumë se kudo në Shqipëri ! Më thoni, cili politikan e zyrtar pasanik është idealist si 28 mijë yjet e pashuar në cdo kilometër katrorë ? Si e bënë pasurinë, me rrogat e shtetit “demokratik” të drobitur ? Mbi 760 mijë pensionistë(veteran e pasardhës, punëtorë, teknikë e inxhinierë, arsimtarë, minatorë, bujq, metalurgë, traktoristë, naftëtarë etj.) me zor shtyjnë muajin me ushqime e ilace të skaduara ! Ata që themeluan e ndërtuan këtë Republikë që gëzojmë sot. Ëndrrat për shtetin ligjor, shtetin e së drejtës, u tronditën rëndë në sytë e tyre të lodhur e të trishtuar përballë shkatërrimit e kthimit në skrap të mjaft uzinave, fabrikave e kombinateve. Përballë shitjes së 4 Hidrocëntraleve ku u derdh shumë djersë e sakrifica nga i gjithë vendi. Përballë fushave pjellore të Maliqit, Myzeqesë etj., ku jo pak hektarë u rikthyen tek kënetat e mocalet, u braktisën nga shteti dhe mileti. Përballë kanalizimeve ujitëse e kulluese, përballë rezervuarëve të ngritur deri në kodra e male, që u thanë e dolën jashtë përdorimit në emër të luftës donkishoteske kundër “komunizmit”. Deri te mullinjtë e blojës për miell gruri e misri. Polit(h)ika anadollake e kulpërake e qeverive që vijnë e shkojnë, i la mijëra e mijëra njerëz të ndershëm me gisht në gojë! Rrodhën mbi 30 vite pluralizëm politik. Dhe sot në 2023, na shesin ende moral me okë nga tribunat butaforike, gati të njëjtat fytyra, që nuk dhanë e nuk po japin asnjë llogari për shkatërrimet biblike në qytete e fshatra. Dhe i hakërrehen vetëm Edi Ramës edhe për kohën kur ai provonte mërgimin e detyruar, ndërsa vetë hanin, pinin e këndonin me “sa të jetë lala Gjoni”. Dhe popullin e kërkojnë vetëm për vota e duartrokitje skllevërish injorantë. Vini re sa firo kanë bërë sheshet dhe grumbullimet qorre nëpër fushata elektorale, grumbullime partiake të sforcuara e si të dala boje ! Ideali i Dashmorëve është shkelur mizorisht. Ishin të gjithë vajza e djem levendë që “dhanë jetën si me le”, nuk kursyen asgjë për Shqipërinë hallemadhe. Ata ishin dhe mbetën brez pas brezi idealistët më të mëdhenj, luftëtarët e paepur për një Botë të Re pa shtypës e të shfrytëzuar. Bllokmenët e djeshëm dhe pinjollët e tyre faqezinj, harruan herët udhët nga erdhën majë kalit të pushtetit, e gjetën dhe e lanë njerëzinë me tollona(?). Ndërsa Bllokmenët e sotëm që erdhën në kolltuqe me dy gishtat lart, shtuan vilat e tyre luksoze buzë detit në Gjirin e Lalëzit, në Golem, Vlorë, Sarandë e gjetkë, dhe në kodra e male me klimë “të shëndetëshme”. Heshtin e nuk bëzajnë Sindikatat, sepse drejtuesit e tyre mashtrues mbushën të dyja bulcitë, rrëmbyen ish shtëpitë e Pushimit të Punëtorëve dhe objekte të tjera social-kulturore etj. etj.
