Një kandidat i Saliut dhe Ilirit nuk ka nevojë për diplomë pjekurie, pse budalla është ai?

8 Maj 2023, 20:00Blog Nga Alba Malltezi

Një kandidat i Saliut dhe Ilirit nuk ka nevojë për diplomë

Një pyetje e thjeshtë që mund t’u bëhej miliona prindërve dhe nxënesve të shkollës së mesme në gjithë botën: A do të mundnin ata me një vërtetim notash (edhe të shkëlqyera qofshin) të kapërcenin nga një vit i pambaruar në shkollën e mesme, direkt në Universitet? Në cilindo cep të botës?

Mund të pyesni majtas dhe djathtas, përgjigja është e padiskutueshme: E pamundur. Mund ta thonë këtë prindër, nxënës dhe profesorë, pikërisht sepse në botën e civilizuar janë vendosur një cikël rregullash që nuk mund të shkelen as nga një gjeni, as dhe nga një që shkollën nuk e gëlltit dot. Një shtet demokratik, duam nuk duam, mbahet dhe bazohet në ligje dhe rregulla, ndryshe quhet diktaturë apo anarki. Por jo shteti i Saliut dhe Ilirit.

Ky kapërcim rregullash i ka ndodhur Belind Këllicit dhe ndodhte rëndom në Shqipërinë e viteve të universitetit Kristal e të qindra shkollave, universiteteve-kioska, që ishin bërë më keq se kioskat buzë Lanës apo të Parkut Rinia në kryeqytet. Ishin vitet e “arta” të pushtetit të sëmurë të Sali Berishës, vitet që nëse ishe njeriu i tij mund të bëje me Shqipërinë dhe në Shqipëri cfarëdo gjëje që të shkonte në mendje dhe të dëshiroje. E kuptueshme pse disa për atë kohë kanë vërtetë shumë nostalgji. E kuptueshme edhe pse Belind Këllici, edhe pse një i ri, u bë pikërisht kandidati i tyre: i Sali Berishës dhe Ilir Metës. Me siguri nostalgji e thellë për kohën kur pa mbaruar shkollën e mesme u “katapultua” në një Universitet në SHBA ku i vëllai diti se si ta regjistronte.

Belind Këllici bën sikur nuk e kupton se për cfarë akuzohet nga media dhe vazhdon të publikojë nota e dëftesa, të marrë vërtetime e lavdërime përvec asaj që akuzohet: Hilen me diplomën e pjekurisë. Eshtë një hile në të cilën nuk është i vetëm, në vitet e “arta” të sundimit të pashallëkut të Sali Berishës. Universitete-kioska e shkollat e mesme-kioska nxirrnin me shumicë “kuadro” që mbushën administratën e mediat, pa studiuar. Nuk janë të rrallë individët që nuk e kanë mbaruar të mesmen e gjenden, përmes falsifikimesh, korrupsionit apo privilegjesh politike, sot me shkollëa të larta. Por jo të gjithë u dyndën të kandidojnë si kryebashkiakë të Tiranës. Shumica rrinë ashtu, të fjetur, të urtë, të pandjerë, duke shijjuar atë që kanë përfituar nga një hile në zinxhirin shkollor. Guximin e mori vetëm kandidati i Saliut dhe Ilirit.

Disa thonë se “një kryebashkiak mund të jetë edhe pa shkollë”. Është e vërtetë. Një kryebashkiak, apo edhe një President mund të jetë brilant, i ndershëm, i mencur, i aftë edhe pa shkollë, por ama jo hileqar. Një i pashkollë nga një hileqar i ndan në mes një oqean.

Dhë në fund, këtë hile (e madhe apo e vogël e gjykon vetë cdo prind a student që është përballur me një cikël shkollor) është e pabesueshme si si vrapojnë ta mbulojnë edhe gazetarë, apo shoqata të mirëfinancuara edhe nga institucione të huaja të besueshme si USAID. Janë të gatshëm të shesin sapunin për djathë pa e carë kokën se jemi një vend i vogël dhe lidhjet familjare dhe interesat që i bashkojnë me ata që bënin marifete në kohën e universiteteve e shkollave-kioska, janë tepër të dukshme.

Me 14 maj do ta kuptojmë nëse Shqipëria nuk u bën më “skonto” askujt që kapërcen radhët e gjata, rigoroze dhe të mundimshme  të jetës, qoftë edhe të një shkolle,dhe kemi ardhur vërtetë në pikën e artë të zhvillimit tonë kur njerëzit dimë t’i peshojmë nga ajo që bëjnë dhe jo nga ajo që thonë e premtojnë, apo përfaqësojnë. Qoftë ai Saliu apo Iliri.

4 Komente

  1. R
    Raimond vlonjati

    Hahahahaha .. O Karagjoze femer . Kur aplikon ne Kolegjet Amerikane ata nuk ta marrin parasysh deftesen e Shkolles se mesme , por te fusin direkt ne provim edhe sikur ta kesh diplomen e Shkolles se Mesme . Per ata kane rendesi rezultatet e notave , me te cilat ata te percatkojne provimet qe do japesh.Por qe pa asnje dyshim Diploma nuk ka rendesi fare Kur vjen nga vende si Shqiperia ata te fusin perseri ne Provim ne lendet kryesore , duke u bazuar edhe tek deftesa e Notave . Ndaj mos fol si budallaqe se le nam . Keshtu fole edhe tek Fevziu ti ne favor te Bashes dhe u diskretitove, se Basha kishte marre vota shume me pake se sa Sala. Ndaj kuptoje mekanizmin po do te futesh ne Kolegj , edhe me 10-ta ta kesh dplomen e Shkolles se mesme , perseri do japesh provime qe te vertetohet nese i ke merituar ato 10-ta. Dhe Belindi dha provim per hyrjen ne Kolegje, dhe ka dale me rezultate te shkelqyera ,nga ai kolegj, ndaj mos dol kot o gomare femer

    Përgjigjjuni
    1. a
      arvanitsi

      o rajmond, belua ska dhene asnje provim pranimi ne ate universitet, ai vetem me zezaket e tjere ka paguar leket dhe ka mbaruar universitetin. nu usa HR kur te shikojne ate diplome te atij universiteti nuk te marrin ne pune as per superitendent dmth per pastrues pallati

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sula

      Per periudhen ne fjale kam nje ngjarje te vertete qe dua ta tregoj pa permendur personazhet. Dy sponsore po lobonin ke Berisha per nje kanditat per kryetar komune ne nje nga rrethinat e Tiranes. Lufta dhe konkurenca deri ne vendimarjen e Berishes ishte shume e ashper; pjaca ishte rritur shume. Te cfilitur në rreth nje muaj lobim, sponsorat i kthehen beniaminit te tyre: Po ti mor burre nukrrite te sajosh nje dipllome ? Nji e, une kam saju dy ore, pergjigjet kandidati. Sa te kalojne zgjedhjet duhet pa tjeter te behet nje kontroll i imet; do te jete gallate. Te pakten te zevendesohet Big Brother!

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nemesis

        Ti zonje je shume e afte te peshosh parate bashke me shokun tend te ajo gazeta ku censuroni me keq se ne kohen e qoftelargut. Se si e ke peshojne shqiptaret nuk i takon nje hici si ti ta gjykoje.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje