
Nga Magdalena Ramohito
Ka disa javë që ka nisur fushata për zgjedhjet vendore, fushatë e cila duket pak e çuditshme krahasuar me ato të shkuarat, mbase ngaqë opozita tashmë është e konsumuar dhe e përçarë, duke u sjellë me vite të tëra si në fushatë, në mënyrë permanente me akuza për korrupsion, sharje, shpifje, kërcënime, hedhje çizmesh nga deputetja e Parlamentit shqiptar, spërkatja me bojë edhe vezë, dy vjet rrjesht molotov, heqja dorë e mandateve të deputetëve, braktisja e zgjedhjeve vendore etj etj...
Më kujtohet një dalje e Sali Berishës në emisionin “Opinion”, dy muaj pas fitores së Partisë Socialiste të zgjedhjeve politike në 2017, përball një paneli gazetarësh, kur një gazetare e mori fjalën pas një revolte duke shprehur indinjatën e saj, si e diskriminuar për faktin se ishte grua. Ajo e hapi gojën edhe nxori “perlën prej saj”: Z. Berisha! Si do e rrëzoni Qeverinë?!...
E gjithë kjo mënyrë e të bërit politikë i ngjan asaj të 200 vjet të shkuara në Francë, referuar Romanit “Lysjen Leven” të Stendhal, por edhe më e shëmtuar se ajo, pasi aty nuk ishte kundërshtari politikë, i cili i hidhte lopatën me dhe mbi kokë rishtarit në politikë të riut Lysjen, por një punëtor i manipuluar nga retorika e politikës agresive, urrejtëse mashtruese, njësoj si kjo e Sali Berishës kryesisht, por edhe të tjerët nuk mbeten mbrapa.
Tani nuk kanë ç’të thonë më, sepse e kanë përsëritur vetveten në mënyrë të neveritshme. Erion Veliaj na është shfaqur çdo ditë, duke mbjellë pemë, por edhe duke na bërë moral (morali është për budallenjtë) edhe tani nuk ka çfarë të shtojë më.
Belind Këlliçin e pamë në ‘Billboarder” me atë xhestin kundër korrupsionit, që edhe Marksi vet do të rrotullohej në varr, pasi ai “tallej” me punëtorët e indinjuar ndaj korrupsionit, si një fenomen ‘normal’ bashkëudhëtar i Sistemit Kapitalist. Mjaft më me akuzat kundër “mëkatarëve të korruptuar” duke u sjell vet si shenjtor, sepse këtë nuk e beson më, as më budallai i budallenjeve! Jetojmë në vitin 2023, kur ata 30 vjeçarët e vitit 1992, tani janë ‘të rrahur me vaj edhe me uthull’, ndërsa të rinjtë nuk janë për fat të keq idealist, por shumë realist, prandaj ai premtimi për udhëtimin me autobus falas, është një politikë KOMUNISTE, prandaj ose sillu ashtu sikundër hiqesh, ose hiqu sikundër je.
Kam ndjekur pak takimet e Roland Bejkos dhe në rastin e fundit e pashë tek hyri vrullshëm në një dyqan argjendarie dhe automatikisht e mbylli derën, duke i lënë jashtë mbështetësit e tij.
Ndërsa Kryeministri shfaqet me popullin i gëzuar duke kërcyer muzikën ‘tallava’
Nuk dëgjojmë më ankesa për pensionet, rrogat, çmimet të varfërit dhe është normale, sepse ka pak ditë që nga Statistikat doli se, 94% e familjeve shqiptare zotëronë një ose dy prona të paluajtshme, që teorikisht edhe praktikisht prona quhet ‘pasuri’.
Analistët janë të shqetësuar, sepse njerëzit kanë filluar të thonë se “Ata” mbajnë njëri tjetrin, ngaqë Saliu i ka mësuar se politika është asgjesim fizik i kundërshtarit, mbylljen në burg të Kryeopozitarit, por kjo gjë, nk ka se si të ndodhë më.
Kam parë para një jave deputeten “trime”të PL në një studio televizive, e cila e gjendur përball sulmeve të një analisti i shqetësuar për fatin e opozitës ajo shpërtheu duke kërcënuar se, nëse më prek mua fëmijën edhe familjen, unë marr kallashin, të vras, të djeg, të shkrij si plumbi!, mandej deklaroi se Sali Berisha ëshë ‘Dashi me Brirë’.
Kjo deputetja luftarake, nuk e hedh nëpër mend se ajo, bashkë me ‘dashin me brir’, ‘Demin’ dhe shumë e shumë politikan të tjerë, kanë prekur fëmijët dhe familjet tona, që sipas perceptimit kanë abuzuar me Fondet Publike në këto 30 vjet, abuzim i cili mendohet se kap shifrën mbi 20 miliard euro, që do të thotë se Shqipëria do të ishte sot një Zvicër, por ne nuk i kemi kërcënuar dhe as sulmuar fizikisht këta abuzues Fondesh Publike, minues të demokracisë dhe shantazhues të drejtësisë, përkundrazi i kemi sulmuar me mendje dhe mendja gërric më fort se ‘brirët e dashit’, ‘brirët e demit’ të deputetes edhe thoi i luanit.
Njerëzit me të drejtë besojnë se ata “mbajnë njëri tjetrin”, duke pritur që Kryeministri të bëhet ‘prokuror’, për sa kohë asnjë shenjë nuk vjen nga SPAK.
Gjithsesi jeta është lëvizje, por jo çdo lëvizje sheh përpara, prandaj i ftoj shqiptarët e mijë të mos lëvizin mbrapsht, të mendojnë me mendjen e tyre dhe të mos “hanë” ushqim të qullët, por ushqim të fortë, të cilin t’a përtypin vetë me dhëmballët e tyre...
Analiz brilante. Urime e nderuar zonje.
Si gjithmone nje analize e sakte dhe vertetesi e ngjarjeve dhe fakteve
Mbylli derën pas vetes Bejko!? Mos,more ç'paska bërë!!!! Kjo e shkatërroi përfundimisht Shqipërinë,tani po mbaroi çdo gjë,popooo... Po mirë ore ,po psikopati juaj që shkon lart e poshtë nëpër Shqipëri dhe i quan të tjerët gomerë e hunj,ku futet.....?
Vetem te verteten ke thene dhe kete e di shumica e njerezve qe aspirojne per nje Shqiperi demokratike dhe te perparuar! Urime!
Vetem te verteten ke thene dhe kete e di shumica e njerezve qe aspirojne per nje Shqiperi demokratike dhe te perparuar! Urime!
Me gjithe respektin per autoren!Fotografija duhet te ish 'seks-tresh-ORGJI! 'SS'-Serbi Sali,'SS'-Skuthi Surrelit allias EDvin bojaxhi dhe 'SS'-Sojsezi Skraparit simbol i korrupsionit shok ngjalave te EDvin Bojaxhi e krim korrupsionit i SS-Serbit Sali....Keta te 'TRE' perfaqesojne pas TRE-Dekadash,TRE-moskeDHJERET--Koloboracioniste,Krriminele,Kujslinge,TRE-kendeshin e Frojdit,TRE-kendeshin e Bermudes,TRE-kendeshin e Pitagores,TRE-Antishqiptaret me rekorde krimesh ne historine e Shqiperise....
Vete e jemi fajin Gjithmone votojme Ato me te liqte Qe e dijme se na mashtrojne