Më tregoni një Dëshmor të Atdheut që ka lënë vila, fuoristrada, apartamente me shumicë e pakicë; llogarira bankare të majme brenda e jashtë Shqipërisë; klinika mjekësore vezulluese; restorante e kafenera evropiane e perëndimore; kulla marramendëse për shumicën e popullit ! Ama dje, u janë dridhur eshtrat kur pranë tyre ecnin gjoja me hap të “menduar” ca hajdutë me cizme e pa cizme dhe me kurora hipokrizie (më saktë: Tradhëtie !). Dhe në mbrëmje cajnë ekranet me zërat e tyre “përgjërues” për antikorrupsionin e krimin. Cili popull mund të votojë për këta sojsëzë që u bënë mjeshtra të manipulimit politik e ekonomik. Por një ditë guri do e gjejë vendin e vet ! Ky është besimi im i palëkundur. Kur Drejtësia të mos jetë e drejtë si drapri (Nëse SPAK e BKH nuk nxjerrin fajtorët e vërtetë të ’97-ës zezonë; ata të Gërdecit që lejuan të piqen e të digjen të gjallë 30 vetë; ata që vranë pabesisht 4 burra protestues me duar në xhepa, protestues fatzinj te trotuaret e selisë së Qeverisë etj., mëmëdheu ynë nuk do të gjejë kurrë qetësi ! Vetë Drejtësia e mirëpaguar nga taksat e fakirfukarenjve, do të dorëzohet e ngrejë duart me turp). Se doemos, kur Polit(h)ika kujdeset vetëm për tavanin, kalbet dyshemeja !
Duke mbaruar këtë reflektim të ditës, më ra zilja e celularit nga Tepelena ime. Ishte mallakastrioti Bujar Sula, djali i dëshmorit Haki, 85 vjeç, kryetar i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve. Më uroi për 5 Majin e parë të gjyshit që më ka pritur atje, te gryka e Peshtan-Mezhgoranit, te një shkëmb i vogël memorial buzë xhadesë. “Ai Flamur që po e valëvit 24 orë ajo era e Grykës, na flet shumë,-më tha Bujari.-Jam i emocionuar dhe zemra më rreh fort. Mbaje të pastër emrin e tij, miku ynë ! Se ai gjak nuk bëhet ujë…Se ai të shikon nga buza e Savës, ty dhe vëllanë !”. Ky burrë që jeton e punon në Tepelenë që nga viti 1963, i ka dhënë e po i jep shumë qyettit e fshatit. i thjeshtë si ai. Që shoqëria i nderon në cdo kohë e në cdo sistem. Sic nderon Dëshmorët !
Mirëpo, siç thotë i mençuri i moçëm: “Shoqëria është e përbërë nga dy kategori personash: nga një që ka më shumë ushqim sesa oreks dhe nga një që ka më shumë oreks sesa ushqim”! Politikanët hajdutë duhet të bëjnë më të paktën, të heshtin…
Më tregoni ku jane femijet e Ramiz Alisë sa pasuri kane femijet e enverit pasardhesit e tij saliu fatosi etj ???
Bravo! Shkrim i shkelqyer. Sot,eshte e vertete se ata qe shkuan me kurora te deshmoret e kombit,jane hipokrit e hileqar.Neper salla dhe portale thon se nuk ka patur partizan fare,ajo lufte ishte lufte civile duke mohuar se ajo ishte nje lufte heroike kundra pushtuesit Italian e Gjerman.Sot pa pike turpi shkojne e bejne homazhe. Respekt per artikullshkruesin.
Doli prape ky palla o Vranakonti. Te lavderosh Kristo Mertirin eshte njesoj sikur te lavderosh gomarin e baba Petros?
Janin (Naqen) e ke patur gjysh o Xristo? Cne Naqe? Apo Arnautistane hesapi. Kostantinopolit Polis kjo ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos ne Stamboll apo Kostantinopoje pa kuptim. Agia Sofian e ndertuar nga Perandori Ilyre Greke Iustinianos ne 532A.D ne Shen Sofia latinisht nga Saint! Akoma kini frike o Xristo? Odhisese i thoni Sevo. Korcaret Vasilit i thone Vaska. Dhimitrit Mitro. Athanasios i thoni Nasho apo Nasi. Cne Gjergj ne Pilur? Me te mire jane Katoliket e Papes armiqte e Pirros se Epirit?
***SHQIPËRI, O JETËGJATË*** Shqipëri, o jetëgjatë, ty të kemi mëmë e atë dhe për ty do të luftojmë gjersa të të trashëgojmë. Për ty të gjithë, ditë dhe natë, mendohemi gjerë e gjatë, ti kurrë s'prishesh, s'shkretohesh, as drobitesh, as rrëgjohesh, më ke gjithë bukuritë e tëtëra mirësitë, ke fusha me lule shumë. lumenj të mëdhenj pa gjumë, male të lart' e të veshura, buzën e detit të qeshur, Mëje dritëz në dritë me të gjitha mirësitë. ................................... Shqipëri, të qofsha falë, të kam mëmë e më ke djalë. - Poezi nga Naim Frashëri
**NAIM FRASHËRI*** Vdiq Naimi, vdiq Naimi, moj e mjera Shqipëri! Mëndjelarti, zemërtrimi, vjershëtori si ai! Vdiq Naimi, po vajtoni shqipëtarka, shqipëtarë! Naimnë kur ta kujtoni, mos pushoni duke qarë! .................................. Vdiq Naimi, gjithë thonë, qani turq, qani kaurë! Bilbil’ i gjuhësë tonë s’do të dëgjohet më kurrë! Vdiq Naimi, që këndoi trimërinë, Skënderbenë, vdiq Naimi, që lëvdoi dhe nderoi mëmëdhenë! Vdiq Naimi, po ç’të gjeti, o moj Shqipëri e mjerë! Vdiq Naimi, po kush mbeti? Si Naimi s’ka të tjerë. Vdiq Naimi! Vdekj’ e shkretë, pse more te tillë burrë? I ndritë shpirti për jetë, mos i vdektë nami kurrë! - Poezi nga Andon Z. Çajupi
U bene per Scrap o Xristo se neper Vepra dhe Hidrocentrale punuan te burgosur dhe te perndjekur. Ata "deshmore" qe thua ty per cdo kilometer ishin te Privilegjuar kurse kusheriri i katert i te Persekutuarve nuk kishin te drejta per studim apo per Administrate. Sa per Janin (Naqen) gjyshin tend mire do ishte ta Emertoje Jani sepse e Nderon. Apo kini frike akoma nga bijte e Vezireve, Pashallareve,Bejlereve,Agallareve,Hoxhallareve,Muhipeve,Dervisheve etj o Xristo? Odhisese i thoni Sevo. Athanasios i thoni Nasho! Vasilit ne Korce Vaske! Dhimitrit i thoni Mitro. Jorgos i thoni Gjergj! Cne Gjergj ne Pilur o Xristo mavria? Ata qe luftuan per Memedhene d.m.th Epirin ishin Heronjte Arvanitaso Xristo Martiri (Greqisht Martirao,tregoj trimeri). Kurse Rilindasit Arnaute si Ismail bej Vlora,Frashellinjte,Hasanet,Tahsimet etj shkuan te Baba o Xristo Mavria. U bene Deputete ne Parlamntin Osmane,Shtetare,Governatore etj. As qe u vente ne Mendje se nje dite Imperialistet do e ndanin Epirin ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke. Kjo eshte o Xristo. Ata qe i vune Emertimin Greke Vuno apo Ximara (Ximaros) i kishin dhe i kane Emrat Greke te Lashte dhe Greke Orthodhokse te Krishtere. Ua hoqet Skoliot (shkollat "shqip") Greke o Xriisto por nuk u Arnautizuan apo te benin Kryshqi me Mahmutet,Qemalet,Idrizet,Shbanet,Abdullahet,Salihet,Enveret etj. Nuk i lejonte Baba. Vetem merte Femra per ish Genitseret dhe Kaurret e derrit te turqizuar me dhune sipas Ligjit te Islamit qe nuk lejonin te jepnin Femra. Edhe Deputeti Osmane Ismail bej Vlora e rrembeu ne marreveshje me vjerrin e gruas se dyte pas vdekjes se te pares e lindje. Nga 9te femijte o Xristo te Turkut Ismail nuk kishte ndonje emer "Skiptare" te Realizmit Socialist si Petrit,Shkelqim,Sovjet,Shpetim,Clirim,Vendim etj. Keta jini you o Xristo qe Agi Saranden e quani Sarande. Tripolin ne Tropoje. Kostantinopolin ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos ne Stamboll apo Kostantinopoje pa kuptim. Karavo-Stasi (stacion varkash greqisht) ne Karavasta! Moskopolis ne Voskopoj etj,e te tjera Ecetera. Kjo eshte e Verteta (este Vero ital) o Xristo Mavria.
O Erdogan, shko kerkoi atje ku jane se na merzitet ta vjellim dhe kete mut demokraci e liri qe eshte vetem per te vjedhur, kurveruar e vrare me keq se ne skllaveri; na çate derdecken me keto tregime banale. U bete me keqe se prapanica e bythes se turtulli! kane pase hak qe u erdhen prapa si kope se nuk ziri mend as ne varre.
KUNDËR MALLKIMIT TË GJUHËS SHQIPE Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi
Respekt per ju zoti Kristo Mertiri! I kam ndjekur shkrimet e tua dinjitoze dher i lexoj me vemendje pasi e vendos pikem mbi i.Per fat te keq,ashtu sic dhe nenvizoni ,sot paraja e gjakosur dhe e nxjerre ne menyra te ndryshme korrupsioni,ka bere qe jo pak zaberhane qe duhej te ishin ne burg te kapardisen neper studio televizive,te llomotitin pa hesap e te nxjerrin nga goja cfare munden,sepse shteti i sotem eshte ne duart e tyre.Gjithe pasuria kombetare e bere me djersen dhe gjakun e shqiptareve pas clirimit te vendit, shume vepra madheshtore te bera nje pjese dhe me pune vullnetare u shkaterruan dhe cdo gje u grabit me ardhjen ne pushtet te Non Grates, kriminelit me damke,Sali Katranit me boje,agjentit serb dhe jo vetem dhe ky vend s'po e merr veten edhe sot e kesaj dite. Teoria e cekut te bardhe dhe e fillimit te cdo gjeje nga zero ishte goditja perfundimtare ndaj cdo shqiptari e ndaj shtetit shqiptar.Edhe sot ky perbindesh dhe te gjithe ata qe kane perqafuar berishizmin ,duke hedhur ne dore dhe nje pjese te madhe te shtypit e te televizioneve jane te pandeshkueshem dhe ne organet ligjzbatuese kane vene njerezit e tyre.Dhe shqiptaret e thjeshte presin drejtesi,kur drejtesia jone sot eshte e drejte si draperi duke filluar nga GJK qe ka ne radhet e saj tipa si Xhaferllari e Bejtja e deri ne shkallet me te uleta te saj me tipa si Zhukri ete tjere zorraxhinj si ai qe jane ne borderote e nen urdherat e Non Grates e te like floririt,spionit me te fundit... e deri tek SPAKU,qe trembet nga emri i tij dhe qe ,llogjika ta thote qe edhe brenda ketij organi ka njerez te tij qe e informojne dhe e ndihmojne...Nuk besoj se eshte rastesi qe zonja Kajana nuk pranoi te hetohet pasuria e spiunit Meta-j apo e gangsterit politik Non Grata!Fatkeqesi!Ndaj nuk zbardhen krimet monstruoze qe lidhen me emrat e tyre apo korrupsoioni i tyre i hapet e pastrimi i parave nga keta dinosaure te krimit e te korrupsionit.Ndaj behet loje e dyfishte dhe me Ameriken kur behet fjale per krimet e lidhura me keta persona dhei mbajne me shpresa se do luftojne korrupsionin e tyre etj etj! Prit gomar te haje bar,i thone kesaj!
Brilant. Kameleonet, hipokritve u duhet heq maska, qe me emrin e te renve per Shqiperine behen patriote. Respekt gazetar per nderimin qe u ben deshmorve.
Pak "retrospektivë"!! Aty nga vitet '70-të, të shekullit të kaluar, zysha e gjuhë-letërsisë së klasës së 8-të, në fshatin e Kristos, u dha nxënësve detyrë të bënin një hartim, "temë e lirë". Kristo, nën frymëzimin e kohëve të lavdishme të parajsës komuniste, zgjodhi një me temë dëshmorët, jo pak prej tyre, po të plot 28.000 syresh (?!), siç si të tillë, na e paraqesin ende dhe sot!!! Dëshmorët nuk respektohen nga numri, por nga motivi, ideali dhe sakrifica sublime që ata kanë bërë, për ta realizuar atë, sikur ai dhe vetëm një të ishte. Pra, ja dhe hartimi u bë! Zysha i vuri 10-të, dhe i rekomandoj Kristos, që kur të rritej, të vazhdonte rrugën e letrave, se kishte talent. Siç dhe për fat ndodhi! Atë hartim të djeshëm të nxënësit Kristo, sot ai i rritur dhe gazetar, sipas stilit të tij plot patetizma, sigurisht të ndryshuar, për t'ia përshtatur kohës, ne risolli për të na kujtuar kështu edhe njëherë sesa të thella i ka rrënjët indoktrinimi, krahas tij dhe nostalgjia. Për ta kamufluar këtë dhe sigurisht për këtë rast (5 maj, ditën e tyre), do duhej sheqerosur ca me dëshmorët, gjaku i të cilëve (aq sa realisht ishin), më së pari u përdhos nga shokët e tyre komunistë të udhëhequr nga "kumandari", Enver, i cili në raport me ta, ishte dhe hipokriti më i madh. Ajo hipokrizi, që u ngjiz dhe u ngrit në art qysh në kohën e tij, në vitet '90, pas shkërmoqies së turpshme të atij regjimi, u manifestua dhe nga bijtë e trashëgimtarët e tyre, siç me të drejtë sot Kristo i stigmatizon. Po, po, ka të drejtë që ç"ke me të, vetëm se rrënjët duhet t'i kërkojë, duke e kthyer ca kokën mbrapa, te ajo kohë. Sepse, ç'të mbjellësh, do të korrësh! Për turp, "shokët" e dëshmorëve, mbasi u betuan se do respektonin idealin e tyre për "liri dhe demokraci", jo vetëm që e përdhosën atë, por mbollën dhe kultivuan aq shumë hipokrizi, manipulim, mashtrim, demagogji dhe tradhëti, kur e gjitha kjo në çdo 5 maj, arrinte kulmin!! Dhe s'mund të ndodhte ndryshe, sepse të gjitha ato vese që përmenda janë pasojë, dhe patjetër që do t'i shikonim edhe në këto vite. Dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, sepse bishti i qenit, bisht qeni mbetet! Dhe akoma më shumë sepse ashtu siç dihet, "vesi del me shpirtin".
Shkon te okulisti , në Gjinokastër , për tu vizituar një veteran partizan moshëthyer , Vasua , me të bijën , e pasi mbaron konsultën , i drejtohet okulustit ; a të detyrohem gjëkafshë o bir ? ! Sa të dush ti , i thotë derdimeni , por po deshe të mbarojmë më shpejt , ti e di !. Nxjer një lëpushkë ( 500 L ) dhe i thotë ; po mir o bir , mbaj një Qemal e më kthe një Naim të paguaj atobuzë për Përmet .....I'u pre çehrja doktoroit . Çërr ferash . E ai plak i urtë , që ishte kërthi 70 vite më parë , s'e dha vehten , gjak në vetull . Ec t'ikim Boke i kish thënë së bijës ... Ç'sakrifcë ! 28 - të mijë jetë pa u kursyer e ç's'i panë sytë , për kusur . Q'u plaçin thomë .
Shqiptarët nuk nderojnë nënën e babën e vet e ti thua të nderojnë dëshmorët!???? Shqiptarëve nuk u dhimbset familjari i tyre,se përndryshe nuk do bënin hasmërira,e ti thua tu dhembjen bijtë e të tjerëve që u vranë kushedi sesi!? Kur nuk ke respekt për Zotin,për fenë,për prindërit,për gruan dhe fëmijët,për të afërmin tënd,kur nuk ke respekt për atdheun tënd,nuk ke respekt për drejtësinë e të vërtetën, ti paske nderim për të rënët në Luftë!??? Boll me vetëmashtrime Kristo, ka një jetë të gjithë që vetmashtrohemi... E pra ne jemi "krijuesit e njerëzimit",por kemi mbetur të fundit në çdo gjë,(përveç krimit)! Ne kemi fituar çdo luftë ,po kurrë nuk e morëm vesh sa frymë kemi qenë! Ne jemi më të vjetrit në Europë dhe kemi gjuhën më të vjetër në botë,por emërtimet e maleve,fushave,lumenjve,krahinave,fshatrave ,qyteteve na i kanë vendosur të tjerët ,në gjuhë që nuk është e jona ,ata që erdhën pas nesh! Ne ishim të lumtur " si askush në botë" thotë një tekst kënge e komunizmit,po ikëm nga sytë këmbët me anije ,gomone e ç'të mundeshim në emigrim! Ne ishim,jemi,do të jemi edhe ilirë edhe Albanë edhe Arnautë edhe shqiptarë edhe epirotë edhe dardanë edhe euroatlantike, ë,edhe katolikë edhe ortodoksë edhe muslimanë,edhe bektashinj,edhe protestantë,edhe jehovaitë edhe...mut me qepë o Kristo! Mjaft me gënjeshtra !
E vërtetë që dëshmorët dhanë jetën për një Shqipëri më të mirë. E thene hapur me shifra e fakte per 45 vjet , pavarësisht gabimeve Shqipëria ndryshoi faqen e saj. U bë vend me i mire, me i begatë e me i bukur. Një popull i tërë punoi e krijoi me shumë në te gjitha fushat. U ndërtuan shkolla, uzina, fabrika kombinati, hidrocentrale. Por ka 32 vjet që vetëm shajmë e shkatërrojmë ate pasuri dhe nuk behet fjale për të ndërtuar. Me thoni një fabrikë apo kombinat të ndërtuar, një hidrocentral? Në këto 32 vjet eshte prodhuar pabarazi e varfëri. Dhe varfëria thellohet jo se nuk mund të ushqejnë dot të varfërit. Në Shqipëri varfëria shtohet se nuk ngopim dot të pasurit ,pasi atyre u shtohet lakmia cdo ditë e drejtësia nuk ka forcë tu veje kufij....
Keta jane deshmore te luftes se Kllasave.. Une nderoj deshmoret e Luftes Nikshiqit:Kush e nisi Luften ma i pari/Nure Kurti e Kurt Arsllani/ Jakup Ferri,Cel Shabani dhe deshmoret e Qendreses kunder invazionit grek. Papa Kriston na e vrane Dhe s`ra per te nje kembane.
E vrane Papà Xriston o demo se donte te ndante Epirin ne te Pashallareve, Bejlereve,Agallareve. Qellimi i Hajduteve te Parthenonit dhe mijera Vepra te Epiroteve qe kane nxjerre Milarda se vetem thika kishin ishte te ndihmonin Qemal Ataturkun (si dhe sot) vrasesin me te madh te Kombit Epiro te dhe te Armeneve. Pa me thua o demo. Kush i ndryshoi Kombesine te ashtuquajtureve “Came” te Thesprotise? Kush ua ndryshoi Emrat dhe i Turqizoi? Kaurri i Derrit sic ishte Jeorgios Kastriotis apo Greku i poshter. Kush ua ndryshoi Glosan (gluhe “shqip”) tuaj o demo Epirote? A nuk ishte Ilyre Perandori Megas Kostantinos? Perse o demo e quajten Kostantinopolis dhe jo Italisht Qitet nga Cita por Polis tou Kostantinos? Perse o demo i thoni Shen latinisht dhe jo Agios Saranda apo Agia Sofia e ndertuar nga Perandori Ilyre Iustinianos? Eshte me veshtire te luftosh Ignorancen (injorant “shqip”) se Covidin apo Semundjen e keqe.
per shqipri e per atdhe ,,kudo qofshim anemban,,,,,,, jemi gati kurdoher ,,,si kaur e myslyman ,,,, urraaaaaaa,,,ne lufte per ceshtjen e partise te jemi gati ,,,,gjithmon gati ,,,,,urraaaa